Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor







Etiketa



Faqe: 1 [2]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Grupet e Gjakut  (E lexuar 2675 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Parloté
Swept Away
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #15 më: 10-01-2007, 20:16:21 »
Citojeni

Është shkruar me herët për grupet e gjakut, por unë do të vazhdoj me disa informacione tjera, me gjeresisht.

Sistemet e grupeve te gjakut me te rëndësishme dhe kontrolla e tyre gjenetike.

Sistem i grupit
te gjakut


Llojet e eritrocyteve
ABO
MNSs
P
Rhesus (RH)
Lutheran (LU)
Kell (K)
Lewis (LE)
Duffy (FY)
Kidd (JK)

Llojet e leukocyteve
Sistemi HLA

Llojet e trombocyteve
HPA 1-10

Gjenet e lokalizuara
ne kromozom nr:



9
4
22
1
19
7
19
1
18


16


     ne me shumë kromozome

E vendosa listen ne një tabele.
« Ndryshimi i fundit: 10-01-2007, 21:40:37 nga Syrgjyn » E identifikuar

Femra harron me lehtë se mashkulli, por asaj i kujtohet me lehtë ajo qe ka haruar.
Parloté
Swept Away
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #16 më: 10-01-2007, 20:53:06 »
Citojeni

Për të mos u përsëritur me postimet e mëhershme, po shtoj:

ERITROCITET -
Ne 1 l gjak gjenden afër 5x10(12) eritrocite.

LEUKOCITET -
Perfshijne Lymfocitet, Monocitet dhe Granulocitet .

Lymfocitet - ndahen ne:

T-lymfocite, qe perfshijne imunitetin e lidhur për qeliza, te cilat vazhdojnë te ndahen ne T-qeliza ndihmese (CD4+) dhe T-qeliza supresore (CD8+). Gjatë stimulimit, këta dy lloje lymfocitesh do të leshojne truptha sinjalesh te ngjajshme me hormonet, te cilët i fillojnë apo ndalojnë reaksionet imunologjike.

B-lymfocite, funksioni i te cilave është te prodhojne antitruptha. Gjatë stimulimit, bëhet transformimi i tyre ne plazma-qeliza, te cilat prodhojne imunglobilnat (IgM, IgG, IgA, IgE dhe IgD).


Monocitet - luajnë gjithashtu rol te rëndësishëm ne sistemin imun, sepse bëjnë fagocitoze(gelltitje) te mikroorganizmave qe depertojne ne trup te njeriut dhe me vonë i prezentojne para sistemit imun.


Granulocitet - bëjnë gjithashtu fagocitoze(gelltitje)te mikroorganizmave dhe kanë një varg sistemesh te enzimeve qe i shkatrojne apo gelltisin bakteriet e fagocituara.

Numri i leukociteve ne gjakun perifer është 4-10x10(9) ne 1 l gjak.


TROMBOCITET -
Trombociti i aktivizuar i influencon faktoret e ndryshëm te koagullimit te cilët gjenden ne Plazme.
 Numri i trombociteve është afër 300-700x10(9) ne 1 l gjak.


 
E identifikuar

Femra harron me lehtë se mashkulli, por asaj i kujtohet me lehtë ajo qe ka haruar.
Parloté
Swept Away
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #17 më: 10-01-2007, 21:33:00 »
Citojeni

Ndodhi te rëndësishme gjatë zhvillimit te transfuzionit te gjakut:

1628: De Mortu Cordis - William Harvey

1665: Transfuzion gjaku prej qenve - Royal Society, Londer

1667: Transfuzion gjaku kafshesh tek njerëzitë - J. Denis, Paris

1818: Transfuzion gjaku njeri-njeri - James Blundell

1900: Zbulimi i grupit te gjakut/sistemit ABO - Karl Landsteiner, Vjene

1914: Antikoagullimi i gjakut - Lewisohn, etj. SHBA

1930: Behet përshkrimi i sistemeve tjera te gjakut

1940: Grupi i gjakut Rhesus(RH) - Wiener dhe Langsteiner, SHBA

1943: Behet ruajtja e gjakut te donuar ne tretje ACD - Loutit, Angli

1960: Gjaku ne qese plastike.
E identifikuar

Femra harron me lehtë se mashkulli, por asaj i kujtohet me lehtë ajo qe ka haruar.
Parloté
Swept Away
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #18 më: 11-01-2007, 21:33:49 »
Citojeni

Grupi i gjakut zbulon karakterin





Mashkulli «A» dhe femra «0»

Martesë apo bashkësi ideale. Në mënyrë të përsosur pajtohen. Ajo është e mirë dhe me karakter, kurse ai njëkohësisht shpirtbutë dhe i fuqishëm. E vetmja gjë që mund t'i ndajë është pakënaqësia e tij ndaj punës. Duket sikur faktori rezus nuk është i rëndësishëm për këtë kombinim.






E vecova këtë kombinim nga qe unë kam grup 0 Rh negativ, ndërsa shoku im ka grup A Rh pozitiv.

Atë qe do të shkruaj me poshtëëë vlen për të gjitha kombinimet kur mashkulli është Rh pozitiv, ndërsa femra Rh negativ.
Problemet fillojnë kur cifti vendos te shtoje familjen, pra te lindin beba.
Nëse gjatë shtatzenise se pare dhe te tjerave femija ka rezus negativ, nuk është problematike. Mirëpo nëse femija ka rezus pozitiv, fillojnë problemet. Nëna qe është bartese e rezusit pozitiv nuk mund te demtoje embrionin, fetusin, pasi qe imunglobulina/antitrupthat IgM kanë një madhësi qe nuk lejon qe ata te kalojne placenten dhe te depertojne ne gjakun e femijes.
Gjatë lindjes( gjatë gjakderdhjes), një pjesë e gjakut te foshnjes përzihet me gjakun e te se emes dhe ne këtë mënyrë brenda një kohe te shkurte nëna fillon te krijoje antitruptha ndaj rezusit pozitiv.
Gjatë shtatzanise tjetër (kur femija është rezus pozitiv), Antitrupthi i krijuar do të reagoje dhe do të shkateroje qelizat Rh+ te femijes dhe krijohet eritroblastoze. Kjo shpie ne abort spontan apo lindje te një fëmijë me te meta.
Ky zbulim bëri qe nenave tu afrohen tretmane profilaktike me Anti RhD imunglobulina, pak ore pas lindjes. Tretmani i tillë jepet si injeksion i.m.(intra muscular) dhe parandalon krijimin e antitrupthave.
E identifikuar

Femra harron me lehtë se mashkulli, por asaj i kujtohet me lehtë ajo qe ka haruar.
ketrusha
Fjolla
Gjinia: Femër

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #19 më: 02-02-2008, 13:09:03 »
Citojeni

GRUPE TE TJERA GJAKU.
Janë shumë grupe te tjerë gjaku qe njihen, por është tepër e rrallë mundësia qe ato te shkaktojnë probleme, ne çfarëdo lloj mënyre. Kemi grupet M dhe N e S dhe P e shumë te tjerë, disa e kanë marrë emrin nga pacientet e pare ne te cilin janë zbuluar - një mode mjekësore moderne kjo.
Rëndësia kryesore ne studimin e këtyre grupeve dhe shumë te tjerëve është ne Etnologji - studimet sociale dhe te origjinës fisnore ashtu si dhe ne mjekësinë ligjore, përdoret ne rastet e përcaktimit te atësisë se fëmijës; por kurrë nuk mund ta provoje atë me ekzaktësi - sot për këtë problem përdoret testi i DNA, POR NE ANËN TJETËR KA FUNKSION PËRJASHTUES - P.SH MUND TE PROVOJE ME SAKTËSI QE NJË PERSON NUK ËSHTË BABAI I FËMIJËS - NE DISA KOMBINIME GRUPESH.
E identifikuar

Jeta so kurgjo nëse nuk bënë sen
ganimete rexha
« Përgjigjja #20 më: 07-03-2008, 09:00:41 »
Citojeni

 ju lutem me tregoni nëse do të ket probleme ne shtatzanine time sepse unë dhe burri kemi grupin e gjakut A-Rh+, ne femiun e pare kam pasur abort spontan ,
ju  luitem me tregoni a ka ndonjë efekt negativ ne fshonjen qe sot e mbaj ( 3 javeshe ), dhe a kam nevpje për ndonjë ineksion kundër antitrupave
Faleminderit !
 pres pergjegje te shpejt nga ju ,  
E identifikuar
Parloté
Swept Away
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #21 më: 09-03-2008, 00:16:14 »
Citojeni

ju lutem me tregoni nëse do të ket probleme ne shtatzanine time sepse unë dhe burri kemi grupin e gjakut A-Rh+, ne femiun e pare kam pasur abort spontan ,
ju  luitem me tregoni a ka ndonjë efekt negativ ne fshonjen qe sot e mbaj ( 3 javeshe ), dhe a kam nevpje për ndonjë ineksion kundër antitrupave
Faleminderit !
 pres pergjegje te shpejt nga ju ,  

E nderuara Ganimete.
Do të mundohem te shpjegoj pak mbi abortin spontan (edhepse ti mbase je e informuar  me shumë).
Me sa kam njohuri unë, aborti spontan është i zakonshem ne 40-60% te rasteve. Zakonisht bëhet fjale për gabime apo crregullime te kromozomeve.Embrion i nuk është i aftë për mbijetese, prandaj trupi i femres reagon duke e larguar atë - pra abort.
Një arsye tjetër është edhe crregullimi i qafes se mitres.Eventualisht ndonjë infeksion qe rezulton ne abort, alkoholi,duhani si dhe disa semundje kronike.
Do te te sugjeroja te kontaktosh mjekun(gjinekologun) për me shumë informacione.
Mbetshe e pershendetur.
E identifikuar

Femra harron me lehtë se mashkulli, por asaj i kujtohet me lehtë ajo qe ka haruar.
Faqe: 1 [2]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |