|
Sociologu03
|
 |
« më: 20-08-2008, 00:20:47 » |
|
--- Art-Cafe: Kafeja virtuale e shqiptareve ---
A.B. New York
Prej vitesh shkencetare amerikane dhe kanadeze ne mjeksi, kanë punuar për te gjetur disa enigma qe i mundojne ata dhe gjithë njerzmin, si p.sh., pse disa njerëz janë te predispozuar te preken me shumë nga sëmundjet dhe disa janë me te imunizuar?! Pse shumë njerëz nga i njejti gjak, vdesin nga e njëjta semundje?! Pse disa njerëz kanë prirje të vrasin veten dhe disa jo?! Etj. pyetje qe kanë kërkuar përgjigje. Me në fund, mjeket shkencetare amerikane dhe kanadeze janë gati t’ju përgjigjen disave nga këto pyetje.
Disa mjeke ne Ohio kanë publikuar ne revisten “Biological Psychiatry” punimet e tyre interesante ku ata thonë se, “Çdo njeri e ka te ‘shkruar’ nga se do semuret dhe nga se do të vdese” !! Kjo thënie e tyre me kujton thëniet e mocme shqiptare se, “Ne ballin e gjithesecilit është e shkruar gjithecka se cfar do ti ndodhë gjatë jetës”! Këtë gjë, ata e shpjegojnë me trashgimine e semundjeve nëpërmjet geneve. Ata kanë provuar se, vërtetë çdo gjë është shkruar në gen, p.sh. ne genin e dikujt, qe kur lind, është ‘shkruar’ qe ky gen do të shkaktoje semundjen e kancerit! Ata, për këtë kanë dhënë shumë material te hollesishem për te gjithë ata qe janë specialiste ne këtë fushe dhe këto gjenden nëpër revistat dhe gazetat shkencore amerikane qe kanë te bëjnë me shendetin dhe zbulimet mjeksore sidomos ne revisten qe sapo permendem me lart.
Po ashtu, kohët e fundit u dha përgjigje pse disa njerëz vrasin veten?!
Dy profesore kanadeze Professor Michael Poulter i Universitetit te Western Ontario dhe Professor Hymie Anisman i Carleton University, kanë dhënë përgjigje te saktë pse disa njerëz qe vrasin veten! Pas shumë studimesh ata kanë kanë dalë ne konkluzionin se ai qe vret veten pas një traume psiqike merr një ndryshim të madh ne ndërtimin e ADN. Janë marrë ne krahesim tru te njerëzve qe kanë kanë vrarë veten dhe njerëz qe kanë vdekur nga shkaqe natyrore dhe janë bërë krahesime ne ndërtimin e tyre qelizor. Mjeket janë cuditur kur kanë gjetur ndërtimin e ADN-se te ndryshuar tek të gjithë ata qe kanë bërë vetvrasje! Pasi u bene shumë studime dhe u pa se te gjithë ata qe kanë bërë vetvrasje e kanë te ndryshuar ADN, shkencetaret dolen edhe ne një përfundim tjetër, ADN-ja e ndryshuar kurrë nuk kthehet ne gjendjen e mëparshme dhe se kjo ADN e ndryshuar gjendet jo vetëm ne trurin por edhe te tërë trupin e atyre qe vrasin veten apo qe kanë një depresion të madh psiqik.
|