Forumi ShkencorShkencat Ekzakte - Exact ScienceBiologji dhe Kimi (Moderator: erlehta)Skleroza Multiple Punuar nga Astrit dhe Albana Milaimi Ingjinier të Biologjisë
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Skleroza Multiple Punuar nga Astrit dhe Albana Milaimi Ingjinier të Biologjisë  (E lexuar 1238 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
astritmilaimi
Zërist


Karma: 0
offline offline

Postime: 3


Shiko profilin
« më: 24-01-2008, 18:31:10 »

                UNIVERSITETI   I   PRISHTINËS
           FAKULTETI   I   SHKENCAVE   MATEMATIKO -  NATYRORE







                       PUNIM   SEMINARIK








 







                                 Punuan:

                         Albana  Plakiqi – Milaimi
                               Astrit  Milaimi


                 Prishtinë – Janar  2008

Skleroza multiple
(lat. sclerosis multiplex)

  (eng. multiple sclerosis)


        Që në fillim disa fjalë të përgjithshme. Unë s’jam neurolog, por vetëm njëri nga rreth 2500 të sëmurit në Kroaci, dhe të gjitha informacionet në këto faqe janë gjetur në internet, në librin “Si të jetohet me sklerozën multiple”  grupi i autoreve neurologe nga KS “Motrat e mëshirshme” në Zagreb, në revistën “Gloria”, në revistën  " Možemo sve ", “Mundemi çdo gjë” e vetëm një pjesë e vogël janë përvojat e mia personale ose dituritë. Qëllimi i këtyre faqeve është që unë të jem nëse jo i fundit, apo ai nga të fundit i cili, kur më është diagnostifikuar dhe më është thënë çka kam, nuk është në internet në gjuhen kroate s’munda të gjej asgjë për sëmundjen.

a.   Skleroza Multiple (përgjithësisht) 
b.   Tipet e SM
c.   Terapitë konvencionale (Avonex, Betaseron - Betaferon, Rebif, Copaxone ,Novantronet , kortikosteroidet )
d.   Terapitë alternative     
e.   Strategjia për luftë kundër SM
f.   Rëndësia e ushqimit


1.Skleroza Multiple (vështrim  i  përgjithshëm)
1.1 Definicioni
             
 Skleroza multiple (SM) është sëmundje e sistemit të mesëm nervor, funksioni i të  cilit varet rrjedhja e përhershme dhe e vazhdueshme e impulseve nervore, që siguron funksionin normal të tërë organizmit. Brenda trurit dhe palcës kurrizore, MS përfshinë aksonet vazhdimet e zgjatura të sistemit nervor duke bartur informacionet në mes trurit dhe organeve të cakut ( p.sh. syve, këmbëve etj.). Aksonet janë të rrethuara me mbështjellësen mbrojtëse izoluese – mijeline .  Pikërisht mbështjellësja mijeline mundëson bartjen e njëtrajtshme dhe të efektshme të impulseve nervore përgjatë aksonit.   Hulumtimet e tanishme tregojnë që nga dëmtimi i mijelinit edhe vet aksoni mund të lëndohet. Në MS disa pjesë të mbështjellëses së mijelinës reagojnë me inflamacion dhe shkatërrohen, dhe për këtë konsiderohet e ndezur, sëmundje e demijelinizimit.

Simptomat e MS varen nga vendi i përfshirjes dhe intensiteti i inflamacionit të mbështjellësit mijeline të aksonit, prandaj ky është shkaku për çfarë arsye simptomat e    MS  janë aq të ndryshme dhe është vështirë me i parashiku ato.  Se si truri dhe palca kurrizore kanë kapacitet të madh rezervë, shumë regjione të mbështjellës mijeline të ndezur nuk do të japin kurrfarë  simptoma. Në vendin e zhdukjes të mbështjelljes mijeline   krijohen vragë (plagë, shenja) që quhen skleroza, plagë ose lezion.

           









1.2    Etiologjia ( faktorët imunologjik, epidemiologjik dhe gjenetik)

           Shkaku  i vërtet i MS deri me sot  nuk dihet. Mendohet se nuk është e shkaktuar vetëm me një shkaktar. Sot teoria më e pranuar është që është shkaktuar me kombinimin e veprimit të disa faktorëve, si është predispozioni gjenetik, rrethina dhe ekspozimi ndaj virusit gjatë femijërisë.

           Edhe pse MS nuk është sëmundje trashëguese (nuk bartet nga një gjeneratë në tjetrën) ekziston një predispozitë trashëguese e zhvillimit të sëmundjes. Predispozita trashëguese për MS  rritet për personin nëse në familje ka anëtar të sëmurë. Megjithatë 80% të personave që vuajnë nga MS nuk kanë të afërm nga gjaku (farefisi) të cilët vuajnë nga e njëjta sëmundje. Përafërsisht 10% të sëmurëve  në  farefisin i afërm apo të largët kanë të sëmur  nga MS.

Shumica e teorive të sotme aktuale ven në dukje që në formimin e MS marrin pjesë shumë faktor gjenetik, me fjalë tjera që sëmundja është shkaktuar me veprimin të më shumë gjeneve të ndryshme. MS nuk  është sëmundje infektuese në kuptimin që i sëmuri mund ta bartë në ndonjërin nga farefisi i vet ose në rrethinë. Lidhshmëria e rrethinës (veçanërisht largësia nga ekuatori nga i cili i sëmuri jeton 15 vitet e para të jetës) dhe shpeshtësia e MS dërgon në ekspozimin e personit ndaj virusit gjatë kohës së fëmijërisë,  pas së cilës pason periudhë e gjatë latente. Statistikat tregojnë që personi është më i rrezikuar nga sëmurja e MS  që jeton më larg ekuatorit, ose ndaj veriut,  ose ndaj jugut, me ekzistencën e disa përjashtimeve – sëmundja është më e rrallë në mesin e Eskimezëve. Si duket zhvendosjet ne mjediset  me rrezik më të vogël nuk e zvogëlon rrezikun e sëmurjes, përveç se nëse personi nuk është zhvendosur në fëmijëri, gjegjësisht  para pubertetit.

          Në kohën e sotme si duket fajtori kryesor është virusi “ veprues i ngadalshëm” (anglisht. long-acting virus), e ky është ai virus i cili në organizëm mbetet i fshehur me vite para se të shkaktojë sëmundjen. Në gjakun e të sëmurit me MS rregullisht gjenden nivele sipërfaqësore të lira të antitrupave antivirusal, gjithashtu shpesh gjenden pjesë të ndryshme të organizmave të viruseve, si dhe shenja tjera të infeksionit virusal. Megjithatë, virusi specifik, që  është  i  lidhur  direkt  me  MS, ende nuk është identifikuar.

1.3  Shpërndarja:   Shumë variron nga 1,5 deri në përafërsisht 11 në  100 000 njerëz (?!) (me matematikë elementare arrihet deri të dhënat që të ne, e jo vetëm të ne, kjo arrin në rreth 55,6 të sëmurë në 100 000 njerëz, kurse në SHBA kjo arrin më shumë – rreth 140 të sëmurë në 100 000 njerëz – 400 000 të sëmurë në 290 000 000 të populacionit).

        Statistikat  tregojnë  se  më së shpeshti sëmuren moshat e reja dhe personat e ri të rritur në mes 20 ~ 45 vjet të  jetës. 
        Megjithatë edhe kjo variron, kryesisht llogaritet që në një të sëmurë mashkull vijnë më së paku dy femra të sëmura. 
1.4. Patologjia: MS më së shpeshti e  sulmon nervin optik, lëndën e bardhë periventrikulare të trurit dhe palcën kurrizore në regjionin e qafës. (palca e zgjatur ?)
Rënia e barrierës  gjak/tru  infiltrimi perivenular mononuklear dëmtimi i mjelinës.
1.5  Manifestimi klinik :
   30% -------- problemet vizuale.
   30% -------- problemi i ndijimit.
   20% -------- baraspesha.
   20% -------- të tjera.
Simptomat e sklerozës multiple janë të ndryshme dhe të paparashikueshme. Se si MS do të shfaqet në radhë të parë varet nga ajo se cili sistem funksional është përfshirë. Nuk i kanë të gjithë të sëmurit  të njëjtat simptome, por ata dallojnë nga personi në person, por varirojnë edhe të ndonjëri i sëmurë gjatë kohës. Personi i cili vuan nga MS zakonisht do të provoj më shumë se një simptom, por asnjëherë të gjithat.
Simptomet piramidale- janë të gjitha ato simptome të cilat krijohen për shkak të dëmtimit të rrugës kortikospinale me të cilin nga truri barten impulset nervore për lëvizjet e dëshiruara të ekstremiteteve – lodhja më e madhe, lodhja e përgjithshme , humbja e fuqisë në një apo në më shumë gjymtyrë.
Simptomet cerebrale janë ato simptome të cilat krijohen për shkak të lëndimit të trurit të vogël- marramendja të cilën i sëmuri e përjeton si jobaraspeshim, pasiguria dhe jostabiliteti në ecje, pengesa në të folur, tremori.
Spasticiteti është simptom i shpeshtë i MS – gjendje në të cilën muskujt të funksioneve të kundërta njëkohësisht tkurren ose relaksohen, dhe krijohet për shkak të tonusit të zmadhuar muskulor (tendosjes).
Rënia e ndjeshmërisë është e shpeshtë dhe në  MS  paraqitet relativisht herët. Shpesh janë parastezionet (ndjenja e mizërimit - therrjes së trupit , e dobësimit dhe shtangimit).
Pengimi i të pamunit gjithashtu janë simptome të shpeshta, dhe në 30% të të sëmurëve paraqesin dhe simptomin e sëmundjes. Neuritisi optik është zakonisht i njëanshëm, është me kohëzgjatje të ndryshme dhe përgjithësisht është i përcjellur me këndelljen e plotë të pamunit.
Përafërsisht një e treta e të sëmurëve kanë çrregullim të sfinkterit: nevojën e papërballueshme për ujëderdhje, vështirësitë në fillim të ujëderdhjes, retencionin ose inkontinicionin.
Sot është e njohur që dëmtimi i caktuar i funksioneve kognitive zhvillohet në 50% të sëmurëve nga SM  siç  janë rikujtimi, të mbajturit mend, është zvogëluar shpejtësia e mendimit dhe e përpunimit të  informacionit, fenomeni i shprehur “në maje të gjuhës” (personi don  të  thotë  diçka  por  thjesht  nuk  mund  t’i  kujtohet  fjala përkatëse)
1.6   . Në kë dhe në çfarë mënyre

Skleroza  multiple është njëra nga sëmurjet e shpeshta neurologjike. Vetëm në rastet e rralla të veçanta sëmurja merr rrjedhje fatale ashtu si i përshkruhet në publik. Janë të sëmurë  të  shumtë të cilët pas shfaqjes të simptomeve të para janë të aftë për një kohë të gjatë për punë e shumica mund ta vazhdojnë jetën e lumtur dhe produktive. Te  ata tek të cilët sëmundja është diagnostifikuar, 75% të tyre kurrë nuk iu nevojitet karroca e invalidit, e shumica mund të presin  jetë  normale dhe  të  gjatë.

Gjithashtu rreth 10% të njerëzve shërohet nga vet vetja, por nuk dihet si. MS             ka prognozë më të mirë se sa mendohet; gjysma e personave ka rrjedhje të mirë të sëmurjes. MS është e ndryshme nga personi në person, dhe kështu do të jetë dhe ndikimi i saj në aftësinë për punë. Shpeshtësia e sëmundjes variron  në regjione të ndryshme të botës, por edhe në brendi të një shteti. Sëmurja është më e shpeshtë në vendet të cilat janë të vendosura në mes 40 dhe 65 shkallë gjerësisë veriore gjeografike,  është shumë e rrallë në vendet tropike dhe në Lindjen e largët.Pavarësisht nga ajo në çdo shtet ekzistojnë regjione të afta me dendësi të madhe të MS-së, të ashtuquajtura “fokuse” ose “vatra”. Si duket disa grupe etnike, si Eskimët dhe Romët, janë imun ndaj MS.


1.7  Historiati i të kuptuarit medicinal të SM-së
•   1890    Sëmundja e shkaktuar me ndalesë ne djersitje; është trajtuar me barëra dhe shtrirje në krevat: kohëzgjatja e pritur e jetës pas diagnostifikimit ka qenë 5 vjet.
•   1910    Shkak i sëmundjes  ka  qenë  toksina e panjohur në gjak; e trajtuar me mjete për pastrimin e zorrëve; kohëzgjatja e pritur e jetës pas diagnostifikimit të sëmurjes ka qenë 10 vjet.
•   1940   Shkak i sëmurjes ka  qenë koagulimi i gjakut dhe qarkullimi i dobët  i  tij; e trajtuar me barëra të cilat e përmirësojnë qarkullimin; kohëzgjatja e pritur pas diagnostifikimit të sëmurjes ka qenë 18 vjet.

•   1960    Shkak i sëmundjes  ka  qenë reaksioni alergjik; e trajtuar me vitamina dhe antihistamina : kohëzgjatja e pritur e jetës pas diagnostifikimit të sëmurjes ka qenë 25 vjet.

•   1996       Shkak i sëmundjes  ka  qenë  reaksioni autoimun me siguri i lidhur me virusin; e trajtuar me steroide dhe barëra për rregullimin të sistemit imun; kohëzgjatja e pritur e jetës pas diagnostifikimit të sëmundjes për   shumicën në themel është më se normale.

1.8   Infeksionet gati të çdo lloji zmadhojnë rrezikun e  rellapsit

2.   Tipet e MS - së

2.1  MS  beninje

 MS beninje karakterizohet me paaftësi të vogël shumë vjet pas diagnozës por me akumulim shumë të ngadalshëm të paaftësisë gjatë kohës. Definicioni i MS-së  beninje është arbitrar. Pa marr parasysh si është MS beninje e definuar, të gjitha studimet tregojnë që disa persona kanë gjithësejt paaftësi të vogël pas kohës së gjatë të sëmurjes. Dhjet vjet sipas diagnozës 1/3 e të sëmurëve kanë tip beninj ( paaftësia e vogël ose me paaftësi); ky përpjesëtim bie në 1/5 pas 20 vjet. Ndryshueshmëria e MS-së  e vështirëson  shumë  parashikimin se si pacienti individual do të jetë  i sulmuar nga sëmundja.


2.2   Forma  relapsuese -  remituese (keqësimi – dobësimi)

Kjo  formë  e  SM-së  fillon  me  sulme  akute  të  simptomeve  neurologjike, nga  të  cilat  shumica  e  personave  përmirësohen  plotësisht  ose  pjesërisht. Sulmet  e  ardhshme  (relapset  ose  ekzacerbimet) paraqiten  në  distanca  jo  të  rregullta.

Relapsi  është  paraqitja  e  simptomeve  të  reja, përsëritja  e  re  e  simptomeve  të   mëparshme  ose  keqësimi  i  simptomeve  ekzistuese  në  çfarëdo  kohe  pas  sulmit  të  parë. Relapsi  i  vërtetë  zgjatë  më  gjatë  se  sa  24 – 48 orë (më  së  shpeshti  në  mes  1 – 3 muaj). Përmirësimi  nga  relapsi  i  tillë  mund  të  jetë  i  plotë, mirëpo  nëse  nuk  është  i  tillë  paaftësia  e  të  sëmurit  me  kohën  rritet. Për  këtë  kategoria  relapsuese / remituese  e  SM-së  i  përfshin  personat  me  nivele  të  ndryshme  të  paaftësisë. Në  fazën  e  hershme  të  sëmundjes  66–85 %  e  të  sëmurëve  kanë  formën  relapsive / remituese  të  sëmundjes. 





2.3   Progresiviteti  kronik

Ekzistojnë  dy  forma  kronike  të  progresivitetit  të SM-së: primare  dhe  sekondare. Në  formën  progresive  sekondare  pas  fazës  së  keqësimit  nuk  bëhet  përmirësimi  i  plotë, por  me  kohën  dëmtimet  janë  gjithnjë  e  më  të  mëdha, ekziston  progresion  i  vazhdueshëm  i  sëmundjes  në  intervale  të  shkurtëra  të  përmirësimit  ose  stabilizimit. Në  raste  të  rralla, sëmundja  ka  rrjedhje  primare  progresive, nuk  ka  fazë  të  keqësimit  të  sëmundjes, por  ekziston  progresioni  permanent  i  dëmtimit  me  humbjen  e  funksioneve  të  caktuara  dhe  humbjen  e  aftësisë.

 

3. Terapia  konvencionale   

Në  mjekimin  e  SM-së  dallojmë:

•   Mjekimin  e  relapsit;
•   Tretmanin  e  zvogëlimit  të  progresionit  të  sëmundjes;
•   Mjekimin  simptomatik.



3.1  Kortikosteroidet
 
         Kortikosterodet  janë  hormone  të  cilat  në  trupin  e  njeriut  normal  prodhohen  nga  korja  e  gjëndrës  mbiveshkore. Kanë  efekte  të  shumëta  fiziologjike  në  organet  e  ndryshme, por  më  së  shumti  shërbejnë  për  veprimet  kundër  ndezjes (anti-inflamatore). 

        3.2 Tretmani  i  SM-së


           Kortikosteroidet  janë  preparatet  e  para  të  përdorura  për  tretman  të  suksesshëm  të  SM-së  , ndërsa  të  tjerat  janë  nëpër  kontrollimin  e  ekzacerbimeve  akute (poashtu    të  njohura  si  relaps  ose  sulm). Disa  kortikosteroide, siç  janë  Prednisonet, përgjithësisht  ipen  per  oral. Të  tjerat  përmes metillprednisolon (Solu-Medrol®)  dhe  dexametason (Decadron®) ipen  në  mënyrë  intravenoze (IV). Disa  studime  sugjerojnë  që  tretmani  i  afatshkurtë  në  doza  shumë  të  mëdha  intravenoze  të metilprednisolonit japin  rezultate  të  shpejta  sikur  disa  hormone adrenokortikotropik e (ACTH) për  të  redukuar  simptomet  akute  të  sulmeve  të  SM-së. Ekspertët  e  SM-së  sot  besojnë  se  terapia  nga  3-5  ditë  me  doza  të  larta  intravenoze  me  steroide  janë  tretman  i  zgjedhur  për  sulmin  akut  të  SM-së – që  jep  rezultate  të  mëdha  me  më  së  paku   efekte  anësore.  Ky  tretman  mund  të  kërkojë  hospitalizimin, por  gjithashtu  është  i  mundshëm  mjekimi  ambulator. Varësisht  nga  mendimi  i  mjekut, gjendja  e  të  sëmurit  dhe  gjatësisë  së  tretmanit, asteroidet  intravenoze  mund  të  jenë  të  përcjellura  në  1- 2 doza  ditore  të  cilat  zvogëlojnë  asteroidet  orale.




Tretmani  i  neuritit  optik


          Studimet  jo  të  largëta  sugjerojnë  që  tretmani  afatshkurtër  intravenoz  i  methylprednisolon-it  është  i  përcjellur  me  tretmanin  i  cili zvogëlon  asteroidet  orale  mund  të  jetë  i  dobishëm  në  zhdukjen  e  ndezjes  dhe  në  kthimin  e  të  pamurit  te  neuriti  optik, ndezja  e  nervit  optik  i  cili  është  shpesh  i  lidhur  me  sklerozën  multiple. Sido  që  të  jetë, nuk  ekziston  njohuri  definitive  që  ky  tretman  jep  përmirësim  komplet  sikur  që  do  të  ndodhte  pa  tretman.




Steroidet  duhet  të  merren  nën  mbikëqyrjen  e  mjekut
 

Kortikosteroidet  gjithnjë  duhet  të  merren  nën  mbikëqyrjen  e  mjekut. Efektet  e  mundshme  anësore  duke    imitimin  e  lukthit, ngritjen  e  sheqerit  në  gjak , mbajtjen  e  ujit, shqetësimin, pagjumësinë  dhe  ndërrimin  e  disponimit. Mirëpo  shumica  e  të  sëmurëve  mirë  e  përballojnë  tretmanin. Edhe  te  terapitë  afatshkurtëra  intravenoze  me  steroide  edhe  mjekët  mund  t’i  përshkruajnë  barërat  të  cilat  përsonit  i  ndihmojnë  që  për  të  fjetur  dhe  për  të  minimizuar  mundimet  e  lukthit.
Steroidet  orale  të  cilat  duhet  të  merren  gjatë  një  periudhe  kohore  të  caktuar  nuk  goxojnë  të  ndërpriten  në  mënyrë  rapide, sepse  mund  të  ndyshojnë  prodhimin  natyral  të  asteroideve  trupore  nga  ana  e  gjendrës  mbiveshkore. Zvogëlimi   gradual  i  dozës  deri  te  sasia  më  e  vogël, para  ndërprerjes  së  marrjes  së  barit  i  japin  trupit  kohë  që  të  normalizojë  prodhimin  vetiak. Duke  marrë  parasysh  që  tretmani  shumë  i  shkurtë  IV  i  steroideve  nuk  ka   efekt   në  gjendrrën  mbiveshkore, steroidet  orale  marrja  e  të  cilave  zvogëlohet  zakonisht  nuk  është  e  dëshirueshme.


Marrja  afatgjate  nuk  është  e  këshillueshme
 

         Nuk  ka  të  dhëna  që  marrja  e  vazhdueshme  e  asteroideve  e  zvogëlon  progresionin  e  SM-së  ose  i  përmirëson  simptomet  gjatë  periodës  së  gjatë  kohore. Sido  që  të  jetë, disa  studime  kanë  gjetur  që  terapia  IV  mujore  pulsative  njëherë  në  ditë  methylprednisolon  mund  të  jetë  e  dobishme  në  tretmanin  e  të  sëmurit  me  SM  progresive. Këto  studime  janë  ende  preliminare  dhe  kërkojnë  numër  më  të  madh  të  të  sëmurve  para  se  të  bëhen  definitivisht  të  propozuara. 
Efektet  anësore  të  marrjes  së  vazhdueshme  afatgjate  të  asteroideve  janë  serioze  dhe  mirë  të  dokumentuara. Duke  përfshirë  ulcerën  e  lukthit, fitimi  në  peshë, aknet, kataraktet, osteoporoza, keqësimi (gjakderdhja) e  kokave  të  eshtrave  të  kërdhokullës  dhe  diabeti  kimik. 
Kortikosteroidet ( marrin pjesë  në  kategorin  e mjekimit  të  relapsit)


Me  mjekimin  e  inflamacionit  zvogëlohet  kohëzgjatja  si  dhe  pasojat  e  shkaktuara  me  ekzacerbim  (relaps). Për  këtë  shfrytëzohen  barërat  me  efekte  anti-inflamatore.  Përdorimi i  tepruar  ose  i  pavëmendshëm  i  kortikosteroideve  gradualisht  e  zvogëlon  efektin  e  tyre.

3.2   Interferoni (marrin  pjesë  në  kategorinë  e  tretmanëve  të  ngadalsimit  të  progresionit  të  sëmundjes).
 
Interferonet  janë  grupe  të  proteinave  të  cilat  normalisht  prodhohen  në  qendra  si  përgjigje  në  infeksionet  virale  dhe  disa  stimulime  tjera. Për  herë  të  parë  janë  përshkruar  në  vitin  1957, kurse  emrin  e  kanë  fituar  sipas  aftësisë  së  tyre  që  të  interferojnë  (ndeshen)  me  virusët. Administrimi Amerikan  i  ushqimit  dhe  barërave  (FDA)  ka  lejuar  dy  forma  të  interferonit  beta  për  tretmanin  e  SM-së. Forma  e  tretë  me  sukses  është  testuar  në  hulumtimet  klinike  në  Evrop, Kanada  dhe  Australi.
Janë  tre  tipa  themelor  të  interferoneve:
Alfa dhe beta interferonet  të  cilët  kryesisht  i  prodhojnë  rruzat  e  bardha  të  gjakut  dhe  disa  qendra  të  caktuara  të  indeve  lidhore  të  ashtuquajtura  fibroblaste.

Gama interferoni  i  cili  prodhohet  nga  qendrat  aktive  të  qelizave  T; si  duket  është  stimulator  i  fortë  në  përgjigjen  imune.  Në  esencë, gama interferonet  që  i  ipen  të  sëmurve  me  SM  në  testimet  klinike  ua  ka  keqësuar  gjendjen. 

Beta interferoni (B-IFN) ka  efekte  të  shumëfishta  në  sistemin  imun, duke  përfshirë  rritjen  e  aktivitetit  të  limfociteve  supresore  dhe  ndaljen  e  antigjeneve  të  cilët  stimulojnë  qendrat  tjera  imune. Poashtu, mund  të  rregullojnë  prodhimin  e  gama  interferonit. Aktiviteti  i  beta  interferonit  ka  efekt  rrjetor  në  zvogëlimin  e  reaksionit  imun  i  cili  është  i  drejtuar  kundër  mielinës  së  sistemit  nervor  qendror  te  personat  me  SM. Shkatërrimi  i  mielinës  (demielinizimi) shkakton  ngadalsimin  e  impulseve  nervore  ose  ndalimin  e  tyre  dhe  prodhon  simptomet  e  SM-së.

3.2.1   Hulumtimet  klinike  tregojnë  efikasitetin  e  beta – interferonit.

Vëllimi  i  vogël  i  hulumtimeve, në  vitet  e  80-ta , që  të  shikohet  që  terapia  e  re  premtuese  a  u  ndihmon  seriozisht  njerëzve, ka  dhënë  indikacione  preliminare  që  beta-interferoni  redukton  numrin  e  relapseve  te  të  sëmuarit  me  formën  relasp/recituese  të  SM-së.

Më  1988. Ka  filluar  një  numër  më  i  madh  i  hulumtimeve  klinike  i  cili  ka  përfshirë  372  të  sëmurve  me  SM  në  disa  qendra  të  ndryshme  mjekësore  në  SHBA  dhe  Kanada. Të  gjithë  të  sëmurit  kanë  patur  relaps / remitim  të  SM-së, kanë  qenë  të  aftë  të  ecin  dhe  kanë pasur  SM  përafërsisht  4  vjet.  Një  grup  i  të  zgjedhurve  ka  pranuar  një  dozë  të  vogël  interferoni  (1,6  milion  I.J), ndërsa  të  tjerët  kanë  marrë  doza  të  mëdha  interferoni  (8  milion  I.J). Mbrojtjes  së  dyfishtë   të  hulumtimit  i  ka  paraprirë  fakti  që  deri  në  fund  të  hulumtimit  as  hulumtuesit  dhe  as  të  sëmuarit  nuk  kanë  ditur  kush  pranon  dhe  ç’farë  doze  pranon. Tipi  i  intereferonit  të  përdorur  ka  qenë IFN-beta-1b (prodhohet  nga  duke  shfrytëzuar  bakteret  me  teknologjinë  e  rekombinimit  të  ADN-së është  injektuar  në  lëkurë  çdo  të  dytën  ditë.

3.2.2   Numër  më  i  vogël  i  relapseve  në  grupin  të  cilët  kanë  pranuar  dozë  të  madhe  të  interferonit.
 
Pas  kalimit  tre  vjeçar , grupi  i  cili  ka  marrë  dozë  të  madhe  të  IFN-beta-1b ka  pasur  shkallë  të  relapsit  nga  0.84  në  krahasim  me  shkallën  të  grupit  placebo që  ka  qenë  1.21. koha  mesatare  në  mes  të  relapseve  gati  ka  qenë  dyfish  më  e  gjatë  në  grupin  IFN-beta-1b se  sa  në  grupin  kontrollë. Gjithashtu, ka  pasur  më  shumë  njerëz  pa  relaps  në  grupin  IFN-beta-1b.
 
Në  të  sëmurit  në  këtë  studim  janë  ndërtuar  disa  seri  të  skenimit  të  rezonancës  magnetike (RM). RM  është  metodë më  e  preferuar  momentalisht  e  fotografimit  të  trurit  që  të  zbulohet  prania  e  lezioneve  e  shkaktuar  me  SM.  Skenimet  me  RM  janë  bërë  pas  kalimit  të  periudhës  prej  tri  vjetësh, kanë  treguar  se  në  varësi  të  sëmuarve  të  trajtuar  me  dozë  të  madhe  të  IFN-beta-1b , zvogëlimi  i  demielinizimit  për  më  shumë  se  9 % , kurse  ata  me  placebo  grup  kanë  pasur  zmadhim  të  demielinizimit  për  15 %. Analizat  më  të  reja  të  të  dhënave  të  fituara  pas  4 -5  viteve  të  trajtimit  dëshmojnë  rezultatet  e  studimeve  të  mëparshme.

Efektet  anësore  të   IFN-beta-1b (Betaseron- SHBA, Betaferon-Evrop)

Në  përgjithësi, IFN-beta-1b pranohet  mirë  me  simptome  të  efekteve  anësore  më  të  shpeshta  të  ngjashme  me  gripin : temperatura , të  ftohtit, dhembje  në  muskuj  dhe  plogështi. Disa  nga  të  sëmurit  gjithashtu  e  kanë  përjetuar  lodhjen, rritjen  e  gërqeve, depresionin  dhe  dhimbjet (mundimet) menstruale. Me  marrjen  e  vazhdueshme  shumica  e  efekteve  anësore  dobësohen  si  dhe  reaksionet  në  vendin  e  shpuarjes  të  cilat  janë  të  kalueshme  dhe  vetëshëruese. Në  Amerikë  shumë  shtëpi  shëndetësore  siguruese  paguajnë  çmimin  e  betaseronit  i  cili  sillet  rreth  $1000  në  muaj.

 Betaseron (Betaferon)  për  relaps / remitim  të  SM-së

Dozat  e  mëdha  të  IFN-beta-1b janë  lejuar  në  fund  të  viti  1993  nga  ana  e  FDA për  relaps / remitim  të  SM-së. Në  treg  gjendet  me  emrin  betaseron (në  Evrop  e  prodhon  fabrika  Schering  me  emrin  Betaferon ), i  cili  merret  çdo  të  dytën  ditë  me  injeksion  në  lëkurë.

 
Reklamë  për   beta interferon

3.2.3   Avonex  për  relaps / remitim  të  SM-së

Në  vitin  1996. FDA  ka  lejuar  një  formë  tjetër  të   beta interferonit,  interferoni beta-1a , i  cili  fitohet  nga  gjëndrat  e  gjitarëve  përmes  teknologjisë  së  rekombinimit  të  ADN-së.  Emri  i  tij  i  tregut  është  Avonex, i  cili  merret  një  herë  në  ditë  me  injeksion  në  muskuj.

Hulumtimet  klinike  janë  ndërmarrë  në  301  të  sëmurë  ambulator  te  tipit  relaps/ remitim  të  SM-së  në  disa  qendra  mjekësore  në  SHBA. Të  sëmurët kanë  marrë  ose  qetësues  ose  dozën  ditore  avonex  në  muskuj.  Hulumtimet  tregojnë  se  ka  patur  edhe mbrotje  të  dyfishtë  që  ka  zgjatur  dy  vite.   Rezulatete  ndikojnë  që  shkalla  e  progresionit  të  paaftësisë  në  të  sëmurit  të  trajtuar  me  Avonex  është  më  e  ngadalshme  se  te  grupi  placebo, kurse  shkalla  e  relapsit  në  të  sëmurët  e  trajtuar  përafërsisht  1/3  se  sa   grupën  kontroll. Sasia  e  demielinizimeve  të  reja  apo  aktive  të  konstatuar  në  skenimet  e  rezonancës  magnetike  gjithashtu  kanë  qenë  më  të  vogla  në  trajtimin  e  të  sëmurve  me  interferon  në krahasim  me  ata  që  kanë  marrë  placebo.   




Efektet  anësore  në  Avonex
 
Zakonisht  simptomet  e  efekteve  anësore  të  avonex-it  janë  simptomet  e  ngjshme  me  gripin: temperatura, dhembja  në  muskuj, plogështia  të  cilat  me  tretman  të  vazhdueshëm  dobësohen. Avonexi  duhet  të  merret  me  vëmendje  të  të  sëmurit  me  depresion  nëse  lidhja   mes  depresionit  dhe  Avonex-it nuk  është  përcaktuar. 

Përpos  këtyre  barnave  mund  të  përdoren  edhe  të tjera  si  Rebif, copaxone, Novantrone, etj.





Ftografitë e M.S.


 

1. Aksoni  me  amielinë  normale

 

2. Aksoni  me  amielinë  të  dëmtuar



 

3. Demijelinizimi  sipas  klinikës  Mayo



 
4. Skenimi  i  lezioneve  me  RM



 

5. Aparati  i  RM-së



 

6. Një  version  i  shpërndarjes  së  MS-it  në  botë.

3.3  Mjekimi  simptomatik
 
Spasticiteti – metodat  e  mjekimit  me  spasticitet  janë  ushtrimet  trupore, terapia  fizikale, ndihmesat  e  ndryshme  mekanike  për  ushtrimin  e  duarve  dhe  të  këmbëve, marihuana , barërat. 
Plogështia – është  njëra  nga  simptomet  më  të  shpeshta  multiple  që  e  të  madhe  e  vështirëson  aktivitetin  e  përditshëm  të  të  sëmurit. Simptomet  përkeqësohen  në  situatat  frustruese  ose  stresuase. Pushimi, gjumi, ndryshimi  i  stilit  të  jetës, metodat  alternative  të  mjekimit  dhe  barërat  janë  metodat  e  mjekimit  të  plogështisë. 

Dhembja – shumë  pacientë  të  sëmuar  nga  SM  ankohen  me  dhembje. Përveç  barërave, dhembja  me  sukses  mënjanohet  me  akupunkturë.

Tremori – një  ndër  simptomet  që  mund  të paraqitet  te  pacientët  me  SM  është  tremori. Ekziston  një  mori  e  plotë  e  barërave  të  cilët  përdoren  për  mjekimin  e  tremorit  e  më  së  shpeshti  shfrytëzohet  Tegretoli , Rivotrili , Primidoni , Inderali .

Depresioni - i  cili  mund  të  lajmërohet  te  të  sëmuarit  dhe  mund  të  mjekohet  me  psikoterapi  si  dhe  me  barëra  antidepresive, por  ndihma  dhe  përkrahja  e  familjes  dhe  e  miqve  është  shumë  e  rëndësishme. 



4.   Terapitë  alternative       

Suksesi:

Nëse  mendojmë  në  mossukses,

do  t’a  përjetojmë  atë..

Nëse  jemi  të  pavendosur,

çdo  gjë  mbetet  në  të  vjetren.

Duhet  të  dëshirojmë  të  kryejmë  diçka  të  madhe,

dhe  atëherë  atë  thjeshtë  t’a  kryejmë..

Kurrë  mos  mendoni  në  mossukses,

sepse  çka  mendojmë  tani  ajo  do  të  përmbushet.

Metodat  dhe  mënyrat  e   mjekimit  janë  alternative  vetëm  në  varshmëri nga  metodat  mjekësore  që  njihen  si  klasike – konvencionale  perëndimore.  Disa  metoda  alternative  janë  të  vjetra  5000 – 6000  vjet, e  disa  shumë  më  të  vjetra  dhe  me  sukses  i  kanë  shëruar  njerëzit  atëherë  sikurse  që  e  bëjnë  edhe  sot.  Nga  shumica  e  teknikave New Age, një  pakicë  e  tyre  është  e  mjaftueshme  që  të  mund  të  japë  rezultat  në  tretmanin  e  SM-së. 
5.   Strategjia  për  luftën  kundë  MS-it
Në  trajtimin  e  sëmundjeve  autoimune, mjekësia bimore  kineze  ka  pak  ose  disa  efekte  anësore. Nëse  është  e  mundur, mësë  miri  është  të  kombinohen  metodat  alternative  me  mjekimin  konvencional  që  të  nxirret  dobia  më  e  madhe. Terapitë  bimore  gjithashtu  mund  të  ndihmojnë  gjatë  redukimit  të  simptomave  të  terapisë  klasike. Pasojnë  sugjestionet  për  luftë  kundër  SM-së:
1.   Qëndrimi  pozitiv  mental,
2.   Doza  e  përshtatshme  e  ushtrimit  trupor,
3.   Intervenimi  imun  përmes  interferonave,
4.   Mjekimi  simptomatik,
5.   Terapia  e  rregullt  bimore,
6.   Terapia  e  përshtatshme  trupore,
7.   Mbajtja  e  perstiltikës  normale  zorrore,
8.   Kujdesi  në  barërat  kundër  dhimbjeve.
Rëndësia  e  ushqimit   

                             
Ekzistojnë shumë fakte që flasin për rendësinë e ushqimit të drejtë të i sëmuri me sklerozë multiple. Shpeshtësia e zmadhuar e sëmurjes nga skleroza multiple sillet ne lidhje me ushqimin të pasur me yndyrëra të ngopura të cilat i gjejmë në produktet e mishit dhe ëmbëlsira.
Njëri nga acidet e rëndësishme yndyrore, e domosdoshme për ndërtimin e strukturave nervore është acidi linolenik të cilin e gjejmë në vajin e lulediellit dhe në vajin e shafranit. Është  treguar se të sëmuarit të cilët në ushqim yndyrat e pangopura kanë numër më të vogël të sëmundjeve të relapsit.
Kur të përcaktohet diagnoza e sklerozes multiple do të duhej të zbatoni stilin e jetës që gjithsesi përfshin mënyren e ushqimit. Produkteve të mishit duhet t`i largohemi (kryesisht mishit të kuq dhe mishit të konservuar – rekomandohen mishi i zogjve dhe i gjelave të detit), dhe duhet të hahet peshk më se paku dy herë në ditë. Nga qumësht propozohet qumështi i dhisë ( disa burime tjera tregojnë që është të lejueshme prodhimet e  qumështit por më sa më pak përqindje të yndyres së qumështit).  Më rëndësi në ushqim të shfrytëzohen perimet e gjelberta,  të cilat përveç që kanë minerale të rëndësishme dhe vitamina, me materien fibroze, i ndihmojnë tretjes, dhe është e njohur së e çfarë rëndësie të madhe për të smuarit.
Me pemë e perime fitohet  mjaft lëng  i cili është mjaft i rëndësishëm për qendrat e metabolizmit, shumë më e rëndësishme se vet lëngu të cilin e pijmë në formë të ujit ose qajit. Ky është gjithsesi njëri nga shkaqet pse perimet duhet ti hajmë të pa ziera, e kur të pregaditet duhet të pregaditet në avull që mos t`i humb përbërësit e rëndësishëm. Këto lloj perime janë antioksidans shumë të vlefshëm natyral.
Rëndësi shumë të madhe kan pemet në ushqim të cilat duhet ti hajmë menjëherë në mëngjes, në bark të zbrazet, dhe gjatë paradrekes. Asesi nuk është mirë të hahen pemët si desert pas racionit të ushqimit(shujtes) sepse tretja iu ngadalësohet. Duhet të pihet së paku 2 litra lëng në ditë, më së miri uji i zakonshëm.
Është me rëndësi marrja e vitaminave. Mungesa e vitamines B12 disa e ashtuquajnë si shkak i mundshëm për krijimin e SM. Mendohet që vitamina B12 e forcon imunitetin dhe me këte zvogëlon mundësin e infektimit virusal. Vitamina B1 është e një rëndësie të madhe në procesin e metabolizmit, për krijimin e energjisë. Marrja e vitamines D, me ekspozim në rrezet ultravjollce, e shpejton metabolizmin e kalciumit i cilë është mjaft i vlefshëm për strukturen e indit nervoir.
Veçanarisht rëndësi kanë antioksidantet. Antioksidantet i shkatërrojnë radikalet e lira të cilët me oksidim shkaktojnë dëmtimin e qelizës(celules). Nga vitaminat antioksidantet më të rëndësishëm janë vitaminat C dhe E, pastaj beta koretoni. Nga mineralet antioksidantet më të rëndësishëm janë seleni dhe germaniumi.
Nga aminoacidet antioksidantet e njohur janë cisterna dhe gluthionet. Gjithsesi duhet të përmendet flavonoidi dhe koenzimi Q10, koenzimi I dhe pycnogenoli.
Antioksidanti më i fortë, më potent nga të gjithë të përmendur deri tash, konsiderohet nicotinamid adenine dinucleotide(nicotinamidi i adeninës së dinucleotidës) në formën e reduktuar si koenzim I, i njohur si ENADA. Sipas hulumtimeve të gjertanishme i përmirëson funksionet kognitive, është i efektshëm të simptomet e lodhjes dhe dobësimit, të cilët janë mjaft të shpesht tek të sëmurit. Merren dy tableta në ditë gjysmë ora para ushqimit.
Si ushqim më i mirë për të smuarit mendohet e ashtuquajtura dijeta e Swankut të cilën mund ta gjeni në The Swank MS diet ku mjeku Roy L. Swank propozon mënyren ne vet të ushqimit të sëmurëve.

                           


Ndikimi i stresit në MS
Kur njeriu ka çfarëdo sëmundje kronike rritet edhe niveli i stresit. Skleroza multiple këtu nuk është e veçant. Në të vertet ekzistojnë shumë situata stresi në formë të SM:

•  Pasiguria e diagnostifikimit(para diagnozes definitive)
•  Paparashikueshmëria e SM
• Dukja e simptomat, veçanërisht të atyre ( në të cilët njerëzit mund të reagojnë edhe më parë se sa i sëmuri në to është mësuar)
• Nevoja për përshtatje më të shpeshta në mundësit e reja(gjegjësisht në pamundësi)
•  Stresi financiar dhe brenga rreth punësimit
•  Prania (ose mundësia) e problemeve kognitive
•  Humbja e kontrolles( ujëderdhja, jashtëqitja)





A e rritë stresi rrezikun e relapsit dhe a ndikon afatgjatë në rrjedhen e sëmurjes?

Shumë njerëz me SM ndijnë që definitivisht ekziston lidhja në mes stresit dhe SM. Tjerët besojnë që kontrolla e stresit ka një ndikim të veçant në SM. Kurse disa mendojnë që as stresi as kontrolla e stresit nuk kan ndikim në SM. Duke folur shkenctarisht, vërtetim ende nuk ka.
Lidhja në mes stresit dhe relapsit ose rrjedhjes së vet sëmurjes mendohet e mundshme, por asnjë studim shkencor deri me sot nuk e ka vërtetuar. A mundet ndodhia e stresit të demtoj nervin ose të formoj lezion? A mundet demtimi i nervit ose lezioni të rritë ndonjërit përjetimin e stresit? Më shumë studime shkencore janë të nevojshme që të kuptohet natyra e kësaj lidhje.


A mundet stresi të shkaktoj përkeqësimin e simptomat të SM?

Shumë njerëz me SM do të thoshin po. Ndijnë më shumë simptome gjatë kohës së stresit. Kur stresi kalon, simptomet e tyre bëhen më pak brengosëse gjegjësisht më pak serioze.
Stresi nuk mundet plotësisht të shmanget. Por mund të mësohet të reduktohet intensitei i tij dhe të shfrytëzohet që të punoj për ne, e jo kundër. Më rëndësi është të mësohet si të luftohet me stresin. Hapi i parë është të dini kur jeni në stres, dhe atëherë mund të ndermerrni hapat që ta reduktoni.


Cilat janë shenjat paralajmëruese të stresit?

Trupi i juaj iu dergon shenja fizike, emocionale dhe shenja të sjelljes tuaj si dhe shenja të stresit.
• Shenjat emocionale të paralajmërimit përfshijnë hidhërimin, paaftësinë e koncentrimit, brengen joproduktive, pikëllimin dhe ndryshimet e shpeshta të disponimit.
•   Shenjat fizike të paralajmërimit përfshijnë qëndrimin e kërrusur, djersitjen e pëllëmbës së dores, lodhjen kronike dhe shtim apo humbje në peshë. (Kudes: duhet të mësojmë të dallojmë lodhjen kronike për shkak të vet sëmundjes nga lodhja kronike e shkaktuar me stres).
•  Shenjat paralajmëruese të sjelljes përfshijnë reagimin e tepruar, veprimin impulsiv, përdorimin e alkoolit dhe pilulave, ndërprerjen e lidhjeve emocionale.
Çka mund të bëj që ta reduktoj stresin?
•   Të keni qenrim pozitiv të jetës.
•   Pranoni faktin që disa ndodhi nuk mund t`i keni nën kontrollë.
•   Bëhuni kategorik dhe të kjart në vend se agresiv. Mbroni ndjenjat tuaja, mendimin dhe lindshmërinë në vend që të beheni i ashpër, luftarak dhe pasiv.
•   Mësoni teknikat e çlodhjes ( të shikohet poshtë)
•   •
•   Ushtroni rregullisht. Trupi i juaj do të luftoj më mirë kunder stresit kur është vetëm në gjendje të mirë. Bisedoni me neurologun tuaj para se të filloni me programin e ushtrimit.
•   Hani shujta të ekuilibruara
•   Pushoni dhe fleni. Trupit tuaj i duhet kohë që të përmirësohet nga përjetimi i stresit.
•   Mos përdorni alkool ose pilula që ta reduktoni stresin
•   

Si mund ta mësoj relaksimin?

Ekzistojnë shumë ushtrime të cilat mund t`i bëni që të relaksoheni. Ato ushtrime përfshijnë frymëmarrjen, relaksimin e muskulatures dhe trurit, si dhe relaksimi me muzikë. Tri mënyrat që mund t`i provoni janë cekur më poshtë.
Postoje brojne vježbe koje možete raditi da se opustite. Te vježbe uključuju vježbe disanja, opuštanje muskulature i uma, te opuštanje uz muziku. Tri metode koje možete isprobati navedene su dolje.

Së pari bëhuni të sigurt që keni:
1.   Vendi  i  qetë  ku  askush  nuk  juu  shqetëson.
2.   Pozita  e  rehatshme  e  trupit.Uluni  ose  mbështetuni  në  karrigë  ose  krevat.
3.   Gjendja  e  mirë e  trurit. Tentoni  t’i  bllokoni  brengat  dhe  mendimet  shqetësuese.

Relaksimi  dyminutor: ktheni  mendimet  kah  vetja  dhe  frymëmarrja  juaj.  Bëni  disa  frymëmarrje  të  thella  dhe  lëshoni  frymën  ngadalë. Ndieni  mentalisht  trupin  tuaj. Ndjeni  zonat ku ndjeheni të tendosur ose ngërçe. Lirohuni  nga  ato  zona  dhe   lejoni  që  të  largohet  tensioni. Këtheni  kokën  tuaj  ngadalë me  lëvizje  rrethore  1-2  herë (ndaloni  çdo  lëvizje  që  jep  dhimbje). Lëvizni  krahët  përpara  dhe  prapa  disa  herë. Lejoni  të  gjithë  muskujt  që  të  relaksohen  plotësisht. Lejoni  në  trurin  tuaj  mendime  të  mira  në  disa  sekonda. Pastaj  përsëri  merrni  frymë  thellë  dhe  lëshoni  frymën.


           Relaskimi  i  trurit: Mbyllni  sytë  dhe  merrni  frymë  normal  përmes  hundës. Pasi  ta  lëshoni  frymën  qetësisht  i  thoni  vetvetes  fjalën  “një”, fjalën  e  shkurtë  sikurse “qetësia”, ose  frazën  e  shkurtë  sikurse “ Ndjehem  i  qetë “. Vazhdoni  ashtu  10  minuta. Nëse  truri  yt  çuditet, lehtë  kujtoni  që  duhet  të  mendoni  për  frymëmarrjen  në  fjalën  e  juaj  të  zgjedhur  ose  frazën. Frymëmarrja  duhet  të  jetë  e  lehtë.

        Relaksimi  përmes  frymëmarrjes  së  thellë: paramendoni  pikën  menjëherë  nën  kërthizë. Merrni  frymë  në  atë  pikë  dhe  mbushni  abdomenin  tuaj me  ajër. Leta  ngrisë  ajri  abdomenin  tuaj  përpjetë  dhe  atëherë  lëshojeni   jashtë  sikurse  që  e  lëshoni  ajrin  nga  baloni. Me  këtë rast  do  të  ndjeheni  më  të  relaksuar.

          Këto  janë  vetëm  disa  këshilla  se  si  të  relaksoheni. Ekzistojnë  kryesisht  disa  mënyra  për  relaksim. Hatha-joga është  e  jashtëzakonshme.  Mirëpo  çdo  kush  mund  të  gjejë  vet  mënyrën  se  si të  relaksohet. Vështirë  është  t’i  imponohet  ndonjë  metodë  sepse  ne  të  gjithë  jemi  të veë  për  vetvete
 
Të  dhënat  statistike  për  SM  në  Kroaci
( Kjo  statistikë  është  punuar  në  vitin  2001  në  mostrën  prej  17.3 %  të  anëtarëve  të  shoqërisë ; <200  anëtarë  që  do  të  thotë  se  disa  të  dhëna  ndoshta  sot  janë  më  të   ndryshme ).

1. Mosha  e  sëmundjes


 






2. Raporti  i  të  sëmuarve  ndaj  gjinisë  sipas  regjioneve (në  %)


 


3. Rezulatet  e  hulumtimeve  gjatë  diagnostifikimit me  metoda  të  ndryshme

 


4.   Barërat  më  shumë  të  shfrytëzuara


 


E identifikuar
sygjelberta
Zërist


Karma: 0
offline offline

Postime: 1


Shiko profilin
« Përgjigju #1 më: 01-06-2009, 18:11:05 »

Pershendetje te veqant per ju qe keni postuar kete tem kaq te rendesishme une kam je te aferm timin me ket diagnoz dhe veq une e di si eshte kjo me beso qe diagnoz jo qe e kam lexu por thujse e kam sdudiu e tu kisha lutur nese ke diqka me te re rreth kesaj diagnoze te me lajm pasi sho se jena nga lamija e mjeksis dhe mir keni ditur te jepni sene te qelluara me rrespekt.
E identifikuar
jetoni1
Vizitor
« Përgjigju #2 më: 07-07-2009, 04:32:18 »

me pelqeu shum tema e ksaj semundje jom nxenes i shkolles se mesme te mjeksis dhe kemi mesuar per ket semundje pak a shum ky material qe keni shkruar ju me ndihmoi shum te kuptoj me shum gjera lidhur me skl.m.
me inteeson gjithqka lidhur me kete sepse e kom dajen te semur... merzitje...dhe ju lutem per gjdo informacion te ri nese ka mundesi te me lajmroni disi...aeshte e vertet qe ne ShBA edhe te zbuluar mjekimi i skelrozes multiplex po ende nuk e perdorin per disa arsye pozitive...
suksese...
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Olimpiada Matematike e Kosovës

Anketa
  • cili eshte lumi me i gjate ne botë?
  • Dot amazoni
  • 4 (25%)
  • -
  • Dot nili
  • 12 (75%)
  • -
  • Numri total i votave: 16
  • Shiko temen

* Sponsor