Shumë mirë kanë folur këto dy vajzat poshte meje.

Unë nuk mund te them një Po ose një Jo për këtë pyetjen e kësaj teme, pasi varen rrethanat, kushtet, arsyet etj. sepse u arrit puna deri ne divors heren e pare. Zakonisht, siç ka thënë edhe SmiLey, njeriu nuk bën te njëjtat gabime dy here (po flas për njerëzitë e zgjuar, te mirë e te ndërgjegjshëm), kështuqë ata qe vendosin te martohen përsëri, për here te dytë, ma do mendja se e mendojnë shumë mirë këtë gjë para se ta bëjnë. Se është kollaj te martohesh përsëri, por kur njeriu u martua për heren e pare besoj se e pa atë personin si njeriun me te cilin/en do të kalonte jetën e tij/saj. Dhe tani, mbasi ajo martese perfundoi dhe një martese e dytë fillon, ky ish i divorcuar do të mundoje te gjeje një tjetër njeri ideal për te. Këtë rradhë ky person shpreson te gjeje gjysmen e duhur, atë te vërtetë, njeriun me te cilin/en është e thënë te kaloje jetën se bashku.
Pra, nëse janë marrë të gjitha masat dhe ky person është menduar shumë mirë, mbasi janë diskutuar gjërat mirë e mirë mes te dyve dhe - shumë e rëndësishme kjo - mbasi kanë kaluar te paktën disa vjet nga martesa e pare e mbasi këta dy persona (i dovorcuari me partneren e re) kanë kaluar shumë muaj se bashku, madje minimumi 2-3 vjet do thosha dhe e njohin fort mirë njëri-tjetrin, vetëm ne ato raste mund te bazohet kjo martese ne baza te forta e solide e mund te konsilidoje ne një lidhje te shendetshme e te suksesshme. Vetëm atëherë kjo martese mund dhe duhet te funksionoje dhe kam përshtypjen se do të jetë me e mirë sesa martesa e pare, për faktin qe është menduar me mirë, me shumë dhe është thjesht rezultati i duhur për një lidhje te fortë dhe te besueshme.
