Hyrja
IDENTIFIKOHU
REGJISTROHU
Komuniteti ynë
Politikë
Shkencë
Kulturë
Letërsi
Histori
Muzikë
Sport
Informatikë
Albwebmaster
Forume Plus
Albanian Forums
Republika e Shqipërisë
Republika e Kosovës
Maqedonia Shqiptare
Ulqini dhe Malësija
Zëri Islam
Zëri i Krishterë
Pyetje dhe Përgjigje
Zëri i Lirë
Njoftime & Lajmërime
Lajmet e Fundit
Zeri yt - Forumi Shqiptar
Biseda dhe Diskutime
Biseda Shoqërore
(Moderator:
Vogelushja Korcare
)Turizmi ne Shqiperi !
Faqe: [
1
]
2
Shko poshtë
« i mëparshmi
tjetri »
Keshilloje
|
Printoje
Autori
Temë: Turizmi ne Shqiperi ! (E lexuar 15025 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Gjinia:
Turizmi ne Shqiperi !
«
më:
18-04-2007, 01:49:20 »
Ne kete teme do flasim rreth vendeve turistike qe ka ne shqiperi,dhe sa vizitohen nga te huajt,pasi tani eshte prag vere dhe bregdeti shqiptar ka nje pamje te mrekullueshme.
Shqiperia sa te stabilizohet edhe pak do jete nje vend shume i vizitueshem nga te huajt dhe shqiptaret,sdo kemi nevoj te shkojm te bej pushime ne vende te tjera duke pasur natyren e bukur qe na rrethon.Duhet te investohet pak me shume qe bregdeti shqiptar te jete i vizitueshem nga te huajt,shqiptaret qe punojn jasht shume leht mund te punojn ne vendin e tyre ne muajt e veres duke ber qejf,jo te rrish skllav i Grekut,Italianit apo Amerikanit.Duhet ti sherbejm vendit tone dhe jo injoranteve te huaj.Ishalla ky vit do jete shume i vizitueshem dhe te kemi rritje ekonomike te kenaqshme.
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
Berni
Gjinia:
Turizmi ne Shqipëri !
«
Përgjigju #1 më:
18-04-2007, 01:51:01 »
Durres,mbërrijnë 473 turistët e parë nga 14 shtete të botës
Në portin e qytetit bregdetar të Durrësit, dje rreth orës 07:00 minuta mbërriti një anije turistike. Anija turistike quhet “Deutschland” dhe i përket kompanisë gjermane. Në bordin e kësaj anijeje ndodheshin 473 turistë të ardhur këto nga 14 vende të ndryshme të botës. Qëllimi i vizitës së tyre në qytetin e Durrësit ishte në kuadrin e turit për promovimin e turizmit shqiptar në Evropë. 473 turistët nga 14 shtete të ndryshme shëtitën përgjatë bulevardit kryesor të shëtitores së qytetit bregdetar të Durrësit, ku më pas vizituan edhe qytetin e Krujës, duke dhënë në këtë mënyrë një mesazh turistik për Shqipërinë, e cila duket se po bëhet një ndër vendet më të preferuara për turizmin e huaj. Gjatë gjithë sezonit turistik qyteti i Durrësit vizitohet nga shumë turistë të tjerë të ardhur si nga Anglia, Italia dhe vende të tjera të Evropës. Duke shënuar në këtë mënyrë një rekord të turistëve të huaj, të cilët kanë mbetur të mahnitur nga bukuritë e lashta bregdetare që i ofron shteti ynë. Kështu, vetëm ditën e djeshme, është shënuar një tjetër rekord turistësh, por këtë herë ndryshe nga të kaluarit.
Tiranaobserver
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
erlehta
Gjinia:
Re: Turizmi ne Shqipëri !
«
Përgjigju #2 më:
22-06-2007, 12:32:05 »
Porti i Durresit është skandal....
Durresi është hyrja e pare detare për ne Shqipëri, duhej te ishte ne gjendje shumë te mirë.... . Kur zbret turisti, qe ne ate moment krijon imazhi e parë për vendin ku vuri kemben per pushime.
E identifikuar
Ich lebe, weil du mein Atem bist
bin müde, wenn du das Kissen bist
bin durstig, wenn du mein Wasser bist
du bist für mich mein 2-te Ich!
Berni
Gjinia:
Re: Turizmi ne Shqipëri !
«
Përgjigju #3 më:
26-06-2007, 07:15:14 »
Shqipëria në guidat turistike
Gjërat kanë ndryshuar ndër vite për Shqipërinë dhe tashmë ajo po merr formën e një destinacioni të mirëfilltë turistik. Agjenci të huaja lajmesh thonë se, ndërsa pak vite më parë vendi ynë ishte jashtë guidave turistike, tashmë mijëra vizitorë ndërmarrin atë që mund të quhet rrugëtimi logjik i pushimeve në brigjet e Adriatikut. Ai nis me mrekullitë kroate e malazeze dhe përfundon me eksplorimin e Shqipërisë.
Shqipëria, që turistët e shumtë po zbulojë, është një vend bukurish befasuese, me male që të lënë pa frymë dhe me një vijë bregdetare mahnitëse, 362 kilometra të gjatë. Ajo përshkruhet si një vend që ka një aromë modeste të një të shkuare të afërt dhe të fshetë, ku kryesisht dominon turizmi patriotik.Të dhënat e PNUD –it tregojnë se vitin e kaluar 55 përqind e 914,046 vizitorëve ishin shqiptarë nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Ndonëse ka një rritje edhe të turistëve nga vende të tjera, të ardhurat nga kjo industri mbeten në shifra të ulëta, me vetëm 3.8 përqind të GDP –së së vitit të kaluar. E kur duket se gjërat kanë ndryshuar për mirë, problem për zhvillimin e turizmit në vendin tonë, në vëzhgimin e gazetarëve dhe operatorëve të huaj turistikë mbeten ndërtimet pa leje në bregdet dhe papastërtitë që e rrethojnë, me plehra, inerte e ujëra të zeza.
TvKlan
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
Lizi
Gjinia:
Re: Turizmi ne Shqipëri !
«
Përgjigju #4 më:
26-06-2007, 15:10:25 »
Me vjen mire qe eshte hapur nje teme mbi Turizmin , sepse eshte edhe nje dege e industrise qe njoh mire .Por nga ana tjeter nuk mund te jemi edhe aq entuziast per numrin e turisteve ose per zhvillimet e tij .Gjithenje eshte vene ne plan te dyte dhe eshte neglizhuar .(kjo jo vetem nga qeveria por edhe nga qytetaret vete).Sic mund t'a keni vene re ,vete ne nuk kemi infrastrukturen e nevojshme per te mikpritur turiste ne vendin tone.(rruge,sherbime publike etj).pervec kesaj kemi nje identitet kombetar ne zbritje e poshte ..(menyra se si te shohin turistet perpara se te vijne ketu ,varet edhe nga lajmet e ndryshme qe te degjojne ne media )Mediat pretendojne te paraqesin realitetin por ne nje fare menyre eshte edhe nje lloj antimarketingu per ne .Ne vete si nenshtetas nuk bejme gje tjeter vetem presim qe dikush ti rregulloj gjerat.Nuk mund te mos pyesin turistet pse ka kaq plehra rreth e rrull. Se fundi do te shtoja permes Turizmit paraqitet edhe menyra jone e jeteses ,nese ne permiresojme menyren tone te jeteses ,nuk do te n'a duken edhe aq e mrekullueshme pushimet e kaluara ne nje vend tjeter.
E identifikuar
Berni
Gjinia:
CNN reklame per turizmin shqiptare !
«
Përgjigju #5 më:
03-10-2007, 20:39:00 »
Turizmi, qeveria jep 300 mijë euro për reklamën në CNN
Spoti publicitar do të ndiqet nga 44 milionë njerëz gjatë muajit prill-maj 2008
Qeveria shqiptare ka miratuar nisjen e procedurave
për prodhimin dhe transmetimin e spotit televiziv promocional të turizmit shqiptar në CNN International Europe. Lajmi është bërë publik nga ministri i Kulturës,
Turizmit, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, i cili nuk e ka deklaruar çmimin që duhet të paguajë qeveria shqiptare ndaj CNN për të transmetuar reklamën për turizmin shqiptar.
Fondi limit për spotin e CNN është 300 mijë euro. Transmetimi i një spoti të tillë vlerësohet nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, si dhe Organizatat e ekspertët e turizmit si një hap shumë i rëndësishëm për promocionin e turizmit natyror dhe kulturor të Shqipërisë dhe impaktet e tij në Evropë dhe kontinente të tjera. Networku CNN, ku do të transmetohet spoti publicitar, mbulon një audiencë prej mbi 44 milionë e 200 mijë njerëz,
me target që përfshijnë grupmoshat 25 deri 55 vjeç. Kohëzgjatja e spotit pritet të jetë 3 javë, gjatë periudhës prill-maj 2008, me një kohëzgjatje 30 sekonda. Spoti
i turizmit shqiptar në CNN pason një varg artikujsh, e kronikash në mediat e shtypit dhe stacione televizive të njohura perëndimore, mbi zhvillimin e turizmit shqiptar.
G.Shqip
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
mifefee
Re: Turizmi ne Shqipëri !
«
Përgjigju #6 më:
07-10-2007, 23:19:19 »
Përshëndetje!
Përsa i përket turizmit shqiptar, përveç fakorit investues mendoj se edhe një tjetër është mirembajtja e natyres.
Është shumë e dhimbshme teksa viziton Syrin e Kalter e sheh se i "shkreti" rrethohet vetëm nga mbeturinat e hedhura te vete shqiptareve. E c`pamje mbetet mbas shpines se një vizitori qe bën një fotografi te tijen? C`mesazh u dergohet miqve te tij te cilët shohin fotografite dhe kujtimet e këtij vizitori te Shqipërisë?
Jo vetem kjo, por edhe nje reklame ti besh Shqiperise e ta publikosh internacionalisht, cfare do reklamosh? Normalisht vendet me terheqese qe ne fakt jane, por ama kushdo vizitor do te mbetet i zhgenjyer nga CMIMET qe ka Shqiperia krahasuar me mbeturinat qe rrethojne ate. (Me keqardhje e them kete....)
Nje mikesha ime Angleze, kishte harxhuar 8000 pound ne Sarande, per nje pushim 15 ditesh dhe komentonte se ishte shume shtrenjte dhe me me pak se aq para, do te ishte kenaqur ne Greqi apo Turqi! (Dhe ka te drejte sepse kete koment e bejme edhe ne shqiptaret).
Gjithesesi, per tu kthyer serist ne pergjigjen time rreth temes, mendoj se INVESTIMI me i madh duhet te bëhet si fillim nga vete shqiptarët ne pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambientit qe rrethon kedo.
Nëse secili prej nesh vihet ne pune për këtë gjë, imazhi dhe rreputacioni i Shqipërisë do të ndryshoje. Ama, nëse ky faktor mbetet i pandryshuar, atëherë çdo investim tjetër do të duket me jo aq vlere sa ne fakt ka!
E identifikuar
Berni
Gjinia:
Shqipëria 2007 Video e Foto !
«
Përgjigju #7 më:
22-10-2007, 14:46:57 »
Po e hap këtu këtë teme,pasi ka debate dhe është rubrike qe shikohet shumë si nga antaret dhe vizitoret.Ta shohim mirë realitetin shqiptar se si është.
Vlora Video
http://www.youtube.com/watch?v=yi9iqZgU860
Shqipëria Perla e Europes
http://www.youtube.com/watch?v=vlMzDRlXCe8
«
Ndryshimi i fundit: 14-11-2007, 08:30:38 nga Berni
»
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
Berni
Gjinia:
Re: Shqipëria 2007 Video e Foto !
«
Përgjigju #8 më:
22-10-2007, 14:51:59 »
Tirana Korrik 2007
http://www.youtube.com/watch?v=Gi0BQ08edw8
Durrës
http://www.youtube.com/watch?v=ag3F8yV9qYA
Shengjini Lezhe
http://www.youtube.com/watch?v=vSkM1ibmXgU
«
Ndryshimi i fundit: 14-11-2007, 08:31:25 nga Berni
»
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
Berni
Gjinia:
Re: Shqipëria 2007 Video e Foto !
«
Përgjigju #9 më:
22-10-2007, 15:10:20 »
Vlora
Vlore
Tirana
Durrës
Shkodra
Saranda
Elbasani
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
Berni
Gjinia:
Turizmi ne Shqipëri !
«
Përgjigju #10 më:
14-11-2007, 08:36:55 »
Shqipëria, në 10 muaj te 2007, 1 miliard euro të ardhurat nga turizmi
Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ylli Pango, deklaroi dje se të ardhurat bruto nga turizmi arritën deri në muajin tetor në rreth 1 miliard euro ose rreth dy fish më shumë se në 2004-ën. Në konferencën për shtyp që dha dje në mjediset e panairit, World Trade Market, në Londër, Pango u shpreh se qeveria shqiptare e konsideron zhvillimin e industrisë së turizmit si një nga prioritetet e saj. Gjatë konferencës që u zhvillua në stendën e Shqipërisë, në këtë panair, kreu i MTKRS theksoi se synimi është që vendi të shndërrohet në një destinacion kryesor mesdhetar, me një vend të denjë në hartën botërore turistike.
Deri në muajin shtator, numri i turistëve që vizituan Shqipërinë, arriti në 1.6 milion, bëri të ditur Pango, duke cituar shifrat e OBT-së, që e klasifikuan periudhën si "bum turistik", pasi krahasuar me vitin e kaluar, rritja është në masën 35%. Shqipëria është përfshirë në raportin e fundit të Forumit Ekonomik Botëror, mes vendeve me potenciale të shkëlqyera për turizëm, ndërsa World Travel &Tourism Council vë në dukje se turizmi zë 3.8% të GDP shqiptare aktualisht dhe parashikohet të rritet në 7.5% në vitin 2013.
Në pasqyrën e zhvillimit të turizmit shqiptar, ministri Pango veçoi 10-fishimin e investimeve për turizmin në 2008-ën, krahasuar me 2006-ën. Kreu i MTKRS theksoi në fjalën e tij projektet për zhvillimin e turizmit fetar, për të cilin akordohen 1.23 milion euro për vitin e ardhshëm. Por një bum të vërtetë parashikohet të kenë investimet e huaja në këtë sektor. Një projekt i madh është "Zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit përgjatë bregdetit jugor të Shqipërisë" (Riviera shqiptare). Ndër këto investime veçohen edhe projekti CARDS dhe ndihmat e kreditë e qeverisë holandeze, me vlerë totale 29 milion euro. Po investimi më i madh dhe bashkëkohor për 2007-ën është ndërtimi i terminalit të ri të aeroportit të Tiranës, i përuruar në prill të vitit 2007.
Kruja është vizituar nga 70 mijë turistë nga e gjithë bota
Kruja është një nga qytetet më të vizituara në shkallë vendi. Historia e saj e pasur, pozicioni i favorshëm gjeografik dhe natyra e bukur e kanë bërë "qytetin e bardhë", në faqe të malit me të njëjtin emër, një nga destinacionet më të preferuara turistike jo vetëm për shqiptarët, kudo që ndodhen, por edhe për mijëra turistë të huaj, nga të gjitha anët e botës. Kryetari i Bashkisë, Lulzim Guni, tha dje për ATSH-në se numri i vizitorëve në qytet ka ardhur gjithnjë në rritje. Vetëm gjatë vitit të kaluar, Muzeu Historik Kombëtar "Gjergj Kastrioti" është vizituar nga 83 mijë turistë nga e gjithë bota, duke u renditur në vendin e parë mes muzeve më të vizituar në të gjithë vendin. Afro 70 mijë turistë të tjerë kanë mbërritur në qytet, që nga fillimi i këtij viti, shtoi Guni. Kruja ndodhet vetëm 35 km larg nga Tirana dhe diçka më larg nga Durrësi. Udhëtarët që zbresin në Aeroportin e Rinasit, shohin më parë se çdo gjë tjetër Krujën, dhe kjo përbën një ftesë më shumë për vizitorët, thotë kryebashkiaku. "Kush nuk ka vizituar Krujën, nuk ka vizituar Shqipërinë", citon kryetari Guni një thënie të krutanëve, të cilët, sipas tij, janë vënë të gjithë në shërbim të vizitorëve të shumtë që mbërrijnë çdo ditë në Krujë. "Gjatë dy viteve të fundit ka mjaft turistë, të cilët qëndrojnë për disa ditë në Krujë", thotë Guni. "Ndërtimi i disa hoteleve tërheqës, restoranteve me gjellë karakteristike si dhe përmirësimi i shërbimit hotelier, po e kthejnë qytetin tonë nga një destinacion turistik ditor, në pjesë të rëndësishme të itinerareve turistike ballkanike.
Vazhdon
Kliko Ketu
Marre nga RD
E identifikuar
Hiqen Vizat per Shqiperine
berni@zeriyt.com,
www.galsh.com
www.vipat.info
endritii
Turizmi ne Shqipëri !
«
Përgjigju #11 më:
14-11-2007, 19:56:06 »
hallall ta baft zoti bern, se foto tamam te bukura na tregove. ej na gjej do te tjera ok?
E identifikuar
www.donimeraj.com
Info nga MP3, MJEKSIA, ASTRONOMIA, dhe ..... zbuloje vete!
dreamm
Gjinia:
Turizmi ne Shqiperi !
«
Përgjigju #12 më:
09-05-2012, 15:25:46 »
Keshtu ne foto fix duken keto vendet, sidomos bregdeti.
E identifikuar
Lindushe
Gjinia:
Turizmi ne Shqiperi !
«
Përgjigju #13 më:
10-05-2012, 07:14:47 »
Ne foto duket bukur por kur shkon atje?
E identifikuar
Time is too slow for those who wait, too swift for those who fear, too long for those who grieve, but for those who love time is eternity.
erionmuca
Turizmi ne Shqiperi !
«
Përgjigju #14 më:
10-05-2012, 16:41:05 »
Cituar nga: QuoVadis në 10-05-2012, 16:35:19
Masaker urbane shoh une ne cdo foto...
Do thush ti - Kan hy pallatet ne det.
Pse jo - thot ai qe ka ndertu pa leje!
E identifikuar
« Ndryshimi i fundit: 26-02-2012, 12:05:22 nga dreamm »
Cituar nga: Pasion
*********
Faqe: [
1
]
2
Shko lart
Keshilloje
|
Printoje
« i mëparshmi
tjetri »
Shko te:
Zgjidhni një destinacion ju lutem:
-----------------------------
Biseda dhe Diskutime
-----------------------------
=> Biseda Shoqërore
===> Probleme dhe Zgjidhje
=> Diapazon Mendimesh
===> Habia Filozofike
===> Filozofe te njohur
===> Psikologji & Sociologji
=> Fotografi dhe Videoklipe
-----------------------------
Forume të tjera
-----------------------------
=> Rinia Shqiptare
=> Forumi i Studentëve
=> Forumi i Gruas dhe Familjes
===> Këndi i Prindërve
===> Forumi i Vogëlushëve
-----------------------------
Të Ndryshme
-----------------------------
=> Të Ndryshme
===> Ushqimi dhe Kuzhina
===> Forumi i Diasporës
=> Dashuria dhe Seksi
=> Moda dhe Estetika
-----------------------------
Komuniteti "Zëri YT!"
-----------------------------
=> BarKafe Lounge "Zëri YT!"
===> Grupe Shoqerore
===> Prezantime, Urime, Pershendetje
=> Barsaleta dhe Humor
=> Lojra
-----------------------------
Zeri YT!
-----------------------------
=> Zeriyt.Com
Anketa
E pini cigaren?
Po
66
(37%)
Jo
86
(49%)
Ndonjehere
22
(12%)
Numri total i votave: 169
Shiko temen