Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarBiseda Shoqërore (Moderator: Vogelushja Korcare)Sa libra posedoni ne bibloteken tuaj ?


Faqe: [1] 2   Shko poshtë
Dërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Sa libra posedoni ne bibloteken tuaj ?  (E lexuar 533 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Jetonii
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 06-06-2008, 21:03:29 »

Sa libera posdoni ne bibloteken tuaj,dhe ç`farë tematike kanë ata ?
« Ndryshimi i fundit: 07-06-2008, 08:54:05 nga erlehta » E identifikuar

rrugët e jetës jan te gjata por vet jeta është e shkurter vitet kaloijn te vie fundi por vall çdo të jet ky fund për ty............????
Capkenja
« Përgjigjja #1 më: 06-06-2008, 23:31:06 »

Mm pyetje shumë e mirë kjo !


Unë fanktikisht kam pasur goxha libra por kur leviza nga Shqipëria për ne BG shumë libra me humben dhe pjesen tjetër mami i pati dhuruar disa njerëzve.

Zakonisht librat i kam marr i kam lexuar dhe i kam kthyer,shumë pak mund te them kam dhurate libra artistike..pjesa tjetër janë libra shkencor qe me duhen dhe ne pune.

Plus dhe ata i marr ne bibloteken e punës e cila është shumë e pasur.


Librat qe lexoj me shpesh janë:

Ata te romani policesk

dashurisë

trille

shkencore( me tepër për Rregullin teknik,automatizimin,kam pasur për mbrotje mjedisi etje ejte )
E identifikuar
mishel
« Përgjigjja #2 më: 07-06-2008, 01:34:59 »

hemm dikur imponim sot pasion. mund te them se kam një bibloteke te pasur.duke filluar nga shkrimtaret klasik dhe deri ata modern e abstrakt.  por me te dashurit janë vellimet e vjetra ku kthehem shpesh mbase për efekt malli . me kujtojnë tim atë tek i shfletonte. ehhh
E identifikuar
Emira


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 07-06-2008, 08:51:07 »

Sa libra? Yfffffffff, po nja 200 romane minimumi te zhanreve me të ndryshme i kam lënë ne Shqipëri se kufijve te botës nuk i merrja dot...me pikon ne shpirt kur e mendoj këtë gjë, pastaj se kush erdhi dhe i "huazoi" pergjithmone një dreq e mori vesh, nejse.
Këtu ne Gjermani nuk i kam numeruar, po pak a shumë kam një biblioteke mesatare përsa i përket numrit dhe zhanreve. Kam lexuar shumë here më pak këtu se ne Shqipëri. Ne fillim nuk dija se c´te lexoja pasi kendej bombardohesh me Bestseller, grrrrrrr!!!
Kam shije klasike me tepër. Preferoj te lexoj me mirë shumë ngadalë një roman apo novele klasike ne Frengjisht apo Anglisht se një libër medioker te zhanreve moderne ne Gjermanisht.Jo se ne Gjermanisht nuk mund te shprehesh bukur, por librat klasike këtu janë tej masë te shtrenjte.
Klasiket si Molierin, Hygoin apo Balzakun i ruaj dhe i gjuaj nëpër "Tregjet e miut" Flohmarkt ne Gjermanisht, d.m.th. tek Gabi ;-)))))))))))))
E identifikuar

Mos u lut për mua, se dua pash me pash t´i bij ferrit...
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 07-06-2008, 11:29:33 »

Kam shumë shumë libra po asnjëherë nuk i kam numeruar sesa arrin numri. Romanet, tregimet, novelat  ne gjuhën shqipe i kam lënë ne Shqipëri. Kur u largova nga Shqipëria mora vetëm librat shkencor dhe universitar,siç e tha edhe Ermira të gjitha nuk mund te meren, dhe momentalisht biblioteken këtu e kam  te mbushur me libra te tillë. Kam blere dhe vazhdoj te blej libra ne gjermanisht. Muajt e fundit kam blere pesë libra botanike, dy romane dhe një libër me përralla buzeqeshje
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Progres
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 07-06-2008, 13:35:27 »

Kam dhe unë shumë libra qe nga koha e komunizmit ,libra te llojeve te ndryshëm por kryesisht dominojnë autoret te tipit Kadare,Balzak,Remark
E identifikuar

Im High Than a Angel Better Than a Devil
**..Babyygirll..**
*Shpirt i embel*
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 07-06-2008, 13:48:30 »

Unë kam shumë nuk i kam numeruar...kryesish t me pelqejn romanet romantike dhe poezit...dhe novelat....por ka nga këto biografite e njerëzve te famshem qe i lexoj shumë..... i/e mire
E identifikuar

**..ILoveYou..**
nisa

Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 07-06-2008, 15:44:03 »

kam pasur mbi 500 tituj kryeseisht te teologjis islame kam edhe shum romane te ndryshëm por isha shum e interesuar qe shoqëria ime te perfotonte nga bibloteka ime,desha te tregohem shum dor shlir por nuk mu kthye ashtu siç mendova se librat i dhash qe te me kthehen pasi te lexohen por nga 500 tituj mbeta vetëm me 200 qe tani i ruaj dhe nuk i jap askuj.
E identifikuar
chekevara
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 07-06-2008, 16:50:35 »

Tani sa i numerova... zgerdhihet paskam 97 libra te fushave të ndryshme(shumica rreth politikes,historisë dhe sociologjise) dhe rreth 45 libra universitar(gjysma te fotokopjuar).....po ashtu kam mbi 700 gazeta dhe revista me artikujt qe me shumë me kanë interesuar( ky është me shumë një hoby)......
E identifikuar

njeriu tërë kohën duhet te mesoje te jetoje, por me se tepermi duhet te mesoje te vdese.
Tetova08
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 07-06-2008, 17:05:35 »

Romane dhe libra te vegjel kam rreth 150 dhe revista rreth 100... si kam numeruar unë po për afersisht kam kaq.
E identifikuar
Dalber
Future Diktator
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 07-06-2008, 18:47:01 »

Këtu ku jam nuk kam shumë, biles 100'ten nuk ma merr mendja e kalon, por ne fakt në shkollë kam lexuar shumë pasi kemi një grup shoqeror te interesuar rreth leximeve akademike, biles UNI na ka mundësuar edhe një ambjent posacerisht për ne.

Ne Shqipëri kame shumë numrin ekzakt nuk ja di por vetëm romane duhet te jenë me shumë se 150. Kam shumë botime në lidhje me sociologjine, botime fetare ne disa gjuhe, pothuajse te gjithë librat qe te rrisin egon nacionale por qe kohët e fundit u jam larguar ca. Tani mu kujtua qe andej nga klasa e dytë e fillores me duket kame marrë si dhurat librin "Rrugeve te femijerise" nga Ramadan Pasmaciu, kështu me duket e kishte emrin, një autor nga Berati, Capi ma ha mendja e njeh, dhe sa te shkoj javës tjetër do e lexoj, nostalgji hesapi zgerdhihet zgerdhihet

Mund te them qe librat i kam fiksimin e vetëm ne jetën time. Nuk dua te mi preki njeri, bile edhe nëse duan ti shohin duhet ti hapin me kujdes se i kam inate librat qe i kanë te zhubravitura kapaket zgerdhihet Ne të gjitha anet e jetës time jame shumë i shkujdesur vetëm kjo më ka ngel si merak zgerdhihet zgerdhihet
E identifikuar

Krenar me injorancë time
Jo mendjemadh me hipokrizinë e tjetrit

dalber@zeriyt.com
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #11 më: 07-06-2008, 19:12:01 »



Mund te them qe librat i kam fiksimin e vetëm ne jetën time. Nuk dua te mi preki njeri, bile edhe nëse duan ti shohin duhet ti hapin me kujdes se i kam inate librat qe i kanë te zhubravitura kapaket zgerdhihet Ne të gjitha anet e jetës time jame shumë i shkujdesur vetëm kjo më ka ngel si merak
Unë nuk ia jap kujt librat. Ashtu si ty Dalber dhe unë i kam fiksim ti kem te rregullt.
Qe ne femijeri prindërit me blenin shumë libra e unë si kalama qe isha u mburresha shoqeve  zgerdhihet  Një shoqe me kerkoj "Pipi Corapegjaten" dhe nuk ma ktheu me. Qe atëherë sjap libra me  perqeshje

P.s Cheke dhe bandilliim ka te njëjtin hob si ty. Gazeta e ndryshme e revistat Geo i kemi te panumerta. Nnuk kam me vend, do liroj dollapin e rrobave u pa puna  zgerdhihet
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Emira


Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 07-06-2008, 20:04:43 »

Meqë ra fjala për libra tani, kam shumë vite qe kerkoj një libër te Dritero Agollit, botim i vjetër, ka qenë përmbledhje e poezive te tij, vellim goxha i trashe. Si për inat nuk e gjej dot me, se tek botimet e reja një poeme qe kerkoj nuk gjindet, e paskan hequr me sa duket se ka qenë pak e bojatisur me ngjyra komuniste, po ishte poeme për fëmijë dhe dua ta kem përsëri.Fillonte kështu:

"Ne një fshat ku del mbi male
hena naten si ogic,
mama Klara lindi djlae,
nene Lara polli vic"

ndoshta nuk e mbaj mend 100 % mirë, ndonjë fjale ka qenë ndryshe, po kështu, diçka e tillë ka qenë.Është poeme shumë e gjatë, disa faqe ka dhe perfundonte me :

"...nga ky djep i lashtë, i hijshem,
del një div i plotfuqishem."

Po e pati ndonjëri te me dërgoje një pm po deshi.
E identifikuar

Mos u lut për mua, se dua pash me pash t´i bij ferrit...
Emira


Shiko profilin
« Përgjigjja #13 më: 07-06-2008, 20:07:39 »

Unë si fiksim kam fjaloret, kam shumë fjalore te gjuhëve të ndryshme, edhe pse nuk flas as turqisht apo japonisht  zgerdhihet po me pëlqejnë t´i kem.
Plus pastaj libra gramatike edhe këta te shumte ne numer dhe ne gjuhe të ndryshme.
E identifikuar

Mos u lut për mua, se dua pash me pash t´i bij ferrit...
Emira


Shiko profilin
« Përgjigjja #14 më: 10-06-2008, 22:00:23 »

Meqë ra fjala për libra tani, kam shumë vite qe kerkoj një libër te Dritero Agollit, botim i vjetër, ka qenë përmbledhje e poezive te tij, vellim goxha i trashe. Si për inat nuk e gjej dot me, se tek botimet e reja një poeme qe kerkoj nuk gjindet, e paskan hequr me sa duket se ka qenë pak e bojatisur me ngjyra komuniste, po ishte poeme për fëmijë dhe dua ta kem përsëri.Fillonte kështu:

"Ne një fshat ku del mbi male
hena naten si ogic,
mama Klara lindi djlae,
nene Lara polli vic"

ndoshta nuk e mbaj mend 100 % mirë, ndonjë fjale ka qenë ndryshe, po kështu, diçka e tillë ka qenë.Është poeme shumë e gjatë, disa faqe ka dhe perfundonte me :

"...nga ky djep i lashtë, i hijshem,
del një div i plotfuqishem."

Po e pati ndonjëri te me dërgoje një pm po deshi.

 merzitje pershtjellim askush nuk e paska librin qe kerkoj unë?! kerkoni një here ju lutem nëpër senduqe  zgerdhihet
E identifikuar

Mos u lut për mua, se dua pash me pash t´i bij ferrit...
Faqe: [1] 2   Shko lart
Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |