Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarBiseda Shoqërore (Moderator: Vogelushja Korcare)Lejimi i martesave mes gjinise se njëjtë?!


Sondazh
Pyetje: A jeni te mendimit se duhet te lejohen martesat mes gjinise se njëjtë?
Po
Jo

Faqe: 1 [2] 3 4 5   Shko poshtë
Dërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Lejimi i martesave mes gjinise se njëjtë?!  (E lexuar 3114 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #15 më: 02-05-2008, 06:42:50 »

Me vjen keq qe nuk e keni kuptuar esencen a mendimit tim ne atë përgjigjen me lart. Pergjigja ime nuk është aspak e prapambetur apo close-minded siç e quani ju.
Ju vete shkruani qe dashuria është e verber, kështu qe edhe dashuria e një personi me te motren apo vellane nuk mund te paragjykohet sipas tezes suaj.
Pra ju thyeni kufi nga njera anë duke aprovuar martesat jo tradicionale( te te njejtit seks ), dhe arbitrarisht vendosni kufi te tjerë përsa i përket martesave te tjera jo tradicionale( midis familjes ). Për mendimin tim ju jeni një hipokrite n.q.s. mendimet tuaja bien pikërisht ne këto vija.


Po, Dashuria është e verber përsa i përket asaj qe biem ne dashuri dhe dashurojme njerëz te panjohur e me te cilët s'jemi te lidhur (si lidhje farefisi apo familjare) qe mund te jenë te seksit te njëjtë ose te kundërt. Njeriu mund ta doje dhe adhuroje shumë vellane, motren, etj. por jo te bjere ne dashuri me te se kjo s'është dashuri, kjo është absurditet pervert sikurse jashtë normave te natyres sepse është incest. Këtu është ndryshimi HolD*eM. Hajde me te mira. Dhe unë s'te kam share (mbase me ke keqkuptuar) kështuqë s'është e nevojshme te shash.
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
HolD*eM
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #16 më: 02-05-2008, 09:41:24 »

Po kush jeni ju qe vendosni se ku ndahen kufite midis perversitetit dhe normales ? Secili ka idetë dhe bindjet e tija dhe çfarë është normale për dike mund te jetë diçka e paimagjinueshme për dike tjetër.
Dhe me duket shumë qesharake fakti qe mbron normat e natyres përsa i përket incestit, kurse kur vjen puna tek homoseksualiteti natura del nga dritarja.
Problemi këtu nuk qëndron tek pranimi i homoseksualitetit si një fenomen normal, por qëndron tek lidhja martesore e homoseksualeve qe për mendimin tim nuk duhet lejuar për arsyet qe kam dhënë me sipër. Jam plotësisht dakort qe ata te lidhen zyrtarisht dhe te kenë benefitet e plota ne taksa. por një lidhje e tillë nuk duhet te quhet martese. Le të gjejne një kategori tjetër.
Gjithashtu më vjen keq qe te duket sikur te kam share. Lexoje me kujdes fjalinë e fundit dhe do ta kuptosh vete.
E identifikuar
hapesiraime.com
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #17 më: 02-05-2008, 14:32:51 »

Unë jam kundra. Me duket një gjë shtazarake, jo normale. Gjithë mendimi i gay, me bën te sëmurë. Po kur na dalin edhe shqiptarët Gay ne TV duke u ankuar se i qojn ne spital tjerët duke i rrahur. Jo me ti rrahur por me ia vënë një dinamit ne *****.
E identifikuar

Emira


Shiko profilin
« Përgjigjja #18 më: 02-05-2008, 19:30:35 »

Nuk e di ne se ka një teme te tillë këtu, po them se do të ishte mirë te diskutonim së pari mbi martesen si fenomen dhe dukuri historike: C´është ajo? Prej sa shekujsh martohen njerëzitë dhe pse?
Shumë njerëz (te ndryshëm) e kuptojnë martesen komplet ndryshe nga njeri-tjeri, me shumë te drejtë, mendoj.
Për mua, dy qenie njerëzore qe duhen para Zotit janë te kurorezuara shpirterisht gjatë gjithë procesit apo fazes se dashurisë se tyre, martesa është thjesht akt shtetëror.
Të gjitha qeniet njerëzore qe janë ne gjendje te japin dashuri, duhet te kenë te njëjtat te drejta. Thelbi i problemit nuk është fare homoseksualitti si fenomen, por vendi ku bëhet ky kuvend...me duket si e pamundur qe Kosova ta pranoje martesen mes gjinise se njëjtë...nuk e di...
Personalisht, nuk jam aspak kundër marteses mes personave me te njëjtën gjini.
E identifikuar

Dhurome një dritherime marramendese!!Dhurome një dritherime qe frymën ta merr...dhurome një mall te zjarrte, qe s´njeh gjakftohtesi...Jeta është kaq e bukur kur je njeri...
Lefter


Shiko profilin
« Përgjigjja #19 më: 02-05-2008, 19:45:51 »


Personalisht, nuk jam aspak kundër marteses mes personave me te njëjtën gjini.

Po sikur djali i juaj te sjellte ne shtepi një ,,shok,, te tijin dhe tju thoshte:Nene unë  jam martuar me KETE.Si do veproje?..Ose  plus edhe te biresonin një fëmijë a do u silleshe si një gjyshe?(kot po pyes nga kurreshtja) luj syun
E identifikuar

Don't trouble trouble,until trouble troubles YOU.
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #20 më: 03-05-2008, 06:55:43 »

Po kush jeni ju qe vendosni se ku ndahen kufite midis perversitetit dhe normales ? Secili ka idetë dhe bindjet e tija dhe çfarë është normale për dike mund te jetë diçka e paimagjinueshme për dike tjetër.
Dhe me duket shumë qesharake fakti qe mbron normat e natyres përsa i përket incestit, kurse kur vjen puna tek homoseksualiteti natura del nga dritarja.
Problemi këtu nuk qëndron tek pranimi i homoseksualitetit si një fenomen normal, por qëndron tek lidhja martesore e homoseksualeve qe për mendimin tim nuk duhet lejuar për arsyet qe kam dhënë me sipër. Jam plotësisht dakort qe ata te lidhen zyrtarisht dhe te kenë benefitet e plota ne taksa. por një lidhje e tillë nuk duhet te quhet martese. Le të gjejne një kategori tjetër.
Gjithashtu më vjen keq qe te duket sikur te kam share. Lexoje me kujdes fjalinë e fundit dhe do ta kuptosh vete.


OK Ne rregull, le të bashkejetojne e te paguajne se bashku taksat. Por edhe kjo ne vete do të konsiderohej si një lloj martese. Unë për vete nuk jam anti-gay por as pro-gay. Ne kuptimin qe se është gay dikush pune për te. Për mua nuk është normale sepse unë s'e kam zgjedhur si life-style ne jetën time, ama nuk diskriminoj kundër tyre, t'i trajtoj keq, t'i ofendoj, etj. Si thotë ajoa fjala e urte Amerikane: "To Each its Own." Pra me një fjale secili ka mendjen e vet dhe bën zgjedhjet e veta.

Martesa është një Institucion shumë i shtrenjte, i vyer dhe i rëndësishëm. Nuk duhet abuzuar me te, nuk duhet tallur me te. Dhe sigurisht ne baze te saj qëndron cifti mashkull-femër dhe prandaj ne anën tradicionale martesa mashkull-mashkull apo femër-femër do të dukej absurde dhe pa kuptim. Megjithëse një lloj lidhje zyrtare duhet te këtë edhe për personat homoseksuale, edhe sikur të mos ishte martese apo të mos quhej kështu. Mua do me dukej me keq nëse s'do tu jepej asnjë e drejtë e tillë.
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
HolD*eM
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #21 më: 03-05-2008, 07:07:18 »

Po sikur djali i juaj te sjellte ne shtepi një ,,shok,, te tijin dhe tju thoshte:Nene unë  jam martuar me KETE.Si do veproje?..Ose  plus edhe te biresonin një fëmijë a do u silleshe si një gjyshe?(kot po pyes nga kurreshtja) luj syun

Nuk ka asgjë te keqe me biresimin e fëmijëve nga prinder gay. Me mirë ne një ambient te ngrohte familjar apo i alienuar nga bota ne shtepi femijesh ?
Unë për vete sikur te isha fëmijë jetim do ta kisha shumë te thjeshtë këtë zgjidhje.
E identifikuar
HolD*eM
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #22 më: 03-05-2008, 07:21:03 »


OK Ne rregull, le të bashkejetojne e te paguajne se bashku taksat. Por edhe kjo ne vete do të konsiderohej si një lloj martese. Unë për vete nuk jam anti-gay por as pro-gay. Ne kuptimin qe se është gay dikush pune për te. Për mua nuk është normale sepse unë s'e kam zgjedhur si life-style ne jetën time, ama nuk diskriminoj kundër tyre, t'i trajtoj keq, t'i ofendoj, etj. Si thotë ajoa fjala e urte Amerikane: "To Each its Own." Pra me një fjale secili ka mendjen e vet dhe bën zgjedhjet e veta.

Martesa është një Institucion shumë i shtrenjte, i vyer dhe i rëndësishëm. Nuk duhet abuzuar me te, nuk duhet tallur me te. Dhe sigurisht ne baze te saj qëndron cifti mashkull-femër dhe prandaj ne anën tradicionale martesa mashkull-mashkull apo femër-femër do të dukej absurde dhe pa kuptim. Megjithëse një lloj lidhje zyrtare duhet te këtë edhe për personat homoseksuale, edhe sikur të mos ishte martese apo të mos quhej kështu. Mua do me dukej me keq nëse s'do tu jepej asnjë e drejtë e tillë.

E pra, tani biem dakorte. Megjithëse me quajte close-minded, qe nuk mund te jetë me larg nga e vërteta.
E identifikuar
Babyygirll
Shpirt i embel...
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #23 më: 03-05-2008, 09:23:46 »

Për mendimin tim unë jam kundër këtyre lidhjeve.
Martesa nuk është loj.
Zoti krijoi femren dhe mashkullin qe te martohen dhe te krijojn familjen e tyre e pastaj fëmijët te krujojn tyren.
Me vjen për te vjell kur dëgjoj shqiptarët qe thon ; o mua nuk me pelqejn femrat fare unë jam me PD;
Si mund ta dinë ata qe janë me PD ne një kohe qe kurr se kan prekur or puthur një femër?
Le të bashkjetojn bashk deri sa te kalojn fazen e tyre por jo te martohen.
xx
E identifikuar

I..L..U..
Lefter


Shiko profilin
« Përgjigjja #24 më: 03-05-2008, 12:46:44 »

Nuk ka asgjë te keqe me biresimin e fëmijëve nga prinder gay. Me mirë ne një ambient te ngrohte familjar apo i alienuar nga bota ne shtepi femijesh ?
Unë për vete sikur te isha fëmijë jetim do ta kisha shumë te thjeshtë këtë zgjidhje.


Nuk ka te keqe?!!!! habitem fare...A te shkon ne mendje se ne çfarë ambienti ritet e zhvillohet një fëmijë me prinder GAY?..Qe degjenerohet qe nga femijeria ai fëmijë qe ritet ne ambiente ku nuk dallohet se kush është ,,nëna,, e kush ,,babai,,....Unë personalisht mendoj se nëse një njeri ka probleme me zgjedhjen e gjinise se vet me mirë është qe te shkoje te ,,mjekohet,, e jo ta degjeneroje shoqërinë me kerkesa te tilla siç është martesa!

 pafshim
E identifikuar

Don't trouble trouble,until trouble troubles YOU.
HolD*eM
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #25 më: 03-05-2008, 18:38:56 »

lol. Organizata te pavarura kanë zhvilluar kerkime shkencore në lidhje me kte çështje dhe sipas rezultateve të tyre orientimi seksual i femijes dhe prinderve nuk kanë asnjë lidhje midis tyre ( përkundrazi besimeve ose miteve te shoqerise ). Gjithashtu prindërit gay nuk janë as me te mirë as me te keqij se prindërit"normale" sipas këtyre kerkimeve.

Unë personalisht mendoj se nëse një njeri ka probleme me zgjedhjen e gjinise se vet me mirë është qe te shkoje te ,,mjekohet,, e jo ta degjeneroje shoqërinë me kerkesa te tilla siç është martesa!

 pafshim

Gjithashtu homoseksualiteti nuk ka te beje me gjini, por me preferenca seksuale. Personat gay nuk duan te nderrojne gjini dhe janë krejt rehat me gjinine e tyre. Ndoshta ju po mendoni për transeksualet, te cilët kanë probleme me nderrim gjinie.
Sa për atë fjalinë e fundit nuk di çfarë te te them... merzitje
E identifikuar
Lefter


Shiko profilin
« Përgjigjja #26 më: 03-05-2008, 20:08:06 »

Por edhe  po të jetë preference është ne kundërshtim me natyren,etiken dhe moralin. luj syun..Ashtu qe ajo preference i bie te jetë ndonjë semundje FIZIKE ose PSIQIKE.Kështu qe si rjedhoje e asaj atyre i bie te ,,sherohen,,. luj syun E jo te lejohen te martohen. luj syun




lol. Organizata te pavarura kanë zhvilluar kerkime shkencore në lidhje me kte çështje dhe sipas rezultateve të tyre orientimi seksual i femijes dhe prinderve nuk kanë asnjë lidhje midis tyre ( përkundrazi besimeve ose miteve te shoqerise ). Gjithashtu prindërit gay nuk janë as me te mirë as me te keqij se prindërit"normale" sipas këtyre kerkimeve.



Unë mendoj qe ato ,,kerkime,, i ka udhehequr ndonjë GAY(dhe normalisht qe rezultatet dalin ashtu).


Po ku shef ti normalitet kur një fëmijë jeton  me një çift GAY dhe i shef çdo ditë p.sh. ne mëngjes duke u puthur apo ca e di unë??!
E identifikuar

Don't trouble trouble,until trouble troubles YOU.
HolD*eM
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #27 më: 03-05-2008, 20:58:30 »

Homosexualiteti është verejtur si semundje për një kohe te gjatë por ne 1970 American Psychiatric Association ( Shoqata e Psikologeve Amerikane ) e hoqi homoseksualitetin nga lista e semundjeve mendore.  Gjithashtu njerëzitë janë qenie shumë here me te komplikuara se çdo kafshe tjetër kështu qe lighet e thjeshta natyrore nuk mund ti aplikohen njerëzve njësoj si kafsheve ( p.sh.. vrasja ne natyre është diçka normale, kurse ne shoqërinë tonë është krimi me i rëndë ).
Përsa i përket martese i kam shprehur mendimet e mija lidhur me kte çështje me sipër, dhe jam kundër.
Gjithashtu kerkimet nuk janë kryer nga Gay-te por nga organizata prestigjoze shkencore ( mund ti gjej emrat n.q.s. te duhen ).

Po ku shef ti normalitet kur një fëmijë jeton  me një çift GAY dhe i shef çdo ditë p.sh. ne mëngjes duke u puthur apo ca e di unë??!



E kam thënë edhe me sipër qe ajo nuk ndikon ne rritjen e femise, plus si mendon ti është me mirë për femijen,pa familje fare apo me familje gay ?
E identifikuar
SmiLey
TNT 4 the BraiN


Shiko profilin
« Përgjigjja #28 më: 06-05-2008, 23:53:52 »

@Hold*em,

s'kam kohe te shkruaj gjatë e hollesishem por thjesht desha te te kujtoja se ke fëmijë qe vuajne already nga divorci i prinderve të tyre dhe po këta fëmijë ndjehen te lënë pas dorë por dhe te turperuar nga fatkeqesia e ndodhur ne familjen e tyre. Asnje, asnjë fëmijë nuk do të dëshironte te jetonte vetëm me mamin ose vetëm me babin, secili kërkon figuren e perbashket të tyre, atë te një cifti, atë te një familje normale. E ndërsa femija është pjesë e një familje homosh, më thuaj sa nga këta fëmijë do të pranonin gjithë krenari se cilët kanë prinder???? Realiteti ka treguar se këta fëmijë ndjehen akoma me shumë te ngujuar nga e vërteta / sekreti i familjes se tyre... dhe ne rrethanat ne te cilat rriten sado përkujdesje te kenë, ata rriten me crregullime ne personalitet sikurse ne mënyrën sesi te perballohen me botën reale qe i rrethon.
Të duash një shoqeri te shendosh ne themel e krye NUK do të thotë aspak se je një njeri drite-shkurter, përkundrazi! Nganjëherë mendoj qe dritën në fund te tunelit me tepër arrijme ta shohim neve sesa ata qe kërkojnë te prishin ligjet e natyres për hirë te një "gustoje apo kapricoje seksuale" hmmmmm Këta njerëz mos te harrojnë qe homot janë ne këtë botë për hirë te riprodhimit njerezor, për hirë te asaj dashurie qe ndodh e unifikohet vetëm përmes një mashkulli e një femre, e jo vice-versa! jo jo e ke gabim E nëse vazhdojme duke lejuar e dhënë kaq liri këtyre fenomeneve perverse, përveç se e shkaterrojme të ardhmën e femijve tanë me doren tonë, gjë tjetër me te mirë nuk bëjmë pikepyetje

E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
HolD*eM
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #29 më: 07-05-2008, 06:26:18 »

@Hold*em,

s'kam kohe te shkruaj gjatë e hollesishem por thjesht desha te te kujtoja se ke fëmijë qe vuajne already nga divorci i prinderve të tyre dhe po këta fëmijë ndjehen te lënë pas dorë por dhe te turperuar nga fatkeqesia e ndodhur ne familjen e tyre. Asnje, asnjë fëmijë nuk do të dëshironte te jetonte vetëm me mamin ose vetëm me babin, secili kërkon figuren e perbashket të tyre, atë te një cifti, atë te një familje normale.


Po, por ti i ke ngaterruar opcionet e femijes ne këtë rast. Nuk është familja normale vs familjes gay, është shtëpia a fëmijëve vs familjes gay. Pastaj, ne Amerikë te paktën, njerëzitë janë shumë të hapur dhe tolerant kundrejt Gay-ve, pra s'ma merr mendja se do të kishte shumë paragjykime ndaj një familje te tillë. Edhe sikur te këtë, benefitet e rritjes se femise ne një ambient te ngrohte shtepiak do peshonin shumë me tepër se paragjykimet apo problemet e lindura nga një situate e tillë.

@Hold*em,

 Realiteti ka treguar se këta fëmijë ndjehen akoma me shumë te ngujuar nga e vërteta / sekreti i familjes se tyre... dhe ne rrethanat ne te cilat rriten sado përkujdesje te kenë, ata rriten me crregullime ne personalitet sikurse ne mënyrën sesi te perballohen me botën reale qe i rrethon.


Cjane këto spekullime te pa baza kështu ? Pa na i jep pak referencat e kerkimeve shkencore qe kanë arritur ne kte konkluzion.
Perkundrazi, sipas kerkimeve te bëra nga organizata psikologesh te ndryshëm fëmijë te rritur ne familje gay nuk kanë qenë as me shumë as më pak te prirur për te zhvilluar probleme me "personalitetin" siç e quan ti apo cfaredolloj problemi tjetër psiqik.
Pra heren tjetër mos arri ne konkluzione te bazuara me hamendje.


@Hold*em,

Të duash një shoqeri te shendosh ne themel e krye NUK do të thotë aspak se je një njeri drite-shkurter, përkundrazi! Nganjëherë mendoj qe dritën në fund te tunelit me tepër arrijme ta shohim neve sesa ata qe kërkojnë te prishin ligjet e natyres për hirëë te një "gustoje apo kapricoje seksuale" hmmmmm Këta njerëz mos te harrojnë qe homot janë ne këtë botë për hirëë te riprodhimit njerezor, për hirëë te asaj dashurie qe ndodh e unifikohet vetëm përmes një mashkulli e një femre, e jo vice-versa! jo jo e ke gabim E nëse vazhdojme duke lejuar e dhënë kaq liri këtyre fenomeneve perverse, përveç se e shkaterrojme të ardhmën e femijve tanë me doren tonë, gjë tjetër me te mirë nuk bëjmë pikepyetje



Prapë me këto ligjet e natyres ? Nuk i ke lexuar me kujdes postimet e mia kështu qe po ta përsëris edhe një here kundër-argumentin për këto ligjet e "shenjta" te natyres qe nuk duhen thyer kurrë !! Çfarë bëhet ne natyre me kafshet handikapate ? Ngordhin !!!
Çfarë bëhet ne natyre kur ka ndeshje për territor ? Vrasje !!!
A e di ti qe fenomeni i kanibalizmit është shumë i perhapur ne shumë specie të ndryshme ?
A e dini ju qe një nga kafshet me perverse ne natyre është pikërisht qeni.
Mundohuni ta vini veten ne poziten e tjetrit përpara se te kaloni paragjykime te tilla. Mos harroni se për "ata" qenia Gay nuk ishte zgjedhje.
E identifikuar
Faqe: 1 [2] 3 4 5   Shko lart
Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |