eurogina
F&J
Gjinia:
|
 |
« Përgjigjja #10 më: 16-07-2008, 16:30:40 » |
|
CELULARI, mik apo armik i njeriut? -Çfarë ndikimi kanë telefonat e lëvizshëm në shëndetin e fëmijëve? -Sa rëndohet ekonomia jonë famijare? -Çfarë rekomandojnë specialistët për përdorimin e telefonave celularë?
Me të drejtë konsiderohen dëshmitarët e fuqishëm të hapave gjigandë të teknologjisë. Vetëm brenda pak vitesh, kanë pësuar mjaft transformime për të arritur perfeksionimin. Nga aparaturat e mëdha e thuajse të rënda komunikimi, por shumë më praktike e të vlefshme se telefoni fiks, në celularë të përdorimit të përgjithshëm. Për të qarkulluar sot në treg më shumë si send “gadget” interesant me shumë funksione, sesa si një telefon i lëvizshëm. Celularët e 97-ës e të 2000-ës janë tashmë demode, të harruar në të kaluarën që në fakt nuk është aspak e largët. Sepse sot jemi të gjithë të pajisur me aparatura të vogla, që jo vetëm na sjellin shumë afër me të afërmit e miqtë akoma edhe në pikat më të largëta të planetit, por na ofrojnë edhe komunikim më pak cent, nëpërmjet një sms (mesazhi). Për të mos përmendur më tej fotografitë e cilësisë gjithnjë e më të lartë e akoma edhe video, momente intime që celulari zbulon para nesh në çdo çast, kudo që ndodhemi, me shtypjen e një butoni. Të përmasave gjithnjë e më komode- të përshtatshme për meshkujt me prestigj si dhe çantat mikroskopike të femrave- celularët janë tashmë aq të pranishëm e të domosdoshëm në jetën e përditshme, sa edhe.... portofoli apo çelësat e shtëpisë. Një fenomen që konsiderohet normal, duke marrë parasysh kërkesat e shoqërisë dhe realitetin e epokës. E njëkohësisht një e metë e nevojshme, sipas specialistëve të Neurokirurgjisë. Sepse celulari, përveç sa përmenden më sipër, është edhe një burim i vogël rrezesh negative, të dëmshme për shëndetin. Megjithëse një teoremë e tillë nuk mund të vërtetohet akoma, pasi është shumë herët për të parë reagimin e organizmit të njeriut ndaj rrezeve të kompjuterit, celularit dhe mjeteve të reja të teknologjisë së fundit, përsëri specialistët shënojnë sinjalin SOS. Ideja ti paraprihet të keqes nuk është edhe aq teorike, përderisa vërtet nuk mund të akuzojnë akoma celularët për dëmtime të sistemit nervor, trurit apo shtyllës kurizore, si në rastin e rrezeve X apo radioaktivitetit. Por, nga ana tjetër, rrezet negative janë kudo ku ka antena dhe linjë të celularit. Natyrisht që organizmi njerëzor “furnizohet” me të tilla edhe gjatë orëve që kalon (gjithnjë në rritje) në kompjuter. Përsa i përket celularëve, duke qenë se tashmë kanë zënë vend të rëndësishëm, për të mos thënë parësor, edhe në çantën e adoleshentëve dhe të miturve, specialistët kanë reaguar duke thënë të vërtetën rreth miqve të komunikimit, por jo dhe aq të mirë të organizmit, celularëve. Neurokirurgët, gjithmonë me një përmbajtje të vogël, përderisa akoma nuk është e mundur të mblidhen të dhënat shkencore që do të vërtetojnë diçka të tillë, këshillojnë prindërit të mbajnë larg fëmijët e tyre nga celularët. Zhvillimi i sistemit nervor përfundon normalisht në moshën 15 vjeçare. Deri atëherë, neurokirurgët më të famshëm në këtë sferë u bëjnë thirrje prindërve të mos lejojnë asnjë kontakt të fëmijëve me celularin. Ose, nëse kjo është e domosdoshme, e realisht për qytetet e mëdha është, ky kontakt të jetë sa më i paktë. Ekspozimi në rrezet nga përdorimi i celularit është këtu e vite në mikroskopin e specialistëve dhe arsyeja është e frikshme. Celularët e domosdoshëm për të gjithë akuzohen për një sërë tumoresh në organizmin e njeriut. Vitet e fundit janë shfaqur rreth 100 lloje të reja tumoresh, kjo për shkak edhe të rritjes së moshës mesatare të jetësës. Akoma dyshohet se përgjegjës për një sërë prej tyre janë pikërisht rrezet e marra nga aparatura si celulari, kompjuteri etj. Tumoret shfaqen kryesisht tek të moshuarit e moshës 55-75 vjeçare, ndërkohë që përbëjnë edhe neoplasmën më të re tek fëmijët me leuçemi (20%). Tumorët e krijuar nga metastazat përbëjnë 40% të tumorëve të rinj të sistemit nervor. Fatkeqësisht, 60% e pacientëve me kancer paraqesin metastazë të sëmundjes së tyre me një nga këto lloje tumorësh vdekjeprurës. Të rejat e fundit të shkencës e teknologjisë janë mjaft optimiste, përderisa aparatura moderne kanë mundësi të kryejnë ndërhyrje kirurgjikale të sigurta, terapitë janë më rezultative, plus që diagnoza bëhet më herët e më lehtë. Paralelisht, zhvillimi i biologjisë atomike do të ofrojë edhe mundësi të reja për terapinë e caktuar e të saktë tek çdo pacient, sipas organizmit të tij. Nuk diskutohet që këto të reja shkencore përbëjnë një ngushëllim për të ardhmen e mundshme, por nga ana tjetër përse të mos i shmangemi asaj krejtësisht? Përderisa neurologët, nëpër kongrese e seminare shkencore theksojnë se celularët janë të dëmshëm, pavarësisht se nuk mund të provohet përkohësisht në praktikë, gjithsesi kemi një arsye të fortë të marrim masa paraprake. Në fund të fundit, përdorimi i celularëve nga fëmijët ka marrë përmasa thuajse shkatërruese. Përveç dëmtimit të sistemit nervor që rrezikojnë duke folur për orë të tëra apo luajtur, celulari pengon përqëndrimin në detyrimet shkollore. Realiteti në Greqi flet për tre në katër nxënës në shkollat fillore e të mesme vendase, që përdorin sistematikisht celularin personal. Plot 22,5% e tyre shkojnë çdo ditë në shkollë me celular. Madje, një sondazh i fundit në 1000 nxënës të moshës 12-22 vjeçare tregon se mania e përdorimit të celularëve sa vjen e zmadhohet. Duke mos përjashtuar aspak nga statistikat nxënësit e huaj, përfshi edhe shqiptarët, 96,4% e nxënësve të moshës 15-18 vjeçare disponojnë celularë personal e jo të prindërve për një rast urgjent. Thuajse gjysma e tyre, 54%, deklarojnë se e përdorin çdo ditë në shkollë, kryesisht për të komunikuar nëpërmjet mesazheve sms. Epidemia e celularëve tek të gjithë e sidomos tek fëmijët duket të jetë një rrugë pa kthim. Si të jetë ndryshe kur në Greqi, me gjithë paralajmërimet e psikologëve për fëmijë, të neurokirurgëve për dëmtime të sistemit nervor, 12-vjeçarët deklarojnë se kanë marrë dhuratë celularin e parë në moshën 10 vjeçare. Tepër karakteristik është edhe fakti se nxënësit 12-vjeçar harxhojnë mesatarisht 20 euro në muaj për celularin, ndërsa kostoja për 16-vjeçarët arrin në 50 euro në muaj. Çfarë duhet të bëjnë prindërit, në prag të një rreziku shëndetësor por edhe psikologjik të fëmijëve të tyre? Në radhë të parë, specialistët këshillojnë se masat mbrojtëse duhen marrë për vetveten. Pasi secili prej nesh të përkufizojë sa mundet përdorimin e celularit, për hirë të shëndetit por edhe të ekonomisë familjare, atëherë fillon edhe këshillimi tek fëmijët. Me durim e këmbngulje shpjegojmë tek të miturit funksionin kryesor dhe të vetëm të celularit, një komunikim në rast nevojë, pra një lehtësi e teknologjisë e jo një lojë e tepruar. Gjithashtu, neurokirurgët këshillojnë të gjithë përdoruesit e celularit, pa përjashtim, të mbajnë larg celularin gjatë orëve të gjumit, ose nëse kjo është e pamundur, të jetë patjetë i fikur. Rreziku i rrezeve gjatë gjumit është i dyfishtë. Plus që një arsye e mirë për të eliminuar sadopak celularin nga çantat e fëmijëve është edhe ekonomia familjare në emigracion. Edhe sikur të mos konsiderohej i dëmshëm për shëndetin, është padyshim “vrasës” i një pjesë të të ardhurave. Të gjitha natyrisht vlejnë duke mos harruar asnjë çast vlerën e madhe të celularit si mjet komunikimi në rutinën e përditshme, e sidomos në kursimin e kohës së vyer.
Masa mbrojtëse -Celulari duhet mbajtur larg organizmit njerëzor, brenda në çantë ose në një këllëf të posaçëm. Njësitë shitëse të celularëve shesin mjaft të tilla. Xhepat e pantallonave, të xhaketave apo këmishave sjell në kontakt rrezet e rrezikshme me organizmin njerëzor. -Informimi i fëmijëve dhe të rinjve për vlerën dhe përdorimin e celularëve duhet të kryhet nga prindërit ose pjesëtarë të familjes, me mirëbesim e seriozitet. Shumica e fëmijëve tregojnë se për celularët dëgjojnë vazhdimisht në reklamat televizive apo në radio, por nuk bisedojnë kurrë me prindërit e tyre për çfarë të kenë parasysh. -Përdorimi i celularit nga fëmijë deri në moshën 16-vjeçare duhet të jetë i kufizuar, përderisa nuk ka përfunduar akoma krejtësisht zhvillimi i sistemit nervor dhe kockor duke thithur kështu më shumë rreze me lehtësi më të madhe. -Të domosdoshme janë për të gjithë përdorimi i kufjeve handsfree, të cilat qarkullojnë në shitje të lirë dhe në çmime të ulta. -Sidomos për fëmijët është i domosdoshëm kufizimi i kohës së bisedimit në një minutë. -Intervali kohor i çdo bisede telefonike duhet të jetë mbi 5 minuta, në mënyrë që të arrijnë qelizat të ripërtërihen. -Shmangiuni përdorimit të celularit në makinë, jo vetëm për të eliminuar në maksimum rrezikun e aksidenteve rrugore, por edhe sepse në mungesë të antenës së jashtme (të pakta janë automjetet e pajisura me një të tillë) rritet edhe rreziku i tërheqjes së rrezeve nga përdoruesi, përderisa udhëton në ambjent të mbyllur.
|