Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: World fact book për Kosovën.  (E lexuar 61 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Anesti

Shiko profilin
« më: 13-05-2008, 14:44:54 »
Citojeni

Germezoni:   
 Libri Botëror i Fakteve publikon të dhëna jo të sakta mbi historinë dhe demografine e shtetit të ri te Kosovës

Libri Botëror i Fakteve, (World fact book) qe është një publikim i përvitshëm i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dhe që ofron informacione të stilit kalendaresk mbi vendet e botës ka paraqitur së fundi një pasqyrë për Kosovën, ku ka disa gabime qe lidhen me historinë e saj dhe me demografine. Ne të harrohet te përmendet prania autoktone shqiptare te paktën deri ne pushtimin osman, si dhe paraqitet sikur Kosova ka qenë vazhdimisht nën superioritet serb dhe e zbret perqindjen e popullit shqiptar ne Kosovë për here të parë poshte nivelit te 90%.

Ky libër ofron dy deri në tri faqe përmbledhje të dhënash demografike, gjeografike, qeveritare, ushtarake dhe ekonomike të shteteve të njohura ndërkombëtarisht. Pak ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, më 28 shkurt, edhe Kosova u bë pjesë e Librit Botëror të Fakteve të CIA-s, me arsyetimin se tashmë Kosova është një shtet i pavarur dhe i njohur nga një numër shtetesh. Por disa prej të dhënave të paraqitura në historikun demografik, (mbi popullsinë) e Kosovës, nuk janë të sakta. Në të thuhet se serbët migruan në territoret e Kosovës moderne në shekullin e 7-të, por nuk u inkorporuan plotësisht deri në shekullin e 13-të. Mundja e serbëve në Betejën e Kosovës në vitin 1389, çoi në 5 shekuj pushtim nën regjimin otoman, gjatë të cilit një numër i madh turqish dhe shqiptarësh u vendosën në Kosovë. Në fund të shekullit të 19-të, shqiptarët zëvendësuan serbët si grupi dominues etnik në Kosovë.

Por bazuar në faktet historike, Kosova ka qenë territor i Dardanisë, pjesë e mbretërisë ilire që në shekullin e 4-ërt para Krishtit. Ndërsa serbët, ose më saktë sllavët erdhën në Ballkan në shekullin e 7-të, atëherë kur Kosova u absorbua në Perandorinë Bullgare dhe kultura sllave dhe e krishterë u çimentuan në rajon. Si qendër e rezistencës sllave ndaj Kostandinopojës, Kosova u sundua herë nga serbët, herë nga bullgarët e herë nga Bizanti, derisa u pushtua nga principata serbe e Rashkës, në fund të shekullit të 11-të. Ishte pikërisht pas kësaj periudhe, që gati për 3 shekuj serbët u munduan ta shndërrojnë Kosovën, në atë që ata e quajnë sot djepin e Serbisë, duke ngritur kishat e manastiret e tyre në disa prej qyteteve, megjithëse duhet saktësuar se manastiret dhe kishat kanë qenë të vendasve, që njiheshin si shqiptarët e mëpasëm, sepse edhe në gravurat e tyre sot ka njerëz me “plisa” në kokë, apo ndryshe qeleshe. Gjithashtu, duhet veçuar se betejën e Fushë-Kosovës nuk e humbën veç serbët, pasi në të morën pjesë princër shqiptarë dhe bullgarë. Për të ndalur sulmet e otomanëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu shkoi në Serbi për të kërkuar ndihmën e princërve serbë, por ata refuzuan dhe aleanca e kastriotëve me Janosh Hunadin e Hungarisë u shkëput, duke mundësuar çarjen më të lehtë nga taborët turq. Në vitin 1389, forcat otomane mundën një koalicion prijësish vendas të drejtuar nga Llazar Hrebeljanoviç, në atë që njihet si Beteja e Fushë-Kosovës. Me rënien e Serbisë, Kosova dhe Novo Bërdo kryen rezistencën e fundit ndaj pushtuesve otomanë në vitin 1441, dhe në vitin 1455 Shqipëria (ku bënte pjesë edhe Kosova) u pushtua plotësisht nga Perandoria Otomane, duke mbetur pjesë e kësaj perandorie për gati 500 vjet, deri në vitin 1912, kur Ismail Qemali shpalli pavarësinë e Shqipërisë. Në atë kohë, referuar Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të 10 qershorit të vitit 1878, trevat e shqiptarëve etnikë kishin dërguar përfaqësues-delegatë, sikurse edhe në Kuvendin e Vlorës, duke shprehur vullnetin e përbashkët për një shtet.

Të dhënat e publikimit të CIA-s mbi Kosovën vazhdojnë me faktin se Serbia rimori kontrollin e Kosovës nga Perandoria Otomane, gjatë Luftës së Parë Ballkanike (1912) dhe pas Luftës së Dytë Botërore (1945) qeveria e Republikës Federale Socialiste e Jugosllavisë, e udhëhequr nga Josip Tito, e njohur Kosovën si provincë autonome, brenda Serbisë. Por faktet historike janë paksa ndryshe. Serbia nuk e rimori Kosovën, pasi ajo iu dha nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër, duke e shkëputur kështu padrejtësisht një pjesë të Shqipërisë pas shpërbërjes së Turqisë.

“Në katër dekadat që vijuan, shqiptarët e Kosovës lobuan për më shumë autonomi dhe Kosovës iu dha statusi thuajse i barabartë i një republike në Kushtetutën Jugosllave të vitit 1974. Pavarësisht lëshimeve legjislative, nacionalizmi shqiptar u rrit edhe më shumë në vitet 1980, duke çuar në protestat dhe thirrjet e shqiptarëve për pavarësi. Pikërisht në këtë periudhë, serbët në Kosovë filluan të ankohen për keqtrajtim, gjë e cila u përdor nga lideri nacionalist i asaj kohe, Sllobodan Millosheviç, për të fituar mbështetjen mes votuesve serbë, shumë prej të cilëve e konsideronin Kosovën si djepin e kulturës së tyre. Nën regjimin e Millosheviçit, Serbia miratoi një kushtetutë të re në vitin 1989, e cila zvogëloi në mënyrë drastike autonominë e Kosovës, dhe liderët shqiptarë iu përgjigjën kësaj lëvizjeje duke organizuar një referendum në vitin 1991, që e shpalli Kosovën të pavarur nga Serbia”, - vazhdon publikimi i “World fact book”.

E vërteta është se në vitet ‘78-‘79 shqiptarët drejtuan me Mahmut Bakallin Republikën Federative të Jugosllavisë sipas sistemit të rotacionit. Kosova ishte autonome dhe njihej si KSAK - Krahina Serbe Autonome e Kosovës. Në 1981, në mars, shpërthyen demonstratat, të mbështetur në kushtetutën e federatës që e njihte atë krahinë si njësi konstituive, por pa të drejtë shkëputjeje, sikurse edhe republikat e tjera. Në mars 1989, pak përpara se Sllobodan Millsheviçi të udhëhiqte një tubim agresiv në Gazimestan-Fushë-Kosovë me rastin e 600-vjetorit të betejës së vitit 1389, Serbia ia hoqi plotësisht autonominë Kosovës. Iu hoqën të gjitha të drejtat, Kuvendi drejtohej nga një serb, gjuha u ndalua, në TV dhe radio jepej vetëm 30 minuta deri në 1 orë emision informativ në shqip për gati 2 milionë shqiptarë dhe më pak se 200 mijë serbë.

Publikimi vazhdon, duke treguar se pikërisht pas kësaj, regjimi i Millosheviçit nisi masat represive ndaj shqiptarëve, ndërsa qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Ibrahim Rugova, u përpoq të përdorte rezistencën pasive për të fituar mbështetjen ndërkombëtare. Por të lodhur nga keqtrajtimet e serbëve, shqiptarët krijuan në vitin 1995 Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe nisën një kryengritje. Në vitin 1998, Millosheviçi autorizoi një fushatë luftarake që rezultoi në masakra dhe dëbim masiv të shqiptarëve etnikë nga ushtria, policia dhe forcat paraushtarake serbe. Komuniteti ndërkombëtar u përpoq të zgjidhë konfliktin në mënyrë paqësore, por Millosheviçi refuzoi marrëveshjen e propozuar të Rambujesë, gjë që çoi në një fushatë tremujore bombardimesh nga NATO. Aleanca nisi luftimet në mars të vitit 1999, dhe arriti të detyrojë forcat serbe të tërheqin ushtrinë dhe policinë nga Kosova në qershor 1999. Pikërisht në këtë vit, Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën 1244, e cila e vendoste Kosovën nën administrimin e përkohshëm të Administratës së OKB-së, që njihet ndryshe si UNMIK-u, në pritje të zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës. Në vitin 2001, UNMIK-u dekretoi Kornizën Kushtetuese, e cila krijoi institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes së Kosovës, dhe në vitet që pasuan, UNMIK-u i kaloi gradualisht kompetencat tek këto institucione. Me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara, në vitin 2005 nisi procesi i bisedimeve shqiptaro-serbe, për të përcaktuar statusin e ardhshëm të Kosovës. Negociatat e mbajtura për gati 2 vjet mbi çështjet e decentralizimit, trashëgimisë kulturore dhe të drejta e minoriteteve, dështuan në arritjen e një marrëveshjeje, pasi shqiptarët kërkonin pavarësinë, ndërsa Serbia nuk ofronte asgjë më shumë se autonominë. Në 17 shkurt të vitit 2008, Parlamenti i Kosovës shpalli pavarësinë nga Serbia. Një tjetër fakt jo i saktë historik, i publikuar në faqen me të dhënat për Kosovën, në Librin Botëror të Fakteve të CIA-s, është se serbët përbëjnë 7 për qind të popullsisë së Kosovës. Bazuar në të dhënat zyrtare të këtij viti, popullsia e Kosovës është rreth 2,2 milionë banorë, prej të cilëve vetëm 4 për qind janë serbë, ndërsa mbi 92 për qind janë shqiptarë, pjesa tjetër është etni rome, turke dhe boshnjake
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |