Faqe: 1 [2] 3 4   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Mashkulli pa floke!  (E lexuar 4373 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
SmiLey
TNT 4 the BraiN
Anetar


Karma: 9
offline offline

Postime: 5976



Shiko profilin
« Përgjigju #15 më: 06-10-2007, 12:00:32 »

mashkulli pa floke - jo terheqes fizikisht!
Dhe kjo vlen për pjesen me te madhe te meshkujve, hidhuni pupthi ju po deshet por ky është fakt!
Sigurisht, qe ka disa meshkuj (edhe pse te pakte) qe kur i qethin shumë shkurt ose qeros fare si ushtar, sërish ngjajne shumë terheqes... por kjo sepse kanë një sërë karakteristikash qe vazhdojnë atë ta bëjnë terheqes, si p.sh: forma e kokës (një formë te bukur), sytë, veshtrimi, buza, hunda, mimika e fytyres, buzeqeshja sikurse dhe build-i... d.m.th. trupi i tij i formuar dhe jo ndonjë bullafiq perqeshje
Por këto cilësi janë përsa u përket fizikut dhe vetëm fizikut, sepse dhe floket pjesë e saj janë. Ama nëse do të konsideronim individin as a whole, d.m.th. ne teresi, jo gjithmonë një femër do t'u kushtonte vëmendje specifike rënies se flokeve tek një mashkull! jo jo e ke gabim
P.sh.. personalisht (pse te gënjej kot), meshkujt me floke te rena apo qoftë dhe pa floke, nuk para i kam qejf me vjen turp por nëse do të zgjidhja midis një pafloke por i kulturuar, punëtor dhe inteligjent nga një me floke por arrogant, jo punëtor e tip "I know all", sigurisht qe do të shkoja për atë pa floke por me ato cilësitë e tjera qe janë me te cmuara për mua si femër luj syun
Por nëse gjej dy persona pothuajse me te njëjtat karakterista personaliteti por nga ana fizike njeri është me i papershtatshem, sinqerisht do zgjidhja dhe atë pak me te pamshem Tek e fundit, icik bukuri me shumë askujt nuk i bën dem, sidomos mua iher me kenaqen syte kur kullos vec bukuri qesh me te madhe

Albnobody, troç te kam fol (d.m.th. pa dorashka). Këshilla ime, gjej atë qe te vlerëson ty si person me gjithçka, e jo vetëm për nja dy xullufe me shumë, kupton o zgerdhihet
Edhe mos u mërzit shumë se teknollogjia po avancon shumë, apo s'ke dëgjuar qe tani dhe shkon e i shton floket si Elton John apo Bryan Norton. Çdo gjeje i bëhet dermani, hiç mos si merak!
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
albnobody
100 % SHQIPTAR=100 % ENVERIST
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1210



Shiko profilin
« Përgjigju #16 më: 06-10-2007, 14:24:51 »

Falemnderit SmiLeypër pjesemarrjen.Edhe unë vet  te them te drejtën po i te njejtit mendim jam por ama ashtu si e the edhe ti vet,ne mes te dyve te njëjtë me karakteristika ai qe do këtë dhe ca floke me shumë mbi kokë do parazgjedhej.Sa për teknologjinë e rimbjelljes se tyre,këtë e dij por...ato s`janë me natyrale dhe kjo (kush e mendon me gjatë...)ka një rëndësi te madhe.Dhe halli me i madh është qe nëse flokeve,rudhave te lekures,ngjyres se flokeve dhe te syve...permiresimi i fytyres dhe trupit me nderhyrje te ndryshme te  kirurgjise plastike...u gjindet një qare,ç`te bëhet me moshen,me vitet qe s`permiresohen dot e te cilat kanë ndikimin kryesor ke afinitetet e dikujt ne çdo pikeparje fizike dhe psiqike...?

Mirëpo,thënë drejt është mirë qe jo të gjitha femrat kanë te njëjtat qendrime për Tullacet çka tregon se edhe ata s`do mbeten pa gjetur ndonjeren qe i pranon!
E identifikuar

Lavdi Jetes dhe vepres se me te MADHIT Shqiptar te historise,te pavdekshmit,Kryeprofetit ENVER HOXHA
SmiLey
TNT 4 the BraiN
Anetar


Karma: 9
offline offline

Postime: 5976



Shiko profilin
« Përgjigju #17 më: 06-10-2007, 19:18:13 »

Albnobody, realiteti ka treguar se ata njerëz qe i kthehen dhe mbështesin operacione te tilla plastike janë njerëz qe kanë komplese me fizikun e tyre, njerëz qe janë te deshperuar nga dy rrudha me shumë, floke te rena, kile me tepër, buzë te shtrembet apo hunde jo ne formë te bukur. E zakonisht këta duke e vuajtur këtë shpirterisht, ndjehen se janë dhe te refuzuar nga masa, kur faktikisht s'është gjithmonë apo për kedo e tillë jo jo e ke gabim
S'ka asnjë ligj te natyres apo te shkruar ligjerisht qe thotë se i bukuri rri ose ciftezohet vetëm me te bukurin, madje s'mungojnë rastet qe femra te bukura nga ana fizike perfundojne me meshkuj jo aq te bukur, pse? Sepse sikurse e përmenda dhe vet me pare, kanë vleresuar/peshuar me tepër karakteristikat e tjera të tyre, dhe i kanë dhënë më pak rëndësi pamjes fizike buzeqeshje

Por është edhe fakt i pamohueshem ama, te gjithëve ne na tërheq e bukura vizive, ama ajo nuk rron aq shumë sa rron e bukura shpirtërore luj syun

Mua me pëlqejnë shumë meshkujt qe kanë autoritet, qoftë ne paraqitje apo qoftë ne veprime dhe atë qe thonë. Por nëse do t'i ndaja këto veç tek një person (d.m.th. qe s'i ka te dyja medoemos), gjithmonë do të zgjidhja atë nga ana mendore dhe shpirtërore. Ajo qe me tërheq, magjeps e qe admiroj tek dikush qe dëshiroj te lidh jetën do të ishte e mbetet gjithmonë MENDJA e tij! i/e mire
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
mishel
Vizitor
« Përgjigju #18 më: 07-10-2007, 00:31:17 »

Kura me e re albnobody eshte. merr ca tutkall . lyeji gjithe zonen ku ke floke. dhe gjate kohes qe e masazhon thuaj me ze te larte.   hiqma tullacllekun. hiqma tullacllekun. do shohesh cfare rezultatesh do kesh. qesh me te madhe qesh me te madhe. mos i krijoni vetes komplekse te kota!!  smiley te nje postim me siper me shkrive mu duke sikur kishe dal ne pazar e po zgjidhje mallin ne treg. ta marr kete apo ate! 0 qesh me te madhe qesh me te madhe qesh me te madhe qesh me te madhe
E identifikuar
SmiLey
TNT 4 the BraiN
Anetar


Karma: 9
offline offline

Postime: 5976



Shiko profilin
« Përgjigju #19 më: 07-10-2007, 02:36:47 »

mos me thuj ne ti qe s'ke zgjedh ne jete tamam sikur me qene ne treg, se s'do te me besohej jo jo e ke gabim
Pse valle ti cdo djali qe te ka propozu i ke pranu kshu perqeshje
Une jam shume picky (gje qe ti e di ) keshtu qe, sigurisht ate qe do marr edhe kam per t'ia numeruar te gjitha, i ka apo nuk i ka? Sa me shume te kete aq me shanse ka per te qene me mua qesh me te madhe
Pastaj njeri pa pretendime s'ka, ndoshta une i kam icik me shumice, por tek e fundit kam arsye te forta zgerdhihet c'ke ti sos te bie ty ne qafe perqeshje
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
albnobody
100 % SHQIPTAR=100 % ENVERIST
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1210



Shiko profilin
« Përgjigju #20 më: 07-10-2007, 11:03:27 »

Kura me e re albnobody është. merr ca tutkall . lyeji gjithë zonen ku ke floke. dhe gjatë kohës qe e masazhon thuaj me ze te lartë.   hiqma tullacllekun. hiqma tullacllekun. do shohësh çfarë rezultatesh do kesh. qesh me te madhe qesh me te madhe. mos i krijoni vetes komplekse te kota!!  smiley te një postim me sipër me shkrive mu duke sikur kishe dal ne pazar e po zgjidhje mallin ne treg. ta marr këtë apo atë! 0 qesh me te madhe qesh me te madhe qesh me te madhe qesh me te madhe

Falemnderit shumë për "Ndihmen" tënde mishel.Ja ku gjendet një link për te gjetur sherimin nga kjo mengesi e tullacllekut ,nëse do me ndodhë te mbetem pa floke dhe me kompleksitetin për to!
 buzeqeshje

http://www.moser-kliniken.de/index2.php?ref=/ehv/behandlungsspektrum/index.php
E identifikuar

Lavdi Jetes dhe vepres se me te MADHIT Shqiptar te historise,te pavdekshmit,Kryeprofetit ENVER HOXHA
mifefee
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 114



Shiko profilin
« Përgjigju #21 më: 07-10-2007, 20:19:39 »

Me ben pershtypje se sa humor krijojne disa me "dhimbjen" qe ka dikush.

Personalisht mendoj se edhe pse ne teori femrat thone "pamja s`ka rendesi per mua, njeriu eshte i rendesishem" ne praktike kam vene re qe nuk ndodh keshtu.

Si fillim, mendoj pamja eshte ajo qe krijon hapin e dyte per dy persona te afrohen e te diskutojne, pra te njihen me njeri tjetrin. Megjithate, kjo nuk do te thote se s`ka femra nga ato qe iu pelqejne meshkujt pa floke. Une njoh njerez qe po kalojne nje faze te tille ne jeten e tyre dhe ishin mjaft pesimiste, por ne nje njohje edhe nje stil i lezetshem veshjeje dhe i pershtatshem, mund te jete fare mire nje menyre tjeter per te filluar nje bisede me dike- gje qe ndodhi ne rastin e atyre qe njoh.

 
E identifikuar
mishel
Vizitor
« Përgjigju #22 më: 08-10-2007, 11:09:40 »

Shoku/shoqja parafolse nese nuk do I jepnim sense humori jo kaq jetik (dhe kjo varet nga kend veshtrimet e gjithkujt)…ath ketyre qe kane keto probleme, do ishte me mire ti varnim nje gur ne qaf…sipas teje. Mjaft se late name me keto lloj kompleksesh. Gjykoni tjetrin per ate cka jep e jo per faktin ne ka lesh a jo!!!!
E identifikuar
mifefee
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 114



Shiko profilin
« Përgjigju #23 më: 08-10-2007, 14:09:47 »

Shoku/shoqja parafolse nëse nuk do I jepnim sense humori jo kaq jetik (dhe kjo varet nga kend veshtrimet e gjithkujt)…ath këtyre qe kanë këto probleme, do ishte me mirë ti varnim një gur ne qaf…sipas teje. Mjaft se late name me këto lloj kompleksesh. Gjykoni tjetrin për atë çka jep e jo për faktin ne ka lesh a jo!!!!

E pra, ai humori qe krijon ti dhe shoqet e tua eshte nje nga menyrat per te gjetur "muhabet" dhe eshte pikerisht shembulli i femrave qe kam dhene me siper. Larte, s`kam folur per vete buzeqeshje...
E identifikuar
mishel
Vizitor
« Përgjigju #24 më: 08-10-2007, 14:14:41 »

pikerisht edhe une kete thashe...ketu jap mendimin tim. Personalisht nuk me ka krijuar ose e thene me sakte nuk jam nisur te vlersoje nje mashkull nga dendesia e leshit te kokes....qarte tani!!!!
E identifikuar
mishel
Vizitor
« Përgjigju #25 më: 08-10-2007, 14:20:14 »

Pastaj nje pyetja kisha une...Kush na qenke ti qe na perfaqesoke gjithe gjinine femerore...ose te pakten ne qe japim mendime ne kete forum?????

Nuk kam nevoje per perfaqesues qe te em shpjegoj se c'dua te them me mendimin tim. Ti po pate ndonje mendim tendin...SHPREHE..t ung
E identifikuar
stalion
Anetar


Karma: 2
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 4823



Shiko profilin
« Përgjigju #26 më: 08-10-2007, 16:24:30 »

Ne nje nga dasmat qe kam qen kete vite,pash qe ne nje dasem dhenderri ishte fushe fare,tamom si zhunkovi ose Cekja,une faktikisht qesha se nuk kisha pare ndonje dhenderr tullac. por ne disa pershperitje pesh peshe ne tavolinat e tjera, me kapi veshi qe thonin qenka shume i mire dhe shume simpatik.Wow thash per momentin!por pastaj thash sa i trash qe jom po ne shqiperi ka vajt rraporti 5 me 1 dhe une qesh. zgerdhihet kshu qe goca qe ju pelqejn Tullacet mos nigjoni se cfar themi ne,nuk thot kot nje fjale e popullit "Pyet 100vete dhe vepro si di vete" luj syun si me lesh e si pa lesh nje pune bejn. buzeqeshje
E identifikuar

I Am HERE!!!!
mifefee
Anetar


Karma: 1
offline offline

Postime: 114



Shiko profilin
« Përgjigju #27 më: 14-10-2007, 02:41:23 »

Pastaj një pyetja kisha unë...Kush na qenke ti qe na perfaqesoke gjithë gjinine femerore...ose te paktën ne qe japim mendime ne këtë forum?????

Nuk kam nevojë për përfaqësues qe te em shpjegoj se c'dua te them me mendimin tim. Ti po pate ndonjë mendim tëndin...SHPREHE..tung

Zonjushë,

Nuk u mbaj krahun femrave unë - si ne jetë dhe në forum - por vetëm te drejtes. Përsa i përket pergjigjes time, meqenëse për ju ishte SHUME e vështirë ta kuptonit, po thoja qe tema s`është hapur te sjellësh ti me shokë e shoqe humor këtu. Këtë mundesh (nëse) ta kuptosh edhe nga përgjigjja qe te ka thënë autori i temës.  Megjithatë, thjeshtë për njohurite e tua qe të mos vdesesh injorante, nuk perfaqesoj asnjëherë tipa si puna juaj, pasi idetë dhe pjekuria s`na përputhet aspak.  buzeqeshje

Lirine e te shprehurit e kam, për këtë s'ju lashe vend te me mesonit ju - me fal.

Gjithë te mirat!

P.S: Për te pasuruar diturine tuaj, do të thoja se s`kishit nevojë te postonit dy mesazhe njera pas tjetres, pasi egziston opsioni MODIFY - qe do të thotë te besh korigjime ne postimin qe sapo bëte. Për pyetje te me tejshme teknologjike, mund ti drejtoheni edhe Max , pse jo edhe mua nëse "hunda" ju lejon. 
E identifikuar
dimitris
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 57



Shiko profilin
« Përgjigju #28 më: 14-10-2007, 06:36:27 »

Ju vajzat lerini llafet po me mire le te ndihmojme albnobodyn. Une kam nje mendim. Kontiboni ju vajza meqe ne kete forum jeni shume qe secila nga ju ti japi nje tufe qime. Ca nga ju mund te jene bjonde ca te tjera brune, a me floke te kuqe. Ca rendesie ka. Rendesi ka qe koka te kete ngjyrat e ylberit dhe te duket mire qesh me te madhe qesh me te madhe qesh me te madhe.
Albnobody mos e mer per ters se bera shaka. Edhe une vete sinqerisht po ta them jam gjysem tullac. Ne fillim e kisha shume bezdi, por me vone vura re se sja vlente qe per c'do qime qe me ikte nga koka te deshperohesha. Mua rrallimi i flokeve me ka ndodhur qysh ne moshen 21vjecare. Tmerrr!!!!!!!
Mos harro albnobody se edhe nqs do sot mund te besh dhe mbjellje dhe transplant flokesh vetem leke te kesh
E identifikuar
mishel
Vizitor
« Përgjigju #29 më: 14-10-2007, 09:21:46 »

I shume nderuari myfle! pike se pari perse e shpini diskutimin ne degradim kur nderkohe personi qe ka hapur temen eshte maxhoren dhe mundesite e replikes i ka ne dore vete. apo jeni ju femija i diturise dhe pjekurise qe vlersoni c'eshte e drejte a jo! se dyti persa i perket informacioneve te mia kundrejt informatikes je duke hulumtuar ne hapsira boshe i nderuar. problemi qendron ne faktin se kur njeriu shpreh dy mendime te ndryshme nga njeri tjetri nuk ka perse ti vere ne nje bashbisedim pasi nuk do te ishte estetike. dhe e fundit mendoj se kam vepruar drejt kur shoh se ju jo vetem qe si lexoni shkrimet e gjata por edhe i paramendoni si doni! keshille lexoni me vemendje cfare problemi ka ngritur albnobody e me pas eja bej te indinjuarin apo nevrikun. pasi une dhe te tjeret jemi brenda kornizave! kalofshi mire!
E identifikuar
Faqe: 1 [2] 3 4   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • Cili eshte statusi juaj?
  • Dot i/e Martuar
  • 45 (33%)
  • -
  • Dot i/e Pamartuar
  • 48 (35%)
  • -
  • Dot Vejan/Vejushë
  • 4 (2%)
  • -
  • Dot i/e Ndarë
  • 5 (3%)
  • -
  • Dot Në lidhje serioze
  • 19 (14%)
  • -
  • Dot Në dy e më tepër lidhje / Aventurë
  • 14 (10%)
  • -
  • Numri total i votave: 131
  • Shiko temen

* Sponsor