Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi PolitikForumi PolitikBashkimi dhe Çështja Kombëtare (Moderatore: kreksi, Bekimi)Lëvizjet e armatosura shqipëtare!


Faqe: 1 [2] 3 4 5   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Lëvizjet e armatosura shqipëtare!  (E lexuar 5585 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
miki
Shife icik ket...timin
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #15 më: 08-06-2005, 05:52:55 »
Citojeni

Gjumash


O shoku mendimi im vazhdon të jetë kundër luftës.Gjithmonë lufta duhet të konsiderohet si alternativa e fundit për zgjidhjen e një problemi.Lufta sjell përherë gjak.A nuk kanë parë ato troje mjaft deri tani...
Do të pëlqente të bëhej rajoni një Lindje e Mesme nr.2,ku "terroristët" të vrisnin pa mëshirë njerëz të pafajshëm...

A do të pëlqente që fëmijët e tu e të mitë,të kishin frikë të pinin një kafe me shoqërinë në mes të Prishtinës,se mos vi ndonjë kokëshkretë serb e hedh lokalin në erë.Këtu nuk bëhet më fjalë për ne,bëhet fjalë për fëmijët tanë....

Lufta sjell urrejte....dhe veç urretje...

A nuk ka ca si shumë Ballkani....

Ka ardhur koha me Pavarësinë e Kosovës të hedhim bazat për një jetësë paqsore mes popujve ballkanikë.Jam mëse i sigurtë,që si mua mendon dhe shumica e rinisë shqiptare,maqedonse,malazeze,serbe,greke,bullgare.Janë dhe ata njerëz si unë e si ty.Dëshirojnë dhe ata të ndërtojnë një të ardhme larg urrejtjes shekullore ballkanike.
Ne nga një anë drejtohemi rreth një Europe të Bashkuar dhe nga ana tjetër flasim për  luftë.Jo vëllaçko nuk arrihet asgjëkundi kështu...

Pavarësia e Kosovës është çështje kohe.Kosova momentalisht është e Pavarur de facto,problemi qëndron tek njohja si shtet nga Okb-ja.Kriterët e vendosur nuk janë absurdë as të paplotësueshëm.Ky objektiv ka për tu realizuar dhe shumë shpejt.Jam shumë optimist për këtë gjë,biles konfirmohem dhe nga gjykimi në gjendje të lirë të z.Haradinaj (pafajësia e tij është në rrugë të mirë gjithashtu) çka tregon besimin e atyre që sollën pavarësinë e Kosovës,tek populli dhe tek ata që derdhën gjak për pavarësi.Të jemi realistë pa ndërhyrjen e "Përëndimit" nuk do kishim rezultatet e tanishme...

Mos tregohemi ipokritë.Pa SHBA-në e Nato nuk do flisnim për pavarësi sot.Pastaj ti thua të ngrihemi kundër atyre që na dhanë dorën të ngrihemi në këmbë...

Nuk më tingëllon si besnikëri mua kjo...

Ky ishte mendimi im që mos keqkuptohena...

Ps.Kam përshtypjen se mendimi më realist e korekt është i atyre që jetojnë tani në Kosovë.Ne flasim nga mijra kilometra larg dhe ndoshta mund të bijmë realitetit anash e anash po thelbin e tregojnë veç ata.

Gjithë të mirat
E identifikuar

................... ......
teli68
« Përgjigjja #16 më: 12-06-2005, 15:51:04 »
Citojeni

E Miki,

Si e nxoren serbijn fashiste nga kosova me paqe jo por me dhunë miki duke e godis nga ajri ne shpirt te forcave te saj si me larg edhe ne Beograd e Nish mik,kurse edhe me dhunë na kan shti nën sundimin e saj ,sa i përket rrinise serbe,malazeze,maqedone po e dojn një te ardhme te palufte me paqe por duke qen pjest sunduse te shqiperis etnike nën sundimin e tyre,nrase ti njef një shka qe se don këtë realitet qenkam gabim,por jo se unë e njof mirë at shpirt sllav te zi e te padrejt e te pa burr e te pashpirt(qe frisnin e vrane gjithmon gra dhe fmij)qe gjithmonë te huajn e quajn te veten.


Përshëndetje  SHKUPI,
E identifikuar
blue_feather
Carpe Diem!
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #17 më: 15-06-2005, 06:42:53 »
Citojeni

fjala Balkan vjen nga turqishtja ku edhe shpjegimi është i tillë Bal=mjalt,kan=gjak.Pra një vend ku mjalti dhe gjaku s'ka munguar kurrë.ne një vështrim me te detajuar burimi i vetëm i mjaltit ne balkan jemi vetëm ne,trojet shqiptare,ndërsa burim gjaku janë komshinjte tanë.e për sa kohe qe ata te ndjekin një politike te tillë(me gryke pushke) sbesoj se "kan"-i do të pushoje.për ta ndryshuar emrin Balkan ne Balçiçek(mjalt-lule),zgjidhjen e vetme e shoh vetëm tek Shqipëria e madhe.ndoshta jo e përshtatshme por do perdorja fjalën e urte:"me mir m** se sa i vogël".
 
    ne flasim shumë për politikën,kjo është e keqja e popullit tonë.te gjith kemi një mendim për atë apo këtë politikan.me keq akoma qe edhe rinia po mësohet me te tilla diskutime në vend qe te gjith se bashku ti flakim nga karriget këto plehra qe vetëm për hajer nuk janë.revolucionin francez ne 1789 e bëri populli francez,pra sduhet pritur qe politikanet e krimbur me vullnetin e tyre te na lënë vendin neve.ato janë vetëm vonesë për zgjidhjen kombëtare e doktor i deshtuar për sherimin e plageve te shqiptareve.
E identifikuar

escape troubles but never fear....!
miki
Shife icik ket...timin
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #18 më: 15-06-2005, 10:13:26 »
Citojeni

Po përpiqemi për "Stabiletetin" ekonomiko-shoqëror kaq kohë,kështu që revolucionet të stilit francez sikur nuk kanë vend.Pastaj as shoqëria jonë nuk është e gatshme për "revolucine" të tilla të përcjella nga deklarata të bukura virtuale.Nuk duam të na sjellin mbrapa "revolucione" të tilla,por duam mirqënie e harmoni mes njerëzve.Aq më tepër që "revolucione" të tilla kemi ndeshur në RSH-së dhe janë treguar të dëmshme e katastrofole për shtetin shqiptar.Prandaj  ju lutem mos përdorni terma të bukur thjesht për të zbukuruar ndonjë faqe të këtij forumi.Ju lutem pak më seriozitet e më respekt për shtetin e institucionet shtetërore shqiptare (sidomos nga ky i fundit).


Teli68 

Ke të drejtë plako nga një këndvështrim.Por nuk kemi rrugzgjidhje tjetër përveç paqes e përpjekjeve për mirkuptim.Nuk duam që të vetizolohemi akoma dhe një herë nga bota e civilizuar (jo se tani jemi të lirë pa nejse..) duke na shikuar si njerëz agresivë,e "terroristët" e Ballkanit që nuk vihen me asgjë në vijë...(ndiq pak lajmet e sotshme të lutem çfarë po ndodh kundra shqiptarëve në Itali,vetëm e vetëm prej një kokshkrete dhe nga Mediatizimi i keq kundra shqiptarëve) e duke mos patur asnjëherë fuqinë për të thënë Ne fjalën e fundit në lidhje me progresin e shoqërisë shqiptare.
Ne përherë flasim për "revolucione" por harruam që këtu e 8 vjet përpara detyruam botën të vijë të na vërë në terezi "shtëpinë" tonë.Kjo është "njolla" e zezë e historisë së shtetit shqiptar dhe prandaj duhet të përpiqemi përforcimin e institucioneve shtetërore e për ndërtimin e një shteti të fortë ekonomik në mënyrë  të tillë që të mbrojë pa asnjë kompromis Dinjitetin e Shqiptarit.

E theksova që vetëm Kosovarët mund të shprehin realitetin ashtu siç është dhe çdo gjë varet nga ta.N.q.s. duan paqe apo "izolim" në lidhje me fqinjët shekullorë,që na duan a jo të keqen ata kemi për ti patur tërë jetën mbas shpine.Sigurisht që nuk shkelet e harrohet ai gjak i derdhur për Liri nga kthetrat e Barbarit Milloshevic,por thjesht të shohim përpara duke marrë mësime nga e kaluara.Mundohuni ju të ndërtoni një shoqëri të denjë për fëmijët tuaj që të mos vuajnë ata ditët e errta e të dhunshme që keni kaluar ju.Ndërtojini në të ardhme ashtu siç e meritojnë larg urretjes e larg dhunës.

Ne nga mijra klm larg sikur japim mendime te bukura por nuk jetojme realitetin prandaj jeni ju ata qe do vendosni të ardhmën e fëmijëve tuaj.

Të përshëndes dhe të uroj gjithë të mirat...



Gjithë të mirat
E identifikuar

................... ......
blue_feather
Carpe Diem!
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #19 më: 16-06-2005, 05:10:14 »
Citojeni

shkrimet e mia këtu nuk kanë qëllim letrar,sepse talentin tim ne këtë fushe kam ku ta shpreh.së dyti unë realitetin dhe shpetimin ne atë mënyrë e shoh me te udhes.dhe së katërti nuk mbete ti Miki tme kujtosh seriozitetin kur flitet për Shqipërinë dhe shqiptarët.hajt pra tung
E identifikuar

escape troubles but never fear....!
Sirio00
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #20 më: 16-06-2005, 08:14:36 »
Citojeni

Ore, ky Anakonda si adoleshent me duket.
E identifikuar

Abuzimi me nacionalizmin fals, është streha e fundit e te gjithë BATAKCINJVE
V. HAVEL.
Çdo popull meriton qeverisjen qe tashmë ka.
W. Curcill
Akili

Shiko profilin
« Përgjigjja #21 më: 17-06-2005, 14:05:18 »
Citojeni

Gjumash


O shoku mendimi im vazhdon të jetë kundër luftës.Gjithmonë lufta duhet të konsiderohet si alternativa e fundit për zgjidhjen e një problemi.Lufta sjell përherë gjak.A nuk kanë parë ato troje mjaft deri tani...
Do të pëlqente të bëhej rajoni një Lindje e Mesme nr.2,ku "terroristët" të vrisnin pa mëshirë njerëz të pafajshëm...

A do të pëlqente që fëmijët e tu e të mitë,të kishin frikë të pinin një kafe me shoqërinë në mes të Prishtinës,se mos vi ndonjë kokëshkretë serb e hedh lokalin në erë.Këtu nuk bëhet më fjalë për ne,bëhet fjalë për fëmijët tanë....

Lufta sjell urrejte....dhe veç urretje...

A nuk ka ca si shumë Ballkani....

Ka ardhur koha me Pavarësinë e Kosovës të hedhim bazat për një jetësë paqsore mes popujve ballkanikë.Jam mëse i sigurtë,që si mua mendon dhe shumica e rinisë shqiptare,maqedonse,malazeze,serbe,greke,bullgare.Janë dhe ata njerëz si unë e si ty.Dëshirojnë dhe ata të ndërtojnë një të ardhme larg urrejtjes shekullore ballkanike.
Ne nga një anë drejtohemi rreth një Europe të Bashkuar dhe nga ana tjetër flasim për  luftë.Jo vëllaçko nuk arrihet asgjëkundi kështu...

Pavarësia e Kosovës është çështje kohe.Kosova momentalisht është e Pavarur de facto,problemi qëndron tek njohja si shtet nga Okb-ja.Kriterët e vendosur nuk janë absurdë as të paplotësueshëm.Ky objektiv ka për tu realizuar dhe shumë shpejt.Jam shumë optimist për këtë gjë,biles konfirmohem dhe nga gjykimi në gjendje të lirë të z.Haradinaj (pafajësia e tij është në rrugë të mirë gjithashtu) çka tregon besimin e atyre që sollën pavarësinë e Kosovës,tek populli dhe tek ata që derdhën gjak për pavarësi.Të jemi realistë pa ndërhyrjen e "Përëndimit" nuk do kishim rezultatet e tanishme...

Mos tregohemi ipokritë.Pa SHBA-në e Nato nuk do flisnim për pavarësi sot.Pastaj ti thua të ngrihemi kundër atyre që na dhanë dorën të ngrihemi në këmbë...

Nuk më tingëllon si besnikëri mua kjo...

Ky ishte mendimi im që mos keqkuptohena...

Ps.Kam përshtypjen se mendimi më realist e korekt është i atyre që jetojnë tani në Kosovë.Ne flasim nga mijra kilometra larg dhe ndoshta mund të bijmë realitetit anash e anash po thelbin e tregojnë veç ata.

Gjithë të mirat

Bravo Miki, jam dakort me mendimin tënd, JO luftës!
E identifikuar
Bar Bari

Shiko profilin
« Përgjigjja #22 më: 17-06-2005, 18:49:32 »
Citojeni

Kjo është vërtetë një çështje shumë e ndërlikuar për te dhënë mendime e propozime qe te mbajnë, e qe te gjejne mbeshtetjen dhe përkrahjen e lexuesve, apo simpatizanteve, për PRO dhe ANTI këtyre levizjeve. Me shumë s'e di çka me thënë, por dua vetëm te potencoj edhe këtë se: Apo shifni se çka po bëhet, gjërat ndryshojnë ne KOHE dhe HAPSIRE. Flasim se po shkojme ne Evrope e Bashkimin Europian, a ne anën tjetër po bëhet shtyrja , shthurja apo prishja e kësaj ideje qe ndoshta do të ishte shumë madhore për ardhmërinë e shumekujt, e ne këtë rast edhe tonen si shqiptar. Disi faktori kohe ka kethyer nga e prapa, fillon te pengon këtë, a te cilën edhe për shumë shtete qe ndoshta ishin gati për tu pranuar, po shttyhet, po shtyhet gadi i tërë Ballkani. Këtë (mos)bashkim si po duket janë duke e zbehur edhe vete shtetet evropjane, ku here kundër Kushtetutes se Evropes, e here duke u deklaruar e mbeshtetur një deklarate te këtillë se, po del ndoshta ide e gabuar, gjë te cilën e vertetuan ne mes te Bruxelit edhe pesë shtete evropjane. Tani bëhet pyetja se: çka me tutje ne shqiptarët. Ku të shkojmë, kujt ti bashkangjitemi, me kend te bëhemi, cilin e kemi aleatin kryesor? Jemi ne Evrope, dhe menduam se do ti perkasim Evropes. Po kjo s'po e bene këtë, duan te ngelin ne Evrope sikush ne vete aty ku është e si është, atëherë ja, ky është argumenti me i fuqishem qe flet se, pa bashkimin tonë vetiak ne vete e me veten si shqiptar ne një shtet, akoma edhe shumë me shumë mund te na stergjatet ky fare "Bashkimi Evropian", qe ne e duam,por s'po e duan vete, e tani neve me hiq.Nëse na e duam veten për aq sa duhet dashur, atëherë te bashkojme trojet tona. Pajtohemse me paqe e diplomaci te nevojshme, por kur s'po shkon e se don kjo, atëherë, duam e sduam, këto levizjet qe po i kritikoni e nuk i mbeshtetni, kogja na janë te nevojshme, sepse pa këta, edhe ata qe duan te na ndimojne nuk do të na ndimojne. Për këtë kemi pervoje nga luftrat e mëparshme, si qe ishte rasti me UCK-te, ku e nisen punën dhe NATO-ja e vazhdoj e deri sa e perfundoj. Po edhe këtyre te rejave mund tu ndimohet ne te njëjtën mënyrë.
Të gjitha këto ndodhi ndryshimesh qe po vijnë ne shprehje kohën e fundit, flasin se celsi i zgjidhjes se këtyre puneve momentalisht te pazgjidhura ka qenë, është dhe do të mbetet përsëri ne duart e Amerikes. Kjo e ka mundësinë, diplomatine dhe fuqine, qe si te doje ngadal i ndeze, por shpejte edhe i shuan. Këtë e shpresojmë për një te ardhme sa me te shpejte, qe përfundimisht do ta menaxhoj ashtu si duhet edhe problemin tonë shqiptar ne ballkan, dhe atë jo si zgjidhje lokale e parciale, por si zgjidhje globale gjithë shqiptare. E thash këtë nga shumë gjëra, ku si duket kohën e fundit Beogradi është bërë aq i bindshëm për ca shtete evropiane, sa qe u ka hyrë ne mes, duke e luajtur rrolin e asaj thenjes "percaj e sundo", a kjo vertetohen dhe shihet tani kohën e fundit me PRO dhe ANTI. Por ne këto gracka te politikes beogradase, SHBA-te nuk janë mashtruar e as qe do të mashtrohen.
Ju përshëndes!
E identifikuar
Gjilan2
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #23 më: 19-06-2005, 17:46:28 »
Citojeni

Tungjatjeta te gjithëve.
Lufta është mjeti . Paqja është qëllimi.
Kush nuk është i pregatitur për  lufte nuk do ta gezoje kurrë paqen.
Pa shpirtin luftarak shqiptar nuk do të kishim ekzistuar ne rrugën e gjatë te historisë.
Diplomacia është art ne vete . Ne nuk kemi qenë shumë te aftë ne këtë fushe.
Le të kombinojme këto dy arme dhe do të jemi te pamposhtur.
Rrofte U.C.K
E identifikuar
ismeti

Shiko profilin
« Përgjigjja #24 më: 27-10-2005, 09:33:43 »
Citojeni

Kto levozje niherit nuk jan te dobishme për Kosovën. Por nëse do të na lojn prap ner Serbi edhe unë do t'iu bashkangjitem qfardo ushtrie e cila ka për qëllim pavarsin e Kosoves.
E identifikuar
kreksi
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #25 më: 27-10-2005, 14:12:29 »
Citojeni

Ju qe thuani se këto levizje nuk jan te dobeshme, mendoj se gaboheni me  analizentuaj tuaj.
Pse?
Ju shpreheni sikur se nuk keni mësuar sa duhet  çështjen e mbrojtjes se popullates së sulmuar nga  agresori serbê,  si ne bosnje  ashtu edhe ne kosovë, neve te huajt na nenqmojn ne ç'do aspektë andaj duhet hapur syt dhe te organizojm  vete-mbrojtjen qe Ështe krejtësishtë normale.
Armikut pra nuk i besohet edhe pse nderkombtaret gjoja jan aty por mbrenda nates mund eshe te zhduken, e ne do mbesim neneë meshiren   e xhelatve si përpara.
Mbrojtja është siguria  dhe prova se si organizohet shteti i ardhshëm i kosovës.  
E identifikuar

- S'pyet asnjëri se ç'bëri atdheu për ty, por ç'ke bër ti për atëdheun!
J.F.K
Outime
TRUTHOUT

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #26 më: 27-10-2005, 14:39:38 »
Citojeni

KA LINDUR DIELLI PER KOMBINE SHQIPTAR.

DMTH:  Ka ardhur koha për LAPSIN!
E identifikuar

ismeti

Shiko profilin
« Përgjigjja #27 më: 30-10-2005, 15:42:22 »
Citojeni

Kto levozje niherit nuk jan te dobishme për Kosovën. Por nëse do të na lojn prap ner Serbi edhe unë do t'iu bashkangjitem qfardo ushtrie e cila ka për qëllim pavarsin e Kosoves.

Hej me falni se qitu e pasna gabu temën. E kam pasen fjalën për UPK-en.(usht. për pavarsin e Kosoves).
Sa i përket Uçk-se,UçPBM,UçK(Maqedoni) këto kan kry pune te madhe dhe i kan treguar botës se Shqiptart nuk kan harru se si luftohet dhe se për qeshtjet tona bëjmë luft jo njeher po sa her qe te jet e nevojshme.
E identifikuar
shtepia e kultures

Shiko profilin
« Përgjigjja #28 më: 01-11-2005, 17:50:23 »
Citojeni

KA LINDUR DIELLI PER KOMBINE SHQIPTAR.

DMTH:  Ka ardhur koha për LAPSIN



Ploteshisht pajtohem me ju edhe unë mendoj se për shqiptarët mjaft ka qenë koha e armeve
tash ti ja japim fjalën lapsit dhe në vend se ti perkrahim ata te cilët ndoshta bëjn vetëm probleme ne duhet ti perkrahim ata te cilët me te vërtetë mundehen për çështje tonë

E identifikuar
Odise

Shiko profilin
« Përgjigjja #29 më: 02-11-2005, 04:10:59 »
Citojeni

rrofshi ore rrofshi, sikur te kishit qenë symesy e ballperballe me armikun, ndryshe do të flisnit!

Më intereson ai qe tha se fjala - ballkan është fjale turke (mjalt-gjak), po fjalët: BALLTIKU, BALLKARIA, BALLTAZAR, athua qenkan fjale turke? jo jo e ke gabim
E identifikuar

Mbushe një vrimë të hojeve
- të mjaltit në vojshtina -
Me nektar lulesh të Trojeve,
nga Shkupi Tirana Janina
Preveza Tivari e Prishtina!

NM
Faqe: 1 [2] 3 4 5   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |