Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor







Etiketa

Forumi ShkencorForumi ShkencorBiologji dhe Kimi (Moderator: erlehta)Të përgjithshme rreth Biologjisë


Faqe: [1] 2 3 4   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Të përgjithshme rreth Biologjisë  (E lexuar 5611 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« më: 19-01-2006, 14:45:17 »
Citojeni

1 Bazat e  azotuara te ADN janë

Adenina
Guanina
Citozina
Timina

2 - Uracili është baze e azotuar qe takohet te ARN m dhe nuk takohet te ADN

3 - Gjeni ndërtohet nga ADN

4 - Aleli është formë alternative e një gjeni.

5 - Gjeni është pjesë e ADN pergjegjese për transmetimin e një tipari.

6 - ADN ndodhet ne Berthame e ne Mitokondri

7 - ADN ndryshon nga ARN .. nga një prej baza te azotuara.

8 - ARN i  ndodhet ne Berthame

9 -  Gameti  femeror i një lloji shtazor ka një numer haploid kromozonesh.

10 - Dukuria e pranise se një numri kromozonesh me të madh se 2n dhe sa një shumefish i numrit n emerohet Poliploidi.

11 - Një individ quhet homozigot për një tipar te dhënë nqse për këtë tipar ka dy alele te njëjtë.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 19-01-2006, 15:03:06 »
Citojeni

1 - Sëmundja e malarjes shkaktohet nga  plazmodiumi i malarjes

2 - Kodi gjenetik përmban instruksionin për renditjen e aminoacideve ne proteine.

3 - Ne spermatozoidin e njeriut ndodhen një kromozon Y

4 - Tek njeriu individi femër ndryshon nga individi mashkull sepse ne perberjen kromozoike te tij ai ka një kromozon Y

5 - Kromozonet e seksit janë te pranishme ne
qilizat vezë
ne spermatozoide

6 - Numri i kromozoneve te zigota e njeriut është diploid

7 -  Hemofilia është semundje qe takohet kryesisht tek meshkujt.

8 - Ne një familje e cila ka katër vajza, pritet te linde femija e peste. Mundësia qe ky fëmijë te linde djalë është 50 %

9 - Probabiliteti për te qenë i sëmurë një fëmijë i lindur nga dy prinder, mbartes te një semundje tresheguese recesive është 25%
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 23-01-2006, 12:49:09 »
Citojeni

 1 -  Astigmatizmi është crregullimi i te shikuarit

2 - Siperfaqa e lekures se trupit arrin deri ne 2 m katror

3 - Hormoni  Adreno- kortikotrop prodhohet nga adenohipofiza

4 - trashesia e lekures se njeriut luhatet ne 0,5- 5 mm

5 - Gjendrat qe prodhojne hormone janë
hipofiza
tiroidia
vezoret
neurohipofiza
termisheza

6 - Ne zhvillimin fizik te organizmit ndikojne hormone te prodhuara ngagjendrat e meposhtme
Hipofiza
Tioridia
Gjendrat seksuale

7 - Ne zhvillimin seksual  te njeriut ndikojne hormonet te prodhuara nga
gjendrat
seksuale
hipofiza
tiroidia
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 23-01-2006, 13:29:14 »
Citojeni

Hormoni i rritjes GH i cili ndikon ne procesin e rritjes se kockave dhe muskujve  si dhe ne proceset metabolike prodhohet nga adenohipofiza

2 - Hormoni kundër urinimit ADH prodhohet nga neurohipofiza

3 - Estratioli është hormon qe prodhohet nga vezorja

4 - Kifoza është një semundje e shtylles kurrizore e cila pasqyrohet me e dalë

5 - Fortesia e kockave është e lidhur me kriperat e karbonatit dhe fosfatit te kalciumit
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 24-01-2006, 06:53:07 »
Citojeni

Bakteret, rezistenca e tyre ndaj antibiotikeve

Bakteriet ndahen në shumë varietete brenda llojit të tyre. Disa prej këtyre varieteve mbajnë në vetvete informacion gjenetik rezistent ndaj ilaçeve, kimikateve dhe substancave të tjera të ndryshme. Kur bakteriet ekspozohen ndaj një lloji të caktuar ilaçi, ato që nuk janë rezistente ndaj tij shkatërrohen, ndërsa ato që janë rezistente mbijetojnë dhe arrijnë të kenë mundësinë për t'u riprodhuar. Bakteriet jorezistente zhduken nga popullata dhe zëvendësohen nga ato rezistente, të cilat riprodhohen shpejt. Në fund mbetet një koloni bakteriesh e përbërë vetëm nga individë që janë rezistentë ndaj këtij antibiotiku dhe, duke filluar që nga ky moment, ky antibiotik bëhet i paefekshëm kundër këtij lloji bakteriesh. Pika e rëndësishme është se këto bakterie janë përsëri të njëjtat bakterie dhe lloji është i njëjtë.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #5 më: 25-01-2006, 07:35:55 »
Citojeni

1 - Jeta e një spermatozoidi ne rrugët gjinore te femres është rreth 3 deri ne katër ditë

2 - Jeta e një vezë ne rrugët gjinore te një femre është 24 ore

3 - Një spermatozoid është me i vogël se një qelize vezë rreth 10 000 here

4 - Spermatogjeneza ndodh ne moshen e pubertetit

5 -  Dy qeliza bija te formuara nga ndarja e pare e qelizes vese te fekonduar tek njeriu quhet Blastomere
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
nemesis
enigem
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 26-01-2006, 07:07:30 »
Citojeni

1.çdo sekond prodhohen rreth 1000 spermatozoide...

2.një vezë ka 48 ore kohe qe te fekondohet...

3.zigotes i duhen 6 ditë qe te vendoset ne uterus...

4.zigota ne vetvehte është një qelize burimore (nuk po them klasen e ndarjes  këtu)

5.zigota nuk sulmohet nga sistemi imunitar edhe pse ka gjysmen e materialit gjenetik të huaj për faktin sepse ndodh një bllokim i sistemit imunitar tek femra.
E identifikuar

c'është një shok?një shpirt i vetëm ne dy trupa (aristoteli)
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #7 më: 27-01-2006, 13:41:22 »
Citojeni

 1 - Uji ndodhet ne Plazem ne një sasi prej 90%

2 - Sasia optimale e sheqerit ne gjak është rreth 70 - 110mg/ 100ml gjak

3 -Jetegjatesia e rruazave te kuqe te gjakut është rreth 120 ditë

4 - Numri e leukociteve ne gjakun e një njeriu te shëndoshë është 6000 - 8000 për mmkub gjak

5 - Ne kushtet normale numri e eritrocitevene gjakun e indivedit mashkull tek njeriu është rreth 5 200 000 - 300 000 mmkub gjak
ndërsa i femres 4 700 000 - 300 000


E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #8 më: 29-01-2006, 12:22:08 »
Citojeni

1 - Shkenca qe meret me studimin e etapave te para te zhvillimit te organizmit quhet Embriologji

2 - Seria e stadeve nëpër te cilat kalon zhvillimi nga zigota deri ne organizmin e rritur permblidhet ne Embriogjeneze

3 - Adenohipofiza është dhe një gjender endoktrime

4 - Amniosi është një cipe qe rrethon embrionin

5 - Asteri është karakteristike gjatë Mitozes

6 - Hormonet te gjallesat shtazore janë produkte te gjendrave endokrime

7 - Auksinat janë hormone bimore



E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #9 më: 21-02-2006, 12:44:13 »
Citojeni

1 - Skeleti i vertebroreve është i formuar nga ind kockor dhe kartilagjinor.

2 - Embrioni i një gjitari e mer oksigjenin nga limfa e nenes.

3 - Glomerulonefriti është semmundje qe shkaktohet nga baktere.

4 - Pielonefriti është semundje qe shkaktohet nga  Bakteret

5 - Neurotejcuesit janë lende kimike

6 - Neurotejcuesit sintetizohen ne trupin e neuronit.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
nemesis
enigem
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 12-03-2006, 09:21:46 »
Citojeni

1.diabeti i formes 1 vjen si pasoje e sulmimit te pankreasit nga sistemi imunitar.

2.diabeti i formes 2 vjen si pasoje e një sintetizimi te paket te insulines,ose ne probleme te percimit te senjalit ne qelize ose ne një rezistence te qelizes kunderjt këtij hormoni.

3.disa nga komplikancat qe ka diabeti është sëmundjet ne sistemin kardiovaskular,neuropaatia diabetike,nefropatia diabetike,ketoacidoza.

4.diagnoze e diabetit bëhet me glicemine mbi 126 mg/dl kur je pa ngrënë, dhe 200 pas ushqimit.

5.disa shenja janë urinimi i shpeshet,nevoja qe te pish ujë shpesh etj
E identifikuar

c'është një shok?një shpirt i vetëm ne dy trupa (aristoteli)
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #11 më: 01-04-2006, 16:27:16 »
Citojeni

Proteza dhe dhembet
Grumbullimet e ushqimit të cilat hyjnë ndërmjet pjesëve plastike (metalta) të protezës, në qiellzë dhe nofull apo në pjesët ndërmjet dhëmbëve nuk mund të largohen në mënyrë natyrale me pështymë apo gjuhë.
Mos mirëmbajtja e higjienës shkakton grumbullim të baktereve në thellësi të protezës ku edhe vie deri te era e keqe nga goja, grumbullim të gurëzave, pamje të keqe (sidomos tek pirsit e duhanit) dhe në fund deri te inflamacioni i gingivës (gingivitisi).
Tek protezat parciale duhet të kemi parasysh se mbetjet e ushqimit dhe bakteret më së shumti grumbullohen në vendet rreth dhëmbëve të mbetur në gojë çka dhe mund të shkaktojë gjakderdhje dhe inflamacion të tyre.
Pastrimi i rregullt i protezës (pas çdo ngrënjë) është mbrojta kryesore nga bakteret.
Këshillohet edhe pastrimi njëherë në javë i protezës për shkatërrimin e baktereve me anë të tabletave apo pluhurit.

 
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #12 më: 09-04-2006, 10:47:01 »
Citojeni

  TENSIONI I LARTE I GJAKUT -------------H.T.A
 ç'është ?
tensioni i lartë u gjakut është ne shumicen e rasteve një semundje e trashegueshme dhe një pjesë e popullesise vuan nga H.T.A.
   Shenjat kryesore:
ne asnjë mënyrë mos te nenvleresni këto shenja
-dhimbje prapa kokë
-zhurme ne vesh
-marrje mendesh
-te vjella ose ndjenjen e te vjellit
ç'duhet bërë ? Menjeher do të kerkoni ndihmën urgjente mjekesore.
Si ta parandalojme?
1 - mjekimi i rregullt dhe mos nderprerja e ilaqeve
2 - kontrolli i vazhdueshem i tensionit
3 - ose shmangia nga situatat apo nga gjendjet stresive.
                                                                                                                   
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #13 më: 06-05-2006, 12:05:42 »
Citojeni

A janë mikroorganizmat gjithmonë të dëmshme?

 

Jo gjithmonë mikrobet ose bakteret janë të dëmshme për organizmin tonë. Disa studime provojnë të kundërtën. Gjithçka për mikroflorën e trupit tonë dhe veprimtarinë e saj, në shërbim të funksionimit të organizmit të njeriut

 

Disa mikrobe në simbiozë me organizmin tonë

Nga studimet e hershme shkencore janë zbuluar disa mikrobe që strehohen pothuajse gjithmonë në zorrën e trashë të njeriut. Këto, në varësi të kushteve që gjejnë aty, disa herë kanë veprime të kundërta për organizmin. Kështu, në zorrën e trashë gjendet vazhdimisht "bacilluis coli comunuis", që është plotësisht i padëmshëm, por kur në zorrën e trashë mbeten shumë substanca proteinike që nuk janë asimiluar në zorrën e hollë (kjo ndodh kur konsumohet shumë mish), ky bacil bëhet i papërmbajtshëm dhe mjaft i rrezikshëm.

Në shkencn e të ushqyerit është i njohur fakti kur një doktor kirurg, për të shëruar një grua me reumatizëm të rëndë, me të gjitha gjymtyrët e enjtura dhe që i shkaktonin dhimbje të padurueshme, i hoqi zorrën e trashë. Pacientja 24 orë pas këtij operimi u bë e aftë të lëvizë çdo gjymtyrë, pothuajse pa dhimbje fare. Pra, sipas kësaj historie të vërtetë, mikrobi që përmendëm më sipër ka vepruar si një armik i padukshëm për organizmin e njeriut. Në realitet ai është i padëmshëm tërësisht, me përjashtim të rasteve kur njeriu vetë, me mënyrën e gabuar të jetësës, e bën atë të egërsohet dhe të rrezikshëm. Prandaj ushqimi i tepruar me mish, aq sa ai nuk arrin të zbërthehet dhe të asimilohet në zorrën e hollë, disa herë bëhet pre e këtyre mikrobeve, që duke vepruar mbi këto produkte ushqimore, prodhon substanca me veti helmuese për organizmin.

 

Kooperimi i dyanshëm

Që nga koha kur Pasteri (mikrobiologu i shquar francez) vërtetoi se mikrobet ishin shkakatarët e sëmundjeve të rrezikshme, këto u shpallën armiku numër 1 i njerëzimit. Njeriu u shpalli luftë të pamëshirshme më të gjitha mjetet e mundshme. Por në thirrjet shurdhuese të kësaj lufte filluan të dëgjoheshin edhe disa zëra që tregonin se kishte edhe baktere të dobishme për natyrën në përgjithësi dhe për njeriun e kafshët në veçanti.

Vetë Pasteri i la me gojë hapur anëtarët e Akademisë Shkencore Franceze në vitin 1885, kur deklaroi se kishte bindjen e plotë që asnjë kafshë nuk mund të zhvillohet e të jeojë normalisht pa ndihmën e baktereve të zorrëve. Por, ishte fillimi i shekullit XX dhe ende nuk mund të pranohej që mikrobet, këta armiq, ishin të mirëpritur brenda organizmit të njeriut.

U vërtetua plotësisht se lopa merr ushqim për vete dhe për mikroflorën e aparatit të saj tretës. Është kjo mikroflorë që zbërthen celulozën e ushqimit të kafshës për vete dhe për lopën, duke e bërë të asimilueshme. Është gjithashtu e vërtetuar se edhe një sërë vitaminash në gypin tretës të gjedhit prodhohen nga veprimtaria e disa mikroorganizmave që ndodhen gjithmonë aty. Kështu, është llogaritur edhe sot se këto mikroorganizma të aparatit tretës të lopës prodhojnë 3-50 herë më shumë vitaminë B2 sesa gjendet në ushqimin e ngrënë nga kafsha.

Po me njeriun si ndodh? A mund të pranohet që kjo qenie me organizëm më të përsosur nga të gjitha qeniet e tjera të jetë varur nga veprimtaria e organizmave kaq të vogla e kaq të thjeshta? A mund të merret me mend një kooperim i domosdoshëm midis njeriut dhe baktereve? Përgjigjen e saktë të këtyre pyetjeve dhe dilemave e ka dhënë shkencëtari rus Meçinkov.

 

Zgjatja e jetës, sipas Meçnikovit

Libri i Meçinkovit, "Zgjatja e jetës", shkaktoi një jehonë të madhe në fillim të shekullit të 20-të dhe më vonë. Sipas Meçinkovit, pleqëria e hershme e ka burimin në radhë të parë nga vetëhelmimi i organizmit. Ky vetëhelmim shkaktohet nga bakteret e zorrës së trashë të njeriut, që kalbëzon proteinat e ushqimit (kur ato merren me shumicë dhe arrijnë deri aty pa u asimiluar). Pra, ai qe i pari që njohu dhe shprehu idenë se vetëhelmimi ishte rrjedhim i të ushqyerit të gabuar të njeriut të qytetëruar. Në radhë të parë kjo ishte pasojë e konsumit të tepruar të mishit. Nga studimet, ai vuri re se në disa zona të Bullgarisë kishte shumë njerëz me moshë mbi 100 vjeç. Në ato zona konsumohej shumë kos, tek i cili u gjet në bacil, që e quajti "Bcillus Bulgaricus". Sipas teorisë së Meçinkovit, ky bakter ndikon pozitivisht në organizmin e njeriut, duke kundërvepruar me mikrobet e kalbëzimit. Siç u vërtetua më vonë edhe nga shkencëtarët evropianë, ky bacil gjatë kthimit të qumështit në kos prodhon acid laktik. Dhe është ky acid armiku numër një i baktereve të kalbëzimit, duke penguar zhvillimin agresiv të tyre. E njëjta gjë ndodh edhe në prodhimin e turshive dhe vendosjne e perimeve në solucion uthulle. Pra, aciditeti i prodhuar tek turshitë gjatë fermentimit, apo uthulla e hedhur mbi perime, pengon kalbëzimin e tyre.

Ja pra, ku qëndron e fshehta e jetëgjatësisë së njerëzve që ushqehen me shumë kos, ku acidi laktik që gjendet aty mënjanon veprimtarinë e dëmshme të baktereve të kalbëzimit dhe zgjat në këtë mënyrë jetën e njeriut.

 

"Armëpushimi" midis dy kampeve

Efekti antagonist apo lufta e pandërprerë midis kampeve të fermentimit dhe kalbëzimit vazhdoi për një kohë të gjatë. Por u provua shkencërisht se në aparatin tretës të njeriut gjendet mikroflorë, që kryen si proceset e fermentimit, ashtu edhe ato të kalbëzimit. Kur proceset e fermentimit mbizotërojnë mbi ato të kalbëzimit, krijohet një ambient acid, si cili është mbytës për mikroflorën e kalbëzimit dhe të baktereve të tjera të dëmshme për organizmin. Mikroflora e zorrëve, përveçse u tha më sipër, është edhe një fabrikuese e shkëlqyer e nëntë vitaminave. Midis të tjerave, vitamina të kompleksit B dhe vitaminë K. Vitamina B1, e prodhuar nga kjo mikroflorë, është shumë e asimilueshme nga organizmi për proceset e tij biologjike. Duke studiuar këto veprimtari të mikroflorës së zorrëve, nga mesi i shekullit të 20-të u zbulua se antibiotikët e rinj, të përdorur me mjaft sukses kundër sëmundjeve infektive, kanë edhe një ndikim negativ ndaj mikroflorës së dobishme të organizmit tretës, duke e shkatërruar atë. Prandaj sot vazhdimisht përdorimi i antibiotikëve shoqërohet me vitamina të ndryshme, për të mos mënjanuar veprimin e dobishëm të mikroflorës së përhershe të zorrëve.

 

Zhvillimi i mikroflorës së dobishme dhe ushqimi ynë

 

"Shëndeti" dhe zhvillimi i mikroflorës së dobishme të zorrëve varet shumë nga ushqimi që merr çdo ditë njeriu. Prandaj nuk duhet harruar se duhet të hamë e të pimë edhe për "shëndetin" e saj. Të ushqyerit e gabuar mund të dëmtojë këtë mikroflorë, dhe si pasojë të lejojë përhapjen e mikrobeve të dëmshme. Kështu p.sh. "Bacterium coli", shumë i rëndësishëm për simbiozën njeri- bakter, mund të shndërrohet në "bacterium paracoli" të dëmshëm. Në këtë mënyrë fabrika e vitaminave, siç u tha më sipër, mund të kthehet në punishte helmesh, duke sjellë çrregullime shëndetësore, si dhimbje kokë, lodhje, vjellje etj., etj.

Pra, kjo mori bakteresh (coli dhe varietete të tjera) në përgjithësi na japin më shumë sesa na marrin, duke mos pretenduar ushqime të tjera nga ato që hamë ne. Në qoftë se hamë ushqim të papërshtatshëm për veten tonë, kemi marrë gjirthashtu gjëra të papërshtatshme edhe për mikroflorën e dobishme të zorrëve.

Njeriu i kohëve të lashta ushqehej shumë më tepër, për të mos thënë tërësisht, me ushqime të ashpra, të papërpunuara dhe të vështira për t'u tretur. Atëherë simbioza makro-mikroorganizëm ishte më e mirë dhe më e dobishme. Kalimi gjatë evolucionit në ushqime më të rafinuara, që tretën dhe asimilohen më lehtë, ka sjellë patjetër ndryshime në këtë simbiozë, duke u adoptuar të dyja palët. Por, se deri ku ka arritur ky adoptim, nuk dihet ende plotësisht. Gabimet në të ushqyer që mund të bëjë sot njeriu çojnë patjetër në dëmtime të rënda të shëndetit. Në këtë mes nuk duhet përjashtuar edhe roli i veprimtarisë së mikroflorës së zorrëve që strehohet vazhdimisht aty.

Disa procese të tjera të dobishme të mikroorganizmave në jetën e përditshme të njeriut.

Këtu do të përmendim vetëm disa procese fermentimi për prodhimin e shumë produkteve ushqimore të reja, të vlefshme për organizmin dhe jetën e njeriut në përgjthësi.

-         Në prodhimin e bukës dhe produkteve të tjera drithore, veprimtaria e mikroorganizmave të fermentimit është një domosdoshmëri. Nëpërmjet tyre këto produkte përfitojnë shijen dhe aromën e këndshme, porozitetin e duhur dhe ruajtshmërinë e tyre.

-         Prodhimi i kosit nga qumështi bëhet nëpërmjet veprimtarisë së mikroflorës së fermentimit laktik, ashtu sikurse u theksua edhe më sipër. Në këtë mënyrë rezulton një produkt i vlefshëm dhe i shëndetshëm për organizmin e njeriut.

-         Nga fermentimi alkoolik i lëngut të rrushit (sheqerit të rrushit), prodhohet vera, një produkt ushqimor shumë i dobishëm për organizmin. Sigurisht i përdorur me masë dhe i kombinuar me ushqim të përshtatshëm.

-         Po kështu, prodhimi i birrës, përveç proceseve të tjera, duhet të kalojë në proceset e fermentimit me maja (fermente ) të pastra për prodhimin e alkoolit etilik në një masë të kufizuar.

Prodhimi i alkoolit etilik (etanolit) të pastër nga produktet ushqimore që përmbajnë sheqerna (drithëra, patate etj) bëhet me anën e fermentimit alkoolik me maja alkoolike, që kryejnë procese të nevojshme transformuese.

Pra, duke përdorur mikroorganizmat e tipeve të ndryshme të baktereve dhe majave, mund të prodhojmë në kushte industriale shumë produkte të nevojshme për organizmin  e njeriut dhe ekonominë e vendit.

 

Prof. as. Dr. Llazi Bribo

(specialist në fushën e ushqimit)

 
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #14 më: 25-05-2006, 16:28:24 »
Citojeni

1 - Pinocitoza - tip endocitoze , përmes te cilës qeliza thith   lengje

2 - Tal - formacion si gjethe i trupit te shumë alqave dhe bimeve te tjera te ulta.

3 - Taksonometria - shkenca qe klasifikon organizmet ne kategori të ndryshme.                                                                                              
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Faqe: [1] 2 3 4   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |