Po si nuk e shohin ndryshimin e një shqiptari dhe një turku, Turqit pergjithsisht janë te zinj, me aq sa kam pare unë këtej nga jam se ka shumë turq, neve Shqiptarët jemi te bardhe e dallojm shumë nga Turqit.
Jo aspak. Ndryshimi mes Shqiptareve dhe Turqve, dhe rraca te tjera te mesdheut janë vështirë për t'u dalluar nga njera tjetra. Unë kam qenë ne Turqi dhe ndonjëherë me dukej sikur jam mes shqiptaresh - kuptohet ne pamje të parë.
Përsa i përket temës, ka plot qe paragjykojne edhe flasin paditur. Shqipëria është ende vend shumë i panjohur. N.q.s. keni parasysh 'përshtypjen e pare' pak a shumë kështu është edhe me shtetet. N.q.s. njeh vetëm një shqiptar dhe ai shqiptar është kriminel, nga padituria do mendosh se një pjesë e mirë e Shqipërisë janë te tillë. N.q.s. njeh një kriminel edhe një doktor, dhe ke pak tru ne kokë do e kuptosh qe edhe Shqipëria është si ç'do vend tjetër i botës, ka te mirë e te keqinj me shumicë.
Shqipërinë asnjëherë nuk ma kanë share, dhe kam afro një dekade e gjysmë ne kte vend. Me kanë pyetur shpesh reth Shqipërisë, dhe ne shumë raste kanë kërkuar te dijnë n.q.s. janë te vërteta informacionet qe kanë dëgjuar/lexuar. Mund te them qe ato njerëz qe ia vlejne nuk e kanë share edhe nuk e shajne kurrë Shqipërinë. E kuptojnë qe është shtet foshnje dhe është ne tranzicion akoma.
Ama duhet sqaruar mirë se kritika edhe sharja/ofendimi janë krejt ndryshe, por qe ndonjëherë ngaterrohen.