Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi PolitikForumi PolitikBashkimi dhe Çështja Kombëtare (Moderatore: kreksi, Bekimi)Zgjedhjet e 17 nëntorit 2007 në Kosovë JANË LIDHJE


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Zgjedhjet e 17 nëntorit 2007 në Kosovë JANË LIDHJE  (E lexuar 142 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
biligoa

Shiko profilin
« më: 23-10-2007, 23:31:18 »
Citojeni

 Reagim ndaj pikëpamjes se zgjedhjet janë zgjidhje, të botuar në Epokën e re, date 23 tetor 2007, faqe 9)

Që në mëngjes të 23 tetorit, lexova një titull karakteristikë-Zgjedhjet janë zgjidhje të autorit z.Sokol Bashota. Po sot, vendosa ta shkruaj edhe këtë reagim, jo ndaj autorit, të cilin as që e njoh personalisht, dhe me të cilin nuk më kujtohet të jem takuar ndonjëherë, por ndaj pikëpamjes së gabuar të tij- se zgjedhjet janë zgjidhje.

Autori në këtë artikull, as që ka mundur ta shtrojë, siç duhet, problemin se zgjedhjet janë zgjidhje! Ndërsa për zgjidhjen teorike të këtij problemi, pra të problemit, pse zgjidhjet e 17 nëntorit 2007 në Kosovë janë zgjidhje e statusit të Kosovës, as që mund të bëhet fjalë në këtë artikull. Kur problemi nuk shtrohet drejtë, s’ka se si të zgjidhet drejt. Kjo është tejet e dukshme edhe në këtë artikull, i cili ka mbetur vetëm propagandë partiake dhe interesore për pushtet pa shtet.
Se edhe autori e ka, në nënvetëdijen e tij, nënmendimim se këto zgjedhje nuk janë zgjidhje për statusin e Kosovës, tregon fakti se ai kërkund në këtë artikull nuk thotë, decidivisht, premisën se këto zgjedhje janë zgjidhje e statusit të Kosovës.
Në artikull, indirekt, thuhet se ne qenkemi në “shoqërinë demokratike”, se “drejta e votimit dhe e zgjedhjeve” duhet të shfrytëzohet dhe mund të shfrytëzohet në këtë “shoqëri demokratike”, prandaj “zgjidhjet janë të domosdoshme në radhë të parë për popullin, jo vetëm për individë partish”!
Ku mund të ketë ”shoqëri demokratike” me juridiksion jodemokratik dhe rirobërues (Rezoluta nr. 1244 dhe Pakoja e Ahtisaarit), të pranuar edhe prej udhëheqësve të sotëm dhe të nesërm, për të cilët autori i artikullit po menduaka se “ në një ta ardhme, pas zgjedhjeve, do të jenë shërbyes të popullit”!? Ata që kanë pranuar dokumentet e legjislacionin që mohon vullnetin e përgjithshëm të popullit, dhe aq më tepër, që mohojnë JURIDIKISHT edhe Kombin shqiptar në Kosovë, identitetin dhe simbolet e tij, si mund të jenë, po ata, shërbyes të popullit “ në një ta ardhme, pas zgjedhjeve”?! Si mund të jenë “shërbëtorë të popullit” ata që pranojnë të zgjedhin dhe të zgjidhen nën juridiksionin robërues dhe mohues për një komb të tërë, për kombin shqiptar në Kosovë?
Këto pyetje janë, vetvetiu, edhe përgjigje. Pra, thënë shkurt, nuk mund të ketë “shoqëri demokratike”, “zgjedhje të lira”, “proces demokratik”, “opozitë të mirëfilltë” (brenda “sistemi”), udhëheqësi që i shërben popullit (brenda këtij “sistemi” të korruptuar), sepse ky “sistem juridik”, vërtetë, është e kundërta e këtyre vlerave universal, në Kosovë, vetëm të ëndërruara, njëherë përnjëherë. Ndaj del edhe përfundimi se zgjidhjet e 17 nëntorit 2007, është mirë që janë shpallur. Ka qenë e domosdoshme për tu shpallur, por assesi, dhe hiç, nuk janë të domosdoshme për të votuar në to. Pra, pasi zgjedhjet e 17 nëntorit të 2007-tës e mbajnë popullin të lidhur, me legjislacionin ekzistues, me shtetin që nuk e do populli shumicë i Kosovës, prandaj është e domosdoshme të BOJKOTOHEN nga populli shumicë i Kosovës, të cilin e pengojnë të bëhet, edhe de jure, KOMB. Mu për këtë, këto zgjidhje të 17 nëntorit 2007, nuk janë zgjidhje, por në fakt, janë LIDHJE për popullin shumicë të Kosovës dhe për zgjidhjen e statusit të tij si i komb e shtet, apo, po të doni edhe si shtet e komb.

Faktikisht, dalja në këto zgjedhje dhe votimi në to është pajtim dhe votim i vazhdimit të statut-quos: është ripranim i Rezolutës 1244 dhe i Pakos së Ahtisaarit; është edhe pranim, indirekt, i ndonjë marrëveshje të fshehtë që kanë mundur ta pranojë Ekipi Negociator, të cilin nuk e pengojnë fare dokumentet dhe legjislacioni që po e kritikojmë, dhe i cili de jure dhe de fakto e lidh, përsëri Kosovën pas qerres së Republikës së Serbisë. Prandaj, dhe pa asnjë hezitim ËSHTË E DOMOSDOSHME, DHE KREJT LEGJITIME, BOJKOTIMI I VENDOSUR, NGA POPULLI I KOSOVËS, I KËTYRE ZGJEDHJEVE-LIDHJE.
Kush del dhe voton në këto zgjedhje-lidhje, po ai voton edhe shkuarjen, i lidhur, pas qerres së Republikës së Serbisë. Është, kështu, dhe vetëm kështu, sepse dalja në zgjedhje e 17 nëntorit 2007 dhe votimi, për to, e në to, tregon, praktikisht, se votuesi pajtohet me Rezolutën 1244 dhe Pakon e Ahtisaarit, dhe pasi që pajtohet me këto rrjeta merimangash për Kosovën, i voton edhe ata që i kanë pranuar këto rrjeta, dhe, që, si shpërblim kërkojnë votën e popullit në mënyrë që “pas zgjedhjeve, do të jenë shërbyes të popullit”!!!
Populli duhet të mendoj shumë, dhe të mos shkoj, me këto zgjedhje, si cjapi te kasapi.
Dalja në këto zgjedhje-lidhje është vetëvrasje politike dhe kombëtare për popullin e Kosovës.
Napoloni I ka lënë një aforizëm, që është shumë domethënëse për këtë rast: ”Krimi më i madh është të bësh vetëvrasje. Çfarë guximi duhet të ketë ai që i frikësohet fatit?”
Fati ynë nuk janë këto zgjedhje. Fati unë është mohimi i votimit në këto zgjedhje, dhe m këtë edhe mohimi i “sistemit juridik” që na mban të lidhur, duke organizuar cirkuse zgjedhjesh të tilla, tragjikomike, për kombin shqiptar të Kosovës.
AI QË I FRIKËSOHET LIRISË DHE DEMOKRACISË SË VËRTETË ËSHTË ROB. KA ROB TË PAVETËDIJSHËM DHE ROB TË “VETËDIJSHËM”.
23 tetor, Prishtinë
E identifikuar
Zeri Im

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 24-10-2007, 12:57:19 »
Citojeni

Për këtë shkrim te pergezoi.Dhe mund te shtoje AI QE VOTON DO TE VOTOI KUNDER LIRISE SE VET
E identifikuar
biligoa

Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 29-10-2007, 10:03:34 »
Citojeni

E identifikuar
biligoa

Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 29-10-2007, 10:04:58 »
Citojeni

ZGJEDHJE KËTO-EDHE NJË MANIPULIM ME POPULLIN

 

Më 17 nëntor, me mosdaljen e vetë në zgjedhje, populli i Kosovës e ka shansin historik, që së pari  para tutorëve dhe sundimtarëve të vetë ndërkombëtarë, e më pas edhe para politikanëve dhe politikës së brendshme laike, servile dhe të dështuar, ta tregoj vullnetin e vetë të vërtetë dhe të lirë.

Janë shumë elemente që këto zgjedhje i bëjnë të pakuptimta, manipuluese, jodemokratike dhe me shumë e shumë jo-jo-parashtesa tjera, prapa së cilave fshihet loja më perfide  e përgatitur gjatë që pasqyron përvojën e rezultateve eksperimentuese 8 vjeçar me naivitetin tonë kolektiv si popull.

Nuk ka njëri në Kosovë, që tanimë nuk di se këto zgjedhje të 17 nëntorit, në mes tjerash, organizohen që të zbuten tensionet nga një eskalim i mundshëm i revoltës popullore, për shkak të dështimit të njëpasnjëshëm të negociatave për statusin e Kosovës, dhe, gjatë këtyre 120 ditëve sa zgjasin bisedimet shtesë, për përqendrimin e preokupimit të vëmendjes së shumicës kah një drejtim tjetër. Edhe pse të gjithë e dimë këtë motiv, në këtë rast, shumë mirë është aplikuar ligjshmëria e psikologjisë sociale, se masa skajshmërisht e dëshpëruar me një gjendje ekzistuese, gjithmonë e gëlltitë karremin me çfarëdo oferte si shpresë të fundit.

Më pas, vetë mbajtja e këtyre zgjedhjeve është e kushtëzuar me “nëse-nëse”. Motivi alternativ është përcaktuar që më parë: “Zgjedhjet caktohen për 17 nëntor, por ato mund të shtyhen nëse eventualisht rrjedha e tyre do të ndikoj në procesin e vendosjes rreth statusit përfundimtar të Kosovës”. Kështu, sovrani i vërtetë në Kosovë, gjithnjë e ka në dorë butonin e teledirigjuesit, të cilën mund ta shtypi kurdo që atij t’i teket ose merr sinjalin nga lartë për ndonjë ndryshim plani të paparashikueshëm në teren.

Në vazhdim, këto zgjedhje në Kosovë, në kuptimin e plotë të fjalës, nuk janë ashtu sikur çdo kund në botë. Ato kurrësesi nuk japin shans për ndërrimë kah më e mira, por janë formë e manipulimit me masa, përmes së cilave do të realizohet vetëm legalizimi i zëvendësimit të një garniture me tjetrën, që në princip, do t’i shërbej qëllimeve të njëjta si atyre të mëparshme, por këtë herë me një emër sigurisht më ndryshe. Prandaj, në këto rrethana të realitetit kosovar, mos-dalja masive në to është reagimi më adekuat kolektiv, në të cilën fuqimisht do t’i thuhet STOP: servilizmit, marrëzisë, absurditetit, hajnisë, korrupsioni, tradhtisë si dhe kurdisjeve dhe lojërave të shumta që bëhen me fatin e këtij populli të lashtë dhe fisnik. Me mos-dalje në këto zgjedhje, ky popull do të zgjedh rrugën e rikthimit të sërishëm të vetëbesimit dhe krenarisë historike kombëtare të cilën gjithmonë e ka pasur, por kohën e fundit ju është marrë padrejtësisht, duke ja tërhekur vërejtjen kështu edhe botës demokratike, se të gjitha kalkulimet e gjertanishme që janë bërë dhe që bëhen në emrin dhe pa vullnetin e tij, gjithmonë do të jenë të dështuara.

Mos-dalja në këto zgjedhje në asnjë mënyrë nuk do të thotë mohim, mosshfrytëzim, apo keqpërdorim i një drejtë më elementare demokratike, sikur trumbetohet nga kampet zgjedhore të pozitarëve dhe opozitarëve partiak, si dhe disa OJQ-ve satelite, por, përkundrazi, abstenimi masiv i popullit në to, do ta shpreh pikërisht përdorimin e kësaj të drejtë në mënyrë sa më racionale.

Ta zëmë se këto zgjedhje do të mbahen sigurisht, dhe, ne, pas 17 nëntorit, do t’i kemi raportet  përfundimtare zyrtare. Mos vallë mendon dikush se këto rezultate përfundimtare do ta favorizojnë ndonjë parti me shumicë absolute votash ? Jo se jo?  Sondazhet e shërbyesve të ndryshëm të spiunazhit legal vendor të kamufluar nën petkun e OJQ-ve që financohen nga ndërkombëtarët, nga njëra anë, dhe planet kaherë të bëra analitika të inteligjencave të huaja që veprojnë në Kosovë, nga ana tjetër, nuk do ta lejojnë një befasi të tillë. Këtij qëllimi veç i paraprinë disa prezantime publike të rezultateve të sondazheve jozyrtare, të cilat, edhe pas mbajtjes së zgjedhjeve vetëm formalisht me ndryshimin e disa përqindje të vogla reviduese, ka mundësi që po ato të shpallen si përfundimtare.

Pse veprohet kështu?

Sepse, për nevojën e koncenzuseve të ardhshme që do të bëhen në dëm të Kosovës,  qeveria dhe parlamenti patjetër duhet të jenë të ndërtuara nga koalicione partish. Logjika  e këtij manipulimi si arsyetim ekziston. Padronët tanë të vërtetë shumë mirë e dinë se asnjë parti politike si e vetme, nuk mund të arrijnë kuotën e mbi 50 për qind të votave. Andaj, meqë referendumi i mirëfilltë popullor nuk lejohet, dhe,  meqë në këto zgjedhje pritet të mos del shumica, çdo vendim i marrë nga përfaqësuesit e partive në koalicion për Kosovën, do të jetë njëkohësisht edhe kamuflimi i legalizimit të vendimmarrjes së tyre në emër të popullit shumicë, i cili gjoja vetvetiu i ka zgjedhë ata në këto zgjedhje kinse demokratike. 

Sikur na paralajmërojnë sondazhet paraprake të OJQ-ve satelite të UNMIK-ut, këtë koalicion ka mundësi që ta formojnë dy parti me mbi 30 për qind të votave të supozuara, dhe ato së bashku formojnë shumicës absolute prej 2/3  e përfaqësimit gjatë krijimit të pushtetit të ardhshëm.

Besoj se nuk e keni vështir t’ia qëlloni cilat janë këto parti që veç me disa deklarata dhe veprime të tyre, që tani kanë paralajmëruar këtë koalicion të mundshëm?

Kështu, sipas kornizës kushtetuese si dhe sipas standardeve të propozuara nga pakoja e Ahtisarit, nuk ka vendim që nuk mund të kaloj në parlamentin e ardhshëm të Kosovës me 2/3-tën e votave. Bile, edhe nëse do të propozohet bashkimi i Kosovës me Tanzaninë.

E pra, “tupani bie, për ata që kanë veshë”.

Përveç të theksuarave si më lartë, janë edhe shumë arsye tjera që më bëjnë t’ mos dal në këto zgjedhje. Në mes tjerash është edhe një si më kryesorja, të cilën në vazhdim do ta ilustroj me një anekdotë:

“Në kohërat e lashta kur ka jetuar Sokrati, zjarri ishte tejet i vlefshëm, andaj ajo kultivohej duke u ruajtur si gjëja më e çmuar në formë të prushit nëpër familje. Një ditë, një djalosh 14 vjeçar nga fqinjësia me Sokratin, vjen tek ky, dhe i kërkon filozofit një gacë prushi për të ndezur zjarrin në shtëpi. Sokrati, pa dyshim vendos t’ia jep prushin djaloshit nga fqinjësia, por e vëren se ai me vete nuk kishte sjell asgjë për ta bartur atë:

-         Me gjithë dëshirë, çuni im i dashur, por, si do ta bartësh prushin që përzhit, kur ti s’ke sjellë me vete asgjë si mjet – i drejtohet Sokrati, duke e përqesh axhamillukun e djaloshit ?

-         Nuk ka nevojë! - ia kthen filozofit çuni tejet i sigurt në vete – ti vetëm më bënë dorën me një shtresë të hirit dhe mbi të vëne gacën e prushit.

Kështu pra, Sokrati i njohur kudo me urtësinë e tij të madhe, parën herë pranon se shumë mençuri në jetë mund të mësohen edhe nga një i ri axhami 14 vjeçar”.

Ja pra! Arsyeja tjetër dhe kryesorja e mosdalles time në këto zgjedhje do të jetë e motivuar njëjt  sikur kjo e Sokratit. Edhe unë këtë herë kam vendosur të mësoj diçka të mençur nga këta të rinjë tanë  “axhami” të lëvizjes “Vetëvendosje”, prandaj edhe do t’ju përgjigjem apelit të tyre..

.

Adnan Abrashi
E identifikuar
biligoa

Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 29-10-2007, 10:06:03 »
Citojeni

A DO T’I FITOJË ZGJEDHJET NË KOSOVË KRIMI I ORGANIZUAR ?!

 

Realizimi i pavarësisë, as në ëndërr :

Qytetarët e Kosovës, me përjashtim të serbëve, preokupim kryesor tash e kanë a do të dalin fare në zgjedhje  dhe nëse vendosin të dalin në këto zgjedhje, për kend të votojnë atëhere? Ngase ata që kanë votuar më parë, në masë të madhe janë zhgënjyer dhe dilemat janë krejtësisht normale. Më parë, në të gjitha zgjedhjet e mbajtura oferta kryesore për t’i joshur votuesit ishte vota për pavarësinë e Kosovës dhe të gjithë ata që nuk do të dilnin në zgjedhje cilësoheshin si kundërshtarë të pavarësisë, kundërshtarë të Amerikës, bashkëpunëtorë të Serbisë, kundërshtarë të BE –së dhe proceseve integruese dhe pallavra të tjera që korrespondonin shumë mirë me karakterin, injorancën, përmbajtjen morale dhe njerëzore të ofertuesve të këtij tregu politik. Shihej qartë se qëllimi ishte të merrej pushteti e pastaj premtimet për pavarësinë e Kosovës mund të pritnin ditë më të mira, deri në zgjedhjet e ardhshme! Kështu u veprua, që nga zgjedhjet e para lokale të vitit 2000. Në vend se të ofroheshin programe zhvillimore, projekte për zbutjen e varfërisë, uljen e papunësisë, ndërtimin e një infrastrukture normale ( rrugore dhe intelektuale ), furnizimi i rregullt me energji elektrike, përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, trajtim të dinjitetshëm të pensionistëve, arsim që nuk prodhon analfabetë serikë, rehabilitim, përkujdesje dhe integrim në shoqëri për të gjitha kategoritë që kanë dhënë diçka për këtë vend ( ish të burgosurit politikë , të burgosurit e tashëm politikë, nga UNMIK –u dhe Haga, ish luftëtarët e UÇK –së, invalidët e luftës, ish partizanët, ballistët, nacionalistët, komunistët, tradhëtarët e të gjitha proveniencave) pra, me një fjalë të bëhej sistemimi i qytetarëve të Kosovës, në bazë të meritave, për të mirë a për të keq, krejt njësoj, oferta e vetme ishte: realizimi i qëllimit historik dhe ëndrrës shekullore, Kosova e pavarur dhe sovrane e integruar ne strukturat e NATO-s dhe BE –së ! Kjo ishte një ofertë mashtruese ngase burizanët kryesorë apo ofertuesit që më parë kishin nënshkruar Marrëveshje dhe dokumente që shprehimisht e përjashtonin pavarësinë e Kosovës ndërkaq përmes ofertave imorale siguronin për veten e tyre imunitet nga ndjekjet për shumë krime dhe mundësi për pasurim përrallor, në kurriz të atyre që do të votonin për ta! Pra, ky do të ishte legjitimim i krimit dhe legalizim i hajnisë!

 

Roli i Vëllaut të Madh në proceset aktuale :

 Cili ishte roli i bashkësisë ndërkombëtare? Duke e imponuar një sistem zgjedhor, kontribuan për krijimin dhe instalimin në pushtet të një klase të kriminelëve, ordinerë dhe të luftës të cilët mjeshtërisht i përdorën për manipulim me qytetarë në kuptim të amortizimit të kërkesave të tyre të ligjshme për përshpejtimin e zgjidhjes së statusit politik të Kosovës. Zyrat e huaja i morën nën protektorat kriminelët e luftës dhe ata të pas luftës duke i mbikëqyrur 24 orë si sot SHPK – ë që e mbikëqyr Albin Kurtin në arrest shtëpiak. U garantuan imunitet nga ndjekja penale për aq  kohë sa patën nevojë pastaj , disa i arrestuan, disa i dënuan e disa i eliminuan në mënyra të ndryshme duke i diskredituar dhe turpëruar botërisht. Peshkaqenët e mëdhenj ( mbeturinat e Rambujesë ) i kursyen që më vonë të mishëroheshin si Ekip i Unitetit, jo rastësisht! Po stafi ndërkombëtar, ç’u bë me te? Edhe ai u zëvendësua, në vend të atyre që erdhën në fillim e që kishin një vlerë, erdhën hajdutët me diploma të falsifikuara, alkoolist kronikë, hajdutë profesionist të dëshmuar në misionet e mëparshme në Bosnjë, Kroaci me një arrogancë dhe prepotencë duke krijuar kështu një raport tipik kolonialist. Ky bashkëdyzim i injorantëve vendorë dhe hajdutëve ndërkombëtarë ( të mbrojtur me imunitet diplomatik ) e sollën Kosovën në këtë gjendje që është sot, mjerim social, ekonomik, moral, diskriminim, rritje të krimit të të gjitha ngjyrave, rritjen enorme të ndjenjës së paperspektivës dhe, margjinalizim të skajshëm të çështjes së statusit të Kosovës. Me defaktorizimin e Kosovës u faktorizua Serbia! Jo pa qëllim. Prej vitit 2000 , kur janë mbajtur zgjedhjet e para e deri në vitin 2007 kur është planifikuar të mbahen zgjedhjet e radhës, Kosova është shndërruar në Hiroshimë, në të gjitha pikëpamjet. Faktet tregojnë se kemi përkeqësim të theksuar në të gjitha sferat e jetës. E më së shumti ka pësuar cështja e zgjidhjes së statusit politik të Kosovës , e cila është kthyer në pikën zero. Tash janë paralajmëruar mbajtja e tri pale zgjedhjeve, lokale, të përgjithshme dhe ato për kryetarë të komunave. Këto zgjedhje organizohen sipas parimit olimpik, është e rendësishme vetëm të garosh, të marrish pjesë sepse realisht këto zgjedhje nuk ofrojnë asnjë mundësi, as nuk ke kend ta zgjedhësh e as nuk ofrojnë ndonjë zgjidhje! Në fakt, përqindja e vogël e pjesëmarrjes në votim p.sh.. 20% apo edhe më pak nuk do ta kontestojë legjitimitetin e zgjedhjeve, për këtë janë përkujdesur ndërkombëtarët me kohë.   Po kush janë subjektet garuese që llogariten favorite, çfarë ofrojnë ato në fushatën e tyre parazgjedhore, cilat do të jenë rezultatet, kush do t’i “ monitorojë “ato, sa janë të besueshme sondazhet dhe a do të vendosin për koalicionet e mundshme rezultatet e zgjedhjeve apo qendrat për numrimin e votive të kontrolluara krejtësisht nga ndërkombëtarët dhe çka do të bëhet me votuesit serbë?!

 

As në Kinë nuk ka më shumë subjekte garuese por as gënjeshtra më të mëdha:

Për zgjedhjet në Kosovë janë certifikuar shumë subjekte politike, iniciativa qytetare, kandidatë të pavarur e të tjerë, më shumë se në Kinë apo në një vend tjetër ku numri i banorëve dhe votuesve është shumëfish më i madh se në Kosovë. Kjo shpërndarje e subjekteve garuese nuk është bërë për shkak të respektimit të rregullave demokratike por për shkak të relativizimit të forcës së subjekteve politike, manipulimit më të lehtë të rezultateve të zgjedhjeve dhe imponimit të modeleve për qeverisje, pas koalicioneve të kurdisura. Disa subjekte politike që kanë pasur trup votues stabil tashmë janë në një situatë tjetër. LDK është ndarë në dy nënsubjekte garuese dhe ka mbetur pa liderin e tyre i cili ka qenë përcaktues për të gjitha fitoret në të gjitha zgjedhjet e pasluftës. Karizma e tij partiake e ka mbajtur gjallë LDK –në ndërkaq tani, fitoren e LDK –së nuk do ta sigurojë oferta politike e këtij subjekti por aftësia e manipulimit me liderin e vdekur. Pra, votat që do t’i shkojnë LDK –së, do të jenë si shprehje e nderimit dhe respektit për Ibrahim Rugovën, tani shpirtin e tij nga votuesit e kësaj partie e jo oferta e LDK –së. Andaj është e kuptueshme pse LDK –ë e eksploaton edhe për së vdekuri liderin e saj ndonëse rivalët politikë këtë veprim e cilësojnë si të pamoralshëm! Jam i sigurt se edhe këta do të vepronin ngjashëm, për t’i fituar votat andaj adresimi i imoralitetit politik dhe njerëzor duhet të vlej edhe për ta!. Pra, Ibrahim Rugova është më i fortë edhe për së vdekuri se krejt kandidatët aktualë të LDK –së e që janë gjallë! Nuk e besoj se LDK, qoftë në nivelin lokal apo të përgjithshëm do të bie nën 33%. Pra, do të jetë forca numër një politike në vend. Nuk ka politikanë shumë të zotët ( ata pak që janë duket se janë në margjina ) por kanë strukturë dhe eksponent që kanë interesa të fuqishme materiale andaj pranojnë çdo gjë për të mbetur aty ku janë. Qoftë edhe nëse marrin veprime shumë të dëmshme për Kosovën, statusin e saj. Këta janë konformist tipik që e materializojnë injorancën e tyre me metoda makiaveliste! LDK nuk ka lider të gjallë por ka autoritet të vdekur! Motoja, “  LDK në rrugë të drejtë” me kapitalin politik dhe kombëtar të liderit të vdekur është “kënga e mjellmës” për këtë gjeneratë të LDK –së dhe nuk siguron perspektivë strategjike.

 

A janë prodhim i luftës disa parti politike apo vetëm mashtrime optike ?

Subjekti i cili do të garojë për vend të dytë ose të tretë është PDK e cila më parë është thirrur në trashëgiminë e ish UÇK-së, si parti e dalur nga lufta ndonëse individë të caktuar brenda partisë ( në kreun e saj ) më së shumti e kanë dëmtuar luftën. Gabimi i radhës bëhet duke i angazhuar në radhët e saj individë të papërgjegjshëm të cilët i ka kandiduar për për poste të larta partiake dhe institucionale. Tani, në saje të veprimeve të liderit të saj i cili po bën çka është e mundur dhe e pamundur për ta siguruar postin e kryeministrit, konsiderohet si partia më paqësore ( e nënshtruar ) në skenën politike të Kosovës. Veprimin më të mirë që e ka bërë kohën e fundit është angazhimi i këshilltarëve të ndryshëm , kryesisht të rinj. Së pari, e ka përmirësuar sfondin vizuel me do fytyra të reja dhe simpatike, trurin e tyre besoj se e ka për një përdorim, pastaj do t’i kthehet kadrovikëve partiakë ! Gabimet që do të ndikojnë në humbjen e votave janë: nënshtrimi ndaj shantazhit që i kanë bërë figurat apo familjet e fuqishme me rastin e përpilimit të listave për kandidatë për parlamentin e Kosovës apo për kryetar të komunave. Në këto lista ka individë që kanë përmbajtje kriminale, janë pjesë e kreut të krimit të organizuar dhe që kontrollojnë bizneset më të pista në Kosovë. Këta kandidatë do të ndikojnë që PDK t’i humb zgjedhjet me LDK –në. Si potez që duhet vlerësuar është edhe spastrimi i skenës së “ shoqërisë “ civile nga hajnat ordinerë ( kërkojë falje nga ata që nuk janë të tillë ). Manipulimi me Shoqatën e të Burgosurve Politikë dhe me Shoqatat e dala nga lufta dhe instrumentalizimi i tyre për arritjen e qëllimeve politike është lëshim i radhës që do t’i kushtojë me humbjen e votave për këtë subjekt politik. Mohimi i vlerave të luftës dhe eliminimi i personaliteteve autoritative ( Gani Krasniqi p.sh.. ) ndikon në imazhin e kësaj partie dhe rënien e elektoratit. Është vështirë të besohet se ky subjekt do të fitojë më shumë vota se ne zgjedhjet e fundit madje parashoh se do të ketë rënie. Në nivelin qendror nuk do ta kalojë 23 %, në nivelin lokal vështirë se do ta fitojë ndonjë qendër të fuqishme komunale ( Prishtinën, Pejën, Gjakovën, Mitrovicën, Prizrenin). Do të mbetet parti gjysëmurbane. Motoja socrealiste “ krenohu me Kosovën “ lehtë mund të interpretohet si: “ turpërohu me ata që do ta udhëheqin Kosovën “. Varet krejt nga statusi i Kosovës!

 

Partia e re, nafaka e re në rrethana të vjetra :

Subjekti i radhës i cili mund të befasojë shumë është AKR e cila garon për herë të parë andaj mund të fitojë shumë vota sepse premton për herë të parë. Oferta e parë, qoftë edhe në formë të mashtrimit është shumë më tërheqëse dhe bindëse se ofeta e ricikluar. Në nivelin lokal, AKR mund të mos fitojë asnjë kryetar komune mirëpo përqindja e votave të përgjithshme mund të jetë deri më 18 %. Nuk është subjekt i profilizuar politikisht por votat mund t’i fitojë nga kategoritë e rezikuara sociale( pensionistët, të papunët etj. ) dhe në saje të karizmës së liderit të saj Behxhet Pacollit. Përqindjen e votave ua rrisin edhe sulmet e paskrupullta që i bëjnë konkurentët garues. AKR- ë nuk duget të ketë ofertë politike por vetëm duhet të ofrojë prograne zhvillimore, nëse donë të fitojë më shumë vota. Motoja garuese “ një fillim i ri “ mund lehtë të përfundojë si një bojkot i vjetër dhe margjinalizim i këtij subjekti të ri garues.

AAK është subjekti i radhës garues i cili do ta ketë problem ta kalojë pragun zgjedhor në mungesë të liderit të saj karizmatik, Ramush Haradinaj. Gabimi elementar i këtij subjekti është se strategjinë zgjedhore e ka mbështetur në autoritetin e kryetarit të saj pa ofruar një program të mirëfillt partiak që do të ishte atraktiv për votuesit potencial. Mbështetja ekskluzivisht në meritat e Ramush Haradinajt, në kohën kur ky po ballafaqohet me Tribunalin e Hagës dhe po bën përpjekje ta shpëtojë veten e vet, nuk është referencë e mirë për AAK-në. Kësaj partie i mungon “ gjaku i freskët “dhe në lojë janë kryesisht personalitete që me veprimet e tyre ( aferat korruptive, injorancën ) e dëmtojnë rëndë këtë parti. Hartimi i listave zgjedhore nuk është bërë në bazë të aftësive dhe shkathësive politike por si përpjekje për ta ruajtur monopolin e individëve të caktuar në kontrollin e resurseve materiale, qoftë buxhetore apo edhe të bizneseve ilegale. Ky subjekt nuk i ka kushtuar hapësirë rinovimit të partisë me kuadro të reja por është mbështetur kryesisht në “krokodilët e vjetër “. Caktimin e Ramush Haradinajt si bartës të listës zgjedhore e kanë bërë për shkaqe manipulative dhe në mungesë të autoriteteve brenda partisë e jo për shkak te respektit ndaj Ramushit. Në planin strategjik kjo do t’i sjell shumë dëm AAK –së! Motoja e AAK –së, “ Me Ramushin  kryeministër “ vlen vetëm në rastin nëse arrijnë t’i ruajnë postet ministrore individë të caktuar ndryshe as që e çajnë kokën për Ramushin.

Partia reformiste “ ORA “ ka bërë shpërthimin më të madh duke angazhuar një numër të madh anëtarësh të kualifikuar dhe profesionistë në politikë. Edhe më parë, politikisht ka qenë më e forta , tash është dukshëm para të tjerëve. Kjo është parti e cila mëton të jetë me orientim përëndimor andaj ka bërë një distancim të qartë nga angazhimi kombëtar duke u përcaktuar për kosmopoliten. Në radhët e saj ka kuadro nga të gjitha sistemet dhe nga të gjitha orientimet, nga nostalgjikët jugosllavë deri te modernistët politikë. Është subjekt që ka aftësi të menaxhojë mirë me situatën, e shfrytëzon mirë shansin që i ofrohet duke shkelur edhe mbi parimet e ferplejit, vetëm për të mbetur në lojë. Nga ndërkombëtarët llogaritet si subjekt ideal për implementimin e projekteve të saj ( lideri i saj është përgjegjës për të gjitha pjesët më të ndjeshme si, trashëgimia kulturore, njësitë eksterritoriale, çështja e pakicave etj. ). Mentaliteti , infrastruktura dhe mënyra e veprimit është e afërt me një OJQ të strukturuar mirë nga edhe rrjedh sharmi dhe stili i këtij subjekti. Nëse e kalon pragun zgjedhor prej 5%, do të jetë në kali, siç thotë populli. Motoja e fushatës “ Bëhu zot shtëpie “ do të kishte kuptim vetëm nëse kemi shtëpi, Kosova nuk ka ende shtëpi, banon me qera në tokën e saj. Më shumë vota do të fitonte nëse në foto Vetoni do të ishte me Ulpiana Lamën se me Bushin. Fotografia me Bushin është antivlerë dhe pa shije! Kurrë nuk do të besoja se Vetoni do ta bënte këtë! Në një foto së bashku, një demokrat i deklaruar si i tillë ( Vetoni ) me një antidemocrat, sipas vlerësimit tim ( Bushi ).

LDD e ka shumë vështirë ta kalojë pragun zgjedhor shkaku se është subjekt që bojkotohet nga ndërkombëtarët e në veçanti nga amerikanët për të cilët nuk do të ishte partner i dëshirueshëm. Nuk ka njerëz të rinj, nuk ka politikanë që janë të qëndrueshëm dhe që u bëjnë ballë stuhive. Thjesht, nuk kanë kondicion të mjaftueshëm dhe gjysmëkarizma e Dacit nuk mjafton që ky subjekt të rreshtohet shumë lart. Aq më parë që as vet Daci nuk ka vendosmëri të shkojë deri në fund.

 

Autokrati Stiven Shuk i kushtëzon shqiptarët, ose të votohet si të them unë ose nuk ka zgjedhje :

Serbët as që do të dalin në zgjedhje edhepse Imperatori i së Keqes në Kosovë ( Shuk ) ua bëri të mundur të votojnë edhe nga dhomat e tyre të gjumit duke u shprazur nga interneti ndërkaq personat me kërkesa të veçanta po përballen me probleme të theksuara. Serbëve, në komunat ku janë shumicë, mandati do t’u vazhdohet automatikisht dhe shqiptarët aty as që do të kenë mundësi të marrin erë!  Margjina e gabimeve të lejuara në këto parashikime ësht +, –( 3%.)

Tash mbi koalicionet e mundshme. Se si po zhvillohen ngjarjet për procesin e statusit të Kosovës koalicioni më i mundshëm dhe më i natyrshëm do të ishte ai LDK, PDK dhe ORA. Në këtë mënyrë do të përjashtoheshin nga qeverisja partnerët e padëshiruar AKR dhe LDD ( që është dëshirë e shumë ndërkombëtarëve dhe shumë subjekteve vendore ) e njëkohësisht do të ruhej vazhdimësia e Ekipit të Unitetit, LDK do t’i kishte presidentin, kryetarin e Parlamentit ndërkaq PDK do ta kishte kryeministrin. Ky koalicion do të siguronte edhe bazën për qeverisje të gjerë meqë i ka thithur subjektet politike të vogla dhe Vetoni do t’i inkuadronte në te edhe minoritetet. Për mua, çdo koalicion tjetër do të ishte i pakuptimtë. Koalicionet do të jenë të imponuara nga zyrat e huaja dhe qendra për numrimin e votave. Ky koalicion do të reflektonte dëgjueshmëri të skajshme ndaj faktorit ndërkombëtar për statusin e Kosovës. Ky koalicion do ta nënshkruaj çdo marrëveshje që i ofrohet nga “ miqtë” ndërkombëtarë për statusin e Kosovës. Koalicionet e pista do të bëhen sidomos gjatë balotazhit.

Këto zgjedhje do të monitorohen nga koalicioni i OJQ –ve, “ Demokracia në Veprim “ e formuar në mënyrë shumë jodemokratike nga USAID –i. Përbëhet nga KIPRED për të cilin nuk dyshoj se nuk do ta kryej punën në mënyrë profesionale dhe nja 10 OJQ të mbledhura shpejt e shpejt, prej të cilave disa e kanë vetëm nga 1 ( anëtarë ). Ky koalicion është formuar sipas parimit të Pakos së Ahtisarit dhe nuk ka për detyrë t’i monitorojë zgjedhjet por ta bëjë të kundërtën. Mua më brengosë pranimi i disa miqëve të mi në KIPRED që janë pajtuar t’i nënshtrohen shantazhimit të USAID –it që të eliminohet KMDLNJ nga monitorimi në kundërvlerë të fitimit të projektit për ta. Nuk mund ta kualifikoj ndryshe përveç se një mercenarizëm qytetar dhe bashkëpjesëmarrje në një veprim shumë të pandërgjegjshëm dhe të ulët. Po për këtë një herë tjetër do ta shkruaj një punim të veçantë.

 

Fluturimi i korbave në folenë e qyqes :

E mjerë është ajo politikë që merr aq shumë anëtarë të shoqërisë civile dhe, edhe më e mjerë është ajo shoqëri civile që futet në politikë në këtë mënyrë. Kërkoj falje nga disa individë që aksidentalisht jënë bërë pjesë e politikës dhe jo të joshur nga interesi.

Sondazhet e deritashme më shumë janë bërë me porosi dhe me qëllim të caktuar, favorizimi i subjekteve të caktuara politike dhe diskriminimi i të tjerëve. Më shumë kanë efekt psikologjik.

Nëse prognoza ime delë e përafërt me analizën e bërë, atëhere jam shumë pesimist për të ardhmën e Kosovës. Kosova do të vazhdojë të administrohet nga ndërkombëtarët e papërgjegjshëm dhe nga kriminelët e vendit tash të pajisur me poste politike. Unë për veten time nuk e kam asnjë dilemë nëse duhet të dalë në zgjedhje apo jo?! Vota ime nuk zë vend aty ku mbahen në burgje dhe arreste shtëpiake ata që mendojnë ndryshe dhe që janë kundër njëmendësisë, aty ku protestuesit paqësorë ekzekutohen në pikë të ditës nga forcat e territ, politik dhe militarë dhe mbeten të pandëshkuar.! Dhe të përkrahur nga ata që sot e kërkojnë votën time!Vota ime nuk është për krimin sepse jam kundër krimit. Prandaj nuk do të votoj! Sepse këto zgjedhje janë të manipuluara dhe kurdisura për ta ikur vëmendjen nga çështja e statusit dhe për asgjë tjetër. Këto zgjedhje janë riciklim i dështimit nga e kaluara me një subjekt të vetëm të ri garues, AKR –në i cili nuk do të ketë mundësi ta bëjë riparimin e dëmeve të mëdha politike  që i kanë bërë subjektet që tani kërkojnë votën time dhe tuajën. Votimi nuk ndryshon asgjë vetëm sa e përligjë këtë gjendje. Mosdalja ime për të votuar është reagim qytetar , e vetmja mundësi imja për ta kontestuar këtë gjendje dhe këta individë që e kanë katandisur Kosovën në këtë gjendje të tmerrshme. Është e drejtë njerëzore dhe demokratike si edhe detyrim qytetar të votosh por ndërgjegja ime, në këto rrethana më detyron që të veproj ndryshe, mos të votoj. Edhe mosvotimi është e drejtë imja. Andaj do ta shfrytëzoj!

E identifikuar
biligoa

Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 29-10-2007, 10:09:49 »
Citojeni

FUQIA E MASHTRIMIT

PASOJAT E ZGJEDHJEVE DO TË SHIHEN PAS ZGJEDHJEVE


Ekziston një tregim i peshkatarëve të cilët kur kanë shkuar në peshkim gjithmonë e kanë përdor një FUQI të zbrazët të  lidhur me litar pas barkave me të cilin ata i kanë mashtrua balenat për të shpëtuar nga ato qe to mos ua rrotullojnë barkat. Tani lexuesit mund të i krahasojnë barkat e peshkatarëve me partitë politike, votat  e  zgjedhësve si peshku e peshkuar, FUQIA  e zbrazët si premtimet e rrejshme dhe balenat si pakënaqësia e popullit.

Pasi që u lanësua lajmi mbi mbajtjen e zgjedhjeve, reagimi i par i shumë intelektualeve shqiptar ishte vlerësimi se zgjedhjet po organizohen për te vu zgjedhjen e statusit të Kosovës në plan të dytë pasi që duhej të blihej koha për tu mbuluar me harrese mashtrimi i radhës.

Kronologjia e mashtrimeve rreth shtyrjes të zgjedhjes së statusit të Kosovës fillon me mbarimin e tri viteve pas Konferencës së Rambujesë të 1999.

Ajo fillon me mbylljen e mikrofonave në Parlamentin e improvizuar ku �deputeteve� ju caktohej  në mënyrë �demokratike� me shkopin e diktatorit të shefit të UNMIK - ut se çfarë duhet të flasin e çfarë jo.

 Pastaj shprehja e vullnetit të popullit me referendum për tri vite u mbulua me imponimin e një �kornize� e cila mbështetej në Kornizën Evropian për Pakicat Nacionale e cila morri emrin që e ka sot si �Kornizë Kushtetuese� vetëm kur në demonstratat e asaj kohe të Unionit të Pavarur të Studentëve në Prishtinë në krye me liderin e studenteve të asaj kohe Afrim Hotin,  u dëgjua parulla e vendosur: �PAVARËSI KUSHTETUT O ME HATER O ME LUFTË�! Të shtojmë këtu se pas këtyre demonstratave Afrim Hotin e vizitoi Komandanti Italian i KFOR-it i cili i ofroi Afrim Hotit mundësinë që të vazhdoi studimet posdiplomike në Universitetin e Bolonjës në Itali, duke menduar se nëse korruptohet dhe eliminohet lideri i këti  Unionit, rezistenca studentore ndaj instalimit të sundimit kolonial të UNMIK-ut do të shuhet. Këto forma korruptive do të përdorem masovikisht nga ana e qarqeve të huaja në të gjitha nivelet e rezistencës dhe ku kjo nuk ka funksionuar janë ber arrestime dhe dërgime deri ne gjykatën e Hagës � si pasa taktikës  të �karotës e gërrbaçit�!

Kronologjia e mashtrimeve pas kryengritës të vitit 2004 kundër UNMIK-ut, kundër institucioneve lokale provizore dhe kundër rebelimit të kolonistëve serb të cilët vazhduan me bllokimin e rrugëve edhe me vrasjet e fëmijë e sulmet tjera ndaj shqiptarëve nën mbrojtjen e KFOR-it dhe të Policisë të UNMIK-ut, për blerjen e kohës, vazhdon me përmbushjen e �standardeve� nga ana e Kosovës që nuk mund ti plotësojnë as vet shtetet e BE që ato i kanë imponuar përmes te UNMIK-ut ndaj Kosovës.

Kur kjo kohë  u konsumua dhe kur  u komprimituan institucionet marionetë, a koha për zgjedhje të reja kishte ardhur, UNMIK-u i vetëdijshëm se zgjedhjet e reja mund të  i eliminon marionetat e dëgjueshme të tyre  të partisë në pushtete dhe të opozitës së korruptuar, i shtyen zgjedhjet me parullën se ato do të mbahen pas �zgjedhjes së statusit të Kosovës� në nëntor 2006.
<
Kur erdhi koha e  premtuar e zgjedhjes së statusit të Kosovës, kjo zgjedhje u shty me arsyetim që të pritet përfundimi i �zgjedhjeve në Serbi�. Kur zgjedhjet në Serbi u përfunduan kjo zgjedhje u shty prej muaji në muaj  që të krijohet ambienti politikë për zbatimin planit famëkeq te Ahtisarit  dhe kur ky plan u refuzua nga Lëvizja Vetëvendosja në krye me Adem Demaçin e Albin Kurtin në demonstratat e vazhdueshme kundër të �Pakos së Ahtisarit� ku populli morri pjesë masovikisht, Këshilli i Sigurimit hoqi dorë nga Pakoja e Ahtisarit dhe këtë e prezantoi se këtë plan po e �refuzon� Moska edhe pse aty plotësohen tëra kërkesat serbe!

Kur edhe kjo kohë u harxhua çështja e Kosovës u adresua ne �treshen�  SHBA dhe BE-RUSI me një mbulesë �shtesë� të mashtrimeve për vazhdimin e �dialogut�!

Në ndër kohe zgjedhja e statusit të Kosovës tani po shtyhet për pas mbajtjes së kaosit të �zgjedhjeve� presidenciale, vendore e lokale njëherësh, që falsifikimi i rezultatit të tyre të fshehët dhe te rigjeneroi vazhdimin e �pushtetit� të marionetave aktuale në institucione kukulla vendore që më pas përmes tyre të legalizohet një status kundër vullnetit të Popullit Shqiptar të Kosovës.

Qarqet antishqiptare ndërkombëtare e dinë saktësisht se Populli Shqiptar i Kosovës do të ngritët në kryengritje dhe ata shpresojnë se kjo revoltë do të kanalizohet kundër institucioneve vendore dhe kjo do të e arsyeton vazhdimin e sundimit të tyre kolonial mbi Kosovën si dhe vazhdimin e krijimit të agjenturave të veta përmes të cilave ata do të i shtrëngon kthetrat e Perandorisë Globaliste të BE mbi vendin tonë.

Në përfundim duhet të thuhet se ter ky aktivitet suberziv nuk ka vetëm dimensione antishqiptare  por edhe Botërore, sepse pas saj qëndrojn qarqet e Fuqive të vjetra të Evropës të cilat zgjedhjen e  statusin e Kosovës po e shtyjnë vazhdimisht duke punuar intensivisht në dobësimin e prezencës se SHBA në Evropë, në forcimin e rolit të Rusisë kundër SHBA dhe në insistimin që SHBA të merren me shtetet Arabe dhe që superfuqia e vetme Botërore të bëhet pre e kolapsit  dhe të fundosjes së SHBA ne rerën e shkretirave Arabe.

 BE është e frikësuar  nga propaganda sllavo-greke se �shqiptarët po duan të krijojnë një shtet islamik në Ballkan� dhe me këtë do të �ndodh depërtimi i fuqishëm i islamit në Evropë�, gjë që nuk është e vërtetë, sepse dihet historikisht se shqiptarët kanë luftuar me shekuj kundër Perandorisë Osmane  e cila islamin te shqiptarët e ka imponuar me dhunë si ideologji të sundimit të vet, si kanë vepruar edhe me imponimin e ortodoksisë dhe katolicizmit Perandoritë e më parme Bizantine e Romake. Këto kultura të huaja janë keqpërdorë e po keqpërdorën për ndryshimin e dhunshëm të identiteti të shqiptarëve. Dhe edhe në atë kohë Fuqitë e vjetra të Evropës nuk kanë bë asgjë për mbrojtjen e Popullit Shqiptar nga islamizimi i dhunshëm, sikur që Fuqitë e vjetra të Evropës as njëherë nuk e mbrojtën Popullin Shqiptar nga barbarit sllavo/greke ortodokse por gjithmonë ishin në anën e tyre në copëtimin e tokave shqiptare dhe në përpjekjet e tyre për asimilimin ton!

 Është e vërtetë se edhe sot në Fushën e Kosovës janë  përplasur mes veti kulturat e krishtenizmit ortodoks, katolik e islamik për të caktuare kufitë e dominimit të vet. Por, këto plan janë ber e po bëhen pa na pyetur neve si vendas.  Ato plane po bëhen e po zbatohen  në kurriz të  vendit e  popullit ton i cili këto kultura i ka trashëguar nga sundimet barbare të Perandorive të kaluarës  që nuk kanë lidhje me identitetin autokton të shqiptarëve. Shqiptarët e kanë identitetin e vet autokton dhe ata do të i eliminojnë të gjitha përpjekjet e huaja për dominim e sundim e huaj  mbi vendin dhe popullin tonë!

Liria, bashkimi dhe krijimi i shtetit unik Shqiptar është i pa shmangshëm deshën apo nuk deshën armiqtë e ti! Populli Shqiptar nuk e ka fshehur asnjëherë aspiratën e vet që të jeton i pavarur dhe barabartë mes popujve të pavarur e të barabartë të Evropës dhe të krejt Botës në harmoni e miqësi me të gjithë ata që miqësisë i përgjigjen me miqësi të sinqertë!
 

KUSHTRIM JANINA
E identifikuar
biligoa

Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 29-10-2007, 10:11:04 »
Citojeni

BOJKOTI I ZGJEDHJEVE

VOTA  KUNDËR  KËTI SISTEMIPSEUDODEMOKR ATIK E DEMAGOGJIK ËSHTË BOJKOTIMI
 


Nga ABDULLAH PRAPASHTICA

Ata që kanë besua në  �Marrëveshjen e Rambujesë� të1999 kanë pas arsye me   marr pjesë në zgjedhjet e zhvilluara në tri vitet e para, pasi kanë besuar se pas tri viteve do të mbahet REFERENDUMI  në të cilin Populli i Kosovës do të e shprehte vullnetin e vet për të ardhmen e vet!

Mosmbajtja e  referendumit zbuloi se fjala është për një tradhti me përmasa ndërkombëtare dhe se zgjedhjet e më vonshme dhe shtyrja e vazhdueshme e statusit ishin dhe janë vazhdim i asaj tradhtie!  Vazhdim i kësaj tradhtie është vazhdimi i pa afat i �mbikëqyrjes� ndërkombëtare dhe të �institucioneve të përkohshme lokale� të zgjedhura si pas shijes se tyre. Vazhdim i kësaj tradhtie është çarmatosja e UÇK e demolomi i Ushtrisë dhe armatimit në Republikën e Shqipërisë dhe armatosja e ushtrive sllavo-greke. Vazhdimësi e kësaj tradhtie është sabotimi e bllokimi i integrimeve kombëtare shqiptare dhe përpjekja imponim të integrimeve e rigjenerimit te ish Jugosllavisë përmes te �Ballkanit Përëndimor� dhe integrimet kolonialiste euro-atlantike. Vazhdim i kësaj tradhtie është shkatërrimi i infrastrukturës të Kosovës që e pruri mjerimin social, shëndetësor, arsimor, kulturorë, ekonomik dhe degjenerimin politikë e moral. Vazhdimi i kësaj tradhtie është anarkia e programuar e cila sistematikisht po i shkatrrën pasurit shoqërore e natyrore të Kosovës. Vazhdim i kësaj tradhtie është Pakoja e Ahtisairit e hartuar nga BE/OSBE e cila e mohon të drejtën e Popullit Shqiptar të Kosovës për të shpreh vullnetin e vet për VETËVENDSJE dhe me të cilin bëhen përpjekje të imponohet si �vullnet i Kosovës�  legalizimi i kufijve �ndërkombëtar� brenda Atdheut ton dhe copëtimet tjera si dhe shpronësimin e Popullit Shqiptar nga territori i vet etnik ku ai është autokton. Të gjithë ata shqiptar që po marrin pjesë në këtë tradhti ndërkombëtare janë përgjegjës para historisë!

 Lista e fakteve të kësaj tradhtie ndërkombëtar është tepër e gjatë për ti numëruar në një artikull, prandaj këtu mjafton të thuhet se kapaku i këtyre tradhtive �shtesë� është edhe vet farsa  mbajtjes së �zgjedhjeve të lira� me 17 nëntor 2007 të organizuara nga  OSBE/BE e rezultatit i të cilave është i parapërgatit  në Bruksel  e në Moskë e Beograd, pavarësisht se a del apo jo, Populli  në këto �zgjedhje� të tyre. Ky mashtrim i radhës nuk është një rutinë e thjeshtë që do të e vazhdon kamën politike për Kosovën, por një komplot i përgatitur deri ne detale për të nxitur një kaos brenda shqiptar me përmasa vëllavrasëse që koj pastaj të përdorët si argument se �shqiptarët nuk janë të aftë të kenë shtet dhe se ata duhet dikush nga jashtë ti qeverisë�!


Për këto arsye vete  BOJKOTIMI i pjesëmarrjes në këto zgjedhje nuk është e mjaftueshme për tu mbrojtur nga ky komplot  i qarqeve reaksionare antishqiptare  ndërkombëtare. Sepse ata do të i qojnë deri në fund planet e veta dhe do të krijojnë �lider� marioneta dhe institucione kukulla për mes të cilave do të zbatojnë politikën e vet antishqiptare dhe atë para opinionit të brendshëm e të jashtëm  do të e prezantojnë si �vullnet i Popullit të Kosovës�!

Prandaj, është e nevojshme që kundër këtyre �zgjedhjeve te 17 nëntorit 2007� të organizohet një peticion mbarëkombëtar kundër këtyre zgjedhjeve me vendime te çarta se:

1. Zgjedhjet mund të mbahen vetëm pas përcaktimit të statusit ndërkombëtar të Kosovës si pas parimit të drejtës së popujve të dekolonizuar në VETËVENDSOJE, ku qartë do të dihet se:

a) kush do votoi që Kosova të lirohet nga sundimi i huaj dhe të bashkohet me shtetin Amë Shqipërinë dhe

b) kush  do të votoi për  mbetjen e Kosovës nën sundimin e huaj;

2. Zgjedhjet e lira mund të mbahen vetëm atëherë kur në Kosovë nuk është i pranishëm as një formacion (i huaj ushtarak e policor dhe as ndonjë formë tjetër e pranisë që ushtron diktat) dhe  me kushtet konkrete qe i cakton vet Kosova dhe që janë në përputhje me normat ndërkombëtare;

3. Zgjedhje  e lira  mund të mbahen si pas ligjeve e rregullave që i miraton vet  populli  në një referendum  dhe ku qartë do të përjashtohen nga pjesëmarrja edhe në zgjedhje edhe në pjesëmarrje ne kandidim edhe në votim e të gjithë atyre që në të kaluarën i kanë shërbyer sundimeve të huaja  kundër interesave kombëtare;

4. Zgjedhjet e lira mund të mbahen vetëm pas regjistrimit të saktë të popullsisë autoktone � si të asaj pjesë që gjendet brenda vendit si të asaj pjesë që me terror shtetëror e me  dhunë është detyruar të shpërngulet nga trojet e veta që nga viti 1878 e deri me sot dhe

5. Zgjedhjet e lira mund të mbahen vetëm kur  populli  ne një referendum  të posaçëm   do të deklaron vullnetin e vet se për çfarë formë të qeverisej së brendshme do të përcaktohet. Gjegjësisht a do të dëshiroi të jetoi ne sistem:

a) monarkist - mbretëror,

b) sistemi monist, në pushtetin e �demokracisë njëpartiake� ku një parti e ushtron pushtetin në emër të popullit përgjithmonë pa e pyetur fare popullin për dëshirat e ti apo në;

c) sistemi pluralist në pushtet të �demokracisë shumë partiake� kur partitë politike e ushtrojnë pushtetin në emër të popullit pa e pyetur fare popullin për dëshirat e ti apo në

d) sistem demokratik ku populli qeveris vetveten  si pas parimeve të demokracisë autentike kombëtare dhe ku vet populli i zgjedhe liderët e vet drejtë për së drejti!

Ky organizim për mbrojtje  nga farsa e �zgjedhjeve të lira� të OSBE/BE mundet të realizohet me organizimin e vet qytetarëve në Bashkësitë Lokale horizontalisht dhe vertikalisht në nivel të Komunave dhe në nivel të Kosovës në pranin edhe të përfaqësuesve të shteteve mike që i kanë zyrat e veta diplomatike ne Prishtinë, me 16 Nëntor 2007 ose me 18 Nëntor 2007 ose edhe me 28 Nëntor 2007!

Në përfundim të thuhet edhe fakti se Zvicra nuk merr pjesë as në BE dhe as në NATO dhe deri para pak viteve nuk ka qenë as e anëtarësuar në OKB dhe megjithatë ka qen shtet i njohur ndërkombëtarisht, sepse nuk ka pritur nga të tjetër që të ia lejojnë shpalljen  e shtetit e të bashkimit të ti,  as të ia sjellin as të ia mbrojnë lirinë e as të ia mbajnë shtetin me asistencë të huaj, por me punën e vet të vendosur e serioze Zvicra i ka bë që te e njohin edhe miqtë edhe armiqtë! Mu për këtë Zvicra dhe Izraeli duhet të jenë shembuj për zgjedhjen e Çështjes së pazgjedhur Shqiptare në Ballkan. Për të arritur deri te këto qëllime të larta Populli Shqiptar duhet të e organizoi një revolucion paqësore të ngjashëm me atë që e organizoi Populli Gjerman, me të cilin u përmbys diktatura e Honekerit dhe u arrit bashkimi i dy Gjermanive në një shtet unik.

E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |