Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarBiseda Shoqërore (Moderator: Vogelushja Korcare)Lojërat e fatit, pro apo kundër?


Faqe: [1] 2   Shko poshtë
Dërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Lojërat e fatit, pro apo kundër?  (E lexuar 1257 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
sorelina


Shiko profilin
« më: 09-12-2006, 14:56:58 »

Lojërat e fatit, pro apo kundër?

Gërvisht dhe fito, totofutbolli, lotomania, superenaloto, ruletë, slot-machine.... dhe lojërat ku provohet fati nuk kanë fund. Loja në vetvete nuk ka asgjë për t’u kritikuar, madje ajo mund të konsiderohet si një zbavitje dhe si një mënyrë për t’u socializuar me të gjithë ata që kanë të njëjtët hobi si ti. Ashtu sikurse për fëmijët, mesa duket edhe për të rriturit lojërat janë një pjesë e rëndësishme e jetës. Sidomos lojërat kompetitive, ku ka një finale dhe një fitues, stimulojnë dëshirën dhe imagjinatën e shumicës prej nesh. Dhe kur flasim për lojëra e kemi fjalën jo vetëm për shahun apo dominotë, por edhe për lojërat e fatit, ku pjesë e tyre bëhen edhe paratë. Njeriu ka një tendencë natyrale për të sfiduar. Kjo edhe për faktin se vetë natyra në kompleksitetin e saj ka evoluar përmes rastësisë. Dhe mbase ai mendon se po në këtë mënyrë mund edhe të pasurohet, duke i besuar fatit. Sot në Shqipëri, por më tepër në vendet e zhvilluara pothuajse nuk ka bar që të mos ketë të paktën një makinë nga ato që quhen “ngrënëse parash” si p.sh. videopoker, të cilat të lejojnë të luash bixhoz. Përhapja e lojërave të fatit ka sjellë me vete edhe mjaft probleme dhe pasoja jo vetëm ekonomike, por edhe shëndetësore. Kur individi hyn në këtë mekanizëm e ka të vështirë që të komandojë veten dhe të ndalojë para se të bëhet hataja. Pikërisht për këtë arsye thuhet se bixhozi është si droga. Meqë në lojërat e fatit i vetmi fitues i sigurt është ai që i organizon ato, e vetmja mënyrë për të mos humbur është të mos luash. Ai që organizon lojën ka një fitim të sigurt, kur paguan një çmim më të ulët se shuma që nxjerr nga loja në total. Mirëpo ai që luan përdor një logjike të tillë: Nëse fiton vazhdon të luajë, sepse sipas tij është në ditën e tij me fat dhe natyrisht i humbet ato që ka fituar, por nëse humbet, vazhdon të luajë për të marrë ato që ka humbur. Lojërat më të rrezikshme janë ato që nuk të japin kohë për të reflektuar. Në këtë kuptim, slot-machinat janë më të rrezikshmet, se nga njëra lojë tek tjetra nuk ke kohë të mendohesh. Le të flasim pra sot në forumin tonë për lojërat e fatit: Jeni pro apo kundër tyre?
Mare nga panorama.
E identifikuar
Vogelushja Korcare
Camarroke
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 09-12-2006, 15:13:58 »

Mua me pëlqejnë shumë lojrat e fatit po këtu sme lejohet te luaj se jam nën 18 vjeç zgerdhihet

Edhe ne kazino me pëlqen shumë te shkoj zgerdhihet
E identifikuar

Nuk mund të jesh i drejtë nëse nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 09-12-2006, 21:54:43 »

Unë nuk i pëlqej fare.
Mirë i kanë quajtur "ngrenese parash"
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Lisa
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 09-12-2006, 22:29:30 »

e drejtë jam kundër....gjithsesi për veten time personalisht nuk i shikoj si menprurese sepse nuk jam tip adikt .....(perjashto kafe cokollata zgerdhihet)
Por e shikoj se si mund te jenë shumë te dëmshme për njerzimin...njerëz kanë rrenuar jetën e tyre me bixhozlleqe,,,,,
E identifikuar

lisa@zeriyt.com
Bekimi
Strateg
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 10-12-2006, 18:36:54 »

Jam kundër. Para ca vitesh, e gjithë koha me kalonte me bixhoz, skedina dhe poker. Shyqyr Zotit qe shpetova lehtë, dhe tash ndjehem me rehat.
E identifikuar

Të dua Nene




bekimi@zeriyt.com
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #5 më: 11-12-2006, 19:46:27 »

Jam kundër. Para ca vitesh, e gjithë koha me kalonte me bixhoz, skedina dhe poker. Shyqyr Zotit qe shpetova lehtë, dhe tash ndjehem me rehat.

Për aq sa ke qenë bixhozxhi si ke dalë ??? zgerdhihet zgerdhihet
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Lisa
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 11-12-2006, 19:53:32 »

përderisa thotë shpetova mendoj se nuk duhet te ket dalë dhe aq mirë zgerdhihet them unë tani ...zgerdhihet
E identifikuar

lisa@zeriyt.com
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #7 më: 11-12-2006, 20:16:14 »

Po janë disa moj Lisa qe ne fillim korrin e korrin bëhet ne qejf   e pastaj zbrazin e zbrazin   zgerdhihet

kuptohet qe ai do këtë korrur, por sa ka korrur valle .D
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
wiliams
« Përgjigjja #8 më: 11-12-2006, 20:28:41 »

unë mendoj qe fatin njeriu duhet ta provoje kudo dhe ne çdo gjë...por netem ta provoje ama..dhe jo te bëhet skllav i saj hmmmmm
E identifikuar
Capkenja
« Përgjigjja #9 më: 11-12-2006, 22:19:36 »

ama se lek do lemë zgerdhihet
E identifikuar
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #10 më: 19-12-2006, 13:07:57 »

Unë i urrej shumë dhe ato pragramet .telefono dhe fito.



Gjejne ca pyetje te lehta qe te hidhen te gjithë ne sulm kush e kush te kapi linjen......sekreta ria bën punën e vet si gjithmonë....dhe teleshikuesit ti rroj mundimi për telefonaten

Janë programe pa vlerë dhe aspak argetues.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
wiliams
« Përgjigjja #11 më: 19-12-2006, 19:15:07 »

Unë i urrej shumë dhe ato pragramet .telefono dhe fito.



Gjejne ca pyetje te lehta qe te hidhen te gjithë ne sulm kush e kush te kapi linjen......sekreta ria bën punën e vet si gjithmonë....dhe teleshikuesit ti rroj mundimi për telefonaten

Janë programe pa vlerë dhe aspak argetues.
po lere o erlehta se kjo është loja me mashtruese qe ka qenë ndonjëherë..po pse akoma vazhdon kjo loje..???
E identifikuar
Dalber
Future Diktator
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 19-12-2006, 19:43:33 »

pupupupupupupupupu

estafirullah estafirullah, eudhubilah minel kumar
E identifikuar

Krenar me injorancë time
Jo mendjemadh me hipokrizinë e tjetrit

dalber@zeriyt.com
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #13 më: 03-05-2008, 17:13:57 »

Për qejf dhe ja vlen ndonjeher, po ta kesh te përditshme sme duket e mirë, se këto lojera vetëm i shkatarrojn njerëzitë, nuk është vetëm ne Shqipëri po ne çdo shtet te botës ndodh kjo gjë, unë vendos ndonjeher vetëm lloto futbolli, se e kam qejf po nuk fus shuma te medhanja, këtu ne Austri 1 ne 4 veta luan me llotari të ndryshme.
E identifikuar

Arber77

Shiko profilin
« Përgjigjja #14 më: 03-05-2008, 17:29:27 »

për qejf një dorë poker bëhet ama mes shokeve e jo te krijosh varësi prej tyre

është tamam si puna e seksit po e nise mezi e le
E identifikuar
Faqe: [1] 2   Shko lart
Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |