Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor







Etiketa



Faqe: [1] 2   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Grupet e Gjakut  (E lexuar 2689 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Prishtinasja
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« më: 24-10-2005, 16:09:38 »
Citojeni

Grupet e Gjakut, Përcaktimi i Grupeve të Gjakut dhe Transfuzioni i Gjakut
Zbulimi i Grupeve të Gjakut


Eksperimentet me Transfuzionin e Gjakut, transferimi i gjakut apo komponenteve të gjakut nga një person në tjetrin, ka qenë një brengë e madhe pë qindra vjet. Shumë pacient kanë vdekur, por kjo ka ndodhur vetëm deri në vitin 1901, kur shkencëtari Austrian Karl Landsteiner zbuloi grupet e gjakut të njerëzve, me të cilat transfuzionet e gjakut kanë qenë më të sigurta.
Përzierja e gjakut të dy njerëzve mund të shkaktoj bllokimin dhe aglutimin e gjakut. Kjo mund të shkaktoj reaksione toksike dhe mund të ketë reaksione me pasoja fatale. Karl Landsteiner zbuloi se ky është një reaksion imunologjik, i cili ndodh kur marrësi i gjakut ka antitrupa kundër qelizave të gjakut të dhuruesit.
Puna e Karl Landsteinerit e bëri të mundshme të përcaktohen grupet e gjakut dhe kjo e shtroi rrugën që transfuzioni i gjakut të jetë i sigurtë. Për këtë zbulim ai u shpërblye me çmimin Nobel në Mjekësi në vitin 1930.





[attachment deleted by admin]
E identifikuar
Prishtinasja
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 24-10-2005, 16:10:35 »
Citojeni

Cila është përbërja e gjakut?

Njeriu i rritur në qarkullimin e gjakut ka rreth 4–6 litra gjak në trup. Në mes tjerash, gjaku bën transportimin e Oksigjenit në të gjitha pjesët e trupit.
Gjaku përmban disa tipe të qelizave, të cilat notojnë nëpër lëngun e quajtur Plazma.

Eritrocitet (Qelizat e kuqe të gjakut) përmbajnë hemoglobinë, një proteinë e cila e lidh oksigjenin. Qelizat e kuqe të gjakut transportojnë oksigjenin dhe e largojnë dioksidin e karbonit nga indet e trupit.

Leukocitet (Qelizat e bardha të gjakut) i luftojnë infeksionet e ndryshme.

Trombocitet bëjnë mpiksjen e gjakut, p.sh. kur shkaktohet ndonjë plagë me gjakderdhje.

Plazma përmbanë kripëra dhe proteina të ndryshme.




[attachment deleted by admin]
E identifikuar
Prishtinasja
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 24-10-2005, 16:11:42 »
Citojeni

Cilat janë grupet e gjakut?

Dallimet në gjakun e njeriut janë në prezencën ose mosprezencën e molekulave të caktuara proteinike të quajtura antigjene dhe antitrupa. Antigjenet janë të lokalizuara në sipërfaqe të qelizave të kuqe të gjakut (eritrocite), ndërsa antitrupat janë në plazmë të gjakut. Individët kanë tipe dhe kombinime të ndryshme të këtyre molekulave. Grupi i gjakut, të cilit ju i përkisni, varet nga trashëgimia prindërore.
Janë rreth 20 sisteme gjenetike të grupeve të gjakut të njohura deri më sot, por sistemi ABO dhe Rh i grupeve të gjakut është më i rëndësishmi i shfrytëzuar për transfuzionet e gjakut. Jo të gjitha grupet e gjakut janë kompatibile me njëra-tjetrën. Përzierja e grupeve jokompatibile të gjakut shkakton aglutinimin e gjakut, i cili mund ta rrezikoj jetën e pacientit.
Laureati i çmimit Nobel, Karl Landsteiner ishte i përfshirë në zbulimin e të dy sistemeve të grupeve të gjakut ABO dhe Rh.


E identifikuar
Prishtinasja
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 24-10-2005, 16:12:22 »
Citojeni

Sistemi ABO i grupeve të gjakut

Në pajtim me sistemin ABO të grupeve të gjakut, janë katër grupe të ndryshme të gjakut: A, B, AB apo 0 (zero).

E identifikuar
Prishtinasja
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 24-10-2005, 16:13:34 »
Citojeni

Grupi i Gjakut A

Nëse ju i takoni grupit A të gjakut, atëherë ju keni A antigjenet ne sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut dhe B antitrupat në plazmën tuaj të gjakut.
E identifikuar
Prishtinasja
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 24-10-2005, 16:14:38 »
Citojeni

Grupi i gjakut B

Nëse ju i takoni grupit B të gjakut, atëherë ju keni B antigjenet ne sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut dhe A antitrupat në plazmën tuaj të gjakut.
E identifikuar
Prishtinasja
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 24-10-2005, 16:15:38 »
Citojeni

Grupi i Gjakut AB

Nëse ju i takoni grupit AB të gjakut, atëherë ju keni të dy A dhe B antigjenet ne sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut ndërsa nuk keni as A as B antitrupat në plazmën tuaj të gjakut
E identifikuar
Prishtinasja
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 24-10-2005, 16:16:28 »
Citojeni

Grupi i gjakut 0

Nëse ju i takoni grupit O (zero) të gjakut, atëherë ju nuk keni as A as B antigjenet ne sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut,por ju keni të dy A dhe B antitrupat në plazmën tuaj të gjakut.
E identifikuar
Prishtinasja
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 24-10-2005, 16:17:32 »
Citojeni

Transfuzionet e gjakut – kush mund të pranoj gjak nga kush?
 
 
Natyrisht çdoherë mund ti dhurohet gjak i grupit A personit që e ka grupin A të gjakut, gjakun e grupit B personit që e ka grupin B të gjakut dhe kështu me radhë. Por nganjëherë pacienti mund të merr gjak edhe të ndonjë grupi tjetër.

Një transfuzion do të ishte i sukseshëm nëse një person, i cili do të merr gjak e ka një grup të gjakut që nuk ka asnjë antitrup kundër antigjeneve të gjakut të dhuruesit. Por në të kundërtën mund të ketë pasoja për pacientin.
E identifikuar
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #9 më: 09-04-2006, 10:51:42 »
Citojeni

  GJAKU-roli i tij

 
-Gjaku është ind i lenget i cili me qarkullimin e vet te panderprere siguron lidhjen humorale ne mes te organeve te organizmit tonë.Qarkullimi i gjakut ne sistemin e eneve te gjakut është mundësuar me punën e drejt dhe punën ritmike te zemrës,integritetin dhe elasticitetin e eneve te gjakut.Roli kryasore i gjakut është t'ua mundesoje jetën qelizave,njesive themelore,anatomike dhe funkisonale te oragnizmit tonë.
Vellimi-Vellimi i gjithembarshem i gjakut te njeriut te rritur me pesh 70kg perafersishte arrine 5 litra.Nëse njeriu është i trash,vellimi i gjakut është me i vogël,sepse ind vjamor ka fare pak ne enet e gjakut.Rritja e vellimit te gjakut (deri 30%) manifestohet gjatë shtatzanise,edhe kjo ne tre muajt e fundit.Kjo rritje me te vërtetë kontribone qe lehona ti perballoje mirë edhe humbjes se madhe te gjakut gjatë lindjes.Nëse humbja e gjakut është me e madhe se sa 30%,e sasise se tersishme te gajkut,atëherë paraqiten simptomat e "shokut" psthemorragjike.
-Gjaku pra ka ngjyrë te kuqe ne te cilin notpjne qelizat e gjakut.Pamja e gjakut nvaret prej perqindjes se oksigjenit d.m.tm sasise se oksigjenit (HEMOGLOBINES),qe është e vendosur ne qelizat e kuqe.
Peberja-gjaku ndahet ne dy pjesë perberese te veta:plazmen e gjakut dhe qelizat e gjakut.-Plazma e gjakut perben pjesen e lenget te gjakut.
Qelizat e gjakut-Ekzistojne disa tri lloje te qelizave:
     ERITROCITET-(qelizat e kuqe)-paraqesin numrin me të madh te qelizave ne organizem.Numri i tyre është me i madh te meshkujt por numri i tyre mund te ndryshoje edhe ne kushte fiziologjike (rritja e punës muskulore,jeta ne lartesi te mëdha,klima etj)ndërkaq ndikim me ta madh ka mosha e organizmit.
  funksioni-me i rëndësishme i qelizave te kuqe te organizmit është se bëjnë bartjen e oksigjenit prej mushkerive e deri ne inde,dhe bartjen e karbondioksidit pj indeve ne mushkeri.(hemoglobina)
    LEUKOCITET-apo qelizat e bardha te organizmit,ndahen ne grupe të ndryshme te cilat ne mënyra te caktuar marrin pjesë ne mbrojtjen e organizmit.Deri te rritja e numrit te Leukociteve mund te vie ( ne kushte fiziologjike:gjat puneve te renda fizike,gjatë shtatzanise etj.Leukocotet ne gjak jetojne 3-5 ditë.
   TROMBOCITET-apo pllakezat e gjakut,janë elementet me te imta te gjakut.Jeta e tyre është 4-8 ditë.Ne organizem kanë role shumë te rëndësishme,prej te cilave me i rendesishmi është roli ne pengimin e gjakederdhjes pas lendimit.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Okki
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 09-04-2006, 23:42:05 »
Citojeni

Ju lumte për këto gjëra qe po na i perkujtoni.
A kishit mujt me na tregu diçka me tepër për grupin e gjakut RH Negativ.
E identifikuar
Syrgjyn
Gjallë
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #11 më: 10-04-2006, 01:32:44 »
Citojeni

Një kuriozitet: 53% e popullsise ne Shqipëri e kanë grupin e gjakut 0(+) (zero pozitiv).
E identifikuar

Përgjigjia nuk mund të gjendet
në të të tjerëve shkrime
a në fjalët e një mendjeje të mësuar
Nga një botë e shtrenjtë kujtimesh
e gjejmë veten të rrethuar
Capkenja
« Përgjigjja #12 më: 14-04-2006, 11:54:12 »
Citojeni

Unë vallahi se di si e kam te timin.100 here kam bërë analiza dhe kurrë skam pyetur:)
E identifikuar
Prishtinasja
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #13 më: 04-05-2006, 04:40:37 »
Citojeni

Grupi i gjakut zbulon karakterin



Mashkulli «0» dhe femra «AB»

Ajo ka nevojë për vendosmërinë dhe për fuqinë e karakterit të tij. Nëse nuk është tepër sipërfaqësor, ajo do ta dashurojë pa ndonjë kusht. Mashkulli me grupin e gjakut 0 Rh pozitiv dhe femra me grup të gjakut AB Rh negativ të thuash se janë çift ideal. Pasioni, arsyeja, emocionet, të gjitha janë të përsosura dhe të ekuilibruara. Me kusht që ajo t'ia dhurojë besimin e vet. Por kjo nuk ndodh shpesh!

Mashkulli «A» dhe femra «0»

Martesë apo bashkësi ideale. Në mënyrë të përsosur pajtohen. Ajo është e mirë dhe me karakter, kurse ai njëkohësisht shpirtbutë dhe i fuqishëm. E vetmja gjë që mund t'i ndajë është pakënaqësia e tij ndaj punës. Duket sikur faktori rezus nuk është i rëndësishëm për këtë kombinim.

Mashkulli «A» dhe femra «A»

Fort bukur po të ndodhte në realitet! E njëjta shije dhe të njëjtat prirje, jeta pa ankthe dhe pa konflikte, shtëpia e ardhur dhe komfore, fëmijët të edukuar mirë... Sidomos meshkujt e grupit të gjakut A Rh pozitiv dhe femrat e grupit të gjakut A Rh negativ përbëjnë bashkësinë harmonike mbi themelet solide. Megjithatë, shpesh ndodh që të largohen njëri nga tjetri, sidomos nëse nuk janë të të njëjtit profesion apo nuk kanë ndonjë hobi të përbashkët.

Mashkulli «A» dhe femra «B»

Ky çift përbën bashkësi të shkëlqyeshme, që mund të ketë jetë të gjatë, me kusht që ajo t'i besojë dhe në mënyrë që ai vërtet e meriton atë besim. Qetësi, harmoni, butësi, ata e duan njëri-tjetrin...

Mashkulli «A» dhe femra «AB»

Ky çift krijon bashkësi të qetë, përplot me butësi dhe me mirëkuptim, edhe pse ngapak të papërcaktuar. Edhe njëri edhe tjetri kërkojnë siguri dhe lehtë e identifikojnë atë. Nuk kanë nevojë për epshe të shfrenuara për të qenë të lumtur. Rreziku kanoset nga mërzia dhe rutina, e cila i largon edhe zemrat më të dashuruara. Kombinimi më i mirë: mashkulli A Rh negativ dhe femra AB Rh poztiv.

Mashkulli «B» dhe femra «0»

Ajo për së tepërmi është në sped, së tepërmi ekskulzive për shijen e tij. Kjo gjë mund ta dërrmojë tërësisht ose ta argëtojë marrëzisht. Duhet t'i ofrojë kënaqësi seksuale, se përndryshe për të do të jetë i huaj ose tiran. Kjo bashkësi është eksplozive, përpos në rastet kur ndodh që të dytë të jenë Rh pozitivë.

Mashkulli «B» dhe femra «B»

Dy qenie të ngjashme, të cilat një kohë të gjatë kanë nevojë të mësohen njëri me tjetrin, me ç'rast investojnë shumë më tepër mund sesa në të vërtetë ka nevojë. Shumë më të mirë janë si miq, sesa si dashnorë. Po e gjetën mënyrën që t'i harmonizojnë emocionet e veta, do të funksionojnë mirë. Ky çift nuk paraqet kombinim ideal, përpos në rastet kur i kanë faktorët Rh të ndryshëm.

Mashkulli «B» dhe femra «AB»

E respektojnë dhe e kuptojnë reciprokisht njëri-tjetrin. Më shumë janë vëlla e motër sesa burrë e gura. Jeta e tyre e përbashkët kryesisht është në harmoni. Por kjo është harmoni e brishtë. Mashkulli «B» me shumë takt shumë lehtë mund ta bëjë femrën «AB» që ta konsiderojë si bashkëshort të mirë. Në të kundërtën ajo shqetësimet seksuale do t'i kërkojë dikund gjetkë. Nëse mashkulli dhe femra janë Rh negativë, ky kombinim në 50 për qind të rasteve është i suksesshëm.

Mashkulli «AB» dhe femra «0»

çift ekskluziv dhe tejet interesant, sidomos nëse e kanë të ndarë jetën profesionale. Nëse pos kësaj edhe merren vesh intimisht, do të jenë çift ideal. Në të kundërtën, bëhet kiameti. Faktorët Rh nuk lozin rëndësi për këtë kombinim.

Mashkulli «AB» dhe femra «A»

Ai është i gatshëm të ofrojë ndihmë vetëm kur të lahen enët! Ajo e merr me bezdi pasivitetin e tij rreth kryerjes së punëve të shtëpisë. Nuk ia fal pasivitetin dhe duhet të bëjë përpjekje të mëdha në çdo hap, sidomos që t'i pranojë fantazitë e tij, të cilat, përndryshe, janë fare të padjallëzishme. Më mirë pajtohen nëse janë të faktorëve Rh të ndryshëm.

Mashkulli «AB» dhe femra «B»
 
çift harmonik, stabil dhe i ekuilibruar, i cili i bashkon me mjeshtëri ndjenjat dhe kënaqësitë trupore, jetën intime dhe shoqërore. Është gjë paradoksale ajo se nuk kanë asgjë të përbashkët. Ata e duan njëri-tjetrin dhe kaq. Dhe kjo është gjë e mrekullueshme!

Mashkulli «AB» dhe femra «AB»

Dy qenie identike. Shije, ide, plane të njëjta, mënyra e zbavitjes e njëjtë... nuk është kjo punë për t'u qeshur. Nëse arrijnë, pos kësaj, ta realizojnë fantazinë e vet nën jorgan, do të shkaktohet zjarr i vërtetë. Rrezik në parajsë paraqesin adhuruesit e saj, kurse sa i takon mashkullit të ngopurit me jetën profesionale. Faktorët Rh nuk luajnë farë rëndësie në këtë kombinim.
E identifikuar
Parloté
Swept Away
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #14 më: 09-01-2007, 21:09:13 »
Citojeni

Transfuzionet e gjakut – kush mund të pranoj gjak nga kush?
 
 
Natyrisht çdoherë mund ti dhurohet gjak i grupit A personit që e ka grupin A të gjakut, gjakun e grupit B personit që e ka grupin B të gjakut dhe kështu me radhë. Por nganjëherë pacienti mund të merr gjak edhe të ndonjë grupi tjetër.

Një transfuzion do të ishte i sukseshëm nëse një person, i cili do të merr gjak e ka një grup të gjakut që nuk ka asnjë antitrup kundër antigjeneve të gjakut të dhuruesit. Por në të kundërtën mund të ketë pasoja për pacientin.






Apo ndryshe, grupi i gjakut AB+(pozitiv) është pranues standard sepse i ka antigjenet A dhe B dhe nuk ka asnjë antitrupth ne plazme, qe do të krijoheshin nga një grup gjaku tjetër.Ndërsa grupi i gjakut 0-(negativ) është dhenes standard sepse nuk ka antigjene qe dote krijonin antitruptha tek grupet tjera te gjakut.
E identifikuar
Faqe: [1] 2   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |