|
Berni
|
 |
« më: 07-02-2008, 12:14:39 » |
|
Ramadan Isufaj, 58 vjeç Babai i arrestuar me akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me vajzën e tij firmos deklaratën ku pohon se ka kryer veprime të turpshme.Ai ka pranuar deklarimet e dhëna nga e bija,duke i dhënë fund kështu hipotezave,se akuzat e adresuar atij mund te jenë sajuar nga bashkeshortja dhe vajza,hipoteza qe u moren seriozisht ne konsideratë pas deponimit te një prej djemve te familjes.E vërteta ne familjes Isufaj ishte zbuluar para 6 muajsh,po për hirë te opinionit ajo është mbajtur e fshehte.Me pas atë e kanë mësuar edhe persona te tjerë te aferm,te cilët sërish kanë sygjeruar heshtjen.Por një jave me pare ka qenë nëna e vajzes qe iu drejtua policis duke i dhënë fund kësaj historie te tmerrshme,pasi e kishte ruajtur sekretin për 6 muaj."Nuk e denoncova qe ta mbyllnim këtë turp brenda familjes.Thosha se do jetë kismeti i Zotit qe një ditë goca do martohet dhe te mbyllet brenda shtepise kjo ngjarje e mallkuar",tregon e ema e vajzes.Vajza, viktime tashmë tregon se ka qenë 13 vjeçe kur ka rënë viktime e dhunes seksuale te babait te saj."Isha 13 vjeçe kur filloi dhe ka vazhduar derisa kam bërë 22 vjeçe.Ne gusht te vitit qe kaloi i tregova familjes se nuk e durova dot me.Mundohesha ta mbyllja por nuk mundem.Gjithë familja e mori vesh,edhe xhaxhai dhe gjithçka u trajtua brenda familjes.Bababi më ka kercenuar kur kam qenë e voge,me pas kur u rrita jo",rrefehet vajza.E transformuar tashmë psikoligjisht dhe e ndodhur për vite me rradhë mes dilemes se denoncimit te babait perdhunues dhe te ruajtjes se nderit te familjes,qe vetëm nder nuk kishte me,vajza nuk ka gjetur rrugë tjetër veç vetvrasjes,te cilën e kam tentuar disa here."Mendoja ta vrisja veten ose te ikja nga shtëpia.Kam tentuar ta vras veten me 11 Janar dhe vjet ne Shtatore.Nderko nuk shkoja ne polici se më vinte turp",thotë ajo.Pas denoncimit ajo tregon se është nën presion e te afermve,sepse publikimi i një historie te tillë ka prishur imazhin e familjes dhe te fisit.Motra me e vogël tregon se kishte muaj qe te vërtetën e babait te saj e dinte e gjithë familja,dhe ajo beson se babai ka pasur marredhenie me motren me te madhe.
TopChannel
|