Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarBiseda Shoqërore (Moderator: Vogelushja Korcare)Çfarë mendoni për dasmat shqiptare?


Faqe: 1 2 [3] 4   Shko poshtë
Dërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Çfarë mendoni për dasmat shqiptare?  (E lexuar 820 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
SmiLey
TNT 4 the BraiN


Shiko profilin
« Përgjigjja #30 më: 14-05-2008, 21:43:37 »

Për dasmat jam qefli zgerdhihet

Dasmen time do e bëj ne fshat, aty ku jetoj sot, se aty me është martuar edhe baba edhe gjyshi, kuptohet edhe ata fshatare. Megjithëse nuk kam pretendime qe ta bëj ditën e dasmes si një ditë qe do me lejoje te preki sferen e lartë, them se do harxhoj goxha për vete faktin se nuk kam për te lënë rob te njofur pa thirr aty zgerdhihet .

Sa për traditat, po nuk kerceu babi vallen e pleqeve duke ja bërë defi ting, dhe po nuk u sperkat rruga e nuses me raki rrushi nga llullaja e pare, nuk kam për tu martu zgerdhihet .
Ndoshta jam fshatar, por nuk jam akoma aq i ditur sa te thyej traditat e familjes. Kur te arrij te iluminohem do vendos, por gjer ne atë ditë, të gjitha me perpikmeri do i zbatoj.

po pushken do ta shkrepesh nja 2 here, apo e keni 3 here anej nga nahija juaj perqeshje
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
SmiLey
TNT 4 the BraiN


Shiko profilin
« Përgjigjja #31 më: 14-05-2008, 22:06:24 »

Të them drejtë mu për atë se nëpër dasma e sheh farefisin qe nuk e sheh kurrë, me duken diçka shumë te lezetshme. Lidhjet farefisnore duhet kultivuar dhe ne qe jetojme p.sh. ne mergim na jepet mundësia qe ne dasëm ti takojme gjith troç. Ec ti për 2 jave pushim qe i bën ne vendlindje ta vizitojsh gjith farefisin. luj syun

Gezimi dhe pikellimi duhet te jenë situata kur familja te takohet dhe ti ndaje emocionet me njëri-tjetrin, te gëzohen ose ngushellohen se bashku.

Le të flasim siç është realiteti, e jo c'duam ne te shohim, ok?
Ne sa e sa dasma qe kam qenë, pjesa me e madhe e atyre qe ishin ftuar nga jashtë nuk kishin ardhur. Pse? Disa për arsyet e tyre personale, e s'kam pse t'i gjykoj aspak... por ne te shumtën e rasteve është fakti qe jo te gjithë bëjnë sakrificen te udhetojne për 2 ditë veç për te qenë te pranishem ne dasëm. E këtu nuk po flasim për kusherinjte e pare e te dytë por te tretë.. pse jo dhe soj-e-sorrollop. Sepse janë shpenzime me vete bileta, akomodimi atje, shpenzimet e tjera gjatë qendrimit etj. Njerez qe ti s'i ke takuar ndonjëherë nuk mund të pretendosh te te vijnë ne dasmen tënde pas 20-30 vjetësh sepse është diçka absurde pse jo dhe hipokrite!
Ju thoni gezimi e hidhërimi duhen ndare bashke ne familje, jam dakort! Po ku kanë qenë këta njerëz ne gezimet e hidherimet e mëparshme, he?

Pastaj unë nuk bëj dasëm se s'kam ku t'i çoj leket moj Aida, bëj sepse dua ta gezoj atë ditë me njerëzitë qe kam te dashur e qe me janë gjendur pranë kudo me mish e shpirt (pse jo dhe larg), po jo me njerëz qe s'më kanë thënë njëherë Gezuar a Qofshi mirë! Se dhe kur bën listen njeriu mendohet mirë se ke emër te perfshij ne ftese e ke jo, sos do ftohet i gjithë fisi a thua se kemi banken e shtetit e pallatin e mbretereshes Elizabeth pershtjellim
JO, unë jam dhe qëndroj me te njëjtat dëshira... dasmen e dua te saktë ne çdo drejtim. Çdo hap qe do hedh dua ta mendoj mirë luj syun
Tek e fundit, unë s'dua te jem nga ato nuse qe rrijne e bëjnë sehir kur te tjerët bëjnë qejf ne ditën e saj, JO! Dua te gezoj dhe unë, te kercej dhe unë, te kendoj dhe unë, te qesh dhe unë, te haj dhe unë, të flas dhe unë, e te bëj shaka dhe unë! Është dita e IME, si e tillë duhet ne radhe të parë te plotesoj dëshirat e enderrat e mia dhe pastaj te tjerëve!
Shyqyr Zotit, nuk jemi me ne kohërat kur nuses i vishej një vello apo i vihej një perce përpara e rrinte aty e nuseronte me ore te tera, mizeri! Me te vërtetë gjendje mizore! Qysh e vogël me janë dhimbsur nuse te atilla qe gati sa nuk u binte te fiket nga lodhja ne këmbë, nga pangrenesia, nga lodhja e pergatitjes se dasmes... etj etj - gjëra qe bërë të kuptosh dhe nga shkrimi yt. Eh pra, unë këto gjëra te tradites se mëparshme nuk i dua! Tek e fundit është gezim i imi dhe me shumë se unë dhe prindërit e mi sikurse familja e bashkeshortit, asnjeriu tjetër s'duhet t'i prish pune sesi e organizoj unë dasmen time.

Ke te drejtë, kishin lezet ata dasma, por jo për nusen! qesh me te madhe
Se nusja e shkrete rinte me sytë mbyllur e renduar me salltanate dhe nuseronte aty para farefisit dhe tërë lagjes.
E tjerët natyrisht qe bënin qejf.

Kam thënë fëmijëve nuk ju perzihem se si e duan dasmen, por kategorikisht do ta refuzoj qe dimrit te bëhet se metevertete jam e traumatizuar nga e imja.
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #32 më: 15-05-2008, 07:25:23 »

I nderuar Berni, ti spaske pare martese e cila bëhet ne xhami ku bëhet kontrata e marteses simbas rregullave Islame... luj syun
 

Ne Shqipëri unë skam pare te tilla dasma, mund te bëjn vetëm ato qe janë besimtare te medhenj si nusja dhe dhandri, po mund te jenë shumë te rralla si dasma, po dhe një hoxh qe njoh unë s'e di ti këtë martuar kalamajt e vete duke shkuar ne xhami, po di qe ne dasëm nuk nxirrte pije alkolike përveç Koka Koles, dhe kjo gjë sme duket gjë e mirë, qe te pijn njerëzitë vetëm një gjë.Dhe te krishteret ma merr mendja do jenë te rrallë qe shkojn nëpër kisha.Pajtohem me labikun për ato fjalët qe ka thënë, qe dasma e vërtetë është dasma shqiptare dhe jo te kopjuara nga bota.Sduhet te humbin traditen tonë për budalliqet qe bën bota.
E identifikuar

Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #33 më: 15-05-2008, 11:06:27 »

Mirë pra, athere ua përshkruaj shkurte dasmen time.

Ne nuk deshtem te bëjmë dasëm meqë rrethanat athere si kishim te përshtatshme dhe X shkaqe tjera. (viti 1995)
Por ishte me shumë dëshira e prinderve te bëjmë një festim. Meqë athere restorantet nuk ishin ne mode si sot, e vendosem ta bëjmë një dasëm tradicionale siç bëhet nga anet tona. Kishim elemente te perziera te tradicioneve Kosovare (meqë familja babit është nga Kosova) dhe te tjera Iliridase. Shumicat e adeteve te cilët i praktikuan as qe i njifsha unë sepse nuk me kishte ra rasti ti shoh.
Kenaqesi për mua ishte se pash për here të parë gjith kusherite, se babi im i kishte ftuar edhe ata nga Kosova.
Derisa shkruaja shkrimin tim Smileyt e mendoja këtë, sepse natyrisht as unë nuk marr rrugë te shkoj ne vendindje veçmas vetëm për një dasëm. Por me pëlqen kur ftohen gjith ata qe janë atje. Familja ime dhe e bashkeshortit tim, flas për ata te cilët janë te shperndare nëpër mergim, organizohen ashtu qe rreth 1 vit para bisedojne se kur perafersisht organizojne një dasëm, dhe gjith mundohen atë pushimin vjetor ta caktojne rreth asaj date.  Pastaj ne familjet tona bëhen si zakonisht dasmat gjatë Korrikut- Gushtit ose Vitit të ri, athere gati gjith janë ne shtepi meqë janë pushimet shkollore te fëmijëve. luj syun
Tjetër është nëse me fton dikush 1-2 jave para, kush e organizon pushimin njëherë e pastaj edhe rruga, shpenzimet etj etj, por kur bëhet fjale për pushim vjetor kur edhe si zakonisht shkon vete qe ta vizitojsh familjen dhe vendlindjen, dhe e din 1 vit para se perafersisht kur është data, athere është tjetër pune. Ti atë qe e quan absurde dhe hipokrite, nuk mund ta quaj edhe unë e dashura Buzqeshje. Unë si shembull morra familjen time, dhe tek ne praktikohet qe te ndahen te mirat dhe te keqijat bashke. Qofte shpesh, apo edhe pas 10-15 vitesh, me rëndësi për ne është qe fëmijët tanë ta dinë ku e kanë gjakun e tyre.

E vetmja gjë qe nuk me pëlqeu tek dasma ime ishte ftohti, se metevertete ishte tepër ftohet, por përsëri janë kujtime te lezetshme.

Si pije kishte vetëm pije joalkoholike (lloje të ndryshme jo vetëm Cola perqeshje), por nga anet tona kjo sju len përshtypje tjerëve meqë as ne familjen time, e as ne familjen e bashkeshortit tim nuk konsumohet alkoholi. Për ju ndoshta do të ishte problem, por për ne jo, sepse gjith u argetuan dhe benen qejf pa u dehur dhe ankesa nuk kishte.

Bern, shkruajta lartë sepse kishe një ton paragjykues ndaj dasmave qe bëhen ne kishe. Janë ata tradita qe ndiqen nga te krishteret, njeashtu siç e bëjnë disa martesen me hoxhe, qoftë ne xhami ose ne shtepi. Ty ndoshta te duken budallalliqe, por për tjerët nuk janë budallalliqe meqë ka njerëz qe ndjekin ata tradita dhe norma.

Pastaj dasmat siç bëhen sot janë te kopjuara nga bota, a mos deshte te thuajsh se një dasëm ne restoran është tradite shqiptare? luj syun
Me sa kam ndegjuar nga shoqet e mia qe kam ne Amerikë, ata praktikojne qe përveç traditave shqiptare perziejne edhe ata amerikane ne dasmat e tyre. Këta si i gjykoni?

Fundi fundit mirë e tha Buzqeshja, me rëndësi është qifti te kenaqet se ajo është dita e tyre! buzeqeshje


E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #34 më: 15-05-2008, 11:32:46 »

Citojeni
Kjo vajta ne kish me duket si zakon i kot mua
Ciao Berni!A ke par ndonjë film ku dasma te filloj e te mbaroje ne shtepi?Kjo ndodhi vetëm ne Shqipëri sepse u mbyllen kishat.Ne besimin e krishtere çdo lidhje duhet te marrë bekimin e vet se për këtë dhe jemi besimtare. (Unë nuk them se jam ndonjë qe meritoj te quhem besimtare)Kudo ne botë lidhja martesore quhet e ligjehme kur bëhet ne kishe por dhe kur bëhet vetëm ne intitucionin shtetëror.Nuk jam i sigurtë, por lidhja vetëm nëpërmjet kishes siguron paprekshmerine e pasurise se ecilit individ nga njeri tjetri.Pastaj kisha ka rregulla për lidhjen pasi nuk lejon qe zgjidhja te bëhet jashtë saj dhe kur është e domosdohdme ka një afat kohore, p.s..ne Itali 5 vjet.Unë kam pare ne Greqi dhe ne Italiqe njrzit bekojne çdo gjë si p.s..shtepine e re,fillimin e aktivitetit të ri,hapjen e sezonit te një aktiviteti etj.Dhe Aida ka te drejtë pasi e njëjta gjë duhet të ndodh dhe me besimin musliman,dhe aty martes duhet te marrë bekimine vet,ajo e din me mirë sepse vjen nga një kulturë e tillë.Kosova e pranoi sriozisht konvertimin pasi nëpërmjet Turqise mundi te perballoje e te dominoje mbi Serbine e cila e kishte pushtuar për 300 vjet.Ne Shqipëri absolutish besimet e krishtera kanë shkuar ne kishe.Njerzit e besimit musliman këtu, nuk e kanë pas e kurrë një tradite te tillë dhe kjo është një teme për tu diskutuar.Përse?Unë do të thoja ne radhe të parë sepse ky besim nuk erdhi nemenyre serioze tek shqipetaret këtu, te cilët qenë te krishter dhe si rrjedhim kurrë nuk u sollen sriozisht me te.Nuk erdhi si një besim i kultivuar por si një manovrim te interesave te pushtuesit.Mund te këtë dhe arsye te tjera qe kanë te bëjnë me civilizimin e shoqerise dhe kryesisht te fshatit.popullsia kryesore gjendej ne fshat dhe dihet niveli kulturor i ture ne atovite,por gjithashu dihet se me vonë qytetete u dominuan nga te ardhurit e pa fund tecilet mbyten kulturën qytetare.ky fenomen ndodh dhe sot.Dyndjet ne Tirene dhe ne Durrës,ne Shoder dhe ne Vlore te ardhurit duke qenë shumicë janë bërë dominues ne jetën qytetare dhe kjo paraqet një rrezik të madh.Dhe ne kohën e diktatorit kishte një ligj qe nuk te jepte te drejtn për te gene qytetare, vetëm perese je transferuar aty.E drejta për tu bërë qytetare, ose e thënë ndryshe për tu bërë pjesë enje civilizimite ndertuar me nund do një afat kohore,dhe një aprovim pas një testimi nga organet për këtë pune.Të paktën një i sapoardhur nuk duhet te këtë te drejtën për te votuar ne zgjedhjet lokale,apo te te punesohet ne strukturat pikante te komunitetit.Ko sjellate qe çdo depitet i ardhur naga zona me një nivel te ulet kulturor sjell me vete qindra bashkefashtare te tij te cileve do tu siguroje pune banim etj.për ti pase mbaeshtetje ne zgjedhje,e kështu i keqi bëhet dominant.Nejse hapni një teme te tillë e te diskutojmë,pasi në forum mund te këtë dhe anetare qe mund te najapin eksperienca nga vendet e BE. 
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #35 më: 15-05-2008, 14:54:33 »

O Anest njerëzitë duan te kënaqen, dhe nuk shkojn ne dasëm për te shkuar ne kisha e xhamia, vllai im e ka marrë nusen ortodokse dhe nusja nuk shkoi në kishe ku u martua, do e pyes njeher për traditen se si i bëjn ato dasmat.Dhe për atë punën qytet, fshat, ti e di shumë mirë se qytetet e medhanja dhe venalijt janë musliman dhe jo te krishtere, te krishteret ne Shqipëri janë nëpër qyteza e fshatra te vegjel.Një familje e vjetër Tiranase, Elbasanse, Durrsake etj janë familje muslimane.
E identifikuar

Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #36 më: 16-05-2008, 01:41:27 »

Citojeni
[një .Mund te këtë dhe arsye te tjera qe kanë te bëjnë me civilizimin e shoqerise dhe kryesisht te fshatit/quote]
Më fal mor berni por ne këtë shprehje she gjë ti qe te jem shprehur se ne fshat kanë jetuar vetëm  muslimanet?Unë kam shkruajtur shoqëria dhe ajo i perfshin te gjithë brenda.Së dyti-Për here te par e ndigjoj se qytetet kanë qenë me musliman.Më fal por kishat i kishin ndertuar muslimanet ne qytet.E pra kishat ne qytetun tim janë me te vjetra se xhamitë.Shqipetaret u konvertuan po nuk do të thotë se ato qe ishin te krishtere, shkuan ne fshat.Elbasani veçohet nga qytetet e tjera pasi, është qytet i ri qe  u riformua nga Turqia ne vitin 1466.Turqisht El Basan do të thotë Vura dorë.Kjo për shkak te ndërtimit te murit te kalase ku u mobilizuan rreth 14000 njerëz.Dhe megjithëse qytet i ri Elbasani ka banorë te krishtere, qytetare autokton.Ps,Kusherijte e mi Nos Mima janë mbi 250 vjeçare.Qyteti im është ndertuar 1300  vjet para Krishtit.Ne Durrës ka lindur perandori Anastas i parë qe ishte me te njeten fame te Aleksandrit të madh.Vete antiteatri i qytetit dëshmon për një jetë kulturore te mirëfilltë.E këto nuk i ndertuan turqit por ato erdhen dhe i prishen.E popullsia ishte e krishtere e i tillë je dhe ti dhe nusja e vellait tënd dhe unë dhe te gjthe ne qe te paktën e dimë qe sjemi turq te mbetur.Unë konvertimin  nga pushtuesi nuk e pranoj si identitet fetar, e ne këtë pikë nuk bëj leshim.Ne jemi te gjithë ortodokxs e një pjesë katolike.Këto dy besime janë te te njtit trung.Është derdhur shum gjak për te ruajtur këtë identitet dhe kerkush për interesa te dobeta nuk mund te abuzoje.Konsultohu atje ku je ,për këtë problem me njerëz me te ditur se ne dhe me jepnje përgjigje nëse kam apo jo te drejtë.Integrimi me Europen është integrim ne nivelin kulturore dhe aspak ekonomik.Shiko Francen si e kundershton pranimin e Turqise.Është fatale qe Shqipëria te konsiderohet një vend islamik.Skam asgjë me isalamizmin ka vlerë atje ku është kultivuar dhe jo ku ka konvertim për shkak te dhunes se pushtuesit.Unë e di mirë se Kurani nuk pranon kultivimin me dhunë por tjetër janë misionaret e tjetër pushtuesit. dy koncepte qe nuk përputhen gjekundi.Tjetër mesuesi e tjetër pushtuesi.E ky i fundit i ka mundesitete abuzoje me misionaret.
Nëse shkrimi ka devijuar mun ta heqesh.   Ciao Bern.
E identifikuar
labiku
vdekje tradhetareve
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #37 më: 16-05-2008, 04:43:12 »

O Anest njerëzitë duan te kënaqen, dhe nuk shkojn ne dasëm për te shkuar ne kisha e xhamia, vllai im e ka marrë nusen ortodokse dhe nusja nuk shkoi në kishe ku u martua, do e pyes njeher për traditen se si i bëjn ato dasmat.Dhe për atë punën qytet, fshat, ti e di shumë mirë se qytetet e medhanja dhe venalijt janë musliman dhe jo te krishtere, te krishteret ne Shqipëri janë nëpër qyteza e fshatra te vegjel.Një familje e vjetër Tiranase, Elbasanse, Durrsake etj janë familje muslimane.
doja vetëm te thoja se edhe ne ne laberi kemi krishter sa ti besh naften ne te.por dasmat njesoje i kemi si myslyman e krishter.dasëm shqiptare
E identifikuar

shqiperine moj ma kanë vrarë ma kanë prerë e ma kanë ndare kallo greke e jugosllave
Mishel
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #38 më: 16-05-2008, 07:31:06 »

anesti je totalisht jashtë teme por  me pëlqeu ajo çfarë lexova. sepse po na bëjnë edhe fshatunar tashi. berni ta them unë si bëhen dasmat ortodokse shumë ndryshe nga ato muslimane me koken poshte e sucin lart. dhe mos harro unë jam tek të dy besimet. por këtu i bashkangjitem labikut si te krishtere e te muslyman dasmat  njësoj bëjnë! dasma shqiptare.
E identifikuar

"Thone të gjitha ndarjet
    si dashurite ngjajne,
       por ndarjet pa bashkime
         moskuptimin qajnë


mishel@zeriyt.com
Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #39 më: 16-05-2008, 11:29:28 »

Dhe një here. Vetëm ateistet kanë te drejtë të mos kërkojnë bekimin e lidhjes martesore.te tjerët patjetër duhet ta kryejne këtë rit pasi humbet dhe kuptimi i teqenit besimtar.Por mos i ngateroni te ftuarit ne dasëm me te ftarit ne kishe apo xhami.Paradite ne kishe shkojnë pjestaret e te dy familjeve kusherijte eafert dhe te pyeturper pëlqimin e tyre,shoqëria e afert te cilës i është marrë pëlqimi,si dhe kushdo tjetër ne formën e lirë.Mbasdite bëhen pritjet e miqeve qe vijnë te urojne ne secilen familje,dhe ne darke te ftuarit te percaktuarme pare.Kështu ne organizimin e paradites,mbasdites dhe darkes,njerzit nuk janë te njete,kështu të mos mërzitet Labiku se ne këtë rast nuk cenohet dasma.
Përsa i përket Labikut qe godet forumin për njëanshmëri,nuk është e vërtetë,pasi unë e kam provuar me pranine time këtu.Jam unë qe i kam hapur tema kundër konvertimit dhe kerkush nuk më ka thënë se kam bërë gabim aq me tepër replikimi ka qenë brenda normave te etikës.Kjo e fundit është me erendesishmja,pasi vete edukim fetar do të thotë ETIKE.Dikur nuk e perjashtoj ,por sot në forum kemi një fryme te civilizuar dhe tolerante.Shpesh mendoj me vete se mos stonoj ne një forum te rijsh,por ndonjëherë mendoj se kambere mirë qe me pranine time ti gjindem pranë atyre qe shkojnë ne lojrat e fatit,mbi problemet e duhanit,mbi edukimin duke u pershtatur kulturave te zhvilluara,mbi thirrejen për te riformatuar personalitetin për te qenë made in vetvetja dhe jo
prindi.
E identifikuar
Mishel
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #40 më: 16-05-2008, 13:20:51 »

o anest tashi na e bërë corap temën. këto i dimë nuk është e nevojshme te lexojmë ligjerime si autobiografi. thuaj çfarë mendon për dasmat shqitare dhe kaq. mua me pëlqejnë shumë por kur pak njerëz se me shumë me lodhet koka
E identifikuar

"Thone të gjitha ndarjet
    si dashurite ngjajne,
       por ndarjet pa bashkime
         moskuptimin qajnë


mishel@zeriyt.com
Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #41 më: 03-06-2008, 01:15:27 »

Ke te drejtë Mishel unë tashti u kujtova unë kam folur për dasmat kristiane dhe jo shqipetre.Ne të gjitha dsmat qe kam qenë për nja 40 vjetkam pare:
Dolline e pare ta ngereme për Enverin qe ta na rroje sa malet
Dolline edyte për Partine,qe na solli këtë ditë,
Dolline e tretë,për Zeqon drejtorin qe na ka nderuar sot
Dolline ekatert për shokun krietare te organizates baze te leshit.
Tani dasma deklarohet e hapur.Andej nafundifilluan derdellitjet.Po mua përse nuk me permendi qe jam veteran i 41,po lere tani se nuk tha as për mua qe kam qenur komandani i brigades se vithkuqit.JoJOdo hikim.E duke pire raki harroninse ku ishte muabetei e pas kësaj fillonte rrumpalla e ulerimave,lapce apo myzeqareshe,por e treta duhet te ishte kenge partie,Enver Hoxha tungjatjeta.....Ne fund Napoloni e parte terpjete ku je more Zylo e ku ke mete.
E identifikuar
Capkenja
Sme behet vone
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #42 më: 03-06-2008, 09:14:20 »

Mua me pëlqejnë ashtu si i kemi pas organizuar si me pare,me pëlqejnë te ndjek traditen dhe ajo ka bukurine e vet.Nëse vjedhim prej te huajve,atëherë humbin indetitetin.


Po kismet kur te na vij rradha për tu martuar do e vrasim mendjen si do e bëjmë  Perqafim
E identifikuar

Rehat për qejf tim...
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #43 më: 03-06-2008, 09:41:56 »

Unë mbas 2 muajsh kam një dasëm, dhe do jetë tamam dasëm shqiptare. Do martohem vete qesh me te madhe zgerdhihet

Keni një rubrike ku janë disa tema për zakonet e dasmave shqiptare, si ato te Shqipërisë se Mesme, te Veriut, Jugut, nga trojet shqiptarët te Kosoves e Maqedonis etj, keni shumë shkrime nga disa forumist te vjetër qe kanë folur për zakonet e dasmave ne vendin e tyre, për me shumë shikone këtë rubrikën për ju te rijt qe nuk e dini.

http://www.zeriyt.com/folklori-shqiptar-b188.0/
E identifikuar

Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #44 më: 03-06-2008, 11:03:02 »

Citojeni
[Mua me pëlqejnë ashtu si i kemi pas organizuar si me pare,me pëlqejnë te ndjek traditen dhe ajo ka bukurine e vet.Nëse vjedhim prej te huajve,atëherë humbin indetitetin./quote]

Ty ishalla ta bjen Zoti mbarë,por po kekove traditen kristiane ajo është ted dasma qe kam pershruar unë,pa diskutim.Dasmat ne kohën e diktatures dolen nga tradita,ato u politizuan,dhe u varferuan deri sa te luteshe për te blere 5 kg.mish frigoriferi me autorizim.E kështu cho gjë vajti ne kulturën e trokes.Veshjet te percaktuara moda komuniste,muzika e politizuar,fukarej ne kul qe prisnin për te shkuar ne dasëm qe ti jepesh mundësia për te ngrënë,dhe nga ana tjetër duke hedhur parat përpjetë.Me duket me shumë një rrupalle ose një nivel pagan.
E identifikuar
Faqe: 1 2 [3] 4   Shko lart
Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |