Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarBiseda Shoqërore (Moderator: Vogelushja Korcare)Çfarë mendoni për dasmat shqiptare?


Faqe: 1 [2] 3 4   Shko poshtë
Dërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Çfarë mendoni për dasmat shqiptare?  (E lexuar 1417 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
mishel
« Përgjigjja #15 më: 11-05-2008, 23:50:15 »

po ce lidh atë djalin tënd me saranden e delvinen moj. ai duhet te kendoj atë me belin i berxhik ty mi.
E identifikuar
Capkenja
« Përgjigjja #16 më: 12-05-2008, 11:15:43 »

ma këndon këngën m.q.s. unë jam nga jugu dhe e dyta ashtu është puna kemi ca kujtime goxha te bukura duke dëgjuar këtë kenge buzeqeshje

E identifikuar
mishel
« Përgjigjja #17 më: 12-05-2008, 11:42:23 »

moj andej ka je ti për pak i keni shpetu Shqipërisë se mesme po nejse.
E identifikuar
mishel
« Përgjigjja #18 më: 12-05-2008, 11:43:43 »

po mirë e keni gjet kush ja ka prish bukurine Sarandës dhe delvines?
E identifikuar
Capkenja
« Përgjigjja #19 më: 12-05-2008, 11:46:27 »

moj andej ka je ti për pak i keni shpetu Shqipërisë se mesme po nejse.
jo e ke gabim ne jug gjendemi te paktën traditat as na përputhen hiç fare me shqiperine e mesme :)kercet kenga labe ne shtepi ti qe (ehhhe me orgjine andej si nga vlora thotë babi jemi buzeqeshje


sa për këngën ,se di vallahi po di qe është një nder këngët me te kercyera ne dasmat tona buzeqeshje
E identifikuar
mishel
« Përgjigjja #20 më: 12-05-2008, 11:51:29 »

varja capi se je larg dhe ke nevojë për update here pas here
E identifikuar
Capkenja
« Përgjigjja #21 më: 12-05-2008, 12:10:55 »

se ke kap  Mishel si gjithmonë normale do besh te dal e jotja qesh me te madhe

them sa për këngën se di vallahi kush ia ka prish bukurine,por di qe ne dasmet tonë ne Berat flas kercehet shumë kenga


E identifikuar
mishel
« Përgjigjja #22 më: 12-05-2008, 12:28:57 »

pse  ti mendon se e ke kap? varja po he
E identifikuar
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #23 më: 13-05-2008, 22:05:12 »

Lexova tani postimet tuaja dhe mu kujtua dasma ime. buzeqeshje

nëse flitet për dasmat qe ishin me herët e qe bëheshin ne shtepi, e qe ishin dasëm qe e mbante mend edhe femiu 4 vjeçar, po, ishin dasma madheshtore...
ndërsa këto te fundit, ne një restorant, mbrenda një nate... hmmmm si te them disi shumë te thata...

respekt

Ehh Ibro, kan vdek ata kohera kur janë martu pleqet si puna jeme dhe e jotja lol
Ke te drejtë, kishin lezet ata dasma, por jo për nusen! qesh me te madhe
Se nusja e shkrete rinte me sytë mbyllur e renduar me salltanate dhe nuseronte aty para farefisit dhe tërë lagjes.
E tjerët natyrisht qe bënin qejf.

Ehh sikur te martohesha edhe një here e di si do ta bëja unë dasmen. Ne rradhë të parë jo dimrit. Besoni se eshtrat me kanë ngri akoma dridhem kur më kujtohet. Dhjetor -15 deri -18°C e unë e shkreta me fustan te bardhe. Mos e vazhdoj me mirë... perqeshje

Kam thënë fëmijëve nuk ju perzihem se si e duan dasmen, por kategorikisht do ta refuzoj qe dimrit te bëhet se metevertete jam e traumatizuar nga e imja.

Mirë se te lexoj përsëri Ibrahim.

Smiley tha:

Citojeni
Deri diku me duken tepër te ekzagjeruara dhe shumë te stermundishme e te kota ne disa aspekte. P.sh. unë kam kusherinj plot nga ana e dy prinderve e po të them te vërtetën a i njoh a s'i njoh gjysmat... tani përse valle duhet medoemos me i ftuar ne dasëm ato? Just for the sake qe janë kusherinj te mite? Kusherinj qe as ne te keqe e as ne te mirë nuk është se kanë qenë te pranishem aty? Pastaj një pikë tjetër është pjesa qe njeriu kalon ne strapacim... të mbarosh dasmen dhe në vend qe te ndjehesh i lumturuar, ndjehesh i vdekur a thua sikur te kanë çuar ne Vietnam... hahaha.

Të them drejtë mu për atë se nëpër dasma e sheh farefisin qe nuk e sheh kurrë, me duken diçka shumë te lezetshme. Lidhjet farefisnore duhet kultivuar dhe ne qe jetojme p.sh. ne mergim na jepet mundësia qe ne dasëm ti takojme gjith troç. Ec ti për 2 jave pushim qe i bën ne vendlindje ta vizitojsh gjith farefisin. luj syun

Gezimi dhe pikellimi duhet te jenë situata kur familja te takohet dhe ti ndaje emocionet me njëri-tjetrin, te gëzohen ose ngushellohen se bashku.
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #24 më: 14-05-2008, 11:07:08 »

Për mua dasmat shqipetre janë te kushtuaeshme,mjat te rrezikeshe (pasi 80% e popullsise janë me zakone patrialkale),janë te nivelit pagan.Pas politizimit u bene bastarde dhe tani JU LUTEM NDRYSHOINI ATO!

Kryesisht niveli i dasmes duhet teplotesoje kerkesat e ciftit.Duhet te jetë ai qe ta organizoje e formatoje atë.Prinderit duhet te kenë rrol sekondar (plotesues).
Martesen e vajzes time e bëtë sebashku me krushqine pasi te jep mundësinë për te marrë një orkester cilesore e ambient me cilesor.Ne dasëm e ndaluam hedhjen e parave.ci orkester kishim ato te Top chanal,plus dhe dy këngëtare te tjerë.Si ambient zgjodhem Maminasin,një investim fshataresh por te ndertuar nga arkitekt me shije.Të ftuarit u nblodhen për një ore ne ambientin e kokteit dhe me pas zbriten ne ambientin e dasmes.Kaluam një mbermje te një niveli shumë qytetar!Por ajo qe i dha një kuptim hyjnor marteses ishte plotësimi i riteve fetare ne Kishen e Shen Astit ne Durrës.Ne altar cifti shoqërohet me gjashtë cifte te rij(beqare)ku veshjet e vajzave dhe femijve te shoqerimit ishin investimi im.Mbas plotesimit te riteve shperndame dhurata simbolike.Aty me është dukur vetja si ne telenovele dhe për një
çast prka me dorë një copez te vogël nga jeta aristrokratike.
Tashme kam një fature te cilën e shlyej graualisht por me te thënë te drejtën nuk jam i penduar.I degova pamjet video ne amesike ku kam pothuajse shumicene kusherijeve te mi (te hershem).Mbeten te mahnitur me niveline dasmes por, bene vërejtje për shpenzimet.Kur unë i thashë se një here martohet njeriu ato me thanë se, një here martohet te ju, por këtu s'është e thënë.
 
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #25 më: 14-05-2008, 16:12:06 »

Kjo vajta ne kish me duket si zakon i kot mua, këtë e keni vetëm ju te krishteret e ortodokset, cfar do bëj prifti, gjoja do i bekoj, këto te huajt martohen 10 her ne vit e ca te mirë po i sjell bekimi ne kishe, me duket shumë budallallik, se di pse po kshu mendoj, nuk e di zakonin qe keni ju te Krishteret çdo dasëm qe keni shkoni ne kishe ?
E identifikuar

Vogelushja Korcare
Camarroke
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #26 më: 14-05-2008, 16:39:36 »

Kjo vajta ne kish me duket si zakon i kot mua, këtë e keni vetëm ju te krishteret e ortodokset, cfar do bëj prifti, gjoja do i bekoj, këto te huajt martohen 10 her ne vit e ca te mirë po i sjell bekimi ne kishe, me duket shumë budallallik, se di pse po kshu mendoj, nuk e di zakonin qe keni ju te Krishteret çdo dasëm qe keni shkoni ne kishe ?
Mos ja fut kot edhe ti tani zgerdhihet
Secili ndjek normat, zakonet dhe besimet e veta.
E identifikuar

Nuk mund të jesh i drejtë nëse nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #27 më: 14-05-2008, 18:51:17 »

Kjo vajta ne kish me duket si zakon i kot mua, këtë e keni vetëm ju te krishteret e ortodokset, cfar do bëj prifti, gjoja do i bekoj, këto te huajt martohen 10 her ne vit e ca te mirë po i sjell bekimi ne kishe, me duket shumë budallallik, se di pse po kshu mendoj, nuk e di zakonin qe keni ju te Krishteret çdo dasëm qe keni shkoni ne kishe ?

I nderuar Berni, ti spaske pare martese e cila bëhet ne xhami ku bëhet kontrata e marteses simbas rregullave Islame... luj syun


Unë them se te lezetshme janë dasmat tradicionale, po kur ka edhe ca gjëra fetare s'ka pse ti shohim me sy kritik. Një qift kur martohet, martohet natyrisht qe te jetë martese deri ne vdekje, e se jeta sjell befasira dhe vjen deri tek ndarja....janë situata fati dhe jo se e bën dikush me qëllim dhe nga dëshira! Skam takuar deri sot njeri qe thotë se është martuar me qëllim qe pas ca vitesh te shkurorezohet.
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
labiku
vdekje tradhetareve
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #28 më: 14-05-2008, 19:34:38 »

dasma shqiptare s'ka me mirë se ajo.dasma te bastarduare te kopjuara ka bota jan kot.thjesht mos flasim me kot
E identifikuar

shqiperine moj ma kanë vrarë ma kanë prerë e ma kanë ndare kallo greke e jugosllave
Dalber
Future Diktator
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #29 më: 14-05-2008, 21:39:08 »

Për dasmat jam qefli zgerdhihet

Dasmen time do e bëj ne fshat, aty ku jetoj sot, se aty me është martuar edhe baba edhe gjyshi, kuptohet edhe ata fshatare. Megjithëse nuk kam pretendime qe ta bëj ditën e dasmes si një ditë qe do me lejoje te preki sferen e lartë, them se do harxhoj goxha për vete faktin se nuk kam për te lënë rob te njofur pa thirr aty zgerdhihet .

Sa për traditat, po nuk kerceu babi vallen e pleqeve duke ja bërë defi ting, dhe po nuk u sperkat rruga e nuses me raki rrushi nga llullaja e pare, nuk kam për tu martu zgerdhihet .
Ndoshta jam fshatar, por nuk jam akoma aq i ditur sa te thyej traditat e familjes. Kur te arrij te iluminohem do vendos, por gjer ne atë ditë, të gjitha me perpikmeri do i zbatoj.
E identifikuar

Krenar me injorancë time
Jo mendjemadh me hipokrizinë e tjetrit

dalber@zeriyt.com
Faqe: 1 [2] 3 4   Shko lart
Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |