Lexova tani postimet tuaja dhe mu kujtua dasma ime.

nëse flitet për dasmat qe ishin me herët e qe bëheshin ne shtepi, e qe ishin dasëm qe e mbante mend edhe femiu 4 vjeçar, po, ishin dasma madheshtore...
ndërsa këto te fundit, ne një restorant, mbrenda një nate... hmmmm si te them disi shumë te thata...
respekt
Ehh Ibro, kan vdek ata kohera kur janë martu pleqet si puna jeme dhe e jotja lol
Ke te drejtë, kishin lezet ata dasma, por jo për nusen!
Se nusja e shkrete rinte me sytë mbyllur e renduar me salltanate dhe nuseronte aty para farefisit dhe tërë lagjes.
E tjerët natyrisht qe bënin qejf.
Ehh sikur te martohesha edhe një here e di si do ta bëja unë dasmen. Ne rradhë të parë jo dimrit. Besoni se eshtrat me kanë ngri akoma dridhem kur më kujtohet. Dhjetor -15 deri -18°C e unë e shkreta me fustan te bardhe. Mos e vazhdoj me mirë...

Kam thënë fëmijëve nuk ju perzihem se si e duan dasmen, por kategorikisht do ta refuzoj qe dimrit te bëhet se metevertete jam e traumatizuar nga e imja.
Mirë se te lexoj përsëri Ibrahim.
Smiley tha:
Deri diku me duken tepër te ekzagjeruara dhe shumë te stermundishme e te kota ne disa aspekte. P.sh. unë kam kusherinj plot nga ana e dy prinderve e po të them te vërtetën a i njoh a s'i njoh gjysmat... tani përse valle duhet medoemos me i ftuar ne dasëm ato? Just for the sake qe janë kusherinj te mite? Kusherinj qe as ne te keqe e as ne te mirë nuk është se kanë qenë te pranishem aty? Pastaj një pikë tjetër është pjesa qe njeriu kalon ne strapacim... të mbarosh dasmen dhe në vend qe te ndjehesh i lumturuar, ndjehesh i vdekur a thua sikur te kanë çuar ne Vietnam... hahaha.
Të them drejtë mu për atë se nëpër dasma e sheh farefisin qe nuk e sheh kurrë, me duken diçka shumë te lezetshme. Lidhjet farefisnore duhet kultivuar dhe ne qe jetojme p.sh. ne mergim na jepet mundësia qe ne dasëm ti takojme gjith troç. Ec ti për 2 jave pushim qe i bën ne vendlindje ta vizitojsh gjith farefisin.

Gezimi dhe pikellimi duhet te jenë situata kur familja te takohet dhe ti ndaje emocionet me njëri-tjetrin, te gëzohen ose ngushellohen se bashku.