|
Sociologu03
|
 |
« më: 29-08-2008, 23:14:47 » |
|
Kulture :: 100 mbiemrat më të përdorur në Shqipëri
Kulture Historia, mënyra e formimit apo numri i përdorimit të mbiemrit që mban secili prej nesh, nuk do të përbëjë më një mister. Me një total prej rreth 25000 mbiemrash në të gjithë territorin shqiptar, profesori i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, Çlirim Bidollari, ka radhitur në një fjalor, që pritet të përfundojë së shpejti, të gjithë mbiemrat shqiptarë, nga më i famshmi deri te më pak i përdoruri.
Historia, mënyra e formimit apo numri i përdorimit të mbiemrit që mban secili prej nesh, nuk do të përbëjë më një mister. Me një total prej rreth 25000 mbiemrash në të gjithë territorin shqiptar, profesori i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, Çlirim Bidollari, ka radhitur në një fjalor, që pritet të përfundojë së shpejti, të gjithë mbiemrat shqiptarë, nga më i “famshmi” deri te më pak i përdoruri. Gazeta “Albania” publikon sot listën me 100 mbiemrat më të përdorur në Shqipëri.
Mbiemri Hoxha është kryesuesi i kësaj liste. Sipas prof. Bidollarit, kjo nuk është aspak e rastësishme. Ky mbiemër ka ardhur si një titull nga hierarkia fetare. Përhapja në masë e myslimanizmit pas pushtimit turk ka bërë që ky mbiemër të jetë mjaft i përhapur në të gjitha anët e vendit. Ndërkohë që nuk mbeten mbrapa edhe ofiqe të hierarkisë fetare që nuk i përkasin fesë myslimane. Kështu, në radhë të dytë dhe të tretë renditen mbiemrat Shehu dhe Prifti, përkatësisht tituj të fesë bektashiane dhe asaj ortodokse. Më pas kjo listë vijon me mbiemra të ardhur nga emra njerëzish apo nga emrat e vendbanimeve të të parëve të atij “oxhaku”.
Klasifikimet
Në prononcimin e tij për gazetën “Albania”, profesori i patronomisë, Bidollari, pohoi se mbiemrat klasifikohen në katër kategori të mëdha. “Në kategorinë e parë përfshihen mbiemrat që tregojnë vijimësinë e birërisë. Në këtë kategori futen ata mbiemra që rrjedhin nga emrat e të parëve”, - pohoi Bidollari. Sipas tij, këto mund të jenë në formën e plotë të emrit si Sinani, Andoni, Abazi, por edhe në trajtat e tyre të shkurtuara si, Kola, Hysi apo Leka. Në kategorinë e dytë përfshihen mbiemrat që tregojnë origjinë ose prejardhje, si Dibra, Frashëri, Bushati, të cilët janë ndër më të përhapurit. “Kushti numër një i vendosjes së mbiemrave të këtij lloji ishte që familja që merrte këtë mbiemër të kishte lëvizur nga vendbanimi i mëparshëm. Gjithashtu, kur prijësit e familjeve të zhvendosura nuk arrinin të gjenin një paraardhës të denjë për të mbajtur si mbiemër, atëherë ata përdornin emrat e fshatrave ose të qyteteve nga vinin”, - pohoi prof. Bidollari. Një tjetër kategori janë mbiemrat që tregojnë zanate dhe profesione apo tituj si, Argjendari, Furrxhiu, Kadiu, Pasha, Aga, etj. Sipas Bidollarit, një pjesë e mirë kësaj kategorie janë në gjuhën turke, pasi periudha e vënies së mbiemrave ka përkuar në kohë me pushtimin turk. Ndërsa kategoria e katërt në klasifikimin e mbiemrave përfshin mbiemrat që janë formuar në formën e nofkave dhe llagapeve si Sakati, Qorri, Shurdhi etj. Duke iu vënë fillimisht disa personave në formën e epiteteve, me kalimin e kohës ato janë konsoliduar në mbiemra. Këto epitete kanë qenë të formave të ndryshme, me ngjyresa pozitive dhe negative, - sqaroi Bidollari-por me kalimin e kohës ngjyresa e tyre ka humbur.
Fjalori
Fjalori i mbiemrave është një studim që ka nisur rreth 7 vjet më parë. Bidollari saktësoi për “Albania”-n se për kryerjen e këtij studimi është shfrytëzuar regjistrimi i popullsisë i vitit 1945. Gjithashtu, studimi është ballafaquar edhe me regjistrime të popullsisë në vitet në vazhdim, si edhe me listat e zgjedhjeve në vitet 2003-2005. Bidollari saktësoi se qëllimi i fjalorit është të zbulojë vatrën ku ka lindur patronima. “Për fjalorin po punohet për disa plotësime qoftë të numrit, qoftë të përmbajtjes apo shpjegimit të mbiemrave. Pjesa më e vështirë është historia e tyre. Më mirë për historinë e mbiemrave dinë vetëm ata që i mbajnë këto mbiemra.
Historia e mbiemrave
Zhvillimi i mbiemrave ka ecur në shek XII-XX. Në rreth 5-6 shekuj histori, procesi i vënies së mbiemrave ka ecur nga lart poshtëë. Kështu, fillimisht janë pajisur me mbiemra shtresat e larta, më pas shtresat e hierarkisë fetare, ndërsa më vonë ka zbritur deri në shtresat e ulëta. Qëllimi fillestar i mbiemrave ka qenë për të dalluar njerëzit nga njëri-tjetri. Mbiemrat janë stabilizuar në shek XX në Shqipëri. Deri më 1912-n, shumica e popullsisë në Shqipëri nuk kishte mbiemra. Pas këtij viti filluan të kryheshin regjistrimet e para të popullatës.
TOP LISTA e MBIEMRAVE
1. Hoxha 2. Shehu 3. Prifti 4. Çela 5. Leka 6. Dervishi 7. Hysi 8. Rama 9. Dibra 10. Abazi 11. Sinani 12. Gjika 13. Kola 14. Kraja 15. Luka 16. Duka 17. Gjoka 18. Murati 19. Kristi 20. Mulo 21. Muço 22. Andoni 23. Hasani 24. Koçi 25. Frashëri 26. Ruçi 27. Zeneli 28. Papa 29. Spahiu 30. Balla 31. Bushati 32. Gjoni 33. Brahimi 34. Kanani 35. Alikaj 36. Arapi 37. Çaushi 38. Halili 39. Thanasi 40. Xhafa 41. Aliaj 42. Basha 43. Mezini 44. Sula 45. Agolli 46. Gjata 47. Haxhiu 48. Jaho 49. Kodra 50. Lako 51. Mehmeti 52. Niko 53. Osmani 54. Pano 55. Bardhi 56. Cani 57. Deda 58. Demiri 59. Hasa 60. Kasa 61. Mema 62. Myftiu 63. Peçi 64. Shtylla 65. Toska 66. Treska 67. Ymeri 68. Zaimi 69. Bezhani 70. Dedja 71. Duro 72. Kamberi 73. Kote 74. Laçi 75. Laze 76. Malaj 77. Marku 78. Hana 79. Shyti 80. Skënderi 81. Berberi 82. Dede 83. Elezi 84. Gjergji 85. Jaupi 86. Koka 87. Kondi 88. Luarasi 89. Vata 90. Meçe 91. Nikolla 92. Rexha 93. Saraçi 94. Xhani 95. Dangëllia 96. Shalsi 97. Madhi 98. Begu 99. Myslimi 100. Kaleshi
|