Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarBiseda Shoqërore (Moderator: Vogelushja Korcare)Të gjitha mënyra për të jetuar mbi 100 vjeç !


Faqe: [1]   Shko poshtë
Dërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Të gjitha mënyra për të jetuar mbi 100 vjeç !  (E lexuar 710 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 12-07-2007, 07:01:59 »

Gazeta "Time" boton studimin 30-vjeçar për rregullat që duhet të ndiqen për jetë të gjatë

Nëse bën një jetë të shëndetshme, zbaton me përpikmëri rregullat më të domosdoshme për organizmin, mundësitë për të jetuar plot 100 vite janë të mëdha. Pas një kërkimi disavjeçar studiuesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mundur të përgatisin një paketë me mënyrat dhe sugjerimet për një jetëgjatësi deri në 100 vjet. Shkencëtarët theksojnë se, të gjitha udhëzimet janë shpallur si rezultat i një kërkimi disavjeçar në këtë fushë dhe çfarë është më e rëndësishme, mbi këtë studim është punuar për rreth 30 vjet. Janë testuar shumë njerëz dhe të kategorive të ndryshme. Sugjerimet që jepen këtu mund t'i zbatoni në jetën tuaj të përditshme pa asnjë dyshim, sepse ato nuk shfaqin as probleme e as efekte anësore. Mbi të gjitha ato bazohen në ligje të natyrës.
Yndyrnat
Janë bazë në shumë procese të organizmit dhe janë një formë e përqendruar e energjisë. Marrja e tepruar e yndyrnave mund të çojë në dhjamosje. Mishi, djathi, vaji i palmës, vaji i arrës së kokosit, dhjamërat e kafshëve, vezët, peshqit, arrat, kanë yndyrna të tretshme.
Fibrat luajnë një rol të rëndësishëm në një dietë të shëndetshme, ndihmojnë lëvizjen e ushqimit në aparatin e tretës, ndalojnë kapsllëkun, ndihmojnë funksionimin e zorrëve (parandalojnë shqetësimet në to), apendesitin, sëmundjet e zemrës.
Drithërat
Drithërat janë shumë të pasura me fibra. Vitaminat dhe kripërat minerale e ndihmojnë trupin të ruajë formën e mirë. Një dietë e mirë duhet të sigurojë të gjitha vitaminat dhe kripërat minerale, që janë shumë të nevojshme për organizmin. Megjithëse duhen vetëm sasi të vogla, ato janë të pazëvendësueshme. Vitaminat dhe kripërat minerale veprojnë së bashku. Kripërat minerale ndikojnë në strukturat kockore, krijimin e një ekuilibri të sistemit ujor të organizmit, nervat dhe reagimet muskulore. Minerale të rëndësishme janë kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, potasi dhe zinku. Disa vitamina si A, D, E, K, mund të magazinohen, kurse vitaminat C dhe B kompleks duhen marrë rregullisht. Nëse frutat dhe perimet gatuhen, vitaminat dhe kripërat minerale humbasin shumë nga cilësitë e tyre.

Ushqimet

1- Konsumoni më pak ushqim sesa jeni të uritur. Eksperimentet e realizuara kanë treguar se jeta e një personi, i cili ushqehet normalisht dhe pa e tepruar, duke reduktuar njërin nga vaktet në 40 për qind, dyfishohet.
2- Natyra na ka bërë shumë dhurata të arta. Shega përmban minerale shumë të rëndësishme dhe vitamina të domosdoshme për trupin tonë.
3- Mjalti i luleve është po ashtu një dhuratë e mrekullueshme e natyrës për të cilin organizmi ynë ka nevojë.
4- Lëngu i arrave të kokosit, sidomos i arrës së gjelbër të kokosit, është nektari më i pasur me vitamina për trupin e njeriut.
5- Shumë vitamina esenciale gjenden në fruta të tjera dhe ndihmojnë në mënyrë të pazëvendësueshme në kurimin dhe luftimin e sëmundjeve të zëmrës apo edhe shumë shqetësimeve të tjera.
6- (Beli frut i veçantë në Angli), është dhurata më madhështore e natyrës është e dobishme për luftimin e shumë sëmundjeve të stomakut apo të sistemit që mbron tretjen e ushqimit.
7- Konsumoni produkte vegjetariane dhe ushqime me fibra. Në këtë kategori përfshihen të gjitha perimet dhe frutat, duke shmangur ushqimet e skuqura dhe të yndyrshme.
8- Konsumoni të paktën dy vakte në ditë, veçanërisht pas përëndimit të diellit apo një ditë të lodhshme pune.
9- Ushqimet cilësore me përmbajtje të lartë vitaminash dhe lëndë të tjera ushqyese mbrojnë shëndetin tuaj dhe zgjasin jetën.
10- Kujdesuni për veten duke përfshirë dhe dietën tuaj ditore: Perime të ndryshme, fruta, shegë, mollë, limon, portokall, arra, lajthi, bajame, kungull, etj.
11- Çdo ditë është e këshillueshme që të konsumohen në të paktën një vakt produkte të freskëta të gjelbra si: Spinaq, lakër, sallatë jeshile, etj. Ato ndihmojnë në normalizimin e qarkullimit të gjakut dhe në rregullimin e normalizimin e tensionit të gjakut. Shumë njerëz ruajnë shikim të mprehtë deri në moshë të thyer në sajë të konsumimit të vazhdueshëm të këtyre ushqimeve.
12- Kungulli i verdhë dhe i pjekur mirë përmban beta karoten, e cila gjendet edhe te karotat dhe i jep energji të vazhdueshme zemrës.
13- Shmangni kafen dhe çajin. Ato përmbajnë substanca toksike, të cilat dëmtojnë inde të ndryshme të organizmit dhe sjellin mundësitë për vdekje të hershme. Çajit i nevojiten rreth 6 orë për të shkatërruar metabolizmin e trupit dhe për të shfaqur shqetësime të ndryshme për organizmin. Konsumimi i vazhdueshëm i çajit dhe kafes thuhet se dëmton qelizat e gjakut, koagulimin e tyre në raste plagosjesh, dobëson nervat dhe shfaq gjendje të shpeshta nervoziteti, si dhe dobëson kontrollimin nga truri të shumë funksioneve që ndodhin në trupin e njeriut.
14- Shmangni përdorimin e sheqerit sa më shumë të jetë e mundur, sepse përdorimi i tij sjell aciditet, mbingopje të trupit me karbohidrate dhe sheqerna, si dhe shëndoshje dhe kalim në mbipeshë.
15- Mundohuni që të paktën një ditë në javë të konsumoni vetëm fruta, në mënyrë që t'i bëni një "shpëlarje" sistemit tuaj të tretjes.
16- Po ashtu një ditë në javë konsumoni ujë më tepër se zakonisht.
17- Një ditë në muaj mundohuni të mos konsumoni fare ujë.
18- Herë pas here në vend të kafes që ju dëmton, pini ujë të ngrohtë.
19- Mbani gjithmonë të njëjtën masë të gotës me të cilën pini ujë, në mënyrë që t'i jepni organizmit tuaj çdo herë ujë në të njëjtën sasi.
20- Është mirë që uji të mos të pihet menjëherë, por pak nga pak, me pushime të vogla.
21- Po ashtu, tri herë në javë pini lëngje frutash të shtrydhura, si lëng limoni, portokalli, pjeshke, rrushi, karote etj.
22- Ndërroni vajin që përdorni për gatim nëse e vini re se ai nuk përmban lëndët e nevojshme ushqyese.
23- Mos konsumoni kripë me shumicë. Përdoreni atë sa më pak të jetë e mundur. Mos harroni se çdo produkt i krijuar nga natyra nuk është i kripur në shijen e tij, ai është zakonisht i ëmbël ose i athët. Po ashtu kripa gjendet te uji i detit i cili nuk rekomandohet të pihet veç rasteve kur personi është i etur dhe nuk ka si të veprojë ndryshe.
24- Shtoni lakrat në dietën tuaj ditore.
25- Konsumoni gjethet jeshile të spinaqit, sallatës; për sëmundjet e zemrës dhe diabetit.
26- Thjerrëzat po ashtu janë të pasura me lëndë ushqyese si dhe përbërës tonikë të domosdoshme për organizmin.
27- Bërthamat e ndryshme të frutave janë të dobishme për forcën muskulore dhe luftimin e diabetit.
28- Soja përmban 9 lloje vitaminash.
29- Produktet e drithërave dhe veçanërisht gruri, produkte të cilat përmbajnë vitaminën E dhe zgjasin jetën.
30- Produktet e konservuara përmbajnë lëndë të ndryshme ushqyese, të cilat janë të rekomanduara për të ruajtur në normë presionin e gjakut si dhe çrregullime të tjera që mund të ndodhin në organizmin tonë.

Ushqim suplementar dhe forcues i përgjithshëm

1- Vitamina komplekse B është nga më të përdorshmet dhe efektive në dietën suplementare dhe duhet të merret nga ushqimi juaj i përditshëm. Ajo gjendet më shumë tek farat e lakrave të kuqe.
2- Biokimiket në kombinim - nr 28, përmbajnë të 12 llojet e kripërave që merren nga trupi gjithmonë. Është një forcues i përgjithshëm dhe duhet të merret pas ushqimit.
3- Marrja e përditshme e vitaminës C rrit veprimtarinë dhe jetëgjatësinë e trupit.
4- Pjesa e të gjithave produkteve dietike shkakton në disa raste sëmundje, prandaj përpiquni t'i shmangni ato.
5- Pjesa e të gjithave llojeve të produkteve të erëzave mund të shkaktojë sëmundje të sistemit kardiovaskular.

Stërvitje dhe joga
1- Trupi i njeriut është si një makineri që duhet të jetë gjithmonë në lëvizje.
2- Lubrifikues- Lëvizjet e stërvitjes janë në lakueshmëri me lëvizjet e trupit, zmadhimi i tyre rrit qarkullimin dhe lakueshmërinë.
3- Karrikimi i baterisë- Rrezet e sistemit nervor janë si një bateri e trupit dhe ndihmon hapjen e poreve të lëkurës dhe ajrosjen e tyre gjatë lëvizjes.
4- Sistemi ftohës- Çlodhja furnizon freskinë e trupit.
5- Lëndë djegëse- Një dietë e duhur, ushqim, ajër, ujë dhe drita e diellit shërbejnë si karburant për trupin.
6- Shofer i ekuilibruar- Mendja është shoferi i trupit. Ajo mund të ekuilibrohet dhe kontrollohet me anë të meditimit dhe përqendrimit.
7- Bëni rregullisht ushtrime të lehta.
8- Mos bëni ushtrime të lodhshme siç është vrapimi i shpejtë, sepse ato rrisin ritmin e metabolizmit të trupit tuaj.
9- Ecja e lehtë është ushtrimi më i mirë për të mbajtur nën kontroll diabetin dhe problemet e zemrës.
10- Duke jetuar në një vend të ftohtë (në lartësitë e kodrave), ritmi i metabolizmit të trupit ulet dhe mosha e jetësës rritet.
11- Frymëmarrja e thellë dhe mbajtja e saj për pak kohë ndihmon në rritjen e jetëgjatësisë së një personi.
12- Ritmi normal i frymëmarrjes sonë, p.sh. frymëmarrja, mbajtja e frymës dhe nxjerrja duhet të jetë 1:4:2
13- Mbajeni trupin drejt.
14- Përpiquni të merrni frymë me anën e majtë të hundës gjatë ditës dhe më anën e djathtë të hundës gjatë natës.
15- Organet tona të brendshme janë po aq të rëndësishme sa organet tona të jashtme për të na mbajtur të shëndetshëm, kështu që për të mbajtur mëlçinë, stomakun dhe mushkëritë në gjendje të shëndetshme, ecja e përditshme në mëngjes dhe në mbrëmje është shumë thelbësore.
16- Është e mundur që problemet e zemrës të shërohen duke mos përdorur aspak vaj apo terapi, vetëm duke ngrënë perime të ziera, duke praktikuar ushtrime joge dhe duke bërë një jetë pa strese.
17- E rëndësishme është mendja, temperamenti dhe mënyra e jetësës.
18- S'ka joga më të rëndësishme se kontrolli i mendjes.
19- Mbajeni mendjen të zënë dhe aktive me shumë punë fizike.
20- Jini të lumtur dhe të qetë, shmangeni zemërimin dhe temperamentin shpërthyes.
21- Tensioni i lartë, harresa dhe procesi i plakjes mund të kontrollohet nga meditimi.
22- Vazhdoni të kënaqni mendjen tuaj në rast të problemeve me shëndetin.
23- Merreni jetën si ju vjen, mos u shqetësoni nga uljet dhe ngritjet e jetës. Hani dhe pini në mënyrë të moderuar, kini besim, punoni shumë dhe aplikoni zakonin e të fjeturit shpejt dhe të zgjuarit herët.
24- Një studim i kryer në Japoni zbuloi që shumë prej personave që jetojnë prej një shekulli kanë pasur si punë të tyre kryesore bujqësinë apo janë marrë me pyjet.

Shumëllojshmëria
1- Merrni ujë të ngrohtë pas çdo vakti për të kontrolluar shëndoshjen dhe për të përmirësuar tretjen e ushqimit.
2- Herët në mëngjes, pa larë dhëmbët, pi një gotë me ujë, pastaj të gjitha mikrobet e mbledhura do të kalojnë në stomak. Kjo metodë kryesisht është e ngjashme me hemeopatinë dhe është përdorur gjerësisht në Japoni për të zgjatur jetën dhe të kurojë disa sëmundje automatikisht.
3- Mr. Morarji Desai, ish-kryeministër i Indisë, iu drejtua terapisë së auto-urinës kur ai kishte provuar të gjitha llojet e terapive dhe dështoi për të pasur ndonjë kurë prej tyre.
4- Pasi të lash fytyrën me ujë, mos e fshij. Lëre të thahet vetë. Ajo e mban lëkurën të thatë dhe të shëndetshme.
5- Flini me kokën në drejtim të jugut, ajo ndihmon në rritjen e qarkullimit të gjakut të trupit, i përshtatshëm dhe për lidhjet e trupit me fushën magnetike të tokës.
6- Kur të flini duhet që pjesa e këmbëve të krevatit të jetë më e lartë se ajo e kokës. Ajo rrit qarkullimin e gjakut më shumë në pjesën e kokës. Ajo ju mban të ri dhe përtërin funksionet e trupit.
7- Mbaj ujë magnetik- Ju mund ta përgatisni atë duke mbajtur një gotë me ujë me dy magnete, njërin në krye me polin Veri dhe tjetrin poshtëë gotës me polin e Jugut. Mbajeni atë çdo natë dhe pijeni të nesërmen në mëngjes.
8- Konsumi ditor i aspirinës duhet të jetë ¼ e tabletës 100 miligramëshe, mënjanon rrezikshmërinë e atakut në zemër. Aspirinat ndalojnë procesin e pjekurisë duke i mbajtur indet fleksibël. Ai është gjithashtu i mirë për sytë. (Merri vetëm me porosi të mjekut).
9- Çdo ditë në vrimat e hundës vendosni pak vaj mustarde të përzier më pak ujë. Ai është i dobishëm për sytë dhe i mban rrugët e frymëmarrjes të pastra dhe të lëmuara.
10- Çdo ditë shpërnda vaj mustarde në gishtat e këmbës, ajo të ndihmon për të përmirësuar shikimin e syve.
11- Cigaret apo krejt llojet e duhanit apo drogave të ndryshme dobësojnë apo çojnë deri në shkatërrim arteriet dhe organet e frymëmarrjes.
12- Sekreti i kinezëve që arrijnë të jetojnë deri në 150 vjet, i dedikohet një teknike të quajtur "Lichigian", e cila konsiston në përdorimin e ushqimeve bimore, të ushtrimit fizik dhe meditimit.

Pergatiti: Elberta Spaho

E identifikuar

Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 12-07-2007, 07:09:15 »

Unë artikullin s'e lexova Berni, pasi ka ardhur ora e gjumit këtej nga ne, megjithatë do ta lexoj se u bëra kurioze. Desha te them gjithashtu qe mënyra me e mirë dhe me e saktë qe me duket mua qe do të te beje të jetosh një jetë te mirë dhe te gjatë është: qe ta duash shumë jetën tënde. Kur e do jetën tënde, do shumë veten tënde, perpiqesh për veten dhe zakonisht buzeqesh shumë.


P.S. Natën e Mirë mua dhe Miremengjes ty Berni, dhe hidhi një sy asaj temës "A di te vishet Rinia Shqiptare?!" kur të kesh kohe. luj syun
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 15-07-2007, 15:39:44 »

Po vendos dhe një artikull tjetër dhe ky interesant është në lidhje me këtë teme buzeqeshje

P.s Elegance e lexova atë shkrim,shum bukur kishe folur.

14 mënyra për të jetuar më gjatë

   
1- Mos flini me orar të zgjatur
Ky është një faktor i cili nuk duhet nënvlerësuar aspak. Gjumi mbi 7 deri 9 orët e rekomanduara mund ta reduktojë jetën në mënyrë të dallueshme nga ata persona që zbatojnë një orar të pranuar gjumi. Studimet kanë treguar se personat që flenë më shumë se tetë orë në natë, kanë një rast më të madh vdekjeje nga sëmundje të ndryshme sesa në rastet normale. Por edhe vonesat e natës, party-t nuk i bëjnë mirë shëndetit. Studimet thonë se, më pak se katër orë gjumë dhe pagjumësia shtojnë rrezikun për vdekje. Njerëzit të cilët flenë midis gjashtë dhe shtatë orëve për natë kanë mundësinë për të jetuar më gjatë.

2- Bëni jetë e kënaqshme seksuale
Ky faktor nuk ka shumë nevojë për koment sepse të gjithë e dimë se seksi ndihmon për një shëndet sa më të mirë dhe rrit jetëgjatësinë. Duke iu mbështetur studimeve, seksi nuk nënkupton thjesht një ritual të ndjekur, por ka të bëjë me krijimin e një intimiteti, situate të këndshme që i shton jetës edhe kënaqësitë seksuale. Në këtë mënyrë shmanget stresi, ndiheni më të lumtur dhe më të përmbushur, të gjithë këta faktorë mbajnë në normën e duhur nivelin e gjakut dhe mbrojnë nga sëmundjet e ndryshme të zemrës. Këto studime u publikuan në prill 2004 në një gazetë amerikane dhe treguan se “frekuenca e një ejakulacioni të lartë redukton rrezikun e kancerit të prostatës”.

3- Mbani kafshë shtëpie
Njerëzit të cilët mbajnë kafshë shtëpie, veçanërisht qen, janë më pak të stresuar dhe janë ata që shkojnë më pak për vizitë te psikologët e tyre, në krahasim me ata që nuk mbajnë kafshë shtëpie. Rastet e mbijetesës nga ataku i zemrës te personat që mbajnë kafshë shtëpie janë 12 për qind më të larta, sesa ata njerëz që nuk mbajnë asnjë kafshë në shtëpitë e tyre. Kafshët shtëpiake dihet se kanë presionin më të ulët të gjakut dhe kjo ndikon edhe të ata që rrinë pranë me këto kafshë. Arsyet e këtij ndikimi janë të lidhura me faktorë psikologjikë, si është fakti që prania e një kafshe shtëpiake shmang vetminë dhe depresionin, të bën të qeshësh në disa raste e të luash me to, si dhe të ushtrohesh apo të dalësh për shëtitje.

4- Bëni çdo vit analizat e gjakut
Sipas një studimi të bërë, është testuar se rreth gjysma e të sëmurëve me sëmundje zemre, e cila mban numrin 1 për vdekjet nga sëmundjet në USA, kanë nivel normal të kolesterolit, i cili ngre dyshime të shumta mbi rrezikun që sjell mostestimi i tij i herëpashershëm në sëmundjet e gjakut. Analizat e gjakut tregojnë nëse ruhet apo jo në normat e duhura niveli i kolesterolit. Niveli i lartë i kolesterolit shkakton 90 për qind të rasteve me sëmundje zëmre. Rezultatet e testimit mund të rregullohen me ndërhyrje mjekësore apo dieta të ndryshme të këshilluara nga mjeku.

5- Të ardhura më të larta
Sipas statistikave të Qendrës Ndërkombëtare të Shëndetësisë, 24% e amerikanëve të ardhurat e familjeve të të cilëve janë më pak se 20 000 $, janë të prekur nga sëmundjet kronike, ndërsa vetëm 6 % e njerëzve me një sasi të ardhurash prej 75 000 $ ose më shumë e kanë këtë problem. Zakonisht grupet e popullatës që kanë më shumë probleme me shëndetin, kanë të ardhura më të ulëta dhe më pak edukim. Një shpjegim më i plotë tregon se të ardhura më të larta lejojnë një jetësë më të mirë, të shëndetshme dhe të qetë. Edhe pse puna herë pas here shkakton stres, një pagë e kënaqshme jo vetëm e justifikon atë, por edhe rrit të ardhurat e mundësinë për një dietë të shëndetshme.

6- Lini duhanin
Të thuash se pirja e duhanit i bën keq shëndetit është pak. Duhani është një nga shkaktarët kryesorë të shumë sëmundjeve të mushkërive, kancerit, gjakut etj. Pirja e duhanit mund të sjellë mundësinë për të pasur kancerin e prostatës. Po ashtu burrat në moshë të mesme që pinë duhan në mënyrë të tepruar kanë mundësinë për të pasur forma më të ndërlikuara të kancerit të prostatës. Meshkujt që nuk pinë duhan e reduktojnë në 50 për qind rrezikun e kancerit të prostatës. Sipas studimeve të bëra mbi pirjen e duhanit, cigaret “kanë në dorë” vdekjen në moshë të hershme të shumë duhanpirësve.

7- Shmangni mërzitjen
Studimet e bëra nga Johns Hopkins në vitin 2002, treguan se meshkujt të cilët zemërohen shpejt apo shfaqin shenja të dukshme mërzie si kundërpërgjigje ndaj stresit, janë rreth tri herë më tepër më të prekur nga rreziku i zhvillimit të sëmundjeve të ndryshme të zemrës, në krahasim me meshkujt të cilët paraqesin përgjigje me zemërim më të ulët ndaj stresit. Ata e rrisin rrezikun e tyre rreth 6 herë për të pësuar atak pas moshës 55-vjeçare. Një shpjegim i mundshëm ka të bëjë me lidhjen mes zemërimit dhe presionit të lartë të gjakut, të cilët së bashku shtojnë nivelin e stresit te një individ. Një këshillë: Pranojeni mërzinë si të pashmangshme, pas pak stresi do të rrokulliset poshtëë nga supet tuaja.

8- Konsumoni antioksidantët
Antioksidantët, substanca të gjendura në ushqime të ndryshme nga kanella deri te boronica, mund të largojnë radikalet e lira, të cilat janë bashkime të paqëndrueshme me natyrë kimike, të cilat luajnë një efekt përshpejtues në pjekurinë e qelizave. Para se të vepronte ky antioksidant këto radikale të lira “pastroheshin” nga veprimi i disa qelizave antioksiduese. Kjo ndihmon në shmangien e shumë sëmundjeve, si dhe në luftimin e kancerit.

9- Një martesë e lumtur
Një martesë e lumtur do të thotë më pak stres, më shumë bashkëbisedim dhe qetësi. Këto të gjitha sjellin një jetë të shëndetshme pa shqetësime. Po “martesë e lumtur” lidhet dhe me mundësitë gjenetike, pra me pjellorinë. Jetëgjatësia e gjeneve është e trashëguar, po ashtu edhe aftësia e tyre për t’u riprodhuar. Po ashtu personat nuk mund të kenë fëmijë në disa raste, janë ata që vijnë nga prindër që zotërojnë gjene në jetëgjatësi.

10 - Jetë aktive me ushtrime
Sapo të çoheni në mëngjes, një vrap i lehtë do të rregullonte sistemin e frymëmarrjes dhe do të normalizonte presionin e gjakut. Jo vetëm që ushtrimet gjimnastikore iu mbajnë në peshë, por ndikojnë edhe në shëndetin kardiovaskular, në sekretimin e hormoneve të ndryshme të nevojshme për energjinë trupore. Po ashtu mbas pak minutash ushtrimi ju ndiheni më të relaksuar, të qetë dhe pa shenja stresi. Dr.Merl Myerson thotë: “Nëse nuk e përdor atë që zotëron, do ta humbësh.” Personat të cilët janë aktivë në jetën e përditshme, ndihen më mirë, janë më të shëndetshëm dhe jetojnë më gjatë.

11- E qeshura të zgjat jetën
E qeshura redukton nivelin e hormoneve që nxitin stresin si adrenalina dhe kortisoli. Ato zakonisht prodhohen nga gjëndrat endokrine dhe në disa raste pengojnë qarkullimin normal të gjakut. Të qeshësh “relakson” qelizat e gjakut dhe largon urinë e herëpashershme, sepse ushqimi i shpeshtë shkakton mbipeshë dhe sëmundje të ndryshme. Kur qesh largon stresin, ndihesh më mirë, më e lumtur dhe e qetë. Individët të cilët e shihnin jetën me një vështrim pozitiv janë probabilisht më pak të stresuar, më tepër të zënë me punë që i mbushin me harmoni, janë më të qetë dhe më të shëndetshëm.

12- Ruani peshën normale
Për njerëzit të cilët janë mbipeshë apo obezë, jeta është gjithmonë në rrezik. Ata janë nën presionin e sëmundjeve të ndryshme të zemrës apo tipave të ndryshme të kancerit, kanë rrezikun më të lartë për të zhvilluar Tipin 2 të diabetit. Mënyra më e mirë për të mos kaluar në mbipeshë është një dietë e shëndetshme dhe ushtrimi i një aktiviteti të nevojshëm fizik. Sipas ekspertëve, nuk është e rëndësishme të dish të dobësohesh, por të mundohesh të mos shëndoshesh.

13- “Menaxhoni” stresin tuaj
Gjithkush është nën stres për një arsye apo për një tjetër, si nga një punë e lodhshme, një provim, një grindje e lehtë apo edhe nga lodhjet e përditshme. E rëndësishme është që gjithsecili të dijë ta menaxhojë atë. Çelësi është që të njihni faktorët që e rëndojnë ditën tuaj dhe të gjeni mënyrën si t’i lehtësoni ato. Stresi shkakton nivel të lartë të kortizolit, pagjumësi dhe dobëson sistemin imunitar. “Unë mendoj se stresi vret më shumë njerëz në botë se gjithçka tjetër”, shprehet Dr.David Fein.

14- Meditoni
Sipas Dr.Woodson Merrell, doktor në spitalin Mendor të Izraelit në Nju Jork, mënyra më e fuqishme për të luftuar stresin dhe për të siguruar një jetë më të qetë është meditimi. Ai pastron mendjen nga mendimet e këqija dhe të lejon të përqendrohesh në qetësi. 15 minuta meditim kanë treguar se krijojnë një gjendje më të plotë relaksi sesa një gjumë i rënduar. Ende pa filluar dita, 2 minuta meditim do të ishin të shëndetshme. Uluni me shpinën drejt dhe provoni të qetësoni mendimet tuaja, kjo do t’iu ndihmojë të përqendroheni te fjalët.

Marrë nga “Tgcom”
E identifikuar

erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 08-09-2007, 20:23:25 »

Aq sa na është  shkruar për te jetuar, jetofshim me këmbë e me duar....
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.
Poseidon"E"2

Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 08-09-2007, 20:25:55 »

Aq sa na është  shkruar për te jetuar, jetofshim me këmbë e me duar....

o po  ce  ke thënë mir.....

aq  sa e  ka shkruajtur ai sipër do jetojme
edhe ishalla me këmbë  dhe me dor  siç e tha  dhe  kjo  shoqa parafolse
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  



Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo |