Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarBiseda Shoqërore (Moderator: Vogelushja Korcare)MARTESA E DYTE..ME E MIRE APO ME KEQE.?


Faqe: 1 [2]   Shko poshtë
Dërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: MARTESA E DYTE..ME E MIRE APO ME KEQE.?  (E lexuar 1758 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #15 më: 19-03-2007, 22:52:46 »

Shumë mirë kanë folur këto dy vajzat poshte meje. buzeqeshje

Unë nuk mund te them një Po ose një Jo për këtë pyetjen e kësaj teme, pasi varen rrethanat, kushtet, arsyet etj. sepse u arrit puna deri ne divors heren e pare. Zakonisht, siç ka thënë edhe SmiLey, njeriu nuk bën te njëjtat gabime dy here (po flas për njerëzitë e zgjuar, te mirë e te ndërgjegjshëm), kështuqë ata qe vendosin te martohen përsëri, për here te dytë, ma do mendja se e mendojnë shumë mirë këtë gjë para se ta bëjnë. Se është kollaj te martohesh përsëri, por kur njeriu u martua për heren e pare besoj se e pa atë personin si njeriun me te cilin/en do të kalonte jetën e tij/saj. Dhe tani, mbasi ajo martese perfundoi dhe një martese e dytë fillon, ky ish i divorcuar do të mundoje te gjeje një tjetër njeri ideal për te. Këtë rradhë ky person shpreson te gjeje gjysmen e duhur, atë te vërtetë, njeriun me te cilin/en është e thënë te kaloje jetën se bashku.

Pra, nëse janë marrë të gjitha masat dhe ky person është menduar shumë mirë, mbasi janë diskutuar gjërat mirë e mirë mes te dyve dhe - shumë e rëndësishme kjo - mbasi kanë kaluar te paktën disa vjet nga martesa e pare e mbasi këta dy persona (i dovorcuari me partneren e re) kanë kaluar shumë muaj se bashku, madje minimumi 2-3 vjet do thosha dhe e njohin fort mirë njëri-tjetrin, vetëm ne ato raste mund te bazohet kjo martese ne baza te forta e solide e mund te konsilidoje ne një lidhje te shendetshme e te suksesshme. Vetëm atëherë kjo martese mund dhe duhet te funksionoje dhe kam përshtypjen se do të jetë me e mirë sesa martesa e pare, për faktin qe është menduar me mirë, me shumë dhe është thjesht rezultati i duhur për një lidhje te fortë dhe te besueshme. buzeqeshje
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #16 më: 14-04-2007, 08:36:57 »

Kanë thënë për martesat e dyta

Rimartesa është shkencë më vete. Shpresojmë që ta studiojnë sa më shumë njerëz. (Arnu)
 
Të rimartohesh sjell me të vërtetë shumë telashe, por të ndenjurit vetëm ama, nuk sjell asnjë gëzim. (Samuel Johnson)
 
Për plakun që kërkon të rimartohet, përligja më bindëse është se i duhet një dado. (Uollpoll)

Që të rimartohen dy individë duhen plotësuar dy kushte: bashkëshortët duhet të jenë me dy shpirtra, por me një vullnet. (Servantes)

Një martesë e dytë është triumfi i shpresës mbi eksperiencën (Samuel Johnson)
E identifikuar

**..Babyygirll..**
*Shpirt i embel*
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #17 më: 12-10-2008, 23:13:55 »

Nëse s'ke fat me te parën...c'të duhet e dyta apo e treta???...

Nuk besoj ne këso gjërash....
E identifikuar

**..ILoveYou..**
perroi
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #18 më: 13-10-2008, 01:22:27 »


Martesa e dytë nuk është me e mirë se e para, por është e domosdoshme sepse nuk mund te rrish vetëm pas ndarjes.
E identifikuar
AleksB
TeDuEmOjDrEq
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #19 më: 13-10-2008, 08:24:51 »

S'më pelqejn hiç këto gjëra te martohesh 100here  jo jo e ke gabim

Bashkjetesa ndoshta.
E identifikuar

I love u now
I must love because I live
and because life in me is what u give..
shejtania e ujkut......


Shiko profilin
« Përgjigjja #20 më: 13-10-2008, 12:13:40 »

mendoj qe martese njeriu ne jetë ka vetëm 1 jo me shumë.....
E identifikuar
Emira


Shiko profilin
« Përgjigjja #21 më: 14-10-2008, 08:21:49 »

Nga pervoja personale mundt te them me bindje se martesa e dytë funksionon shumë here me mirë se e para. Jo se çdo gjë është e përsosur, as nuk pretendoj...po ne shumë e shumë drejtime jam me shumë vetvetja...jeta familjare është me harmonike dhe aktive...them se po t´i mbashe sytë hapur ne se nuk te ka ecur ne te parën...mund te mesoshe shumë gjëra mbi gabimet e tua dhe te partnerit...

Po qe se je i lumtur ne martesen e pare...s´ke nevojë te martohesh për here te dytë  zgerdhihet dihet ajo gjë... i/e mire
E identifikuar

Mos u lut për mua, se dua pash me pash t´i bij ferrit...
eurogina
F&J
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #22 më: 24-10-2008, 21:08:05 »

çdo njeri martohet për me mir për heren e dyt po se a esht me e mir a me e keqe e din ato qe kan eksperienc si ndjehen ne një martes te dyt.

burri esht fat, dhe nuk kuptoj dike me lart qe thot skam qejf te martohem 100 her shum shum veta me ca kam digjuar skan pasur fat ne martesen e par po ne te dytën a tretën kan pasur gjithashtu dhe me eksperienc kan dhe njeriu 1 jet ka duhet ta jetoj dhe shijoj,pse mos te lidhesh serisht me dike dhe ta kalosh jetën me te n.q.s. esht akoma me i mir se atë te parin apo dytin qe ke pasur.
E identifikuar

The future belongs to those who believe in the beauty of their dreams
-------------------

eurogina@zeriyt.com
argonaut
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #23 më: 25-10-2008, 22:27:42 »

Me interesant do të ishte diskutimi, a është martesa e domosdoshme?
E identifikuar
tkamzemer


Shiko profilin
« Përgjigjja #24 më: 25-10-2008, 23:43:38 »

me e mirë se e para e me  keqe se e treta!

po mendoj  si do të jetë  e  katerta zgerdhihet
E identifikuar
Parloté
Swept Away
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #25 më: 26-10-2008, 23:31:52 »

Kur nuk te ngroh dielli i mengjesit, i mbrëmjes s`te ngroh hiç e ma hiç. Por dikujt mbasi i mjafton edhe vetëm drita e henes.
Përshëndetje.
E identifikuar

cogito, ergo sum
Faqe: 1 [2]   Shko lart
Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |