Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarBiseda Shoqërore (Moderator: Vogelushja Korcare)Shqiptarët nder me jo te lumturit e botës?


Faqe: [1] 2   Shko poshtë
Dërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Shqiptarët nder me jo te lumturit e botës?  (E lexuar 482 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 06-07-2008, 14:24:28 »

Siç njoftohet ne një artikull te gazetës "Tema" është kryer nga një institut amerikan një sondazh për lumturine sociale. Nga sondazhi rezulton se shqiptarët janë nder te palumturit e botës duke u renditur në vend te 6 nga fundi.

Tani shtrohet pyetja: A janë shqiptarët vërtetë nder me te palumturit e botës, apo kur është bërë sondazhi personat qe janë pyetur kanë filluar ritualin vazhdueshem te qarjes dhe sterqarjes për gjendjen katastrofale ne te cilën ndodhen?

Unë, personalisht nuk mund ta besoj se shqiptarët janë me te palumtur se irakenet e shumë popuj te tjerë afrikane e aziatike qe ndodhen nën uri, diktatura dhe katastrofa natyrore.
Me poshte është një pjesë nga lista dhe linku për te artikulli i plotë.



Estonia -0.36

Bosnja serbe -0.45

Lituania -0.70

Letonia -0.75

Rumania -0.88

Rusia -1.01

Gjeorgjia -1.01

Bullgaria -1.09

Iraku -1.36

SHQIPËRIA -1.44

Ukraina -1.69

Bjellorusia -1.74

Moldavia -1.74

Armenia -1.80

Zimbabve -1.92

http://www.gazetatema.net/index.php?gjuha=0&category=0&id=2792
« Ndryshimi i fundit: 08-07-2008, 15:39:51 nga M A X » E identifikuar

Trendafili
Shpirt i ëmbel
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 06-07-2008, 14:31:41 »

As unë për vete nuk e besoj,,,ndoshta jemi pak te palumtur por me te palumturit e botës është diçka e pamendueshme,,,,siç the ti ka plot vende te botës qe janë me keq se Shqipëria 100 here,,,,,por mbase kanë dashur te thonë diçka me këtë artikull këta,,nuk i dihet vetëm nuk e besoj,,,, buzeqeshje
E identifikuar
eurogina
F&J
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 06-07-2008, 18:23:52 »

shqiptari o mo qefliu ne bot mo ca thoni ju
E identifikuar
Capkenja
« Përgjigjja #3 më: 06-07-2008, 18:29:51 »

shqiptari o mo qefliu ne bot mo ca thoni ju

Shqiptarit po i dhe

mish oris dhe seks është ne terezi zgerdhihet
E identifikuar
aston martin
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 06-07-2008, 20:07:17 »

Shqiptarit po i dhe

mish oris dhe seks është ne terezi zgerdhihet


^^^--->>> Amin

Tani e lexova mirë titullin, se mu duk se thoshte, "Nder me te Palamurit"...  zgerdhihet

e thash vetit s'duet te ket pas ujë dhe drita..., dhe kshu qe kan mbetur njerzit pa u lare... zgerdhihet zgerdhihet

kur e lexova artikullin e gazetës, Kolumbia zen vendit e tretë nder me te lumturit, po normal se kokaina e bën te veten.... zgerdhihet
E identifikuar

"True love is like ghosts, which everybody talks about and few have seen."
labiku
vdekje tradhetareve
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 06-07-2008, 21:17:11 »

po shqiptari qejf ka se brek s'ka.gabim ky sondazhi.pastaj këto gjëra sjane për fakte janë për zbavitje.s'ka me te gezuar se ne
E identifikuar

shqiperine moj ma kanë vrarë ma kanë prerë e ma kanë ndare kallo greke e jugosllave
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #6 më: 07-07-2008, 06:24:45 »

Ky instituti mesiguri  ka pyetur një shqiptar te vetëm ne Amerikë, se qe te këtë ardhur ne Shqipëri, vështirë është për tu besuar. Si na qenka Iraku me i lumtur? Apo u duket lufta, dasëm këtyre amerikaneve.
Nuk mund ti mohojme sigurisht problemet tona,,,por qe te renditemi pas Irakut, kjo nuk kaperdihet.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
goni007


Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 08-07-2008, 00:15:42 »

o labik tjetër gjë është qejfi e tjetër gjë është lumturija apo se ke kuptu unë them qe mundet me qen e vërtetë, shih sa është perqindja e varferise ku ka lumturi kur njeriu s'ka as edhe te holla për buke po flas ne tersi për shqiptarët jemi bërë si mos më keq,prandaj po them qe edhe jemi te palumtur se për qefe ne një ditë bejm qejf i harrojm të gjitha një jav mandej bertasim se nuk kemi, lumturi i thua ti kësaj,unë nuk i them lumturi kësaj.
E identifikuar
aston martin
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #8 më: 08-07-2008, 08:10:04 »

Po Normal, tek fundi i ditës, Ai qe ka është i lumtur, ndërsa ai qe s'ka s'esht i lumtur, pa marrë parasysh kushtet dhe rrethanat.

S'mund të kesh lumturi ne një vend, kur ligji nuk funksionon siç duhet, ku ka korrupsion, papunsi, krim te organizuar, varferi, dhe asnjë shans për te ndryshuar çfarë përmenda...
CIA nuk genjen për faktet e veta..
E identifikuar

"True love is like ghosts, which everybody talks about and few have seen."
hana04

Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 08-07-2008, 10:52:53 »

edhe unë them qe nuk jemi te lumtur pjesa me e madhe e qytetarve shqiptar si ne Shqipëri ashtu edhe ne Kosovë e maqedoni jan te paknaqur me kushtet e jetës,varferi e madhe ku mund te këtë lumturi,lexova se danimarka është vendi me njerëz me te lumtur ne botë dhe thash me vete po si nuk jan te lumtur kur kan një jetë te  mirë me të gjitha standardet,ndërsa neve nuk kemi ujë,ku do shkosh ma tutje për tjerat s'po flasim,e pajtohna me parafolsit se për qefe sna e kalon kush, po sa na zgjasin ato qefe,shum shkurt.
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #10 më: 08-07-2008, 16:57:44 »

Ne çdo vend te botës ka njerëz te palumtur, edhe ndermjet shqiptareve ka me shumicë, edhe nga arsyet qe i kanë përmendur disa me sipër.

Për te gjithë ju te palumturit ju përshëndes me një kenge qe me pëlqen shumë.

West Side Family - Kena Lind Për Qef

E identifikuar

Dallga
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 08-07-2008, 17:23:28 »

Nuk me befason artikulli
E identifikuar

Egoizmi i bën njerëzitë skllever te vetvetes....
chekevara
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 08-07-2008, 23:25:19 »

Nuk e di ku është marrë artikulli, por dihet se ne vendet qe janë ne zhvillim e sipër palumturia(stresi) është me i theksuar se ne vendet e varfëra apo te zhvilluara.....
p.sh. ne studime te para 2 viteve te bëra nga universiteti i sorbon-es ne Francë: popullsia me "pak e stresuar" ishte Senegali...

prandaj edhe mua, edhe pse më pak egzagjerim dhe pa baza empirike....nuk me habit shumë..
E identifikuar

njeriu tërë kohën duhet te mesoje te jetoje, por me se tepermi duhet te mesoje te vdese.
..*..LOVE..*...
..*BEBUSHE..*..
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #13 më: 11-07-2008, 16:43:51 »

iiiiiiiiiii....pse jami një nder popujt më pak te lumtur ne..?????? pershtjellim merzitje
E identifikuar

..*..LOVE ..*.. is like a war...EASY to start .. HARD to END .. IMPOSIBLE to FORGET ..sooooooooooooooo ..... Don"t love ANYONE..
sorelina


Shiko profilin
« Përgjigjja #14 më: 12-07-2008, 22:49:05 »

Po Normal, tek fundi i ditës, Ai qe ka është i lumtur, ndërsa ai qe s'ka s'esht i lumtur, pa marrë parasysh kushtet dhe rrethanat.

S'mund të kesh lumturi ne një vend, kur ligji nuk funksionon siç duhet, ku ka korrupsion, papunsi, krim te organizuar, varferi, dhe asnjë shans për te ndryshuar çfarë përmenda...
CIA nuk genjen për faktet e veta..

Ne vendet qe renditen para Shqipërisë, nuk janë te pranishme këto fenomene?
Për mendimin tim ky është artikull bosh. 
 Ah dhe diçka, vendi i parë i takon Hollandes se këtu dhe droga është e ligjshme  perqeshje
E identifikuar

It's a rainy day when you're not around
Faqe: [1] 2   Shko lart
Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |