Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor









Etiketa

Forumi EkonomikForumi EkonomikBiznesi 2.010 milionë të pasur në botë. Bum nga India, Kina dhe Brazili


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: 10 milionë të pasur në botë. Bum nga India, Kina dhe Brazili  (E lexuar 108 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 03-07-2008, 16:13:43 »
Citojeni

Gjithmonë e më shumë, qendra e gravitetit të botës po zhvendoset nga SHBA-të, superfuqia e dikurshme, drejt pjesës tjetër të botës. Sot, "erërat" për njerëzit më të pasur të planetit, po fryjnë nga Lindja. Ekonomitë dhe bursat e Indisë, Kinës dhe Brazilit janë gjithmonë e më shumë treguese të pasurive të mëdha, që nuk e ndiejnë farë krizën e kredive që lindi në Amerikë një vit më parë, e që po pengon rritjen ekonomike të Përëndimit. Përfundimisht, Evropa është kontinenti që po ecën me ritme më të ngadalta në këtë drejtim. Për shembull, në disa vende të saj, numri i njerëzve të pasur thuajse nuk ka ndryshuar, është i njëjtë prej vitesh. E vetmja që bën përjashtim në kontinentin plak është Norvegjia. Vendi skandinav, sipas një studimi të "Cap Gemini", një nga shoqëritë e konsulencës më të mëdha të planetit, ka më shumë milionerë në kontinent. Sipas këtij studimi, në çdo 86 qytetarë norvegjezë, njëri ka një pasuri më të madhe se 1 milion dollarë dhe numri i tyre është gjithsej 555 mijë. Sipas raportit të dymbëdhjetë të "World Wealth Report", zhvilluar nga "Merrill Lynch" dhe "Cap Gemini", 2007-a ka qenë një vit me "dy fytyra" për milionerët që e kanë pasurinë e tyre në dollarë. Në fakt, numri i të pasurve në të gjithë botën është 10 milionë dhe është rritur me 6 për qind në krahasim me 2006-n, ose ndryshe, diçka më pak se shifra 8.3 për qind e 2005-s. Edhe shuma e përgjithshme pasurisë së tyre është rritur me 9.4 për qind në krahasim me atë që ishte një vit më parë. Me pak fjalë, pasuria e tyre llogaritet në 40 trilionë dollarë, ose katër milionë për kokë mesatarisht. Deri në verën e vitit 2007, vendet e mëdha nuk po bënin asnjë hap para, ndërsa ato më të voglat po ecnin me ritme galopante. Në gjashtëmujorin e dytë, Amerika dhe Evropa u paralizuan nga kriza e bankave, konsumatorëve dhe bursave, ndërsa Azia, Lindja e Mesme dhe Amerika Latine kanë pasur avantazhin e rritjes së çmimit të lënëve të para si produktet ushqimore dhe hidrokarburet, për të cilat janë eksportueset më të mëdha të botës. "Hendeku i rritjes së bursave në ekonomitë e vendeve të mëdha në krahasim me ato të ashtuquajtura të "vogla" ka qenë më i dukshëm në 2007-n në krahasim me të kaluarën", tregojë ekspertët. Por rezultati i gjithë kësaj është se numri i milionerëve është rritur me 22.7 për qind në Indi, 20 për qind në Kinë, 19 për qind në Brazil, 15.6 në Lindjen e Mesme dhe 14.3 për qind në Evropën Lindore. Për ta ilustruar ndryshe këtë koncept, investimet për të mira luksoze, art dhe udhëtime po bëhen gjithmonë e më shumë pasioni i të pasurve të rinj. Kështu, shitjet e "Ferrarit" janë rritur me 47 për qind në Azi dhe 32 për qind në Lindjen e Mesme. Rusët preferojnë jahtet, kryesisht ata më të gjatë se 60 metra, ku porositë e tyre mbulojnë rreth 20 për qind të të gjithë biznesit, duke shënuar një rekord.

Në Itali, e vërteta e numrave funksionon ndryshe. Milionerët kanë arritur nga 206 mijë vetë në 208 mijë, një studim i vogël ky me tregues +1,1 për qind, që shpjegon qartë bllokimin e eksporteve, krizën konsumatore (gjë e cila do të vazhdojë deri në vitin 2008), shpjegon treguesit e bursës me -7 për qind në krahasim me 2007-n (sot Mibtel është nën vlerën 25 për qind), dhe vlerësimin e euros në blerjen e lëndëve të para. Kjo situatë nuk të lë të pasurohesh, por të paktën 208 mijë milionerët nuk do të kenë probleme për blerje pasurish, në krahasim me 50 milionë italianët e tjerë.

Kërkimet analizojnë edhe mënyrën me të cilat pasuritë e mëdha investohen. Zbulohet që problemet e tregut në muajt e fundit të 2007-s kanë sjellë rrezik për kursimet. Likuidet dhe depozitat me të ardhura fikse kanë thithur rreth 44 për qind të të mirave financiare (rritje me 9 për qind që nga 2006-a). Pasuritë e patundshme kanë një përllogaritje prej 14 përqindësh dhe kanë pësuar një rënie prej 10 përqindësh në krahasim me 2006-n, kjo sepse pasanikët u janë larguar tregut të pallateve dhe shtëpive për t‘u përqendruar më tepër nëpër porte, të cilat janë më të sigurta. Vihet re gjithashtu një kthim i interesit për tregjet lokale, kryesisht ato të njohurat. Nëse të vjen dëshira për ndonjë "marshim" financiar, janë gjithnjë tregjet e emergjencës, ndërkohë që amerikanët nuk kanë më interes për këtë lloj tregu.

Në 2008-n pretendohet një rikuperim i botës së vjetër ndaj së resë. "Tregjet e emergjencës kanë fatin të zgjasin", këtë gjë thotë studimi, nga ku nxjerr edhe dy pengesa për ekonominë botërore. Kriza e parë u takon tregjeve që kanë kohë që jetojnë, në bazë të zhvillimit të krizave të kredive me afat të shkurtër, dhe e dyta u takon tregjeve të emergjencës, të cilat po shfaqin "kriza të larta inflacioni". Gërshetimi i të dyjave me në fund do të përfundojë në 2008-n. Ndoshta 2007-a ishte vit tranzicioni, por drejtuesit e pasurive të mëdha nuk do të kenë pse të qahen: studimi parashikon që në vitin 2012, gatishmëria e milionerëve do të ngrihet në 59 mijë miliardë dollarë (e thënë ndryshe +7,7 për qind).

Studimi i vitit të kaluar

Studimi i bërë nga shoqëria "Cap Gemini" tregoi se në botë ishin rreth 9.5 milionë njerëz, që kanë një pasuri, e cila i kalon 1 milion dollarë. Megjithatë, këta individë përfaqësojnë vetëm 0.14 për qind të popullsisë botërore dhe posedojnë vetëm një të katërtën e pasurisë të të gjithë planetit. Në Evropë, numri i pasanikëve është shtuar me një mesatare prej 6.4%. Në nivel botëror, për shkak të rritjes së ekonomisë në shkallë globale, pasuria e këtyre personave ka regjistruar një rritje të dukshme (rreth 11.4 për qind, krahasuar me një vit më parë), e cila së bashku shkon në shifrat 37.200 milionë dollarë dhe pritet të arrijë vlerën e 51.600 miliardëve në vitin 2011. Në vitin 2006, numri i individëve me një pasuri që i kalon një milion dollarë është rritur me 8.3 për qind, duke arritur në 9.5 milionë. Akoma më domethënëse është rritja e numrit të njerëzve me një pasuri që i kalon 30 milionë dollarët, duke arritur në 95 mijë. Singapori, India dhe Indonezia kanë regjistruar rritjen më të madhe të numrit të këtyre multimilionerëve. Në krahasim me vitin 2005, "pasanikët e mëdhenj" në këto vende janë shtuar respektivisht me 21.2 për qind, 20.5 për qind dhe 16 për qind, kurse në Rusi me 15.5 për qind. Në Evropë, në vend të parë renditej Republika Çeke, me një rritje prej 12 përqindësh të multimilionerëve, krahasuar me vitin e kaluar, duke lënë pas vende më të zhvilluara si Italia, Franca apo Anglia.

Pesë më të pasurit

Uorren Bufet

Financieri amerikan është ngjitur në vendin e parë në klasifikimin e "Forbes", me një pasuri prej 62 miliardë dollarësh

2. Karlos Slim

Industrialisti meksikan Karlos Slim renditet i dyti në klasifikimin e njerëzve më të pasur, me 60 miliardë dollarë

3. Bill Gejts

Themeluesi i "Microsoft", për një kohë të gjatë në vend të parë, këtë vit gjendet në vendin e tretë, me 58 miliardë dollarë

4. Lakshmi Mital

Industrialisti indian, që ndodhet në vendin e katërt me 45 miliardë dollarë, është kreu i grupit më të madh botëror të çelikut

5. Mukesh Ambani

Një tjetër indian pozicionohet në vendin e pestë me 43 miliardë dollarë, falë të ardhurave nga industria kimike

"Ferrari": Marka më e kërkuar

"Kokëkuqja" e prodhuar në Itali për 2007-n ka njohur një bum të vërtetë. Shitjet e tij në vendet aziatike të Paqësorit janë rritur me 47.2 për qind


"Eklipsi" i Abramoviçit

Rusët po kalojnë edhe arabët. Këtë e tregon edhe jahti madhështor "Eklips" i Abramoviçit, i gjatë rreth 165 metra, që ka kushtuar 300 milionë euro

Detajet

Numri i të pasurve në botë (në milionë)

Rritja e numrit të pasanikëve

(në krahasim me vitin 2006)

Amerika e Veriut

Amerika Latine

Evropa

Afrika

Lindja e Mesme

Azia - Paqësori

Brazili

Italia

Rusia

India Kina

Somario nëse nevojiten

Shitjet e "Ferrarit" janë rritur me 47 për qind në Azi dhe 32 për qind në Lindjen e Mesme. Rusët preferojnë jahtet, kryesisht ata më të gjatë se 60 metra, dhe porositë e tyre mbulojnë rreth 20 % të gjithë biznesit

Numri i milionerëve është rritur me 22.7 për qind në Indi, 20 për qind në Kinë, 19 për qind në Brazil, 15.6 në Lindjen e Mesme dhe 14.3 për qind në Evropën Lindore

Gazeta Shqip
E identifikuar

Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |