Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi PolitikForumi PolitikBashkimi dhe Çështja Kombëtare (Moderatore: kreksi, Bekimi)ME ÇFARË DO TË SHKOJMË NË EUROPË?!


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: ME ÇFARË DO TË SHKOJMË NË EUROPË?!  (E lexuar 280 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Donik

Shiko profilin
« më: 21-10-2006, 21:34:22 »
Citojeni

Shqiptarët i kanë vënë të gjitha punët në vijë dhe tashmë s'iu ka mbetur tjetër vetëm të merren me punën e b... domethënë me ligjin për homoseksualët, të cilën pritet ta miratojë së shpejti Kuvendi ynë i ndritur. Debate mediatike, pronovime, intervista, qëndrime politike, humor, ka pasur gjatë gjithë kësaj kohe në mjedisin shqipatr për këtë çështje të hedhur në qarkullim si çështje ditë, madje për nga dëndësia e trajtimit ia kaloi edhe çështjes së “Bishtit të Pallës”. Nuk është më tepër ligji sesa nxitja për tu bërë çështje ditë, ajo që na shtyn të shkruajmë këto rradhë. Duket se dikush kërkon të bëjë diversion në mentalitetin dhe në psikologjinë shqiptare edhe për probleme të tilla perverse, ndoshta për të nxjerrë në pah tradicionalitetin konservator të njërës pjesë, ndoshta për të evidentuar një grupim tjetër që kërkon të hiqet si “modernizues” apo “europianizues”, si “avanguardë e civilizmit përëndimor”, ndoshta për tu tallur me shoqërinë shqiptare që nëpërmjet diversionesh të këtij lloji po bëhet “lesh arapi”.

Në mënyrën si është paraqitur dalin në dukje dy prirje për të trajtuar këtë ligj (dhe fenomenin në përgjithësi) si: -aspekt civilizimi dhe –si kusht integrimi në Europë.

 

Akt civilizimi apo denatyrizimi

 

Perversitetet janë dukuri të pashmangëshme në jetën e një shoqërie, shkalla e tyre është në varësi të degradimit gjenetik e racor, të deformimit të moralit dhe edukimit njerëzor e social, të krizës psikologjike që pësojnë individët për shkak të çorganizimit shoqëror si dhe të projektimit të dukurive nga shoqëri të tjera. Qëndrimi që mban shoqëria karshi tyre është pastaj frenuesi apo stimuluesi për përhapjen e tyre deri në institucionalizim.

Devijime biologjike dhe psiko-patologjike ka pasur, ka dhe do të ketë, këto janë aksidente të natyrës, për të cilat shoqëria ka detyrën ti trajtojë me kujdesin e duhur, në varësi të konstitucionit shpirtëror dhe psikologjik të përgjithshëm që mbizotëron në secilën shoqëri, dhe në varësi të shkallës së përhapjes së tyre, pa lejuar të cënohet rregullsia natyrore dhe kodet morale e zakonore që krijojnë karakterin psikologjik të tyre. Qëndrimi liberal (pranueshmëria) apo konservator (dënueshmëria) për këto devijime varen mjaft nga stadi i vetëdijës së çdo shoqërie për ruajtjen e racës, të shëndetit të saj, të riprodhimit progresiv dhe përmirësues të saj. (Sa për ilustrim: duhet të kujtojmë se në kohë të caktuara dhe në vende të caktuara ka pasur edhe ekstremitete në lidhje me këto qëndrime. Në ato konservatore, elementë të tillë janë përndjekur, burgosur, mbytur nëpër fuçi e deri djegur nëpër furra gazi. Në ato liberale janë pranuar si të mirëqënë dhe madje janë institucionalizuar duke ligjëruar edhe shumëfishin artificial të këtyre devijimeve natyrore biologjike nëpërmjet legalizimit të martesave të individëve perversë, duke i kthyer në shtresë shoqërore).

Problemi nuk qëndron nëse edhe në shoqërinë shqiptare ekzistojnë elementë të tillë dhe se çfarë qëndrimi (liberal, konservator apo ekstremist) duhet të mbajë ajo ndaj tyre. Shqetësuese është se po realizohet stimulimi dhe privilegjimi i tyre. (Duhet thënë se në kategorinë e devijimeve nuk duhen ndarë homoseksualët nga pedofilët, nekrofilët apo të tjerë të këtij lloji. Dhe se veçimi i të parëve për tu ligjëruar si dukuri normale të shoqërisë është në të vërtetë një diversion që i bëhet asaj për qëllime aspak të ndershme, aspak humane dhe aspak për tu toleruar). Realisht përpara se të shtrohej ideja e një ligji të tillë si ai për të cilin po flitet gjerësisht këto ditë, duheshin marrë në konsideratë karakteristikat psikologjike, temperamenti, prirjet dhe kodet morale që kanë rregulluar shoqërinë shqiptare në të gjitha kohërat. Por, kur politika që drejton këtë vend është në të gjitha fushat në kundërshti dhe shpërfillje të plotë me vullnetin e përgjithshëm shoqëror, edhe paraqitja e këtij ligji nuk mund të mos pritej.

Ajo që na shqetëson është tendenca për ta trajtuar këtë problem jashtë rrafshit të një devijimi biologjik, pra të një patologjie, duke i dhënë vlerat e një akti civilizimi. Gjatë gjithë këtyre viteve është vërejtur se nga qarqe të huaja qëllimkëqija janë vënë në dispozicion donacione, privilegje, viza udhëtimi, mbështetje të shumëllojshme për individë apo grupe të ngushta me shfaqje të këtilla perversiteti, duke krijuar idenë se Europa përkrah këto kategori (perversët) më tepër se të tjerët. Madje propoganda e stërholluar ka arritur të injektojë në një brez të paformuar (adoleshencën) idenë se homoseksualizmi është një dukuri moderniste, një shfaqje avanguardiste, një shenjë oksidentalizmi dhe një reaksion ndaj shoqërisë konservatore e patriarkale shqiptare.pra, nga një dukuri natyrore e shfaqur si një devijim biologjik, është kthyer në një mënyrë edukimi për breznitë e paformuara, në një kriter për të marrë ngjyresë europiane.

Shprehim bindjen se nuk kanë munguar dhe stimulimet e natyrës financiare, buesiste apo përkrahjes në karrierë për ata individë që jo për shkak të devijimit biologjik, por nën efektin e politikave të edukimit denatyrizues që janë të financuara bollshëm, janë hedhur në krahun “modernist” të homoseksualëve. Kjo sjell si pasojë shumëfishimin e individëve që shfaqin prirje të tilla, duke e kthyer në një shtresë të mirëfilltë shoqërore, dhe duke përbërë në të ardhmen e shoqërisë një rrezik jo të vogël për konstruktin e saj. Dhe më pas, në vend të mjekëve dhe psikoanalistëve që janë të obliguar të merren me to, do të duhen mekanizma të tjerë aktivë, të pjesës më të shëndoshë gjenetikisht të racës e shoqërisë për të frenuar degradimin e përgjithshëm dhe denatyrizimin e gjithë shoqërisë.

Është pranuar, (kujtoj këtu një intervistë të viteve më parë të nënkryetarit të shoqatës së homoseksualëve në TVSH, i cili me mburrje dhe ngazëllim njoftonte se në anëtarësinë e saj kishte edhe deputetë, gazetarë, intelektualë e deri dhe kryetarë partish!), se ka edhe një lloj solidariteti pervers (siç janë edhe vetë ata) midis individëve të tillë, të cilët ashtu si në organizimin e rrjeteve masone, mbështesin me të gjitha mjetet, që jo vetëm si vëllezërit e tyre të bëjnë karrierë apo të jenë të privilegjuar, por edhe të shtojnë rradhët dita-ditës duke krijuar artificialisht homoseksualë të rinj.

Në këto kushte, nëse për momentin edhe do të heshtnim me oportunitet për të pranuar një institucionalizim të individëve të shoqërisë që kanë devijime patologjike (të cilat janë aq sa janë dhe nuk përbëjnë rrezik imediat, pasi nuk është një sëmundje infektive), në rastin kur kemi lëvizje të tilla rekrutuese, stimuluese, të shtimit artificial (jo të natyrës biologjike), të financimit për një diversion të tillë ndaj shoqërisë, atëhere edhe qëndrimi duhet të jetë i rreptë, aktiv, dhe në një solidaritet shoqëror për të demaskuar dhe ndëshkuar përhapjen e mëtejshme. Në këtë rast edhe ligji duhet dënuar publikisht, e nëse shpërfillet vullneti popullor, atëhere të vihen në lëvizje mekanizmat që ndërrojnë gjendjen...

Shoqëria nuk duhet të ketë ndrojtje të demaskojë përpjekjet për të paraqitur palaçollëqe të tilla si “akte qytetëruese”, meqënëse Europa vetë e ka të natyralizuar këtë plagë të thellë sociale (pasi ka dalë nga shinat e plagës biologjike) e këtë diversion ndaj natyrës njerëzore duke i dhënë emrin e vërtetë si “akt denatyrizues të shoqërisë”.

 

Homoseksualizmi si kusht integrimi?!

 

Paturpësia më e madhe qëndron në faktin se politika e paprinciptë e sharlatane shqiptare, këtë akt të paskrupullt që kërkon të realizojë, orvatet ta shesë si një kusht detyrues për integrimin europian. Nuk mund të mos kujtoj këtu habinë e një plaku që kur e intervistuan në lidhje me këtë, u shpreh “Heu bre, i paska dalë punë Europës me bithët tona!”. Dhe nëse me të vërtetë ky kusht është detyrues për integrimin, pa mëdyshje duhet thënë “mjerë Europa”, e pse jo të kujtojmë me nostalgji kohët kur në Europë lulëzonin lëvizje politike që kërkonin rigjenerimin dhe konservimin racor të europianëve, dhe perversitete të tilla ndëshkoheshin në mënyrë shëmbullore. Institucionalizimi i perversiteteve dhe dukurive denatyrizuese, përkrahja dhe stimulimi i tyre, nuk do të vonojë ta çojnë racën e bardhë europiane (nën trysninë edhe të faktorëve të tjerë si planifikimi familjar, regresi riprodhues, prishja e gjakut, depërtimi i racave të tjera) drejt rrudhjes dhe eleminimit.

Duke u kthyer në realitetin shqiptar, kur si kusht europian qenka kujdesi për homoseksualët, më duhet të marr për krahasim një përqasje që bën europiani i shquar Ruso në lidhje me organizimin e shoqërisë. Ai analizon trupin shoqëror (politik) si një organizëm të gjallë, dhe duke i ndenjur përcaktimeve të tij, në përshtatje me realitetin shqiptar, do të thoja:

- Koka (që Rusoi e përqas me pushtetin sovran) sipas të gjitha gjasave është një proces kalbëzimi.

- Truri (ligjet, zakonet dhe vatra e intelegjencës) janë nën trusninë e shfytyrimit në thelbin e tyre duke dalë prej vullnetit dhe interesit të shoqërisë, ndërsa intelegjenca ka rrjedhur në masë të madhe jashtë kufijve ku gjallon shoqëria shqiptare.

- Goja dhe stomaku (tregëtia, industria dhe bujqësia) prej kohësh jetojnë me serume pas një goditje tramautike që kanë marrë.

- Gjaku (financat publike) është tashmë në duart e tjera dhe nuk qarkullon në zemrën e shoqërisë, por rrjedh nëpër damarë të tjerë të huaj.

- Trupi dhe gjymtyrët (qytetarët sipas Rusoit) dita-ditës po rrëgjohen, po sfiliten, apo po ikin në masë të madhe, duke shërbyer si krahë pune për të tjerët, për organizma të tjerë shoqërorë.

Atëhere, sipas gjykimit të atij plakut të intervistuar, Europa nuk ka se për çfarë të interesohet tjetër tek shqiptarët, përveçse “bithëve”!...

Pra, kushti detyrues i Europës për integrimin e Shqipërisë fatkeqësisht u dashka përkthyer: -Meqënëse trutë (intelegjenca) i keni nisur prej kohësh në emigrim, meqënëse krahët aktivë të punës (emigrantët) i keni përzënë gjatë këtyre viteve, meqënëse femrat i nisët si pararojë (për prostitucion), meqënëse ekonominë dhe financat iua kontrollojnë dhe shfrytëzojnë të tjerët, meqënëse politika është vasale e zellshme e të huajve, meqënëse pavarësia, sovraniteti, integriteti, kanë humbur vlerën reale të tyre në shtetin tuaj (Shqipërinë, -atëhere e vetmja gjë për të cilën na ka mbetur të interesohemi, dhe me të cilën ju mund të hyni në Europë mbetet “[përmirësoje fjalorin!]”!

Pra, miratimi i këtij ligji do të thotë se ne po ecim me hapa të sigurt drejt integrimit në Europë, në të cilën do të hyjmë me “bithë”...

Qemal  Velija

 

 

E identifikuar
erlehta
Die Schlumpfine
Gjinia: Femër

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 21-10-2006, 22:18:27 »
Citojeni

Kuvendi ynë nuk është mare ndonjëherë me pune "te vërteta" për te rimekembur Shqipërinë e për ta drejtuar drejt Europes.
Homoseksualitetin vërtetë e ka mberthyer fort Europen e botën por për ne është herët. Ka te tjera gjëra me te rëndësishme për tu bërë për te shkuar drejt Europes.


E identifikuar

Es gibt nur ein Glück im Leben: lieben und geliebt zu werden.

Luaj Lojra Online
sorelina

Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 28-10-2006, 18:29:37 »
Citojeni

Vetëm me pune!
E identifikuar

Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont...
Dalber
Future Diktator
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #3 më: 28-10-2006, 19:11:24 »
Citojeni

po normale qe kuvendi me te tilla gjëra do merret bile s'është fare për tu habitur pasi ata qe janë aty sipër dhe bëjnë si bukuroshe te virgjera me vibrator ne xhep, kurrë skane patur mundësi të merren me koken apo te bjene te kembet e drejtimit. deri me tani kanë qenë te beli dhe merreshin me pjesen përpara duke e marrë ne goje përditë                                                këtë çështje. si duket u lodhen apo u velen dhe tani u kthyen nga prpanica.

ah lum si ne qe i kemi thuaj po ata në vend te bithes kanë trurin
E identifikuar

Krenar me injorancë time
Jo mendjemadh me hipokrizinë e tjetrit

dalber@zeriyt.com
albnobody
100 % SHQIPTAR=100 % ENVERIST
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #4 më: 06-11-2006, 22:17:41 »
Citojeni

Ne fillim shkonim me gomone pastaj me pasaporta fallso,martesa me pleq dhe plaka...e si do ia bëjmë tani e tutje te shohim...Por do ia gjej shqiptari gjithnjë deren ikjes nga shqiperia...sido qe te veshtiresohet ajo se jemi popull i shkathte,ikes gjithnjë!
E identifikuar

Lavdi Jetes dhe vepres se me te MADHIT Shqiptar te historisë,te pavdekshmit,Kryeprofetit ENVER HOXHA
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |