Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarBiseda Shoqërore (Moderator: Vogelushja Korcare)Lejimi i martesave mes gjinise se njëjtë?!


Sondazh
Pyetje: A jeni te mendimit se duhet te lejohen martesat mes gjinise se njëjtë?
Po
Jo

Faqe: [1] 2 3 4 5   Shko poshtë
Dërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Lejimi i martesave mes gjinise se njëjtë?!  (E lexuar 1710 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« më: 12-04-2008, 13:41:58 »

E lexova pak para një lajm dhe thash ta hapi këtë teme.
A jeni te mendimit se duhet te lejohen martesat mes gjinise se njëjtë?
Argumentoni pergjegjen tuaj.

Diskutim te kendshem!






Kushtetuta e Kosovës lejon martesat e gjinisë së njëjtë
Me nenin 24 të Kushtetutës së re të Kosovës, në vendin tonë lejohet martesa në mes të gjinisë së njëjtë.
E premte, 11 Prill 2008 22:40


Ky nën bënë pjesë në kapitullin dy të Kushtetutës, që ka të bëjë me të
drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Gjatë këtij takimi, kryeparlamentari
Jakup Krasniqi ka marrë vërejtje lidhur me këtë nën nga disa përfaqësues të
organizatave më të mëdha Amerikane dhe Evropiane, që merren me të drejtat e
njeriut. Krasniqi tha se vërejtje ka pasur edhe nga komisioni vendor kushtetues,
por që është imponuar nga faktori ndërkombëtar. Jakupi shtoi se edhe Kushtetutat
e botës dhe ajo e Kosovës nuk do të duhej të merrej me deformimet e shoqërisë,
por ishte një standard i kërkuar nga ndërkombëtarët.
Ndërkaq, kryesuesi i delegacionit, Glen Lavy, ka thënë se ajo që e shqetëson
këtë delegacion është mundësia e humbjes së lirisë në të ardhmen, lirinë e
lëvizjes, religjionit dhe çështjes së gjuhës dhe mendoj se liderët tuaj, duhet
të kenë parasysh të largojnë këto pengesa dhe lidhur me këtë Kushtetuta mund të
amandamentohet dhe Parlamenti ka forcë ta bëj atë.
Delegacioni kishte në përbërje përfaqësues të të drejtave të njeriut nga SHBA,
Anglia, Belgjika, Kroacia dhe Austria. /rtv 21

E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
miku
pleqeri
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 12-04-2008, 21:35:47 »

     Bravo Kosova!!!!

   I zgjidhi problemet e tjera Kosova, mbeti edhe kjo "çështje" pa u zgjidhur!!!

   Gjeja e fundit qe duhet te meret parlamenti i Kosoves, është martesat e "te percunduarve"

   Zoti, nëse ekziston, krijoi Adamin dhe Even, nuk krijoi Adamin dhe Ramadanin, apo Even dhe Elenin.

    Martesa, nenkupton familje, riprodhim. Si do të permbushet ky "mision"?

   Nuk kam për ta kuptuar kurrë këtë llogjike.....
E identifikuar

Rron shqiponja ne maj te malit, rron edhe miza nën bisht te kalit.
cikito
kujton se jam piktor....??
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 12-04-2008, 21:55:36 »

 hmmmmm
unë jam kundër këtij fenomeni.
nuk është gjë tjetër veç se një c'rregullim mental.
është 'prishje' e shoqerise.
është kundër njerezimit
E identifikuar

ujku nderonin e qimon, por harronin se zakon...
arbias
Urime pavarsija
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 12-04-2008, 22:15:47 »

Kjo esht diçka tragjike te legalizohet një ligj i një zot i te quajtur atisar,kjo me kalimin e kohës do të ndryshohet ligj për ligj sepse pakoja e atisarit sesht ligj i shqiptarve por pako te zgjedhur nga te tjerët ,nga aj thes me ligje plehrash. merzitje

E identifikuar

Lirin nuk u a solla un atè e gjeta mes jush !
HolD*eM
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 13-04-2008, 17:30:24 »

Atëherë le të lejohen martesat e njerëzve me kafshe gjithashtu. Ose me pjestare te familjes. Qefe e qefe kjo botë, ca kanë qejf partnere te seksit te kundërt, ca te te njejtit qejf, ca kanë qejf kafshe dhe ca kanë qejf motrat ose fëmijët e tyre.
A do me thënë kjo qe tju jepet leja te gjithëve leje për tu martuar ?
E identifikuar
charm
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 14-04-2008, 19:53:47 »

jam kundër
E identifikuar
Lefter
Free


Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 15-04-2008, 01:11:39 »

Uhaaaaaaaaa...Ky ligj paska me i marr edhe ja 500 mijë  veta  për ne Evrope,vijn e  martohen për letra. zgerdhihet qesh me te madhe


Jam kundër
. luj syun
E identifikuar

Don't trouble trouble,until trouble troubles YOU.
hurma
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 18-04-2008, 00:20:16 »

Le të martohen!

Për adoptimin e fëmijëve jam kondra unë...
E identifikuar

Vetëm peshqit e ngordhur ndjekin rrymen!
Stefi
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #8 më: 18-04-2008, 10:29:48 »

Le të bashkjetojne po të duan por jo te martohen.

Jam kundra.
E identifikuar

Të gabosh është njerëzore, Të falesh është hyjnore
magja
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 19-04-2008, 13:47:42 »

Jam kundër
E identifikuar

UNITED STATES OF ALBANIA
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #10 më: 19-04-2008, 15:36:50 »

Po se kanë çuar veten aq poshte shqiptarët, sa te bëjn te tilla gjëra.
E identifikuar

ErionB

Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 22-04-2008, 17:48:15 »

ne fakt votova Jo pa e lexuar lajmin.

Por kur lexova lajmin thashë me te veretete (pa ironi) bravo Kosoves. Tani duke qenë se është nga vendet e rradha ne Bote qe e lejon martesen midis seksit te njëjtë, Kosova mund te perfitoje nga turizmi i martesave, pasi shembull është Massachussets dhe Kanadaja. Por, mos harroni se ca kerdije do të bëjnë avoketrt Kosovare kur të vijë puna e divorceve,,,Pra është një "win-win situation" për Kosovën pasi perfiton te ardhura nga Gay'et e shumte qe do vine te martohen ne Kosovë dhe te kalojne muajin e mjaltit, po ashtu do fitojne edhe me shumë kur te kthehen për te bërë divorcet.

Vendim pragmatik...ky është kapitalizmi në fund te fundit.
E identifikuar
SmiLey
TNT 4 the BraiN


Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 29-04-2008, 23:21:46 »

aiii na doli ekonomisti i radhes qesh me te madhe

Jam kundra lejimit te marteses mes gjinise se njëjtë për shumë arsye. Çdo gjë ne botë është krijuar duke patur 2 pole te kundërta, pra dy gjini. Le njëherë qe po kena probleme me prinder qe kanë dhënë birth femijve të tyre biologjikisht, e lere mo te merrena dhe me këta qe po e bëjnë botën corap. Vlera e familjes pastaj humbet, simboli i marteses po e po... d.m.th. kurorizimi midis një mashkulli e një femre. hmmmmm

Ah c'bën liria e tepert, ja cthur robt nga by**et se nga mendja janë e janë te ikur fare ohohoho Sick ppl se di une
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #13 më: 01-05-2008, 08:57:54 »

Atëherë le të lejohen martesat e njerëzve me kafshe gjithashtu. Ose me pjestare te familjes. Qefe e qefe kjo botë, ca kanë qejf partnere te seksit te kundërt, ca te te njejtit qejf, ca kanë qejf kafshe dhe ca kanë qejf motrat ose fëmijët e tyre.
A do me thënë kjo qe tju jepet leja te gjithëve leje për tu martuar ?

Përgjigje te tilla s'na lënë ne të ecim përpara dhe dalim tek përgjigjja qe lashe unë tek tema se çka urrej tek Shqiptarët. E pra, sa paragjykues qe jemi dhe kjo s'na bën aspak mendje-hapur por mendje-ngushtë (narrow-minded). Ta hapesh mendjen nuk është gjë e keqe sidomos me kohërat qe kanë ardhur.

Jemi ne vitin 2008 njerëz. Le të jemi realiste, kjo botë është e mbushur me Homoseksuale, Biseksuale, Gay, Transeksuale, Lesbike, etj. etj. Këta te gjithë përfshihen ne racen njerëzore dhe si te tillë duhet te kenë edhe këtë te drejtë te jetojne, duhet te kenë te drejta njerëzore, sikurse te drejta qe t'i bëjnë edhe ata zgjedhjet e tyre ashtu siç i mendojnë me te vlefshme e me te denja për ta. Pikërisht prandaj, unë jam PRO Martesave mes Gjinise se Drejte por nuk jam pro 'reklamimit' të tyre sepse mendoj se norma është qe Femra ta kaloje jetën me Mashkullin dhe jo Femra me Femren apo Mashkulli me Mashkullin. Por mos harrojmë qe shumica me e madhe e atyre qe janë Homoseksuale apo Gay janë te tillë sepse nuk zgjodhen te jenë kështu por linden kështu. Dhe nga ana tjetër, jam pro këtyre lidhjesh dhe martesash sepse Dashuria sinqerisht është e Verber dhe unë mendoj se kur duam dhe dashurojme dike duam dhe dashurojme personin dhe jo seksin apo gjinine e tij. Kështu fare mirë mund te bjere ne dashuri vajza me vajzen apo djali me djalin. Gjithsesi, ky është vetëm mendimi im personal dhe mendoj se është e shendetshme te këtë lidhje dhe martesa apo bashkejetesa te tilla për faktin se ekzistojne njerëz homoseksuale dhe ata nuk duhen deprivuar nga pjesa tjetër e botës apo e normalcive.
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
HolD*eM
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #14 më: 01-05-2008, 19:58:43 »

Me vjen keq qe nuk e keni kuptuar esencen a mendimit tim ne atë përgjigjen me lart. Pergjigja ime nuk është aspak e prapambetur apo close-minded siç e quani ju.
Ju vete shkruani qe dashuria është e verber, kështu qe edhe dashuria e një personi me te motren apo vellane nuk mund te paragjykohet sipas tezes suaj.
Pra ju thyeni kufi nga njera anë duke aprovuar martesat jo tradicionale( te te njejtit seks ), dhe arbitrarisht vendosni kufi te tjerë përsa i përket martesave te tjera jo tradicionale( midis familjes ). Për mendimin tim ju jeni një hipokrite n.q.s. mendimet tuaja bien pikërisht ne këto vija.
E identifikuar
Faqe: [1] 2 3 4 5   Shko lart
Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |