|
realiteti
|
 |
« më: 17-01-2006, 20:19:20 » |
|
>>> çKA SUPOZON TEORIA E EVOLUCIONIT?
Teoria e evolucionit pretendon se jeta në planetin tonë është formuar si rezultat i disa rastësive dhe se seleksionimi natyror ka bërë që qeniet e gjalla të vijnë në gjendjen e sotme pas një procesi të gjatë të ndryshimeve (evoluimeve të tyre). Kjo teori u dha në shekullin e 19-të nga materialisti anglez, Charles Darwin, në librin e tij "Origjina e llojeve". Sipas tij, njeriu dhe majmuni e kanë prejardhjen nga një stërgjysh i përbashkët.
>>> A ËSHTË TEORIA E EVOLUCIONIT SHKENCËRISHT E VLEFSHME?
Teoria e evolucionit u dha si një hipotezë imagjinare, në kohën kur mbretëronte një kuptim primitiv i shkencës dhe asnjë fakt shkencor apo eksperiment në ditët e sotme nuk e mbështet këtë teori.
Paleontologjia, gjenetika, biokimia dhe biologjia molekulare demonstrojnë se është e pamundshme që jeta në tokë të ketë prejardhjen nga një sërë rastësish. Shkenca moderne ka konstatuar se një qelizë e gjallë është më komplekse se një qytet i tërë. Nëse nuk mund ta konsiderojmë një qytet rezultat të rastësisë, atëherë këtë nuk mund ta bëjmë as me qelizën dhe qeniet e gjalla. Përkundrazi, në të gjitha format e jetës, paraqitet qëllimi, dizajni, ekuilibri i lartë, që mund të jenë vepra vetëm tw një Krijuesi të Gjithëdijshëm, pra, të All-llahut. Atomet, qelizat, natyra... nuk mund të "seleksionojnë", të "krijojnë", ato nuk kanë inteligjencë, ato vetë janë të krijuara.
Megjithatë, ata që ende e mohojnë faktin e krijimit e mohojnë kërë për shkaqe ideologjike. Prania e njerëzve që e kuptojnë ekzistencën e All-llahut dhe mundohen t'i përhapin parimet morale të fesë së Tij nuk është në interes të këtyre materialistëve. Pra, ata mundohen që t'i largojnë njerëzit nga feja e drejtë duke e konsideruar teorinë e evolucionit si diçka të saktë dhe të vërtetuar. Ja një mendim i një evolucionisti:
Probabiliteti i formimit të një sekuence të Citokromit-C është "zero", por meqenëse jeta kërkon një sekuencë të caktuar, atëherë mund të thuhet se kjo sekuencë ka një probabilitet për t'u krijuar një herë në univers. Në të kundërt forca metafizike, përtej perceptimit tonë, duhet të kenë vepruar në formimin e saj. Të pranosh këtë të fundit është e papërshtatshme për qëllimet e shkencës. Prandaj ne duhet të vështrojmë në hipotezën e parë.
Ky shkencëtar konsideron "më shkencore" të pranojë probabilitetin "zero" sesa krijimin. Pra, dogma materialiste e mohon ekzistencën e Krijuesit.
>>> PROTEINAT
Citokromi C është një nga proteinat më të rëndësishme që e mundësojnë respiracionin e oksigjenit. Është e pamundshme që kjo proteinë që ka një dizajn mjaft kompleks, të formohet rastësisht. Probabiliteti i formimit të Citokromit C është i barabartë me probabilitetin e një majmuni që ta shkruajë historinë e njerëzimit në një makinë shkrimi pa e bërë asnjë gabim, sipas deklarimit të një evolucionisti.
>>> INFORMACIONI GJENETIK
ADN-ja (Acidi Dezoksiribonukleik) është një molekulë e madhe, e cila gjendet në bërthamat e të gjitha qelizave të gjalla dhe përmban informacionin mbi të gjitha karakteristikat fizike të organizmit të caktuar. Hulumtimet shkencore vërtetojnë se në gjenet e njeriut ekzistojnë informacione që po të hidheshin në letër do të formonin një bibliotekë me 900 vëllime enciklopedish. Një informacion i tillë i sistemuar në mënyrë të mrekullueshme nuk mund të formohet rastësisht. Ky është edhe një fakt mbi krijimin e epërm të All-llahut.
>>> PERIUDHA KAMBRIANE
Kur bëjmë ekzaminimin e shtresës tokësore, vërejmë se jeta në Tokë u shfaq vrullshëm. Qenie të lloj-llojshme të gjalla u shfaqën papritur dhe të plota në Periudhën Kambriane. Ky zbulim është dëshmi e mjaftueshme për krijimin e tyre.
Fosilet e gjallesave që jetonin në atë kohë janë prej 520 deri në 530 milionë vite të vjetra.
>>> KEQKUPTIMI I ARCHAEOPTERYX-IT
Evolucionistët e konsiderojnë fosilin e Archaeropteryx si dëshminë e vetme të tyre, për të mbështetur mendimin e tyre se "zogjët evoluan nga dinosaurusët". Zbulimet më të reja, dëshmojnë se kjo qenie është thjesht një lloj zogu tashmë i zhdukur.
Puplat e Archaeopteryx tregojnë se është me gjak të nxehtë dhe ka aftësi të fluturojë. Një gjedhe e re e zbuluar tregon se ky zog kishte muskuj të fortë të fluturimit, si të zogjvë fluturuesë që jetojnë tash. Disa zogjë sot poashtu kanë "kthetra" si të tij në krahët e tyre. Dhëmbët në nofullën e tij nuk janë dëshmi e afërsisë së tij me zvarranikët. Analizat tregojnë se struktura e dhëmbëve të tij është shumë e ndryshme nga ajo e zvarranikëve.
>>> FOSILET E GJALLA
Nuk ka dallime midis fosileve të qenieve të gjalla që kanë jetuar para miliona vitesh dhe homologëve të tyre që jetojnë sot. Ky fakt krejtësisht i zhvleftëson pretendimet evolucioniste.
Teoria e evolucionit thotë se qeniet e gjalla janë në ndryshim të vazhdueshëm. Mirëpo, zbulimet e fosileve thonë krejtësisht të kundërtën. Janë zbuluar fosile të qenieve të gjalla të vjetra mbi 400 milionë vjetë të ngjashme me qeniet e gjalla të sotme: bleta, pilivesa, Nautilus, insekte të ndryshme, peshq, yje të detit, etj. etj.
>>> PËRRALLA E EVOLUCIONIT NJERËZOR
Si në të gjitha sferat tjera, edhe skemat evolucioniste mbi njeriun nuk janë të sakta shkencërisht. Zbulimet tregojnë se "evolucioni i njeriut" është thjesht një përrallë.
Gjatë gjithë historisë, mbi 6000 lloje të majmunëve kanë jetuar dhe shumica prej tyre janë zhdukur. Evolucionistët e shfrytëzojnë këtë lloj-llojshmëri të majmunëve për ta mbështetur teorinë e tyre.
Mirëpo, zbulimet e fosileve e shkatërrojnë "pemën e evoluimit të njeriut". Studimet e bëra rreth Australopitechus-it tregojnë se është një lloj i zhdukur i majmunit që nuk ka të bëjë asgjë me njerëzit. Kafka e tij është shumë e ngjashme me shimpanzat e sotme.
I prezentuar si "njeriu primitiv" nga evolucionistët, Homo Erectus-i është në të vërtetë një racë njerëzore që nuk ekziston më. Dallimet midis nesh dhe Homo Erectus-it janë thjeshtë dallime racore. "I gjatë dhe bashkëkohor". Këto ishin komentet që i bëri Richard Leakey rreth fosilit të gjetur, që datonte 2.2 milionë vjetë më parë. Pothuaj nuk ka ndonjë dallim ndërmjet fosilit të quajtur Homo erectus dhe skeletit modern njerëzor. Para 700.000 vjetësh këta kishin mundësi që të ndërtonin anije, sipas artikullit të publikuar në revistën New Scientist. Këta njerëz, që kishin dituri dhe teknologji të mjaftueshme për të ndërtuar një lundër dhe që kishin një kulturë që përdorte transportin detar, vështirë se mund të quhen primitivë. Në ishullin Java u gjet skeleti i një Homo-erectus-i të vjetër 27,000 vite. Fakti se Homo erectus-i ekzistonte deri në kohërat e vona është dëshmi se nuk është një qenie e ndryshme, por një racë njerëzore.
Sot, është vërtetuar përfundimisht se njeriu i Neandertalit, që prezentohet si "paraardhësi primitiv i njeriut" nga evolucionistët, është thjeshtë një racë njerëzore e zhdukur. Neandertalët janë qenie njerëzore që u paraqitën 100,000 vite më parë dhe u zhdukën 35,000 vite më parë. Dallimi i vetëm i tyre nga njerëzit e sotëm është skeleti i tyre më i fortë dhe kapaciteti i kafkës pak më i madh. Neandertalët kishin vetulla të trasha si të banorëve të sotëm autoktonë të Australisë . Poashtu, pasi e kanë kafkën më të madhe se të njerëzve që jetojnë sot, kjo automatikisht e mohon pretendimin e evolucionistëve se "truri bëhet më i madh me kalimin e kohës". Neandertalët varrosnin të vdekurit e tyre, kishin instrumente muzikore dhe kishin ngjashmëri kulturore me njerëzit e sotëm. Një tjetër dëshmi në fosile që na jep idenë për shkallën e civilizimit të Neandertalëve është gjilpëra e qepjes e zbuluar, e cila është 26,000 vite e vjetër. Kjo na tregon se Neandertalët kishin mundësi edhe të prodhonin rroba.
>>> SHKATËRRIMI I TRUNGUT TË FAMILJES
Skenari i "trungut të familjes së njeriut" hidhet poshtëë nga dëshmitë në fosile. Është e qartë se qeniet që prezentohen si paraardhëse të njëra-tjetrës janë në të vërtetë raca të ndryshme që jetuan në periudha të njëjta. Australopitechus-i, Homo habilis dhe Homo erectus jetonin në të njëjtën kohë.
>>> QORRSOKAKU I BIPEDALIZMIT
Qeniet njerëzore lëvizin në një mënyrë krejtësisht të ndryshme nga qeniet e tjera. Asnjë kafshë nuk mund të ec vertikalisht si njerëzit. Mirëpo, evolucionistët pretendojnë se ecja në dy këmbë e njerëzve evoluoi nga ecja në katër këmbë e majmunëve.
Evolucionistët thonë se të ashtuquajturit paraardhësit e njeriut kishin një ecje gjysmë të kërrusur, gjysmë të drejtë. Studimet e bëra me simulime kompjuterike nga Robin Crompton demonstruan se një mënyrë e tillë e lëvizjes është e pamundshme. Një qenie e gjallë mund të ecë ose plotësisht drejtë ose plotësisht e kërrusur për të përdorur maksimalisht energjinë e saj.
>>> PSE MBROHET EVOLUCIONI EDHE MË TUTJE?
Qëllimi i vetëm i mbrojtjes me ngulm të evolucionit, edhe pse ajo nuk ka asnjë bazë shkencore, është mbajtja në këmbë e filozofisë materialiste, e cila e mohon ekzistencën e Zotit. Pra, duke e konsideruar këtë teori si diçka shkencore, ata mundohen t'ia përshtasin atë interesave të tyre.
Shembull i kësaj është racizmi. Darwin-i në librin e tij Origjina e llojeve shkruan se racat e bardha Europiane kanë përparuar sa i përket evolucionit, kurse racat tjera kanë mbetur në të njëjtin nivel me majmunët. Teoria e tij do të ishte mbështetëse "shkencore" e ideologjive shkatërrimtare të shekullit të 20-të, ndër të cilat më të dëmshmet ishin komunizmi dhe racizmi. Pra, për të gjitha veprimet barbare që ithtarët e këtyre dy ideologjive i bënin, mbështeteshin në të ashtuquajturën "luftën për ekzistencë" dhe në teorinë e evolucionit.
>>> E VËRTETA E QARTË: KRIJIMI
Me rrëzimin shkencor të teorisë së evolucionit, që përpiqet t'i shpjegojë format e jetës si zhvillime të rastësishme, kuptojmë se ekziston një krijim i mrekullueshëm në natyrë. Të gjitha qeniet e gjalla u krijuan nga Zoti.
Krijimi i njeriut në mitrën e nënës së tij është një mrekulli në vete. Bashkimi i spermës me qelizën vezë formon një qenie të gjallë. Pastaj qeliza shumëzohet. Qelizat e shumëzuara fillojnë të diferencohen nga një urdhër sekret. Ato caktohen dhe urdhërohen për t'i formuar eshtrat, sytë, zemrën apo lëkurën. Në fund të këtij procesi, një qelizë e vetme shndërrohet në një qenie të mrekullueshme njerëzore.
|