Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarBiseda Shoqërore (Moderator: Vogelushja Korcare)Çfarë mendoni për dasmat shqiptare?


Faqe: [1] 2 3 4   Shko poshtë
Dërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Çfarë mendoni për dasmat shqiptare?  (E lexuar 997 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Trendafili
Zemerthyer..
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« më: 04-05-2008, 08:55:21 »

Për mendimin tim jan ok. Duhet te presësh tre ditë derisa te martohesh tamam.(too long)
xx
E identifikuar

Vetëm...
hapesiraime.com
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 04-05-2008, 21:51:15 »

Ok janë. Për mendimin tim, me mirë ka qenë me përpara. Ne oborr, me carcafa varur ne gardhe për ta zaptuar vendin, muzikë live.  urraaa :urra:Uauuu...... Tashi i bëjnë ne lokale. Çfarë te bukure ka aty??? pershtjellim
E identifikuar

Emira

Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 04-05-2008, 21:57:19 »

Ok janë. Për mendimin tim, me mirë ka qenë me përpara. Ne oborr, me carcafa varur ne gardhe për ta zaptuar vendin, muzikë live.  urraaa :urra:Uauuu...... Tashi i bëjnë ne lokale. Çfarë te bukure ka aty??? pershtjellim

100 % si ti mendoj ede unë. dasmat nëpër lokale nuk me tërheqin.
E identifikuar
Capkenja
« Përgjigjja #3 më: 04-05-2008, 22:05:18 »

sa dua te bëj dasëm unë ashtu ne fshat një jave dasëm po sdo burri merzitje
E identifikuar
Emira

Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 04-05-2008, 22:09:29 »

sa dua te bëj dasëm unë ashtu ne fshat një jave dasëm po sdo burri merzitje

një jave nuk lejohet se del me këpucë te kuqe pastaj;-) unë një ditë do ta bëj dasmen ne vere edhe them gjithë kohën: mos kam harruar ndonjerin apo ndonjë gjë ?  zgerdhihet  hmmmmm
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #5 më: 06-05-2008, 10:24:24 »

Po pate shtepin e madhe dhe me oborr përpara, mund te besh 3 ditë para dasmesh ose dhe gjith javen para dasmes Haeng, bëhet  për bukuri, po dita e dasmesh ne shtepi është shumë e vështirë, se kushtet qe janë ne lokal sjane ne shtepi, plus qe bëhet rremuje e madhe, pak rremuje është nga te ftuarit qe vijn pijn kafet e te grumbullohet gjith ai milet të merren mend hahaha.Po ato qe jetojn ne pallat si do ja bëjn ? Skan rrugë tjetër përveç lokalit, shtepiat e medhanja me kopesht e pemë përpara del shumë bukur, dhe dasma fantastike, se bën Haengun para ne shtepi e pastaj shkon ne lokal.Mua personalisht me pelqejn shumë dasmat shqiptare.Ku kam qenë i vogël slija dasëm pa shkuar perqeshje
E identifikuar

Trendafili
Zemerthyer..
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 06-05-2008, 13:11:33 »

Edhe unë shkoj shumë ne dasma ka lezet. Unë vdes te kercej. Kur u martova vete nuk kisha munsi te kercej për qejf (traditat tona këto). Unë dasmen e kam bërë ne lokal kishim ftuar 400 vet gjithsejt dhe ku ti conim ne shtepi ata neve?
xx
E identifikuar

Vetëm...
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #7 më: 06-05-2008, 15:13:53 »

Ti je martuar para 94 apo mbrapa ? Se atëherë si zor te këtë pasur lokal për te mbajtur 400 veta brenda  pershtjellim dhe tani me këtë kohe do jenë te rrallë ato lokale qe te mbajn 400 veta ne një kat, po me çudit shumë.
E identifikuar

Trendafili
Zemerthyer..
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 06-05-2008, 16:01:27 »

Unë jam martuar ne vitin 2002 shok. Një lokal qe ishte ne qytet me i madhi ai ishte. Kishim dhe tavolina jashtë ne bace te lokalit dhe jam martuar ne Korrik moti ishte shum i mirë.
Unë nuk e dija sesa njerëz kishin ftuar derisa i kam pare kam qesh met madhe gjith ai popull. Kam shum familje te mëdha nga ana e babit dhe e mamit.
xx
E identifikuar

Vetëm...
miku
pleqeri
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #9 më: 11-05-2008, 09:38:51 »

Ceremonia e dasmes shqiptare po e humb vleren e saj dalengadale. Tani vendin e ka zënë vetëm biznesi. Behet biznes me fustanet e nuses, me lokalin, dhe me e shpifura, ligjin e bën orkestra. Këtë te fundit nuk e honeps dot fare. Çdo tingull qe nxjer(të mos flas për cilesine e tingujve perqeshje )do qe te paguhet. Kurrë nuk kam për ta kuptuar, pse u dashka paguar orkestra e jo cifti (nusja). Për ciftin do të ishte një ndihmë simbolike për fillimin e jetës se Re. Për orkestren ç'është? Na ti, se nuk i dua unë? S'e mar vesh. Del ne valle me nusen, e dorovit duke ja futur leket ne gji (qe të mos ja marin) dhe përsëri, do të dali dikush(?) qe do t'ia nxjere edhe qe andej e do t'i'a jape ...orkestres. Pse?
    Kishte lezet me pare, jo me shumë finese mbase, por ishte origjinale. Mblidhej njerezia, kenonte e kercente, hante e pinte, e, me një 250-lekesh mbaroje pune. Sot, me shumë pare llogarit për orkestren se sa për ciftin apo organizatoret e dasmes....
     (I martuar ne 1991, ne kufijte e te djeshmes e te sotmes. Sa për kuriozitet, (te kujtohen te vjetrit e të mësojnë te rinjtë) birra akoma ishte me 20 Lekë te vjetra, por problemi ishte se nuk gjeje....)
E identifikuar

Rron shqiponja ne maj te malit, rron edhe miza nën bisht te kalit.
SmiLey
TNT 4 the BraiN


Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 11-05-2008, 10:28:47 »

Deri diku me duken tepër te ekzagjeruara dhe shumë te stermundishme e te kota ne disa aspekte. P.sh. unë kam kusherinj plot nga ana e dy prinderve e po të them te vërtetën a i njoh a s'i njoh gjysmat... tani përse valle duhet medoemos me i ftuar ne dasëm ato? Just for the sake qe janë kusherinj te mite? Kusherinj qe as ne te keqe e as ne te mirë nuk është se kanë qenë te pranishem aty? Pastaj një pikë tjetër është pjesa qe njeriu kalon ne strapacim... të mbarosh dasmen dhe në vend qe te ndjehesh i lumturuar, ndjehesh i vdekur a thua sikur te kanë çuar ne Vietnam... hahaha. Pale iher qe paguan e dorovit orkestren a thua se ata kanë nevojë me tepër se cifti qe sapo-martohet. Hidhet leku kot me kot, në vend qe te ruhet për muajin e mjaltit te ciftit... e u rroftë qe bëjnë gjithë atë dasëm, se mbeten pastaj ta bëjnë muajin e mjaltit ne Durrës
Mua me pëlqejnë dasmat e vogla, pak njerëz por saktë... ushqimi i zgjedhur por i pakte, e jo një kazan aty me zgjedhje e asnjë gjë s'është për te qenë për t'u ngrënë. Me mirë 3 pjata e të dish se çfarë ha, shijon gjithçka... sesa 10 e kur shkon ne shtepi me koken ne frigorifer për te ngrënë ushqimin e mamit... hehe
Gjithashtu, pika tjetër qe me çudit me shumë me dasmat shqiptare është se nusen e lyejne shumë... e bëjnë si lugat me 7 syra e 6 buzë, me te kall datën ditën se naten po e po qesh me te madhe Asnjëherë s'e kam kuptuar se përse i kallangjozin aq shumë pa qenë e nevojshme... nusja ka lezet te luhet sa më pak e te duket sa me tepër natyrale... po jo, ne Shqipëri fustani gati për te mbeshtjelle gjithë fisin e truku si harrixheshke pershtjellim Boh

Unë te timen kam për ta bërë vet, dhe tualetin do shkoj ta provoj përpara, nëse me pëlqeu do e lejoj te ma bëj dhe ditën ne e marteses, ama nëse jo - do e bëj vet luj syun
Fustanin kam për ta zgjedh vet, s'dua te me ndërhyjë as nene, as shoqe e asnjëri! Ushqimin kam për ta zgjedh po vet - shumë i rëndësishëm ky. Sa për rregullim lokali e orkester po ia le ne dorë dhenderrit to be perqeshje
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
STAY AWAY!!!!!
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 11-05-2008, 12:53:36 »

tani ka dhe dj dasmash. bëj pagesen dhe dorovitja shkon ne xhep o te te zotit te dasmes ose ciftit. po prapë lezetin e orkestres se ka, kur kercet defi te iken zari. dhe nuset nuk bëhen me si arrixheshka se nuk lyhen me aq shumë. unë dasëm sbera dhe ka qenë një nga gabimet e mia. unë nga vetja pak behem si nga ime me si nga im atë diku te 60 veta bëhemi. i kanë bo kalamajte me terezi dynjaja. hahaha kurse nga burri ufff tironc mo 300 veta me reduktime e boni vjehrri listen qe kur e pashë me ra te hollet.prandaj nuk bëtë dasëm. atyre i ka mbetur peng dhe s'ma falin qe spranova hahaha. i kam bezdi dasmat me shumë kallaballik dhe me liste kercimi. se kshu e ka shqiperia mesme me rradhë kercimi hahaha. po unë jam si cingije po ra daullja hopa arusha mira. gati ec
E identifikuar

Edhe për pak......
ibraim
...edhe mbarim ka...
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #12 më: 11-05-2008, 18:04:43 »

nëse flitet për dasmat qe ishin me herët e qe bëheshin ne shtepi, e qe ishin dasëm qe e mbante mend edhe femiu 4 vjeçar, po, ishin dasma madheshtore...
ndërsa këto te fundit, ne një restorant, mbrenda një nate... hmmmm si te them disi shumë te thata...

respekt
E identifikuar

labiku
vdekje tradhetareve
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #13 më: 11-05-2008, 20:02:59 »

tradita është me e bukur ne botë.po njerëzitë spara i bëjnë me se duan te jenë "moderrn".budallalleqe them unë.dasma me tradite ka lezet shumë edhe e gjat ja vlen.se është ditë e madhe gezoen njerezia
E identifikuar

shqiperine moj ma kanë vrarë ma kanë prerë e ma kanë ndare kallo greke e jugosllave
Capkenja
« Përgjigjja #14 më: 11-05-2008, 21:05:20 »

unë dua një jave dasëm me haheng nëpër oborr te qaj nusja kur iken nga shtëpia me orkester te me marr atë këngën

Ja saranda ja delvina qe ma këndon çuni im 100 here kur meriztem zgerdhihet
E identifikuar
Faqe: [1] 2 3 4   Shko lart
Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |