Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Pyetje dhe mësoni diçka  (E lexuar 2530 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Hazir
Zërist


Karma: 0
offline offline

Postime: 2


Shiko profilin
« më: 11-12-2007, 12:25:37 »

Përshëndetje, jam Haziri(Sundimtari) nga Kumanova dhe  i parashtroj NS-6  dhe anëtarëve te tjerë disa pyetje lidhur me:

1-Pak më tepër informacione lidhur me cAMP, si është formula dhe dallohet nga AMP. Për cAMP lexova edhe te tema e enzimeve nga NS-6 (flm NS-6)

2-eshte per biologji molekulare dhe gjenetike, fillimisht do te shkoj me sqarime:

Aneuploidia paraqet zvogëlim ose zmadhim të numrit të kromozomeve të veçanta në kariotip.(mos u perqendrohuni ne këtë perkufizim sepse ndryshojnë varesisht nga autori).

Si trisomi te kromozomeve autozome(trupore- varesisht nga teksti) dihet se kemi sindromin e Daunit(2n=47,21), Eduardit, Pataut(2n=47,13-15)( kur kemi këtë formë Pataut(2n=47,13-15) dihet se është sindrom i komozomeve trupore si dhe ndryshimet paraqiten ne kromozomin e 21 për sindromin e Dauni dhe ne te 13 ose ne te 15 për sindromin e Pataut), si trisomi te kromozomeve te seksit kemi sinromin e klinefelterit(47,xxy)(kjo paraqet formën për kromozomet e seksit) ndërsa si monosomi  si te kromozomet autozome ashtu eshe te seksit kemi sindromin e e Turnerit( 45,xo, kuptohet kjo formë e është për kromozomet e seksit) ndërsa pyetja ime është kjo: ne cilin kromozom paraqiten ato ndryshime kromozomike ne sindromi i Turnerit për kromozomet trupore kuptohet sepse dihet se për këtë sindrom kemi mungesen e 1 kromozomi si ne rasitn e sindromit te Dauni ku ndryshimet kromozomike ndodhin ne kromozomin e 21-te. Besoj se jam i qartë ne këtë pyetje

3- si merr pjesë vitamina C ne aktivizimie fermenteve proteolitike(kujdes ky term), profesori im i kimise me është pergjigjur diçka lidhur me levizjen e protone  por nuk e besoj këtë. mendoj se kam gjetur një perqindje te zgjidhje sne këtë formum, respektivisht te enzime te postuara nag NS-6 po shkepus diçka nga ai postim: Disa enzima për te ushtruar funksionin e tyre kanë nevojë për një molekule shtese. Këto molekula shtese nuk janë proteina sikurse enzimat por ndikojne ne shpejtesine e reaksionit.  Pikërisht këto molekula quhen koenzima. Të tilla janë p.sh. vitaminat." dhe unë jam i mendimit se pikërisht vitamina C merr pjesë ne aktivizim e këtyre fermenteve duke u nisur nga ky informacion. Sa ju me perkrahi apo e kam te teren gabim si dhe a keni ndonjë zgjidhje lidhur me atë se si vitamina C merr pjesë ne aktivizmin e fermenteve proteolitike.

4- si merr pjesë vitamina C ne ndërtimin normal te kolagjenit. Unë e kam mësuar si proteine kolagjenin( si substance ndertuese  te indit lidhore tek njeriu dhe kafshet) edhe atë proteine pa tretshme ne ujë.

5 - diçka për ndarajet qelizore mejozen dhe mitozen duke përfshirë gametogjenezem dhe oogjenezen.

6- a ka mundësi ndokush te me bëj dallimin e keture dy termave retrovirus dhe rotavirusit. për këto dy terme lexoni me poshte disa të reja mjekesor apo arritje mjekesore( s'e di si ti quaj):

-Për rotavirusin
Vaksinë kundër rotavirusit
Rezultatet e një studim botuar në revistën Lancet lënë të kuptohet se një vaksinë e thjeshtë pakëson dukshëm mundësinë e prekjes së fonjeve nga një virus që shkakton sëmundje të stomakut dhe zorrëve.

Rotavirusi është një problem tepër i shpeshtë tek fëmijët, që  shkakton sëmundje në stomak e në zorrë. Nga sëmundje të tilla në botë vdesin зdo vit rreth 600 mijë foshnje. Shumica e vdekjeve ndodh në vendet në zhvillim.

Por ky virus  prek зdo vit më shumë se një milionë fëmijë në Shtetet e Bashkuarat dhe mijëra prej tyre duhet të shtrohen në spital për t’u  kuruar. Por vaksina e re kundër rotavirusit pakëson rastet e sëmundjeve të stomakut e zorrëve mes foshnjeve.
Këto ditë, shkencëtarët njoftuan rezultatet e një studimi mes afro 4 mijë foshnjeve, disa prej të cilëve iu dha vaksina e quajtur Rotarix, ndërsa të tjerët morrën vaksinë placebo. Rezultatet tregojnë se tek foshnjet që morrën Rotarix, rreziku i sëmundjes  u pakësua 87 përqind. Gjasat për t’u prekur rëndë nga sëmundjet u pakësuan më shumë se 90 përqind, ndërsa nevoja e tyre për t’u shtruar në spital ra 96 përqind.

Rotarix ende nuk është miratuar për përdorim nga agjencia federale amerikane  e ushqimeve dhe barnave, por një vaksinë e ngjashme e quajtur Rotateg, është miratuar për përdorim që prej vitit të kaluar. Qeveria amerikane tani rekomandon që të gjithë foshnjet e porsalindura të vaksinohen kundër rotavirusit.
(informacion i marrë nga www.zeriamerikes.co m, ju këshilloj qe ta vizitoni)

-Për retrovirusin
Historia e virusit qe mund te na mbronte nga HIV
Rreth 4 milion vjet me pare, shimpanzete dhe primatet e tjerë ishin te infektuar nga një retrovirus te cilit stergjysherit tanë ishin ne gjendje t’i bënin ballë. Me kalimin e viteve ky retrovirus arriti te integrohej ne kodin gjenetik te shimpanzeve, duke e ndryshuar këtë te fundit dhe duke u bërë pjesë e tij. Kerkuesit kanë arritur te gjejne ne zinxhirin gjenetik te shimpanzeve ADN-ne e këtij virusi, te quajtur PtERV1, dhe kanë verejtur se ai është ne gjendje tu beje ballë disa retroviruseve te ditëve te sotme, si ai i HIV-it, qe janë ne gjendje te infektojne trupin e njeriut.

Retroviruset janë te pajisur me ARN, qe i lejon te futin kopje te zinxhirit të tyre gjenetik ne ADN-ne e qelizes se infektuar. Këto fragmente transmetohen me pas nder breza, me evolimin e species. Mendohet se rreth 8% e gjithë zinxhirit tonë gjenetik është i perbere nga retroviruse endogjene te futura ne ADN-ne njerëzore gjatë evolucionit.
(informacion i marrë ne ky forum)
dhe a mundeni ti bëni dallime e termeve apo janë te njëjtë dhe se kanë gabuar te shkruarti(lapsus galami).

7- lexova se ka burim te dytë te grupeve fosfat pos AMP ne org. tonë. Cili është ai ( diç lidhur me te edhe pse po flas për te kaluaren).

Për NS-6

----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------

Besoj se ndokush do te m'i sqaroje keto pune dhe ndokush do te mesoje dicka. Nuk e di se keto pune valle me pare i keni shtjelluar ne forum, por dijeni se para nje jave jam regjisruar dhe thjesht jam mbrapa jush.

---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
" Thuaje te vërtetën."," Gjithmonë thuaje te vërtetën." James D. Watson.
« Ndryshimi i fundit: 06-03-2009, 19:54:45 nga Syrgjyn » E identifikuar
adelina popaj
Vizitor
« Përgjigju #1 më: 04-11-2008, 15:42:02 »

fjala kimi rrjedh nga fjala hen qe eshte quajtur egjipti i vjeter      zgerdhihet
E identifikuar
bretkoca
Vizitor
« Përgjigju #2 më: 05-02-2009, 17:41:58 »

kush ia vuri emrin e bretkoses
E identifikuar
[AnnaBela]
Wissenschaftlerin
Anetar


Karma: 0
offline offline

Gjinia: Femër
Postime: 118



Shiko profilin
« Përgjigju #3 më: 05-02-2009, 18:28:50 »

Hazir,pyetjet ca kompleks te parashtruara,por une do pergjigjem ashtu si i kuptova...

1, cAMP sherben si nje Second Messenger  gjate signaleve transduktive ne qelize....
Formula:C10H12N5O6P
Ne cAMP eshte e lidhur nje Fosfor(P) me 3' dhe nje P me 5' te pentozes(andaj eshte cAMP-c dmth cyklo)
Enzimi Fosfodiesteraza katalizon cAMP duke e shendrruar ne AMP(grupa Fosfate gjendet ne 5' )
AMP(C10H14N5O7P)...ka 2 Atome Hidrogjen dhe 1 at.O me shume se cAMP....eshte nje Nukleotid te acidit esterik te fosforit te Nukleosidit Adenosin

2.ne sindromin e Turnerit behet fjale per nje defekt(Mutation) te kromozomit X(e quajtur ndryshe dhe si Monosomija X)..ky sindrom prek gjinin femerore(Kariotipi,45,vetem X ne vend qe te jete XX)


tjerat nje dite tjeter,se tani s'kam kohe buzeqeshje  pafshim
E identifikuar

Të gjithë kerkojne një mik, por asnje nuk provon të behet i tille!!!
ibadete
Vizitor
« Përgjigju #4 më: 06-03-2009, 18:30:31 »

Cka eshte celiku nese bon em dit
« Ndryshimi i fundit: 09-03-2009, 14:29:53 nga M A X » E identifikuar
dr.rinoos
Zërist


Karma: 0
offline offline

Postime: 1


Shiko profilin
« Përgjigju #5 më: 07-04-2009, 19:37:51 »

pershendetje.me tregoni diqka(pak)per trashigimin e seksit te njeriu dhe pak per gjenet vetem diqka  me kryesore ?
E identifikuar
klaudja mehmeti
Zërist


Karma: 0
offline offline

Postime: 2


Shiko profilin
« Përgjigju #6 më: 12-01-2010, 22:20:55 »

mirmbrema. mund te me ndihmoje njeri? cndodh me qarkullimin e gjakut kur sasia e diksidit te karbonit ne gjak eshte shume e lart?
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


* Postimet e fundit ne ZY
Nuk ka postime per momentin. Deshiron te jesh ti i pari?

Anketa
  • Ju lutem mund te me ndihmoni me te dhena rreth Cr 6+ ?
  • Dot te dhena te pergjithshme per Cr 6+
  • 1 (100%)
  • -
  • Dot efekti i tij ne natyre dhe qeniet e gjala
  • 0 (0%)
  • -
  • Numri total i votave: 1
  • Shiko temen

* Sponsor