Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Komuniteti ShqiptarKomuniteti ShqiptarBiseda Shoqërore (Moderator: Vogelushja Korcare)A jeni te kënaqur me rrogen qe merrni?


Faqe: [1] 2 3 4 5   Shko poshtë
Dërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: A jeni te kënaqur me rrogen qe merrni?  (E lexuar 1071 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
**..Babyygirll..**
*Shpirt i embel*
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« më: 05-05-2008, 12:55:38 »

Unë për vete edhe po edhe jo.
Kam rroge mesatare por me kalimin e kohës shpresoj te gjej një pune qe paguan me shum.(Për momentin me mjafton)
xx
E identifikuar

**..ILoveYou..**
Capkenja
« Përgjigjja #1 më: 05-05-2008, 12:56:47 »

Të mirë e kam,biles goxha te mirë.Tani 45%me iken taksa por prapë është rroge e mirë pasi dhe puna është e mirë
E identifikuar
Stefi
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 07-05-2008, 11:54:54 »

Nuk është e keqe por prapë nuk mjafton, një pjesë iken siguracione e taksa, pres këto ditë një rritje rroge, dhe shpresoj qe shtesa te jetë e kenaqshme.  zgerdhihet ishalla  zgerdhihet
E identifikuar

Të gabosh është njerëzore, Të falesh është hyjnore
Charlie
i Fort
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 07-05-2008, 15:34:00 »

Hiq fare ...po e kam punën e mir prandaj po rri zgerdhihet
E identifikuar

I love u too


charlie@zeriyt.com
Aida
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 07-05-2008, 18:21:29 »

Nuk isha edhe aq meqë rrogen e kisha 300-400 euro më pak për dallim nga spitalet tjera ne qytetin ku jetoj.

Arsyeja pse rija aty ishte se vendin e punës e kisha 5 minuta larg baneses, ndërsa spitalet tjera i kam gjith shumë me larg dhe smundja ta koordinoja orarin e punës, me orarin e kopshtit te vajzes.

Por tash jam shumë e kënaqur! zgerdhihet
Ri ne shtepi ne pushim mjeksor, dhe marr akoma rrogen e plotë për badihava. A ka me qejf? zgerdhihet
E identifikuar

I have learnt silence from the talkative, toleration from the intolerant, and kindness from the unkind...

aida@zeriyt.com
SmiLey
TNT 4 the BraiN


Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 07-05-2008, 20:34:31 »

Ri ne shtepi ne pushim mjeksor, dhe marr akoma rrogen e plotë për badihava.
Po sikur ju mjeket jeni human moj, apo vari teneqen thuaj perqeshje... me ekonomin e tregut dhe qorri bëhet me sy qesh me te madhe

Sa për veten, jam e kënaqur qe ç'ke me te. Me del te paguaj shpenzimet mujore te miat, me del t'u çoj Lekë prinderve ne Tiranë, sikurse me del te bëj pushime jashtë vendit ku jetoj sa here te dua, e plus te shikoj qejfin e rehatin tim këtu ku jam buzeqeshje
Mgjth pres te me rritet akoma zgerdhihet dhe pse sa me shumë te marrësh aq me shpejt i harxhon ato te uruara Lekë me vjen turp
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
Lefter


Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 07-05-2008, 21:01:31 »

Moj Smili ,po të tepruan lajmerohu ne Western Union te pres. zgerdhihet qesh me te madhe
E identifikuar

Don't trouble trouble,until trouble troubles YOU.
SmiLey
TNT 4 the BraiN


Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 15-05-2008, 20:40:01 »

sa me pret? perqeshje
kujdes se me leket mos te vjen ndonjë surprize tjetër
E identifikuar

"To love is to admire with the heart;
to admire is to love with the mind." ~ Theophile Gantier
ibraim
...edhe mbarim ka...
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #8 më: 16-05-2008, 18:01:34 »

oj dada aida, ti rrogen ma pak 300-400 nga spitalet e tjera. e ç'të bëj unë qe e gjith rroga është më pak se 300 euro? merzitje pra marr rroge 250 euro e ti e shef dallimin, ani dado ani, ka All-llah
ku je humb mi motra?
nuk jam bre i knaqur hiç me rrogen, po çka me ba, ma mir nuk ka.
a nuk bre naj kush mem marr nperendim a? se vdiqem uni këtu luj syun perqeshje
respekte
E identifikuar

Dalber
Future Diktator
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 16-05-2008, 18:08:11 »

Un punoj part-time, kam hyrë pa pikë experience, mungoj sa here te dua dhe prap rrogen e kam njish fare.

Edhe pse nuk me del asnjeher ta mbyll muajin te paktën me 0.00, gjithmonë do shkojnë ca minus zgerdhihet , student thuaj zgerdhihet
E identifikuar

Krenar me injorancë time
Jo mendjemadh me hipokrizinë e tjetrit

dalber@zeriyt.com
mishel
« Përgjigjja #10 më: 16-05-2008, 19:26:52 »

kompromisi i vetëm qe kam bërë puna! do kisha ikur nja nuk di, por ajo rroge me mban. mirë është por kur mendoj qe u bëra 8 vjet këtu me leviz qimja.
E identifikuar
Emira


Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 23-05-2008, 14:10:19 »

Rroga ime është pak a shumë simbolike për Gjermani...na rrofshin 45-47 % taksa dhe para se gjithash perqindja qe paguaj për pensionin...ngaqë e kam femijen e vogël ende te vogël qe ka shumë nevojë për dike ta marrë e ta çoje ne kopesht, koordinohem me burrin...po punën e kam qejf o qejf, nuk lodhem  zgerdhihet...dhe ja, bëj sikur punoj- bëjnë sikur me paguajne  i/e mire...po kushtet e kërkojnë...jo se nuk kam aplikuar për te tjera vende, po nuk kam gjetur deri tani...jetoj me shprese se një ditë do të gjej diçka tjetër...them se nuk kam te drejtë te qahem kur shoh se sa miljone te papune ka këtu, qe janë vendas...

thjesht rri këtu se ashtu e do situata, qe te paguaj/paguhem për sistemin e sikuracjoneve, se pa pune stabel çdo gjë është shumë e ndërlikuar...dhe amani o njerëz se mos e dhente Zoti te jeshe pa pune!! unë njëherë behem tym, mërzitem fare... hmmmmm
E identifikuar

Mos u lut për mua, se dua pash me pash t´i bij ferrit...
Elegance
Witty, Kind & Sophisticated.
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #12 më: 24-05-2008, 07:42:28 »

Jo Nuk Jam e Kenaqur, për arsyet se s'është ndonjë rroge obobo, megjithëse edhe e keq fare s'është jo, po ja mesatare. Megjithatë sa vijnë edhe cmimet, gjërat e sidomos benzina e shkrete janë shtrenjtesuar jashtë masë shuuuuuume këtu. Pervec këtyre kemi plot fatura, shpenzime, tarifa, taksa e me-the-te-thashë këtu ne USA. Konkretisht jam duke kërkuar intensivisht për pune tjetër, sigurisht për rroge dhe pozite me te mirë por edhe për kenaqesi me te madhe personale se kohët e fundit përveç lekeve kanë qenë gjëra te tjera ne punën time qe s'më kanë bërë t'i duroj hiç. Gjithsesi, çka më ka mbajtur tek puna ime deri me sot është se jam shumë e zonja ne atë qe bëj, e bëj shumë mirë, kam marredhenie te mira me te gjithë atje, përfshirë klientet qe ndohmoj, pak a shumë bëj dhe zgjedh orarin tim dhe një tjetër qe është shumë kryesore është se pune e kam shumë afër me shtepine dhe kjo është gjë e mirë se harxhoj më pak kohe, plus siç ju thashë benzina arriti qiellin, kështuqë. qesh me te madhe

Nejse, rroga duhet me e lartë dhe thjesht duhet një pune me e mirë, një kompani me e mirë. Atë jam duke bërë se as krahet dhe as trute dhe as shkolla s'më mungojnë. Mbase me mungon (fatkeqësisht) vendi i duhur meqë ne këtë shtet te Amerikes ku banoj unë Ekonomia është disi keq.
E identifikuar

"Live like an artist, think like a philosopher, and act like a scientist."
Capkenja
« Përgjigjja #13 më: 24-05-2008, 14:52:37 »

tek puna ime vetëm paç fuqi për te punuar dhe mend....paguhen dhe orët shtese ne raste vërtetë te veçanta..

coc na kanë thënë do na e rrisin pak këtë vere,po unë nuk dua se prapë do i marrin taksat....me vret jeta se jetoj vetëm...kam çdo gjë mbi kurrizin tim më duhet për qerane dhe jetën tek 1 mijë euro ne muaj....pjesen tjetër ja kështu bli fustane e sandale,nis ndonjë lek ne shtepo bridh për qejf kur me bridhet.....



mirë jam,po sikur mos te kisha këto taksat do isha mirë merzitje
E identifikuar
Elated
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #14 më: 24-05-2008, 18:42:29 »

Po sikur ju mjeket jeni human moj, apo vari teneqen thuaj perqeshje... me ekonomin e tregut dhe qorri bëhet me sy qesh me te madhe

Sa për veten, jam e kënaqur qe ç'ke me te. Me del te paguaj shpenzimet mujore te miat, me del t'u çoj Lekë prinderve ne Tiranë, sikurse me del te bëj pushime jashtë vendit ku jetoj sa here te dua, e plus te shikoj qejfin e rehatin tim këtu ku jam buzeqeshje
Mgjth pres te me rritet akoma zgerdhihet dhe pse sa me shumë te marrësh aq me shpejt i harxhon ato te uruara Lekë me vjen turp

Codi: 3 apo 4 apo...
E identifikuar

Muri i ulet kalohet.
Faqe: [1] 2 3 4 5   Shko lart
Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  



Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |