Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarBiseda Shoqërore (Moderator: Vogelushja Korcare)Polici s’pranon ryshfet, denoncon qytetarin


Faqe: [1]   Shko poshtë
Dërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Polici s’pranon ryshfet, denoncon qytetarin  (E lexuar 233 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 17-06-2008, 16:31:48 »

Po e hap këtë teme ne këtë rubrike, se shumë nga ne shqiptarët, i japim Lekë vete, policave, doktorrave, petagogeve etj.Duhet te zbatohen ligjet nga te gjithë qe mos biem pre e korrupsionit.

..............

Rast i paprecedentë në portin e Durrësit

XHEVAHIR GRADICA

Një efektiv i policisë së portit të Durrësit ka bërë kallëzim penal ndaj dy shtetasve, njëri prej të cilëve është arrestuar, ngase tentoi të provokonte si dhe të mashtronte me para kontrollorin duke i afruar para.

Një shumë e konsideruar parash nuk e ka joshur policin me inicialet N. C., i cili pasi është ndeshur me tentativën e dy personave për ta blerë me para mjafton që të mos u vuloste pasaportën në dalje, ka vënë në dijeni autoritetin e drejtorisë së policisë kufitare dhe ka bërë kallëzimin penal.

Tentativa e korruptimit

Tentativa e shtetasit Arian Filja, i cili është arrestuar pak minuta pas denoncimit që i ka bërë punonjësi i policisë së portit të Durrësit, ndërkohë që në një kohë të shkurtër është bërë e mundur të identifikohet se personi i arrestuar kishte përdorur emër të rremë në dokumente.

30-vjeçari Arian Filja sipas policisë është shtetasi Astrit Shëngjergji nga Elbasani, por, pasi ka emigruar në Angli disa vjet më parë, ka ndërruar edhe identitetin. Ai ka tentuar të kalojë përmes portit të Durrësit për në Bari me linjën e trageteve, por ka kërkuar nga polici që të mos i vulosë pasaportën si dhe të mos i bëjë asnjë shënim në dokumentacionin e tij dhe të autoveturës. Kundërshtimi që ka ndeshur tek efektivi i policisë së portit në pikën e kontrollit të dokumentacionit e ka shtyrë Astrit Shëngjergjin (Arian Filen) së bashku me shtetasin Elton Shëngjergji, 20 vjeç, edhe ky nga Elbasani, të afrojnë një shumë të konsideruar të hollash për policin. Ata kanë menduar se në këtë mënyrë do të mund të komprometonin lehtë policin, ndërkohë që ky i fundit nuk është tunduar nga dora që i është mbushur me para të prerjes 5000 lekë.

Denoncimi i policit

Madje, pikërisht në këtë kohë efektivi i policisë ka replikuar me të dy këta shtetas, duke u dëshmuar atyre se nuk pranonte të kryente shërbimin e kërkuar, pasi binte ndesh me ligjin. Shëngjergji, rezident në Angli, ishte i regjistruar si shtetas kosovarë dhe vulosja e pasaportës si dhe e makinës “Renault” tip “Megane” me targa HK 03 TZV e vendoste atë përballë shkeljes së detyrimit që kanë azilkërkuesit e huaj.

Një justifikim i tillë nuk e ka bindur policin, që pa hezituar e ka denoncuar Shëngjergjin, i cili më pas është arrestuar, ndërsa 20-vjeçari Elton Shëngjergji, që e ka shoqëruar, do të ndiqet në gjendje të lirë.

Ky është ndër rastet e rralla që policia në portin e Durrësit denoncon qytetarët, ndërkohë që thuhet se në mënyrë të përditshme ndodhin raste të tilla dhe se policia e portit ndeshet me kërkesa të shtetasve shqiptarë që bëjnë jetë azilanti në Angli, Francë, Gjermani etj.

Gazeta Metropol
E identifikuar

Capkenja
« Përgjigjja #1 më: 17-06-2008, 16:53:00 »

Problemi është :

Polici nuk pranon rryfshet

Zgjidhja është :

Të bëjmë denoncim .

 hmmmmm hmmmmm hmmmmm me duket me tepër teme  shoqërore sesa problem dhe zgjidhje .

Pastaj këto janë raste aq te rralla sa,kushedi si i ka pasur halli biri i botës qe si ka pranuar leket mos i janë dukur pak dhe ne kembim te kësaj bëri heroizem ose
me ler ta gjej......merita e qeverisë ...po po po..po luftojme korrupsionin.
E identifikuar
Progres
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 17-06-2008, 17:00:48 »

Problemi është :

Polici nuk pranon rryfshet

Zgjidhja është :

Të bëjmë denoncim .

 hmmmmm hmmmmm hmmmmm me duket me tepër teme aktuale kjo pra shoqërore sesa problem dhe zgjidhje .

Pastaj këto janë raste aq te rradha sa,kushedi si i ka pasur halli biri i botës qe si ka pranuar leket mos i janë dukur pak dhe ne kembim te kësaj bëri heroizem ose
me ler ta gjej......merita e qeverisë ...po po po..po luftojme korrupsionin.
Zyra për Mbrojtjen e Qytetareve funksionon dhe ne Shqipëri zgerdhihet
E identifikuar

Im High Than a Angel Better Than a Devil
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 18-06-2008, 08:50:03 »


Pastaj këto janë raste aq te rralla sa,kushedi si i ka pasur halli biri i botës qe si ka pranuar leket mos i janë dukur pak dhe ne kembim te kësaj bëri heroizem ose
me ler ta gjej......merita e qeverisë ...po po po..po luftojme korrupsionin.

Ka njeres te ndershem e te pakorruptueshem sa të duash, kam një kusheririn tim, qe ka qenë për disa vite shef komisariati ne El, tani ka 6 vjet qe është shef i policis bashkiake, është njeri qe asnjë njeri nuk e korrupton dot, dhe e njohin shumë mirë se cfar tipi është, se ai bën si thotë Ligji dhe jo si thonë njerëzitë, dhe Policat e thjeshtë e kishin frikë, se diçka të marrte vesh për pune korrupsioni i shkarkonte nga puna.Po qe njeriu mirë e të duash qe te respektojn te tjerët, bëj drejtësi për te gjithë njerëzitë njësoj.
E identifikuar

erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 18-06-2008, 19:38:54 »

Ky është rast i rrallë prandaj i është bërë  ky artikull. zgerdhihet
Megjithatë policet ne përgjithësi le të marrin  shembull nga eksemplaret.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
sajmir pasha


Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 21-06-2008, 18:20:59 »

Se besoj te ket aq polica te ndershem mor berni jo. Ai ose i ka mbushur xhepat ose nuk i kanë mjaftuar aq sa i ka dhënë.
E identifikuar

labiku
vdekje tradhetareve
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 21-06-2008, 20:13:23 »

ca polic maskara. zgerdhihet
shiko sa te pa pare jemi.njëherë thotë polici spranoj Lekë u be nami.hahaha
epo ca populli paskemi qenë
E identifikuar

shqiperine moj ma kanë vrarë ma kanë prerë e ma kanë ndare kallo greke e jugosllave
Faqe: [1]   Shko lart
Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |