Femijeria ime pergjithesisht ka qenë një femijeri e lumtur.

Kujtoj me nostalgji lojerat e budalleqet e shumta qe benim me fëmijët e tjerë te lagjes. Nuk kishte ditë qe të mos dilnim paradite - mbasdite ne oborrin e pallatit tonë ku luanim lojra të ndryshme si ato me top volejboll, top e lufte, rezervash e ndonjëherë futboll me çunat e lagjes qe na bënin telef gjithmonë ne gocave. Pastaj janë lojrat e tjera me peta, ngriva - shkriva, tokash (ose botash), loja me shami ose me kukulla. Mbaj mend qe me shoqet rrinim shkalleve te apartamentit duke qepur e shqepur rroba për kukullat tona

Momente gazmore ka plot.. Ndërsa ato te trishtat lidhen me vitin e mbrapshte '97. Nga frika e plumbave qorre u mbyllem nëpër shtëpia, po a rrinim dot brenda ne se?? edhe atëherë e gjenim mënyrën e argetimit, mblidheshim ne shtepite e njera tjetres dhe luanim me kukulla, ose me lojen mos u nxeh (qe tym na dilte nga veshet prej inatit te humbjes

)e shumë e shumë te tjera qe nuk mund t' i përmend të gjitha këtu.. Është vërtetë qe nuk kishim PC e internet apo këto lojrat elektronike .. ai qe kishte një video game ishte me i pasuri, por kemi ditur ta shijojme femijerine .. Ndërsa tani

shoh një tendence te fëmijëve për një sjellje qe nuk pershatet shumë me moshen e tyre, sikur duan t' i kalojne etapat shpejt e mezi presin te rriten.. qe ne kopesht fillojnë me muhabetet " kjo shoqja me pëlqen", "ky po me gjuan etj"
Eh kalamajte e sotëm..