Po ne jemi një popull i nderuar jo "nga një popull ne tjetrin". Edhe ne mos u pajtovsh me mua - se paku dije se ne ofendohemi pa masë me na quajt "maqedonsa", sepse sipas kësaj logjike do duhet ti quajmë shqiptarët ne Itali - italiane, ata ne Zvicër - zvicerrane, etj. Flm për mirekuptim!
Unë s`e marr vesh ku ofendoheni ju nga mesazhet e mia, pasi asnjëherë s`kam përmendur KOSOVARI, MAQEDONSI, ULQINARI etj etj. Mesazhi i cili irritoi Ibrahimin ishin thashetheme mbi Kosovën. Meqenëse doja ta sjaroja Ibrahimin, përmenda se thashethemet vinin nga vete VENDASI i KOSOVES dhe se nuk isha unë qe jetoja LARG BALLKANIT qe po i shpifja këto fjale (meqenëse Ibrahimi tentoi te me fuste ne grupin e thashethemexhinjve)....Tani, ku ndodhet problemi këtu? Çfarë pjesë e këtij mesazhi po ju irriton dhe ofendon juve? Sepse personalisht, e marr si sjarim!
Përsa i përket mesazhit tim te mësipërm, për te cilin ke shkruar dhe komentuar ti Untouchable, e kisha fjalën për diferencime te tilla, p.sh.: Kur hyn ne një dyqan mishi, komenti qe i bëhej njerit nga produkteve ishte - MISH I THATE KOSOVE!
Tani ma shpjego ti mua, a duhet bërë diferencimi i tillë, apo me mirë jo sepse ofendohen shqiptarët dhe prodhimtaria e tyre????
Dhe një këshillë për te gjithë juve: Lexoni diskutimet, pastaj flisni se po dilni jashtë teme...
Shendet!