Forumi ShkencorShkencat Ekzakte - Exact ScienceBiologji dhe Kimi (Moderator: erlehta)Biodiversiteti ne Republiken e Shqiperise!
Faqe: [1]   Shko poshtë
  Keshilloje  |  Printoje  
Autori Temë: Biodiversiteti ne Republiken e Shqiperise!  (E lexuar 18095 herë)
0 anëtarë dhe 2 Vizitore po shikojnë këtë temë.
erlehta
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« më: 22-10-2005, 12:13:40 »

Flora  

Edhe pse një vend i vogël Shqipëria shquhet për florën e pasur që ka, për aspekte specifike të vegjetacionit si edhe për shumëllojshmëri biologjike të lartë. Kjo dukuri shkaktohet nga kushtet e veçanta ekologjike lidhur me pozicionin gjeografik të vendit, ashtu edhe me natyrën gjeologjike e tokësore të tij. Politikat mjedisore të ndjekura nuk kanë qenë konsekuente dhe sidomos nuk është zbatuar ligjshmëria në mbrojtje të specieve të rrezikuara, ndaj gjendja e florës paraqitet kritike në disa apekte. Gjatë pesëvjeçarit të fundit florës spontane të vendit i janë shkaktuar dëme shumë të mëdha, në mjaft raste me pasoja të pariparueshme, p.sh : pylli i dafinës në Kavajë], pylli i mështeknës në Shishtavec dhe pyjet e dushkut,  flora spontane dhe bimët mjekësore,   bimët shumë të rralla dhe endemike të Shqipërisë, shoqerimet bimore
E identifikuar

Ich lebe, weil du mein Atem bist
bin müde, wenn du das Kissen bist
bin durstig, wenn du mein Wasser bist
du bist für mich mein 2-te Ich!
erlehta
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #1 më: 22-10-2005, 12:14:47 »

Llojet e rrezikuara te faunes

Në kodrat e Kavajës (Kalaja e Turrës), vihet re përveç përdorimit të gjetheve edhe prerja e drurëve të dafinës e përdorimi i tyre për dru zjarri. Si rrjedhojë pylli i dafinës në këto kodra është rralluar shumë dhe rrallë mund të shihet ndonjë dru më i lartë se 2 m. Kështu po zhduket gradualisht një nga pyjet e rrallë të Mesdheut dhe vetëm zbatimi për një kohë të gjatë (rreth 10-15 vjet) i masave të rrepta të ruajtjes mund ta shpëtojë këtë pyll e ta kthejë në gjendjen e mëparshme.

E identifikuar

Ich lebe, weil du mein Atem bist
bin müde, wenn du das Kissen bist
bin durstig, wenn du mein Wasser bist
du bist für mich mein 2-te Ich!
erlehta
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #2 më: 22-10-2005, 12:15:30 »

Problematike është edhe gjendja drejt zhdukjes e pyllit të mështeknës (Betula pendula) në Shishtavec të Kukësit, i cili ka vlera të jashtëzakonshme shkencore si dhe përfaqëson kufirin më jugor në Evropë të Betula pendula. Nën kërcënimin e zhdukjes janë edhe pyjet e dushkut (Quercus sp. Div) në Levan të Fierit dhe Ishëm të Durrësit.
E identifikuar

Ich lebe, weil du mein Atem bist
bin müde, wenn du das Kissen bist
bin durstig, wenn du mein Wasser bist
du bist für mich mein 2-te Ich!
erlehta
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #3 më: 22-10-2005, 12:17:03 »

Kritike paraqitet gjendja lidhur me dëmet që po i shkaktohen florës spontane nga grumbullimi intensiv i bimëve mjekësore (Shqipëria zë vendin e dytë në Evropë për eksportimin e bimëve mjekësore). Grumbullimi jo sipas modaliteteve tekniko-shkencore dhe mungesa e një qëndrimi të ndërgjegjeshëm nga ana e mbledhësve privatë ka shkaktuar rrallimin e specieve të tilla si: Siderites raeseri (çaji i malit), në Llogara, Tomor, çajup; Salvia officinalis (sherebela), në malin e Shëngjinit e të Rencit; Satureja montana (trumza), në malin e Krujës e të Sarisatllëkut. Origanum vulgaris (rigoni), në zonën bregdetare ku vërehet dëmtimi i llojit për shkak të grumbullimit masiv e pa kriter të tij vitet e fundit. Drejt zhdukjes janë llojet të ndryshme të gjinisë Orchis (salepi) dhe Fucus virsoides (algë) e cila tashmë është zhdukur në Treport ku gjendet edhe kufiri jugor i arealit të saj.
E identifikuar

Ich lebe, weil du mein Atem bist
bin müde, wenn du das Kissen bist
bin durstig, wenn du mein Wasser bist
du bist für mich mein 2-te Ich!
erlehta
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #4 më: 22-10-2005, 12:18:31 »

Problemi i mbrojtjes së bimëve shumë të rralla dhe endemike të Shqipërisë është shumë i ngutshëm për specie të tilla si: Wulfenia baldacii në Shtegun e dhënve, Theth dhe Leontopodium alpinum (ylli alpin), në Guri i Leges, Polis, të cilat paraqesin interes shkencor të jashtëzakonshëm dhe si pasojë e grumbullimit për qëllime dekorative ato janë nën kërcënimin e vazhdueshëm drejt zhdukjes.
E identifikuar

Ich lebe, weil du mein Atem bist
bin müde, wenn du das Kissen bist
bin durstig, wenn du mein Wasser bist
du bist für mich mein 2-te Ich!
erlehta
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #5 më: 22-10-2005, 12:23:06 »

Fauna detare

Studime për peshqit e rrezikuar janë kryer nga Instituti i Kërkimeve të Peshkimit në Durrës në bashkëpunim me MEDITS të Bashkimit Evropian. Të dhënat krahasuese të nxjerra për vitet 1996, 1997 dhe 1998 japin indekset e abondancës (kg/km2 dhe N/km2) të specieve të ndryshme. Llojet kryesore për të cilat jepen të dhëna për rrezikshmërinë e zhdukjes dhe për nivelet e ulëta të zënies janë:

Merluccius merluccius (merluc);
Micromesistius poutassou (merluc tripendësh);
Mullus barbatus (barbun);
Spicara flexuosa (maridhe);
Trachurus mediterraneus (stavride mesdhetare);
Trisopterus minutus capelanus (peshk lakuriq);
Parapenaeus longirostris (karkalec detit);
Loligo vulgaris (kalamar);
· Sepia officinalis (sepie), nuk u has asnjë ekzemplar gjatë të trija fushatave.

Në 1998 është vërejtur një ulje e abondancës për llojet Merluccius merluccius, Eledone cirrhosa, Spicara flexuosa dhe Helicolenus dactylopterus, ndërsa ka një rritje për Parapenaeus longirostris, Mullus barbatus dhe për gjininë Trachurus, për të cilët gjatë 1997 kundrejt 1996 ka pasur rënie të ndjeshme.

Gjithashtu kritike është edhe gjendja e disa specieve të krustaceve për të cilat jepen nivele alarmante të pakësimit.

Për tipin Annelides, duhet theksuar lloji Hirudo medicinalis (shushunja mjekësore) që aktualisht përfshihet në kategorinë e rrezikimit LR (nt).

Tipi Mollusca: Sot raportohen për 4 klasa të tipit Mollusca, 17 rende, 104 familje dhe 520 lloje. Duhet theksuar se taksonet, duke filluar nga gjinia e me tej familje, rende e klasa kanë përfaqësuesit e vet në të dy mjediset kryesore të jetesës.
E identifikuar

Ich lebe, weil du mein Atem bist
bin müde, wenn du das Kissen bist
bin durstig, wenn du mein Wasser bist
du bist für mich mein 2-te Ich!
erlehta
Gjinia: Femër
Shiko profilin WWW
« Përgjigju #6 më: 22-10-2005, 12:29:18 »

Insektet

Nga studimet e autorëve shqiptare dhe të huaj deri më sot në Shqipëri njihen rreth 4642 lloje insektesh  nga të cilat disa lloje të klasës insecta bëjnë pjesë në lloje të rrezikuara në shkallë globale
E identifikuar

Ich lebe, weil du mein Atem bist
bin müde, wenn du das Kissen bist
bin durstig, wenn du mein Wasser bist
du bist für mich mein 2-te Ich!
Faqe: [1]   Shko lart
  Keshilloje  |  Printoje  
 
Shko te:  


Anketa
  • si ndahet matablizmi?
  • Dot kontbilizem?
  • 7 (33%)
  • -
  • Dot anabolizem?
  • 14 (66%)
  • -
  • Numri total i votave: 21
  • Shiko temen