Komuniteti ShqiptarBiseda dhe DiskutimeBiseda Shoqërore (Moderator: Vogelushja Korcare)Ajo ditë/nate qe jeni larguar nga Vendi juaj !
Faqe: [1] 2   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Ajo ditë/nate qe jeni larguar nga Vendi juaj !  (E lexuar 1988 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Vogelushja Korcare
Camarroke
Moderator


Karma: 7
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2225



Shiko profilin
« më: 21-03-2007, 12:03:21 »

Shumë nga ne ndodhen larg Shqipërisë. Arsyet e largimit janë te shumta,dikush është larguar për te studjuar,dikush për te punuar,dikush për një te ardhme pozitive etj. Pyetja ime është si jeni ndjere dhe si e keni përjetuar ditën/naten e nisjes tuaj drejt një vendi tjetër? Keni qenë te gezuar,optimiste,shpreseplote,apo te stresuar,te frikesuar nga e panjohura qe ju pret??? Na pershkruani pak momentet kur jeni ndare me njerzit e zemrës,momentet kur keni hipur ne avjon/traget/autobus (çfarëdo qoftë) dhe momentet e para kur keni mberritur ne dhe të huaj.
Pra me një fjale pershkruani atë ditë/nate qe jeni larguar dhe ndjenjat tuaja apo te njerzve qe ju rrethonin.
« Ndryshimi i fundit: 23-03-2007, 01:10:48 nga Berni » E identifikuar

Nuk mund te jesh i drejte nese nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
Kisss
Anetar


Karma: 9
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 1208



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 21-03-2007, 15:10:01 »

mau perveti s'më bën shumë përshtypje ajo ditë, por përshtypje dhe permallime po me shkaktkojn këto ditë, d.m.th. 7 vite me vonë akoma pa u kthyer ne atdhe... buzeqeshje siç thotë një këngë (T'kalon jeta n'permallim)

sikur puna e pirjes se alkolit, pasojat me te medhaja ti sjell me vonë !

ju uroj te gjithë mergimtareve bashkim dhe stabilizim sa me te shpejte te halleve tyre ne mergim. amin.
E identifikuar

''DISA NJEREZ KANE VDEKUR EDHE PSE JETOJNE...DISA TE TJERE JETOJNE DHE PSE KANE VDEKUR''
---Sh.M
SmiLey
TNT 4 the BraiN
Anetar


Karma: 9
offline offline

Postime: 5976



Shiko profilin
« Përgjigju #2 më: 21-03-2007, 16:29:04 »

Kam qare atë ditë, sigurisht! Si tani e mbaj mend, ka qenë akoma nxehte, ditë shtatori dhe unë qe nisesha ne kohe dreke me Malievin me vjen turp
Por s'kam qenë e frikesuar fare, përkundrazi isha shumë e lumtur, mezi prisja te ngjitesha ne avion zgerdhihet E kisha enderren time me te bukur qe e vogël dua (e kam fjalën qe kur isha ne fillore) i thoja familjes: ja, te me shihni ju mua po s'shkova te studioj ne Angli! perqeshje Dhe kështu ndodhi vërtetë, saqë edhe sot e kësaj ditë kur ulemi ndonjëherë e kujtojmë historite e dikurshme te femijerise tonë, mami gjithmonë me kujton ato fjale zgerdhihet Ata u gezuan shumë qe mua mu realizua endrra, sikurse shoqëria ime dhe farefisi buzeqeshje
Me kanë ardhur e me kanë percjell ne aeroport plot njerëz, e shoqet më thonin: hey, terhiq kemben zvarr se mos na merr dhe neve me mbrapa zgerdhihet E terhoqa unë, po asnjë gjë s'ndodhi. Atë ditë nisje e kujtoj gjithmonë me nostalgji... dhe pse kam shkuar ne Rinas me dhjetera herë, çdo ditë qe nisem prej andej... kujtoj vendin ku parkuam makinen, atë pjesë rrugë ku u ndamë, mamin & babin qe me puthen me lot ne sy... sikurse çdo vështrim qe hidhja mbrapa sa herë ngjisja shkallet e avionit me vjen turp
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 5505



Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 24-03-2007, 08:06:20 »

Shume teme e mire 100% shqiptare dhe shume pershkrim i bukur dhe emocionues i largimit tend nga Atdheu, SmiLey. Une do i rikthehem temes here tjeter. Kam edhe une plot kujtime nga ajo dite kur jam larguar. buzeqeshje
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
Capkenja
Vizitor
« Përgjigju #4 më: 24-03-2007, 10:47:32 »

Nuk e mbaj mend..sepse une largohem nga atdheu nje here ne cdo 3 a 4 muaj.Kjo eshte periudha me e  gjate 6 mujore tani qe do te rri larg.
E identifikuar
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 5505



Shiko profilin
« Përgjigju #5 më: 05-06-2007, 16:04:00 »

Mua me kujtohet fort mire ajo dite kur jam larguar nga Shqiperia. Ka kaluar plot nje dekade qe atehere dhe ka qene nje dite e ngrohte vere. Nje jave perpara se te niseshim nga Rinasi per ne Shqiperi, ishim ne Tirane qe morrem pergjigjet e Intervistave ne Ambasaden Amerikane dhe ishin pozitive. buzeqeshje Prinderit e mi e kishin vendosur qe ne do te prisnim biletat sa me pare qe te mundeshim, si te merrnim intervistat. Une kisha akoma nja 2 jave shkolla derisa ta mbaroja. Ka qene viti i paharrueshem dhe super i veshtire ne Shqiperi, 1997-ta dhe pse Vere gjerat akoma nuk ishin stabilizuar apo rregulluar shume. Shkollat psh kishin vetem nje muaj qe kishin filluar prape dhe cdo klase behej me orar te shkurtuar. Te gjithe nxenesit kishin mbetur shume mbrapa me mesimet, me klasat, provimet, etj. Une kam qene ne gjimnaz atehere dhe ishte nje kolegj privat. Kishte shume rregull. Por menjehere sa u kthyem perseri ne Korce, babi bisedoi me mesuesit dhe u tha qe duhet te me jepnin provimet sa me pare, brenda 3-4 ditesh sepse edhe deftesa me duhej sa me pare, meqe do te iknim ne Amerike. Meqe gjerat kane qene akoma keq ne Shqiperi, pra, une s'u thashe te gjithe shoqerise qe do te ikja per arsye sigurie. Shpejt e shpejt kam mesuar sa mundesha ato dite dhe kam dhene ca provime, por sigurisht deftesen s'e morrem dot menjehere se deftesat dalin te gjitha njekohesisht, per krejt shkollen. Keshtuqe im gjysh - qe mbeti ne Shqioperi - u detyrua te shkonte ne shkollen time nja 1 muaj me vone qe te merrte deftesen time, e me pas ta perkthente e ta notorizonte e te na e sillte me poste te shpejte ne USA.

Dita kur na eshte nisur avioni per ne Rinas ka qene e Merkure, keshtuqe te Marten ne mbremje jane mbledhur gjithe njerezit e familjes sime, te afermit, shoqeri e afert e prinderve, komshinjte tane, etj. qe na kane uruar gjithe te mirat per ne USA dhe na kane percjelle si te thuash. Mbaj mend qe shtepia jone ka qene plot e perplot me njerez ate dite, qe nga ora 3.00 e drekes deri nga ora 11.00 e nates. Kane ardhur te pakten nja 50 veta ate dite. Eshte bere haeng i madh. Dhe vetem ne ato caste kur kam pare gjithe ato njerez dhe sy te perlotur, etj. Vetem atehere e kam kuptuar tamam apo me ka tronditur si te thuash (it hit me) qe ne do te iknim njehere e pergjithmone per te filluar nje jete te re, ne Amerike. Une isha edhe adoleshente atehere, pra goxha e rritur keshtuqe e kuptoja shume me teper se im vella per shembull. 

Mbaj mend qe gjysherit dhe gjyshet kane qare me shume nga te gjithe. Gjyshja dhe gjyshi nga ana e babit sidomos qane se na kishin rittur ne femijet e familjes sone, por edhe sepse babi eshte cun i vetem dhe do t'ju ikte cuni shume larg, do i merrte shuuuuuuuuuume malli. Fatmiresisht shume familjare te tjere te mite, kusherinjte e pare (njerezit nga ana e mamit) do te vinin ne Amerike, atje ku ishim ne edhe ata. Thjesht qe ata akoma s'i kishin bere intervistat (disa) dhe ca te tjere akoma s'kishin prere biletat. Megjithate per disa muaj, te gjithe si familje bashke me gjyshen e gjyshin (nga mami) do te ritakoheshim se bashku ne USA brenda 1 viti. 

Une mund te them edhe kete: ky ka qene vendimi me i madh, me i veshtire, me i rendesishem por edhe me i mire qe ka marre jo vetem familja ime imediate (dmth mami me babin tim), por krejt fisi im (4 familje gjithsej). Ishte nje vendim i perbashket, nje vendim qe u desh ta merrnin te gjithe, pra all or nothing.
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
Vogelushja Korcare
Camarroke
Moderator


Karma: 7
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2225



Shiko profilin
« Përgjigju #6 më: 19-07-2007, 22:19:41 »

Ka qene e merkure, 6 prill 2005. Une isha ne vit te dyte gjimnaz. 2-3 dite para se te nisesha kisha organizuar nje party me shoqet dhe shoket e mi ne nje nga lokalet ne qender te qytetit ku kishte rreth 40 te ftuar. Gjate gjithe dites ne shtepine tone kane erdhur shume njerez,gjysmat si njihja fare zgerdhihet qesh me te madhe madje diten e fundit njoha disa kusherinj qe si kisha njohur me pare zgerdhihet Gjithashtu,shume nga shoqet e mia erdhen grupe grupe,dhe para se te largoheshin une shkoja ti percillja deri buze rruges,aty ku ishte fundi i lagjes time...me pas kthehesha prape ne shtepi ku degjoja te bertiturat e mamit (qe rrjedhimisht ishte teper e stresuar) e cila me thoshte : "Rri ne shtepi te qerasesh njerzit se ska kohe per te percjelle shoqet deri ne fund te lagjes" zgerdhihet
Mbasdite erdhi nje grup tjeter shoqesh,te cilat i futa ne nje dhome me vete,duke qene se ne dhomen e ndenjes ishin njerzit e babit dhe te mamit. Me shoqet filluam po flisnim per partyn qe une kisha organizuar 2-3 dite me pare,per budalliqet qe ishin bere,per cigaret dhe pijet qe ishin pire (si ne cdo party mo zgerdhihet megjithese une isha e vetmja ne shoqeri qe nuk e pija kurre cigaren buzeqeshje sepse i kisha bere premtim Zotit qe ne klase te tete qe nuk do e pij cigaren qesh me te madhe  zgerdhihet ) Pasi iku dhe ai grup shoqesh une pashe qe dikush nga familja ime kishte harruar kameren hapur ne ate dhome (kamera ndodhej mbi tavoline) dhe cdo gje qe kisha folur une me shoqet ishte filmuar zgerdhihet U mundova ta fshija,por kisha frike mos prishja dhe xhirimet e meparshme zgerdhihet Ishte kamer e vogel dhe e komplikuar ne te cilen ishin xhiruar momentet tona te fundit ne Shqiperi,pra gjithe dita e fundit. Kisha vene re qe nje shoku im i klases dhe i lagjes hynte dhe dilte nga shtepia ime (do e merrte malli per mua te shkretin zgerdhihet ) Shkova me vrap ne shtepine e tij dhe i kerkova ndihme te fshija xhirimet e padeshiruara zgerdhihet   me vjen turp por as ai sme ndihmoj dot. Me ne fund e lashe ashtu si ishte,ne fund te fundit s'ishte ndonje gje me zarar shume  perqeshje pervecese kishim nxjerre budalleqet tona qe sigurisht prinderve te mi nuk do ti pelqenin (adoleshente hesapi,15 vjecare zgerdhihet )
Dita po mbaronte dhe une po prisja shoqen time te ngushte e cila nuk ishte dukur fare. E morra ne tel dhe me tha qe njerka e saj nuk e linte te dilte nga shtepia  merzitje Une nuk mund te largohesha kurresesi pa e takuar shoqen time e cila jetonte ne nje lagje tjeter,keshtu qe ja futa vrapit drejt apartamentit te saj. Trokita ne dere,me ftoi ne dhomen e saj ku me qavi hallet edhe njehere per here te fundit  pershtjellim dhe me pas i thashe qe duhej te largohesha,sepse ato ishin oret e mia te fundit ne Korce,dhe nuk doja te beheshin prinderit merak,te mendonin na e kane rrembyer gocen qesh me te madhe  perqeshje
Shoqja ime doli te me percillte deri te rruga,dhe te dyja filluam te qanim tek zbrisnim shkallet e pallatit te saj. I lame fare shkallet zgerdhihet as evgjitkat e pallatit nuk do i lanin aq mire qesh me te madhe
Kur zbritem te hyrja e pallatit ja filluam me shume te qarit zgerdhihet u perqafuam shume fare dhe une mes lotesh u largova. Kur ecja rruges te gjithe ata qe me shihnin dhe me njihnin me pyesnin pse isha enjtur nga syte zgerdhihet
Shkova ne shtepi,dhe ne mbremje organizuam nje darke te vogel me te afermit tane,megjithese para 2-3 ditesh pas partyt qe une organizova me shoqerine, u mbledhem me gjithe te afermit ne nje lokal ne Boboshtice (fshat turistik i Korces ky) per te qene edhe njehere te gjithe se bashku.
Une dhe familja ime do niseshim nga Korca ne oren 10 te darkes,do udhetonim gjithe naten per ne Rinas,ku avjoni jone do nisej ne oren 5 te mengjezit.Une rrija ne koridorin e shtepise,mbaj mend qe isha ulur ne nje karrige,dhe kisha hapur rubinetat zgerdhihet Kam qare shume ate nate  me vjen turp megjithese e dija qe do largohesha me dokumenta te rregullta dhe mund te kthehesha ne Shqiperi kur te deshiroja. Ora 10 erdhi shume shpjet. Kishim prenotuar nje furgon me te cilin do shkonim ne rinas. Pas nje rruge prej pothuajse 4-5 oresh arritem ne Rinas rreth ores 3 te mengjezit. Aty u takuam me disa kusherinj te tjere qe kishim ne Tr dhe me pas hipem avjonin per ne Milano. Pas nje ndalese ne Milano hipem nje avjon tjeter per ne Toronto,ku ja nisa muhabetit me nje indjan qesh me te madhe me ate anglishten time capra cupra qesh me te madhe qe e kisha mesuar ne kurse private ne Shqiperi  zgerdhihet

Kjo ishte dhe historia ime.  zgerdhihet
E identifikuar

Nuk mund te jesh i drejte nese nuk je i njerezishem. (Vonenargu)
Brentiani
No risk - no fun!
Anetar


Karma: 35
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 3512



Shiko profilin
« Përgjigju #7 më: 19-07-2007, 23:11:26 »

Ishte fundi i Janarit 1999. Lufte ne Kosovë. Të strehuar diku ne një nga lagjet e Kryeqytetit. Pasiqe gjasat për një normalizim te situates në vend ishin shterur babai vendosi qe nëna duhej te largohej nga vendi se bashku me djemtë mua dhe vellaun tim te vogël. Fatkeqesisht për dallim nga ne, 4 motrat e mia nuk kishin dokumentacionin e duhur për te udhetuar jashtë vendit dhe njekohesisht ishte e pamundur te shkoje ne kuvendin komunal për ti nxjerre ato dokumenta. Kështu ne një mbrëmje te ftohte e te erret u nisem. Duke mos ditur se ç'farë do të ngjante si një 17vjeqar qe isha ndjeja një huti, një boshllek, një mpirje ne kraharor teksa shihja babain qe mbeti ne stacion, i cili kishte dalur te na përcillte për ... Shkonim për ne Bosnje tek disa te aferm. Fatmiresisht pas një kohe edhe babai kishte arritur te largohej për ne Maqedoni se bashku me motrat tjera. Për t'u ribashkuar sërish ne Qershor 1999...
E identifikuar

Duhet heshtur per te degjuar, te degjosh per te mesuar, te mesosh per t'u pergaditur, te pergaditesh per te sherbyer e te sherbesh per te udhehequr..
danjelaeri
Anetar


Karma: 0
offline offline

Postime: 61


Shiko profilin
« Përgjigju #8 më: 01-02-2008, 12:59:49 »

tashi un kam 4 vjet qe jetoj ne angli kam qene per here te fundit ne shqiperi me 19korrik 2007.me kishte marr malli
E identifikuar

jeni si shpirt
eurogina
pspsps
Stafi


Karma: 4
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 2372



Shiko profilin
« Përgjigju #9 më: 25-03-2008, 18:17:23 »

unë me 1 prill,2000 kam ardhur për her te par ne kanada (ditën e rrenave)

Se  dija fare qe ekziston një shtet me emrin Kanada aahhahah, kisha dëgjuar për ameriken po jo kanadan.
e mbaj mend qe ka qen mengjes heret fare dhe hera e par per mua qe do fluturoja me avion dhe isha e gezuar nuk isha fare e friksuar.


kur mberrita ne kanada ishte bor e madhe gjithashtu hera e par qe po shifsha bor me sy.
E identifikuar

The future belongs to those who believe in the beauty of their dreams
-------------------

eurogina@zeriyt.com
hurma
Anetar


Karma: 1
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 163



Shiko profilin
« Përgjigju #10 më: 25-03-2008, 23:47:49 »

Diten qe jam larguar nga Shqiperia per te jetuar vetem, kishte ditelindjen mami dhe une isha aq ne ankth sa qe e harrova fare. Une dhe gjithe te tjeret e familjes. Me ka ngelur peng qe nuk i urova mamit ditelindjen, kishte dhe pervjetor  merzitje
E identifikuar

Vetem peshqit e ngordhur ndjekin rrymen!
♥BaBy♥
My sweetness is your weakness!
Stafi


Karma: 126
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 11552



Shiko profilin
« Përgjigju #11 më: 09-01-2009, 12:00:52 »

Jam larguar me 30 Maj 1992..kam qene 6vjece dhe nuk mbaj mend shume gjera..u nisem per ne Zvicer ku qendruam 14muaj..
pastaj u kthyem perseri ne Shqiperi dhe me daten 30 Shtator 1994 u nisem per London dhe qe atehere ketu jemi..

Sic kane thene ne disa postime malli te vjen pas disa ditesh apo javesh kur fillon dhe e kupton c'do gje eshte ndryshe..

E identifikuar

Ti ke të drejtë të thuash gjithçka...unë kam të drejtë të kuptoj asgjë.
erlehta
Die Schlumpfine
Anetar


Karma: 23
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 4918



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #12 më: 23-01-2009, 15:25:40 »

Ka qene nate korriku..
Mezi e prisja ate nate, isha e lumtur qe do te vinte.
Prinderit u perloten dhe pse e dinin qe pas nje muaji do i shkoja per vizite zgerdhihet
Udhetimi ka qene i gjate, me shume ndalesa por shume i bukur dhe romantik gjithashtu. Udhetoja me tim shoq direkt pas martese  buzeqeshje

E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
paqarizi
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 21


Shiko profilin
« Përgjigju #13 më: 29-01-2009, 18:59:13 »

Shumë nga ne ndodhen larg Shqipërisë. Arsyet e largimit janë te shumta,dikush është larguar për te studjuar,dikush për te punuar,dikush për një te ardhme pozitive etj. Pyetja ime është si jeni ndjere dhe si e keni përjetuar ditën/naten e nisjes tuaj drejt një vendi tjetër? Keni qenë te gezuar,optimiste,shpreseplote,apo te stresuar,te frikesuar nga e panjohura qe ju pret??? Na pershkruani pak momentet kur jeni ndare me njerzit e zemrës,momentet kur keni hipur ne avjon/traget/autobus (çfarëdo qoftë) dhe momentet e para kur keni mberritur ne dhe të huaj.
Pra me një fjale pershkruani atë ditë/nate qe jeni larguar dhe ndjenjat tuaja apo te njerzve qe ju rrethonin.
E identifikuar
Thales
Filozof
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Mashkull
Postime: 65



Shiko profilin WWW
« Përgjigju #14 më: 08-03-2009, 00:17:05 »

Per fatin tim teb mire,apo te keq ende nuk jam larguar nga vendelindja perfundimisht asnjiher gjer tani,po qe shpresoj se do ta bej ket gje ne te ardhmen e afert po perseri nuk edi a do jet fatmirsi apo fatkeqesi per mu pershtjellim pershtjellim pershtjellim
E identifikuar

Të jeshë i ditur,do të thot të dallosh të vërtetën që duhet të thuhet,nga ajo që duhet të heshtet.
Faqe: [1] 2   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  



Anketa
  • A jeni dakort te krijohet 1 nen forum ku te shprehen lirshem mendimet tona pa censure?
  • Dot PO
  • 30 (75%)
  • -
  • Dot JO
  • 10 (25%)
  • -
  • Numri total i votave: 40
  • Shiko temen

* Sponsor