Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.

User

Mirësevini, Vizitor. Ju lutemi të identifikoheni ose regjistrohuni.


Sponsor







Etiketa



Faqe: [1] 2 3   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Bota nenujore!  (E lexuar 3393 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« më: 29-09-2005, 08:04:22 »
Citojeni


Balenat vrasese.
Një balenë grabitqare bardhë-e-zi e me dhëmbë, me një pendë të madhe shpinore; e zakonshme në detet e ftohta.

Balenat vrasëse janë një shembulli i mirë mbi se si vepron evolucioni. Balenat vrasëse mbahen si ujqërit e oqeanit, një titull që nuk i takon vetëm për shkak të sjelljeve të sotme grabitqare por pasiqë stërgjyshët e tyre para miliona vjetësh ishin gjahtarë të ngjashëm me ujqërit. Hapësira e tyre e jetësës u ngushtua gjithnjë e më tepër, gjë që i detyroi këto kafshë të ktheheshin përsëri në ujë. Ata iu përshtatën në përgjithësi jetës në det dhe mbrujtën pamjen e tyre të jashtme tipike.

Pamja e sotme e balenave vrasëse nuk të lë aspak të gjesh me mend të kaluarën e tyre plot ngjarje. Në shikim të parë pamja e tyre e jashtme i ngjan krejt asaj të një peshku. Por në të vërtetë ka shumë ndryshim. P.sh. peshqit notojnë ndryshe, ata gjarpërojnë mespërmes ujit.
Tek balenat arrihet të kryhet lëvizja nëpërmjet ngritjes dhe uljes së krejt trupit dhe të përkuljes së shtyllës kurrizore. Këtë teknikë e kanë ruajtur gjitarët e detit që nga koha që bënë hapin prapa për brenda në ujë. Kështu, stili i notimit i balenave vrasëse është një shembull ndër shumë, tek i cili mund të shquhen edhe sot e kësaj ditë gjurmët e evolucionit
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 29-09-2005, 08:06:47 »
Citojeni

Balenat më gjigande në botë.
Një balenë mund të jetë dhe 33 metra e gjatë. Ky është kurioziteti i fundit për balenën që vjen nga plazhi I Kanovës. Biologët e kanë gjetur pjesë të skeletin e balenës, ku thanë balena gjikande mund të jetë dëmtuar nga ndonjë anije. Nga analizat e skeletit doli se balena kishte moshën 4- vjeçare.
Deri më tani janë evidentuar 15.000 deri në 20.000 balena në të gjithë botën dhe vetëm 10% e tyre janë me reflekse të njëjta. Më të shumtën e kohës balenat emigrojnë qindra milje nga bregu, por ndonjë nga të rejat I afrohet shumë bregut. Balena e fundit është parë para një viti në bregun lindor të Floridas. Kafshët që tërhiqen më shpejt nga valët zanore që vijnë nga toka, janë balenat gjë që I afron drejt bregut.

E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #2 më: 29-09-2005, 08:29:03 »
Citojeni


Frymemarja e balenave!
Gjitarët kanë nevojë për frymëmarrje të rregullt dhe për këtë arsye uji nuk është ambient shumë i për- shtatshëm për ta. Të balena, e cila është një gjitar deti, ky problem është zgjidhur me një sistem frymëmarrje shumë më efikas se ai i shumë kafshëve që banojnë në tokë. Gjatë procesit të frymëmarrjes, balenat nxjerrin rreth 90% të ajrit që përdorin. Kështu ato kanë nevojë të marrin frymë në intervale të gjata. Në të njëjtën kohë ato kanë një substancë shumë të koncentruar të quajtur mioglobinë që i ndihmon ato të ruajnë oksigjenin në mushkëritë e tyre. Me ndihmën e këtyre sistemeve, disa balena mund të zhyten në deri në 500 metra thellësi dhe të notojnë pa marrë frymë për 40 minuta.161 Nga ana tjetër vrimat e hundës së balenës, jo si gjitarët banues në tokë, janë vendosur në kurriz e kështu ajo mund të marrë frymë lirisht.

E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #3 më: 30-09-2005, 11:29:46 »
Citojeni

Shkencetaret fotografojne një kallamar gjigand


Shkencetaret japoneze kanë fotografuar për here të parë ne mjedisin e tij natyror një kallamr gjigand, një nga krijesat me misterioze te thellesive. Grupi udhehequr nga Tsunemi Kubodera nga Muzeu Kombëtar i Shkencave ne Tokyo, e gjurmoi Architeuthis-in 8 meter te gjatë ndërsa po sulmonte prene e tij ne një thellesi prej 900 metrash ne zonen e ishujve japoneze Bonin.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 30-09-2005, 12:12:36 »
Citojeni

Peshku elektrik
Specie të caktuara peshqish, si disa lloje ngjalash apo rajash, përdorin elektricitetin e prodhuar nga trupat e tyre për të mbrojtur veten prej armiqve apo për të paralizuar gjahun e tyre. Në çdo gjallesë, përfshi dhe njeriun, gjendet pak ngarkesë elektrike. Por njeriu nuk mund ta kontrollojë këtë elektricitet dhe ta përdorë në dobi të tij. Krijesat e përmendura më sipër kanë një rrymëë elektrike 500-600 V në trup. Ato janë në gjendje ta përdorin këtë kundër armiqve të tyre, duke mos u dëmtuar nga ky elektricitet.

Energjia që ato konsumojnë për të mbrojtur veten rikuperohet pas një kohe të caktuar tamam si karikimi i baterive. Kështu, potenciali elektrik përsëri është i gatshëm për t'u përdorur. Peshku nuk e përdor rrymëën e tensionit të lartë në trupin e tij vetëm për t'u mbrojtur. Përveç kësaj, ai si- guron një mjet për gjetjen e rrugës në ujërat e thella e të erreta, pasi elektriciteti i ndihmon ata të ndiejnë objektet pa i parë. Peshku mund të dërgojë sinjale duke përdorur elektricitetin e trupit. Këto sinjale elektrike pasqyrohen pasi godasin objekte solide dhe ky pasqyrim i jep informacion peshkut për objektin. Në këtë mënyrë peshku mund të përcaktojë distancën dhe madhësinë e objektit.


 

E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #5 më: 30-09-2005, 12:21:17 »
Citojeni

Kallamari!
.
Nën lëkurën e kallamarit ekziston një shtresë e dendur xhepëzash elastike me pigment që quhen kromatofore. Kryesisht ato japin ngjyrë të verdhë, të kuqe, të zezë dhe kafe. Me t'u dhënë sinjali, qelizat shpërndahen dhe mbushin lëkurën me ngjyrën e duhur. Kjo është mënyra se si kallamari merr ngjyrën e shkëmbit ku qëndron, duke arritur një maskim të përsosur. Ky sistem operon kaq efektivisht saqë kallamari mund të imitojë një pamje si ajo e zebrës.

 

E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #6 më: 30-09-2005, 13:37:47 »
Citojeni

Salmonët e Paqësorit
Kanë një karakteristikë tepër të veçantë. Ata udhëtojnë mijëra kilometra për t'u kthyer në vendlindje, në ujrat e ëmbla të lumenjve, për t'u riprodhuar.

Kur nisin udhëtimin e tyre në fillim të verës, ngjyra e salmonëve është e kuqe e hapur. Në fund të udhëtimit bëhen të zinj. Ata afrohen në breg dhe përpiqen të futen në lumenj. Ata arrijnë në vendin e lindjes duke kërcyer në lumenj të vrullshëm, duke notuar kundër rrymëës e duke kapërcyer pengesa e barriera. Në fund të këtij udhëtimi (3500-4000 km) femra dhe mashkulli janë gati për fekondim. Me të arritur në vendin ku lëshohen vezët, femra shtron 300 - 500 vezë kurse mashkulli i fekondon ato. Ky udhëtim është i vështirë dhe i lodhshëm. Salmonët rraskapiten, fletët e bishtit të tyre vjetërohen dhe lëkura kthehet në të zezë. Megjithatë, një tjetër gjeneratë salmonësh do të ripërtërihet e do të jetë gati në të ardhmen të bëjë të njëjtin udhëtim.

E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #7 më: 10-11-2006, 17:50:03 »
Citojeni

Ne brigjet e Zelandes se Re kanë dalë 77 balena.
Notaret dhe ruajtesit arriten te kthenin ne det vetëm 40 prej tyre, por kanë ruajtuar zonen përsëri se ndoshta këto balena i drejtohen përsëri bregut


Dalja e balena ne breg te detit po ndodh gjithmonë e
me shpesh. Mbetet një enigme pse balenat dalin ne breg?!
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #8 më: 16-11-2006, 18:28:03 »
Citojeni

Pas 50 vjetësh detet do të boshatisen nga peshqit.


Dy studime për të ardhmën e botës se peshqeve kanë arritur te njëjtin përfundim.
Se shpejti boshatisje te deteve nga peshqit.
Boris Worm, studiues biolog ne Universitetin e halifax, alarmon për një gjendje te tillë.
Studiusi i deteve, Callum Roberts dhe një skuader prej 40 studiuesish te tjerë,janë mare sërish me këtë çështje.
Biodiversiteti duhet mbrojtur. Nëse peshkimi do të eci me këto ritmi atëherë rreziku është e afert.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #9 më: 18-11-2006, 22:32:30 »
Citojeni

Peshkaqenet e Adriatikut.

Një gjah i pazakontë është kapur nga peshkatarët e anijes “Heronjtë e Vigut”, në orën 06:00 të mëngjesit, teksa katër anëtarët e ekuipazhit po mblidhnin rrjetat nga thellësia 50 metra.

Në orët e para të ditës njerëzit e detit janë befasuar kur kanë parë se në rrjetë përpëlitej një peshkaqen gjigant i llojit “Hexhancus Griseus”, i konsideruar nga detarët si lloji më i rrezikshëm i kësaj specie që mund të haset në Adriatik. Anija me gjatësi 18 metra kishte lënë kalatën e peshkimit në Portin e Durrësit rreth orës 04:00, për të nisur gjuetinë në kushte optimale moti. Pas afro 2 orë lundrim, katër marinarët hedhin rrjetat e para teksa ndodheshin në kuadratin e lundrimit pranë grykëderdhjes së Shkumbinit. “Ndodheshim vetëm 3 milje larg derdhjes së lumit Shkumbin, zonë në të cilën mblidhen gjithnjë egërsira, pasi lumi derdh në det çdo gjë, madje edhe kafshë të ngordhura, duke zgjuar tek peshkaqenët nuhatjen e gjakut”, thotë kapiteni Rruzhdi Çepa. Instinkti i peshkatarëve durrsakë ka qenë thuajse një profeci, pasi në të hedhurat e para të rrjetës në grackë ka rënë banori më i frikshëm i Adriatikut. “Të shihje tërë atë gjah ende pa zbardhur mirë dita ishte fillimi më i mbarë i gjuetisë. Thërrita me të madhe bingo, pasi për ne peshkatarët të kapësh një egërsirë me të tilla përmasa do të thotë një fitim i jashtëzakonshëm. Na u desh të përdornim vinçin e madh të anijes për ta ngritur. Me ta shtrirë mbi kuvertë e goditëm me sende të forta, për të mposhtur rezistencën e përbindëshit me gjatësi 5.5 metra”, tregon Sami Arapi, njëri prej anëtarëve të ekuipazhit. Me gjysmë tonelate fileto peshkaqeni në bord, anija e peshkimit është rikthyer në Durrës, vetëm pas tri orëve gjueti. “I ramë lapsit dhe nuk ia vlente ta lodhja ekuipazhin pas një bingoje të tillë në det të hapur”, ka deklaruar kapiteni. Të gjuetarët e detit, peshkaqeni, kjo specie, simbol i tmerrit dhe egërsisë gëzon një respekt të veçantë. Pasi preja më e madhe që mund të hasësh në Adriatik dhe Jon ishte e shtrirë pa jetë në këmbët e tyre, peshkatari 52-vjeçar, Sami Arapi, e puth egërsirën si të ishte dashuria e tij e parë. Dhëmbët e tij me gjatësi 3-4 centimetra u bënë hajmali. Me to peshkatarët e motobarkës “Heronjtë e Vigut” krijuan varëse apo byzylykë, pasi sipas besëtytnive këto sende shërbejnë si një lloj “totemi”, që të mbron nga e keqja. Lajmi kishte marrë dhenë, ndaj të parët që e pritën me padurim mbërritjen e “peshkaqenit-trofe”, ishin sipërmarrësit e restoranteve bregdetare. Egërsira e detit u përpi nga blerësit e shumtë me një çmim prej 400 lekësh të reja kilogrami, brenda pak minutash, ndërsa akumulimi ditor vetëm nga peshkaqeni arriti në 200 mijë lekë. Peshkaqeni i llojit “Hexanchus Griseus” mund të konsiderohet egërsira më e madhe që popullon Adriatikun.
Lajmi i mare nga gazeta Panorama.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #10 më: 27-11-2006, 19:44:52 »
Citojeni

Ne Veriperendim te ishujve Havajan, një skuader ndërkombëtare studiuesish, kanë zbuluar mbi 100 lloje kafshesh deti. Janë zbuluar lloje të reja gaforresh, koralesh. midhjesh etj
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #11 më: 27-11-2006, 19:49:43 »
Citojeni

ja një lloj e re gaforreje


E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #12 më: 09-12-2006, 14:15:43 »
Citojeni

"New Scientist" ka publikuar ditet e fundin dhe studimin e ri reth karkalecave te detit.
Sipas këtij studimi dhe meshkujt e këtij lloji kalojne cuklin e menstruacioneve. Shkaterrimin e spermave te vjetra dhe zevendezimin me ato të reja.
Ky është rasti i parë qe ne një lloj mashkullor te kryhet një procez ndihmes për riprodhimin.

E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #13 më: 15-12-2006, 20:25:41 »
Citojeni

Delfinet e lumit:


Ne ujrat e lumit kinez Jance. notonte një lloj i veçantë delfini.Lipotes vexillifer  Baijis
Kjo specie është humbur. Ky është lajmi qe ditet e fundit ka dalë nga skuadra e vezhguesve te kësaj specie.





* delfin lumi..jpg (7.89 KB, 200x200 - E shikuar 25 Herë.)
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #14 më: 09-01-2007, 13:02:45 »
Citojeni

Organet gjinore te iriqit te detit janë mjaft te zhvilluara. Ne gjendje te pjekur ato tek femrat kanë ngjyrë portokalli, kurse tek meshkujt edhe ne te bardhe.
E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
Faqe: [1] 2 3   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |