Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarBiseda Shoqërore (Moderator: Vogelushja Korcare)Martesat e shqiptarëve me të huajt, “bum” divorcesh !


Faqe: [1] 2 3 4 5   Shko poshtë
Dërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Martesat e shqiptarëve me të huajt, “bum” divorcesh !  (E lexuar 3477 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« më: 25-06-2007, 10:55:30 »

Sipas gjykatës së Tiranës këtë vit ka patur 30 ndarje

Janë 30 çifte që njërin prej partnerëve nuk e kanë shtetas shqiptar dhe kanë kërkuar zgjidhje martese në Gjykatën e Tiranës. Për ta është shumë e thjeshtë që të zgjidhin një kurorë që konsiderohet “e shenjtë”. Pa e bërë jetën tyre komplekse, ata i drejtohen një organi që do të bëjë të mundur ndarjen ligjore të çiftit. Sipas statistikave në sekretarinë e Gjykatës së Tiranës, për gjashtëmujorin e parë të vitit 2007 janë regjistruar 30 çifte, të cilët njërin prej partnerëve e kanë shtetas të huaj. Mungesa e tolerancës dhe respektit reciprok, mospërputhje karakteresh, mosambientimi dhe mospërshtatja me realitetin shqiptar, janë këto disa nga arsyet të cilat e kanë bërë të pamundur bashkëjetësën në çift. Për ta nuk është e vështirë që në momentin që ka diçka që nuk shkon t’i drejtohen organit të gjykatës për të zgjidhur martesën e tyre në rrugë ligjore. E, në kurorën e tyre të bashkëjetësës një mosmarrëveshje e lodhshme kalon në përballjen në gjykatë. Nga këto çështje asnjëra prej tyre nuk është zgjidhur me pajtim. Burime pranë kësaj gjykate bëjnë të ditur se, asnjë prej çifteve me partner të huaj që kanë ardhur në gjykatë për divorc, nuk kanë mundur të pajtohen nga gjykatësit. Kjo pasi pjesa më e madhe e tyre dhe pse zyrtarisht mund të kenë një kohë të gjatë të martuar, me njëri-tjetrin kanë bashkëjetuar shumë pak.
Njohjet
Pjesa më madhe e njohjeve ndërmjet partnerëve kanë ardhur si pasojë e emigrimit të shqiptarëve, femër apo mashkull, në një nga shtetet tona fqinje. Dhe, pothuajse të gjitha lidhjet janë bërë me dashuri, por pas njohjes martesa e tyre nuk ka funksionuar për një periudhë të gjatë kohore. Ndërkohë që mësohet se vetëm njëri prej çifteve që janë divorcuar në Gjykatën e Tiranës, ka pasur fëmijë, të tjerët rezultojnë pa pasardhës nga kjo martesë. Shtetasit me të cilët janë lidhur më shumë janë grekë dhe italianë. Por nuk mungojnë dhe me shtetësi të tjera, por dhe këto janë njohur në këto vende, pasi kanë qenë emigrantë të përbashkët.

1.Brunilda Zarba                Heiko Hinnolai       Gjermani
2.Mimoza Lelo              Antonio Sferlozza    Itali
3.Zoran Stojanovski        Violeta Mastako      Maqedoni
4.Majlinda Ramaj                Lube Ançevski        Serbi     
5.Ranadan Fetishi          Sudmila Hicova       Rusi
6.Eleni Matoliotaqi        Endri Çuni           Greqi
7.Albana Taja              Pietro Scercella           Itali
8.Marjana Kaymarianos      Janis Kaymarianos    Greqi
9.Kujtim Sula              Kris Els Rajomond    Youveart Angli
10.Olimbi Flameng Preveta  Larry Charles Flameng      Angli
11.Tatjana Beqiri          Giuseppe Cerase            Itali
12.Leonard Taku            Pia Katherina Ariane Selbamir Francë
13.Elton Bakiasi                Jacquelin Mari Doues       Francë
14.Gentjan Deraj                Andrea Sander              Spanjë
15.Andi Tabaku             Yvann Schmidit             Rusi
16.Albert Hasanllari       Tatjana Zubcov             Rusi
17.Niko Nikollau                Antonia Klauvos Vauras     Spanjë
18.Dritan Lita             Giorgia Kavello            Itali
19.Fatmir Zefi             Vassiliki Mitsigiorgis     Greqi
20.Lindita Agolli          Gerriat Schaefer                Gjermani
21.Ermal Gojani            Rachel Bonachi             Itali
22.Alnan Sylyshbanaj       Alexandroc Haaki                Greqi     
23.Mafoil Palushi          Chie Fukumato              Irlandë
24.Blerina Beqiraj         Jolanda Kappara Viçente    Itali
25.Fran Bushgjokaj         Chio Henmington            Japoni     
26.Klinton Hesse                Candy Hesse                Angli
27.Flora Prendaj           Joseph Mark Chaney         Francë
28.Ylli Diva               Maria Izabell Asensia      Spanjë
29.Edmond Mançe                 Katerina Allegro           Itali
30.Ronaldo Thithi          Anna Carrie Hathaway       Rusi

Entela RESULI Tiranaobserver
E identifikuar

Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 25-06-2007, 15:31:00 »

Artikull interesant Berni. Media Shqiptare bën mirë qe na informon për statistika te tilla martesash, qe edhe ne ta dimë mirë realitetin dhe për ata qe janë ende beqare te kenë parasysh e ta marrin më seriozisht martesen, sidomos me të huaj. Nuk me pëlqen ama qe ky artikull ka vendosur një për një emrat e cifteve. Emrat e tyre pak na interesojne dhe për mendimin tim ky është një informacion personal, po ja qe s'mund t'i besosh gjykatave Shqiptare qe gjërat qe ndodhin atje te mbeten midis tyre e te mbeten private, jo te bëhen informacion publik. Ehhh.

Tani, në lidhje me këto statistika, unë nuk habitem shumë. Ne ditet e sotme sidomos është bërë shuuuuuuuuuume e rëndësishme bashkejetesa dhe të gjitha cifteve te pamartuara do t'ua rekomandoja, te gjithave. Kuptohet, ne disa raste, kur dy personat e lidhur janë larg njeri-tjetrit, kjo bashkejetese bëhet e pamundur. Megjithatë unë mendoj se atëherë kur cifti është bashke, te jetoje bashke, p.sh. te marrë një hyrje apartamenti me qera ose një dhome hoteli. Kjo është një fare parapergatitje për ata qe i paraprit - martesen. Ne këto ditë është e vështirë te perputhesh me njeriun tënd (d.m.th. nga i njejti vend) e jo me, me te huajin. Plus qe Shiptaret janë njerëz kokeforte, por edhe me karakter te fortë. Shumë prej nesh kemi ego te mëdha e disa prej nesh jemi shumë nazelinj, kur vjen puna edhe për martese. luj syun

Kur martohesh me një të huaj duhet qe si ti edhe ata te pranojnë zakonet, traditat, natyren, gjuhën tuaj; te perputheni e te pershtateni sadopak me natyren e njeri-tjetrit jo vetëm si persona, por edhe si nacionalitete e kombesi të ndryshme. Pastaj ekziston edhe ajo shprehja: "Kur marton dike, marton edhe famijen e tij." Kjo është e vërtetë. Pervec pershtatjes se vajzes me djalin, këta te dy duhet te mesohen e te pershtaten edhe me familjet e njeri-tjetrit. Plus qe këto familje mund ta kenë edhe me te vështirë sesa vete te rinjtë, sidomos prindërit Shqiptare. Unë njoh shumë prinder Shqiptare qe s'do u pelqente një nuse apo një dhender i huaj dhe do ta kishin gati te pamundur krejt, ose tepër te vështirë për ta pranuar këtë njeri të huaj (ne kuptimin nga një vend tjetër) ne shtepine e tyre, për ta futur ne deren e tyre, për ta pritur, nderuar e respektuar si mik.

Normale të gjitha këto gjëra kanë pasoja, e këto pasoja do të çojnë ciftet nëpër bankat e gjykatave dhe para portes se ndarjes e divorceve. Është fatkeqe, por ndodh, sidomos ne vitet 2000 kur divorcet sa vijnë e shtohen.
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
charm
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 02-08-2007, 15:06:32 »

është natyrale qe lihen.shqiptarët janë popull krenar dhe nuk bëjnë kompromesse,për të mos folur qe 90% e këtyre martesave është për interes.kulturat e ndryshme për një fare kohe edhe mund te lidhen,duke mësuar nga njera tjetra,por kur koha kalon,ndryshimet spikaten me shumë e dashuria s'është me ajo e fillimit
E identifikuar
eagle2


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 02-08-2007, 15:27:26 »

me duket artikull pa lidhje. bum divorcesh ka dhe ne Shqipëri
E identifikuar
Emira

Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 02-08-2007, 16:53:15 »

Artikull interesant Berni. Media Shqiptare bën mirë qe na informon për statistika te tilla martesash, qe edhe ne ta dimë mirë realitetin dhe për ata qe janë ende beqare te kenë parasysh e ta marrin më seriozisht martesen, sidomos me të huaj. Nuk me pëlqen ama qe ky artikull ka vendosur një për një emrat e cifteve. Emrat e tyre pak na interesojne dhe për mendimin tim ky është një informacion personal, po ja qe s'mund t'i besosh gjykatave Shqiptare qe gjërat qe ndodhin atje te mbeten midis tyre e te mbeten private, jo te bëhen informacion publik. Ehhh.


Të lumte dora për atë qe ke shkruar Eleganca
S´e immagjinoj dot se si publikohen emrat e personave private ne gazete për këtë pune!!

Pastaj eagle2 ka te drejtë, bum divorcesh ka edhe ne Shqipëri.
Bashkejetoj me një të huaj dhe s´kam vënë re ndonjë problem për pune ndryshimi kulturash deri tani. Edhe ne se do të kishte, ne gojen dhe mendjen pse e kemi?
Jam për martesen dhe është e trishtueshme qe ka kaq shumë divorce, por është një faze qe pak a shumë po e kalon pothuajse mbarë rruzulli tokesor...

Ju përshëndes te tereve!
E identifikuar
Karatisti


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #5 më: 02-08-2007, 17:22:42 »

Provo te gjesh moshat e gjithë te mesipermve dhe do shofish qe janë martuar për letra. I kan bo letrat pas ca vitesh edhe tashi divorcohen.

I ka jeta edhe këto!
E identifikuar

...si quid habet mammas vel rotas, res habebis difficiles aliquando.
SmiLey
TNT 4 the BraiN


Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 02-08-2007, 21:56:43 »

bum divorcesh ka dhe ne Shqipëri

he pra he, s'na nxjerrin me statistika sa divorcohen ne Shqipëri, po na qajne hallin e atyre qe divorcohen apo martohen me të huaj... eh vaj medet c'vete ohohoho
kësaj i thonë, ha te te hame qesh me te madhe

E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
M A X
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #7 më: 03-08-2007, 15:20:10 »

Mundohuni të mos e shihni realitetin, por është fakt i pakundershtueshem se shqiptarët e kanë shumë te vështirë te kalojne një jetë me të huaj si dhe e anasjellta. Ka ndryshime shumë te mëdha kulturore qe nuk e mundësojnë diçka te tillë. Divorce mes shqiptaresh ka gjithashtu shumë, por duke marrë raportin e atyre shqiptareve qe janë martuar me të huaj me raportin e shqiptareve te martuar po me shqiptare, atëherë do shihni shifra trenditese. Nga c`njoh unë personalisht as dhe një shqiptar/e nuk kalon një jetë te lumtur me të huaj. Nuk po fus fare ne llogari ata shqiptare (kryesisht meshkuj) qe martohen veç për letra!
E identifikuar

eagle2


Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 03-08-2007, 15:44:36 »

Mundohuni të mos e shihni realitetin, por është fakt i pakundershtueshem se shqiptarët e kanë shumë te vështirë te kalojne një jetë me të huaj si dhe e anasjellta. Ka ndryshime shumë te mëdha kulturore qe nuk e mundësojnë diçka te tillë. Divorce mes shqiptaresh ka gjithashtu shumë, por duke marrë raportin e atyre shqiptareve qe janë martuar me të huaj me raportin e shqiptareve te martuar po me shqiptare, atëherë do shihni shifra trenditese. Nga c`njoh unë personalisht as dhe një shqiptar/e nuk kalon një jetë te lumtur me të huaj. Nuk po fus fare ne llogari ata shqiptare (kryesisht meshkuj) qe martohen veç për letra!

Shqiptarët qe kanë emigruar për një kohe te gjatë jashtë kanë veshtiresi te kalojne me jetë me shqiptare pasi kanë mentalitet te ndryshëm. mos i ngatërro gjërat
E identifikuar
Emira

Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 03-08-2007, 17:22:38 »

interesant prizmi nga e sheh eagle2 këtë pune, me pëlqen.


eh erlehta, po ta shohësh një cike me thelle muhabetin, ka shumë njerëz ne Shqipëri qe s´janë ndare nga zori ose frika, u rroftë kultura e perbashket...flas nga eksperiencat vetjake...
E identifikuar
gjalica

Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 11-08-2007, 21:47:58 »

Me vjen keq për ty Emira  merzitje
Je goce e zgjuar !!!!!!!!!!!!!!! hmmmmm
E identifikuar
Emira

Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 12-08-2007, 21:00:41 »

Të përshëndes gjalica!

Nga te erdhi ajo e keqe për mua moj mike? Unë jam mirë fare, si me humor, edhe me shëndet. Faleminderit për komplimentin, po do të deshiroja te lexoja mbi mendimin tënd për temën e rubrikes.

Tung!
Emira
E identifikuar
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 15-08-2007, 06:47:39 »

është natyrale qe lihen.shqiptarët janë popull krenar dhe nuk bëjnë kompromesse,për të mos folur qe 90% e këtyre martesave është për interes.kulturat e ndryshme për një fare kohe edhe mund te lidhen,duke mësuar nga njera tjetra,por kur koha kalon,ndryshimet spikaten me shumë e dashuria s'është me ajo e fillimit

Edhe jam, edhe s'jam dakort me ty. Ne rradhë të parë me duket e pabesueshme qe 90% e këtyre martesash me te huajt bëhet për interesa, apo komplote, jo për dashuri. Nuk them se martesa te tilla s'ka dhe qe disa nga ciftet e përmendura këtu biles, nuk janë martuar për interesa të ndryshme si marrjen e vizes, levizjen jashtë shtetit, emigrim te lehtë, pasuri, marrjen e një nenshtetesie tjetër, etj. Por ama mendoj se maxhoriteti i njerëzve Shqiptare qe martohen me të huaj, martohen se kanë rënë ne dashuri me ta. Ndoshta "The Hopeless Romantic" brenda meje e beson shumë këtë, s'e di. Por llogjikisht 90% me duket një perqindje gjigande. Nga ana tjetër te mbeshtes kur thua qe ne jemi popull krenar, ama edhe krenaria e mëse tepruar vjen me një çmim te lartë, si ne këtë rast te con ne gjykaten e divorcit.

Unë mendoj se kulturat dhe traditat e ndryshme nuk janë edhe aq te vështira për tu pranuar, nëse ne kemi pranuar atë person si individ ne rradhë të parë. Fundja kur bëjmë zgjedhje ne një dashuri apo kur zgjedhim atë me te cilin/en do të martohemi, kemi zgjedhur personin ne rradhë të parë, jo shtetesine, origjinen, traditat, kulturën dhe gjuhën e tij/saj.


P.S. Chanel me pëlqejnë gjithmonë gjykimet dhe llogjikimet e tua, edhe atëherë kur s'bie dakort me to. Shkruan shumë realisht dhe me arsyetim. buzeqeshje
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
aston martin
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #13 më: 15-08-2007, 06:53:26 »

epo cuditerisht një martese ka me shumë artikuj dhe kapituj përveç "kapitullin e dashurisë ". apo jo ?

është njelloj sikur ta blesh një makine vetëm nga pamja e jashtme, duke mos shikuar pjeset e tjera, dhe pastaj kjo makine te len ne mes te udhes atëherë kur ti se parashikove fare...

E identifikuar

"True love is like ghosts, which everybody talks about and few have seen."
Emira

Shiko profilin
« Përgjigjja #14 më: 15-08-2007, 07:52:08 »

Si martesa me të huaj edhe me shqiptar ka natyrisht edhe kapituj te tjerë përveç atij te dashurisë brenda.Jam dakort, ama po u mbyll ai, vaj hallit!!

S´jam dakort qe shumica e shqiptareve qe jetojne ose janë te martuar me një të huaj s´janë te lumtur. Të paktën, përsa u përket disa grave e vajzave qe njoh ne rrethin tim shoqeror.
Po të martohesh nga halli e ta besh zgjedhjen e personit: ku rafsha mos u vrafsha-vetëm prej letrave, atëherë është tjetër gjë, po edhe me dashuri mund te të ndodhë me cdokend ama qe lidhja të mos funksionoje.

Them se kjo pune është pune fati së pari edhe dijeje së dyti, se si t´i perballosh shumë gjëra.

Ka edhe të huaj qe s´bëjnë asnjë lloj kompromisi ne jetën e përditshme me ne shqiptarët, pasi e quajne veten SUPERIORE-na marrshin pleshtat.

U dogja vete nga ky lloj qulli dhe u kam fryre kosave tërë kohën derisa gjeta personin qe me respekton si njeri dhe jo si shqiptare apo ku di unë.

E identifikuar
Faqe: [1] 2 3 4 5   Shko lart
Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |