Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi PolitikForumi PolitikBashkimi dhe Çështja Kombëtare (Moderatore: kreksi, Bekimi)“Kosova fitoi, tani radhën e ka Çamëria”

Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: “Kosova fitoi, tani radhën e ka Çamëria”  (E lexuar 287 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« më: 29-02-2008, 11:44:43 »
Citojeni

“Çamëria është nyja e fundit e pazgjidhur e çështjes kombëtare shqiptare”.

Dy historianët britanikë, Miranda Vikers e Xhejms Petifer, ndjekës dhe analistë të zhvillimeve më të fundit në hapësirën shqipfolëse, janë të drejtpërdrejtë në mendimet e tyre dhe njëkohësisht, lehtësisht e logjikisht të pranueshëm.Madje, janë aq të mirinformuar për çështjen çame sa duket ky do të jetë edhe strumbullari i subjektit të tyre për librin e radhës. “Tashmë e shohim shumë të gabuar që Shqipëria të ndërmarrë hapa të tjerë para se të ketë zgjidhur çështjen çame. Çamët kanë pritur sa të bëhet Kosova më vete, tani është radha e tyre. Nëse nuk zgjidhet tani, problemi nuk do të zhduket, ai është si kanceri që përhapet pambarim... “, artikulojnë mendime që kërkojnë kohë të përthithen.
Zotërinj, ju thoni se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës shqiptarët duhet të zgjidhin çështjen çame, ndërkohë që mes dy vendeve zyrtarisht asnjëherë ky problem nuk është shtruar, madhe nuk është guxuar të përmendet edhe nocioni “Çamëri”. Mos bëhemi pak të nxituar?
Aspak. Mendojmë se tashmë është radha dhe njëkohësisht koha e duhur që Shqipëria të zgjidhë çështjen çame. Pra, situata ka ndryshuar dhe ai është një problem që duhet ta zgjidhë Shqipëria. Deri tani shqiptarët kanë heshtur dhe logjikisht grekët kanë thënë se nuk ka një problem çam. Kurse tani është koha kur shqiptarët duhet t’i kërkojnë qeverisë së tyre të ndërhyjë, por gjithmonë duke e trajtuar këtë si një çështje e shkeljes së të drejtave të njeriut. Shteti shqiptar duhet të flasë i pari. Qeveritë shqiptare dhe greke duhet të bëjnë hapat e parë të bashkëpunimit. Për fat të mirë debati ka nisur edhe në Athinë, jozyrtarisht, në disa qarqe akademike. Madje ne kemi kontaktuar me këto qarqe të përfshira në debate jozyrtare. Jemi në kohën kur politika zyrtare greke thotë se nuk ka Çamëri, kjo duhet të kapërcehet dhe opinioni, që ka nisur të evoluojë në këto rrethe akademike, është shenjë e mirë.
A ka të ngjarë që një pretendim i tillë të çojë në incidente të rrezikshme që në ndonjë rast mund të sajohen artificialisht, pasi Ballkani e njeh mirë këtë lloj mënyre të përfituari?
Po kjo nuk është një çështje e ndryshimit të kufijve. Kjo është një detyrë morale dhe ndërkombëtare, pra mes dy shteteve, Shqipërisë dhe Greqisë. Deri tani këtë problem e ka mbajtur larg frika e Shqipërisë së Madhe. Zgjidhja e çështjes çame nga ana tjetër do të ndikojë edhe në futjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, pasi një nga kushtet është që të mos ketë çështje të pazgjidhura mes shteteve anëtare. Greqia ndërkohë duhet të shfuqizojë ligjin e Luftës. Grekët thonë se, ky veprim nuk është i rëndësishëm, por mendojmë se duhet bërë, pasi është i lidhur edhe me probleme psikologjike.
Nuk mendoni se çështja çame mund të zgjidhet nga ndonjë gjykatë ndërkombëtare. Pra, vetë çamët të kërkojnë të drejtat e tyre përmes një organi, që me vendimet e veta detyron Greqinë dhe Shqipërinë të njohin dhe përmbushin kërkesat e tyre?
Nuk është kjo zgjidhja. Aktualisht ne kemi dijeni se çamët janë duke lëvizur energjikisht në kërkim të të drejtave të tyre. Ata i kanë paraqitur kërkesat e tyre pranë Këshillit të Evropës dhe më tej janë duke ndjekur mundësinë e një gjyqi ndërkombëtar, por komuniteti ndërkombëtar po rri mënjanë. Dhe mënjanë do të rrijë përderisa Shqipëria dhe Greqia të vazhdojnë të heshtin. Kujtojnë se mbase çamët do e harrojnë një ditë plagën e tyre... Por shpërngulja e çamëve drejt kufijve shqiptarë është një padrejtësi që tashmë duhet të pranohet. Grekët kanë pretenduar se çamët ishin kolaboracionistë të nazistëve gjermanë, por të tillë kanë qenë fare pak. Pra, e vërteta thotë se rreth 99 për qind e popullsisë çame nuk ka pasur asnjë lidhje me nazizmin. Gjithsesi rrënjët e një veprimi të tillë të grekëve me popullsinë çame lexohen më herët. Në vitet 1920-1930 çamët sërish janë përzënë nga trojet e tyre, sepse grekët pretendonin që ata ishin turq. Pra, dëbimi i tyre nën akuzën se ishin bashkëpunëtorë të nazistëve ishte vetëm një pretekst për të përmbushur një politikë të vjetër. 
Aktualisht ajo pjesë e popullsisë çame që arrin të mbajë mend tokat e veta nga i kanë shpërngulur forcërisht strukturat policore e ushtarake greke, ose janë larguar nga kjo jetë, ose janë duke u larguar. Pyetja është: Nëse do të vijë një ditë e bardhë për popullsinë çame, kush do i njohë këto prona, qoftë vetëm në terren? Mos jemi duke u bërë vonë?
Kjo nuk ka për të ndodhur. Historia botërore ka treguar se kurrë, gjatë shpërnguljeve të ngjashme, nuk janë harruar pronat e lëna pas. Dimë se çamët u kanë rrëfyer brezave se ku janë pronat e tyre, se ata ruajnë edhe dokumente të vjetra, madje edhe çelësat e shtëpive. Ata nuk e harrojnë vendin edhe pse vdesin, gjithsesi kohë për të humbur nuk ka.
Përfundimisht si e shikoni ju zgjidhjen?
Hapi i parë që duhet të bëhet është ai i pranimit nga qeveritë e Tiranës dhe të Athinës se ka një çështje çame. Më tej duhet të njihet historia e vërtetë e tyre. Një tjetër hap që duhet të kapërcehet është që qeveria greke t’u kërkojë ndjesë publike çamëve. Nuk ka ndonjë gjë të jashtëzakonshme këtu. Ndjesa që Japonia zyrtare i kërkoi Kinës për veprimet e dhunës gjatë Luftës së Dytë Botërore, mund të shërbejë si model. Më tej Greqia duhet t’i japë fund regjimit diskriminues të vizave për çamët. Ata duhet të shkojnë në Greqi lirshëm dhe duhet të ndihen edhe si qytetarë grekë. Natyrshëm që qeveria greke duhet të ndërmarrë një operacion dëmshpërblimesh... Disa çamë do të preferojnë të rikthehen në ish-tokat e tyre, disa të tjerë jo dhe gjithçka mbyllet më pak dëshirë të mirë. Nuk ka për të ndodhur një fenomen i papërballueshëm.     

Me penë në dorë për 20 vite pranë Shqipërisë

Miranda Vikers (Vickers) dhe Xhejms Petifer (James Pettifer) për herë të parë kanë shkelur tokën shqiptare si turistë në vitin 1988. Sipas tyre, kjo ishte pikërisht koha kur ata të dy vendosën të fokusoheshin në studimin e historisë së Ballkanit dhe veçanërisht asaj shqiptare. Në vazhdim misioni i tyre do të përzihej edhe me atë të gazetarit edhe me atë të historianit. “Kemi mbajtur shënime në ditar, kemi takuar njerëz gjithandej në trojet shqipfolëse, i kemi vëzhguar nga fare pranë edhe në ditë të vështira për mbijetesën dhe këto shënime i kemi konvertuar në libra të ndryshëm. Në stadin aktual ndihemi më akademikë dhe jo më gazetarë. Tani jemi duke studiuar aspekte të veçanta të zhvillimit të historisë shqiptare”, përmbledhin më pak fjalë dy britanikët qenësinë e tyre pranë kombit tonë. Nuk e pranojnë me plot gojën, por duket se problemi i Çamërisë duhet të jetë objektivi i ardhëm i punimit të tyre të përbashkët. Kjo sepse pikësëpari lëvizjen për zgjidhjen e çështjes çame dy historianët e shohin si hap të parë të pashmangshëm që rrjedha e historisë duhet të përtypë.

Vlerësim për Demaçin
Përgjatë bisedave të tyre dy historianët britanikë vlerësojnë Adem Demaçin si një nga shqiptarët më pozitivë. “Demaçin duam ta shohim një ditë president të Kosovës”, shprehin të dy të njëjtin mendim apo dëshirë. Sipas tyre, Demaçi është një nga figurat historike që ka bërë më shumë për kombin e vet. “Ai është Mandela i shqiptarëve, ai ka sakrifikuar më tepër se gjithë të tjerët, është i pakorruptueshëm ose plotësisht i ndershëm. S’është thjesht një politikan, por edhe një shkrimtar, i respektuar brenda dhe jashtë vendit si dhe qytetar nderi i Kroacisë...”, nuk reshtin së radhituri dy historianët.

Ferdinand Dervishi Gazeta Panorama
E identifikuar

Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #1 më: 02-03-2008, 21:47:43 »
Citojeni

Betimi i ushtarëve të UÇK-së

“Unë , ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre .Do të jem përherë ushtarë besnik, luftëtarë i denjë i lirisë,vigjilent, guximtar dhe i diciplinuar, i gatshëm që në çdo kohë pa kursyer as jetën time të luftoj për t`i mbrojtur interesat e shenjta të atdheut. Nëse shkel këtë betim , le të ndëshkohem me ligjet më të ashpëra të luftës dhe nëse tradhtoj , qoftë i humbur gjaku im . Betohem, betohem , betohem.”
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #2 më: 06-03-2008, 15:19:29 »
Citojeni

Radhen e ka Shqipëria. Duhet cliruar nga kolera qe e ka mbi kokë. Sahanlepirsat shqiptar...
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
iso
« Përgjigjja #3 më: 14-04-2008, 00:27:36 »

kreksi
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #4 më: 02-07-2008, 17:52:47 »
Citojeni

Nënë të erdha në Qafë Botë/ Të solla lule dhe lot!

Reportazh nga Laureta Petoshati

Dhjetëra autobusë e makina, nga shumë qytete të Shqipërisë, madje dhe nga Kosova, ditën e premte më 27 qershor u nisën drejt Sarandës për të qëndruar më pas në Qafë Botë, në marshimin e madh, si në pelegrinazhin drejt Mekës, drejt vendit të shenjtë ku prehen mijëra shpirtra. Një diell përvëlues që nuk ndali marshimin e rreth 3 mijë vetëve, të bënte të mendoheshe se po kaq vapë, po kaq nxehtë sa pëlciste guri, ishte dhe 64 vjet më parë kur Paramithia u spërkat me gjakun e 400 e ca të therurve dhe të masakruarve, kryesisht pleq, gra e fëmijë nga dora gjakatare e fashistit Napolon Zerva dhe nga paramilitarët e kryeministrit Metaxa. Kuptohet kjo makineri ushtarake e pamëshirshme ndaj këtyre njerëzve të pafajshëm, nuk e kishte për herë të parë këtë “kryevepër” makabre. Greqia, ky shtet i themeluar me manipulimin e ndjenjës kombëtare shqiptare, i formuar nga luftërat e suljotëve kundër otomanëve me në krye Marko Boçarin, më vonë më 1881 i rrëmbeu Shqipërisë Thesalinë dhe pjesën Jugore të Epirit shqiptar, vrau, preu, zhduku sa mundi popullsi shqiptare dhe më 1923 bën shkëmbimin e popullsisë me Turqisë dhe Greqisë në dëm të shqiptarëve. Ndërsa në vitet 1944-1945 zhduku popullsinë myslimane shqiptare në Çamëri, bëri të njëjtën gjë që bëri Hitleri me hebrenjtë, që bëri Milosheviçi me shqiptarët e Kosovës në vitin 1999, por ndryshe dhe nga Hitleri, i detyron shqiptarët të zbrazin trojet e veta që i kishin pasur që kur zbriti dielli në ato vise! Ashtu turma-turma, për ti shpëtuar spastrimit etnik ata u drejtuan drejt trungut amë nëpërmjet Qafë Botës! Por shumë prej tyre vdiqën jo vetëm nga plumbi, hekuri, përdhunimi, thika, por edhe nga uria, vapa, më vonë dimri, sëmundjet dhe dëshpërimi. Shumë prej tyre, me shpresën për tu kthyer, erdhën rreth 6 muaj vërdallë Janjarit dhe Konispolit në Klloqër, sepse aty kishte dhe ujë për tu larë. Në kohën që vetë Shqipëria ishte në luftë dhe luftonte dhe vetë për mbijetesë, rreth 2500 vetë nga kjo popullsi nuk ia dolën dot. Aty në Klloqër është një varrezë masive. Një varrezë qeniesh njerëzore që vdiqën vetëm për faktin se ishin shqiptarë dhe kjo racë në Çamëri duhej të zhdukej. Kësaj race pellazgo-ilire, që banuan gjithë vargun Malor të Pindit, pra Epirin dhe zemrën e tij Çamërinë, që koha nuk i zhduku dot as gjuhën, as doket e as kulturën, i trembej shteti grek dhe panhelenizmi i tij i mbuluar me mantelin e ortodoksisë, se ata ishin trima, të zotë, punëtorë. Mirëpo Zervës i duhej toka e Çamërisë, dhe ajo tokë e begatë merrej vetëm me zhdukjen e shqiptarëve. Por shqiptarët e Çamërisë nuk u zhdukën, ata e kapërcyen dhimbjen dhe tokën e të parëve e mbajtën në zemër, u begatuan, u arsimuan dhe u shtuan. Ata tashmë janë një armatë paqësore, demokratike që marshon nga erdhën, që marshon nga zanafilla.

Në Klloqër  lot dhe lule

Tek Memoriali i Klloqerit vendosen kurora dhe tufa me lule. Janë Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Integrim zoti Tahir Muhedini, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë për Drejtësi dhe Integrim zoti Enver Kushi, zëvendës ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve zoti Ekrem Spahia, deputetët Shpëtim Idrizi dhe Bujar Leskaj. Një ceremoni e vogël përkujtimore fillon me përshëndetjen e mirëseardhjes nga Kryetari i Shoqërisë “Çamëria” dega Sarandë, zoti Nuredin Çapari, i cili thotë se “këtu në këtë vend, 64 vjet më parë janë vendosur të prehen eshtrat e nënave dhe baballarëve tanë, që vdiqën nga rraskapitja, kjo që po bëjmë ne me këtë sakrificë të vogël është një nderim për ta.” Fjalën e rastit e mbajti Kryetari i Shoqërisë “Çamëria” zoti Ardian Tana , i cili thotë se “jemi këtu, të gjithë bashkë, përfaqësues të komunitetit çam nga e gjithë Shqipëria, miq dhe mbështetës tanë nga të gjitha trevat mbarë-shqiptare për të përkujtuar viktimat e gjenocidit shovinist grek. Jemi sot këtu për vendosur lule dhe për të derdhur lot, për të shprehur dhimbjen tonë të madhe për njerëzit që kemi humbur, por njëkohësisht prania jonë këtu shpreh vendosmërinë dhe besimin se ne pasardhësit e atyre që prehen këtu jemi më të vendosur se kurrë për ta zgjidhur çështjen çame. Amaneti i tyre na jep forcë.” Fjala e zotit Ardian Tana u ndërpre disa herë nga brohoritjet dhe thirrjet e fuqishme të pjesëmarrësve, që hidhnin njëzëri parullat: “Ja të vdesim, ja të rrojmë/ Çamërinë do ta fitojmë.” apo e “Duam, e duam Çamërinë!”  Më tej zoti Tana i ftoi të pranishmit të mbanin një minutë heshtje në nderim kujtimit të viktimave çame të gjenocidit grek. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë për Drejtësi dhe Integrim zoti Enver Kushi tha se “vijmë këtu të nderojmë të rënët tanë, plagët dhe dhimbjen tonë, vijmë këtu të nderojmë kujtesën tonë tragjike, vijmë këtu të nderojmë Çamërinë tonë, zonjën tonë të rëndë e të bukur dhe hiret e saj. Vijmë këtu, të marrim dritë nga shpirti i atyre që vdiqën këtu jo vetëm nga plagët e terrorit zervist, por edhe nga uria, të ftohtit, sëmundjet. Kjo është varrezë e kujtesës sonë, memorial i patjetërsueshëm i dhimbjes çame dhe tragjedisë së saj. Ne nuk harrojmë. Harresat e të vërtetave historike, si tragjedia çame, fshehja e krimit, apo alibitë e propagandave shovene greke nuk i shërbejnë marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis Shqipërisë dhe Greqisë. Opinioni i shëndoshë grek duhet të njohë këtë të vërtetë të hidhur, duhet të njohë gjenocidin e egër, shpërnguljen me dhunë të një popullsie të pafajshme e paqësore, sepse siç ka thënë shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare se “Çamëria nuk është një fantazmë që ngrihet për të rrëzuar miqësinë midis grekëve dhe shqiptarëve, përkundrazi kur popujt lehtësojnë ndërgjegjen e tyre nga pesha të vjetra ata afrohen më shumë dhe e duan më shumë njëri-tjetrin.”

Në sytë e shumë të pranishmëve shikoje lot. Shamibardhat e Çamërisë, nënat çame edhe pse të thyera në moshë nuk kishin munguar së ardhuri, shtrëngonin duart e bijve, nipave dhe mbesave teksa u rrëshqisnin lotët që i fshinin me cepat e shamisë. Sytë e tyre flisnin për më shumë se një gjenocid. Si për ta përforcuar këtë ide, Ahmet Mehmeti, Drejtor i Institutit “Çamëria” thotë së “ ne jemi mbledhur këtu që të kujtojmë një fakt historik : gjenocidin dhe shpërnguljen me dhunë. Këtë fakt, shteti grek deri tani nuk e ka pasur kurajën ta njohë. Mirëpo të gjitha zhvillimet tregojnë se vlera më e lartë e qytetërimit të sotëm është mbrojtja e minoriteteve, ajo mbrojtje që Greqia e ktheu dhe e mbron deri më sot si një antivlerë. Shteti grek që bën pjesë në Bashkimin Europian sot është i turpëruar përpara opinionit botëror se bën çmos të fshehë të vërtetën, të fshehë krimin. Nuk mund të ketë marrëdhënie të vërteta midis Shqipërisë dhe Greqisë, nuk mund të ketë normalitet brenda Bashkimit Europian në se kjo e drejtë nuk shkon në vend. Nuk mbulohet dielli me shoshë, e vërteta do të dalë, më e bukura është se edhe vetë grekët shkencëtarë e pranuan më në fund që ka ndodhur gjenocid, ka ndodhur spastrim etnik, por nuk do kokëfortësia e politikës greke, asaj politike që nisi me “megalo-idhenë” dhe vazhdon me falsitetin e sotëm. Qeveria e sotme greke është po aq fajtore, po aq përgjegjëse sa ata që e bënë gjenocidin për 100 vjet rresht. Gjenocid është edhe qëndrimi i sotëm i qeverisë greke, por e drejta do shkojë në vend, Çamëria do fitojë!”     

Kryetari i PDI dega Fier zoti Asim Demo i cili tha se “kur erdha për herë të parë këtu në këto varreza, kur pashë këtë vend të parrethuar, ndjeva dhimbje dhe keqardhje. Dal këtu për të bërë një apel tek ju bashkëpatriotë çamë, ata që janë përfaqësues të qeverisë që këtu të bëhet një punë e cila ka kosto, për të dalë në dritë eshtrat e atyre që mund të dalin. Në se nuk dalin komplet të bëhet një përmendore - memorial dhe të shkruhen emrat e gjithë atyre që janë të shtrirë që nga kufiri e deri afër Sarandës. Ashtu si ka bërë Izraeli për izraelitët.”  Të gjithë ata që vinin për herë të parë tronditeshin nga dhimbja. Ato këngë të dëgjuar nga pleqtë si ajo që thotë se “Mu ne trapi, trepe-trepe,/ Shkuan Salica me djepe/ Ca me djepe, ca pa djepe/ Unë e zeza ku do vete/ Shkuanë çamëtë rrëmujë/ s’kish njeri që tu jip ujë/ Gratë i mori lemeria,/ po shkojnë ka Shqipëria/ Mbeti shkretë Çamëria”, dukeshin si të rijetuara në këto momente lotësh. Shumë veta shpërndanin karamele, ushqime si për shpirt të atyre që ishin në dhé aty në Klloqër. Sheme Telhai, një grua e moshuar 76 vjeçe thotë se  “jam si në ëndërr, më duket se po shkoj në vendin tim. Kam varrosur vajzën e xhaxhait rrugëve dhe s’u kujtua njeri deri më sot, ishte 18 vjeçe kur vdiq. I solla një tufë lule. Po ç’i do lulet ajo?Lule pa varr, pa gjë. Duam të vemi të vdesim në vendin tonë, ku kemi të parët tanë. I lutemi qeverisë shqiptare dhe asaj greke të hapen rrugët të vemi tek vendi jonë.” Dhe të gjithë pelegrinët e këtij marshimi të shenjtë nisen drejt Qafë Botës, në atë rrugë të paasfaltuar ku ngrihet një pluhur i kuq që duket se me dendësinë e tij kërkon të mbulojë dhimbjen, varret e shpërndara gjithkund.

Në Qafë Botë, me fytyrë nga kufiri që ndan Çamërinë në dysh

Në Qafë Botë, vijnë një e nga një makinat dhe njerëzit dhe vapa ka nxitur gjinkallat drejt një cinxërime plot zhaurimë të stërzgjatur. Shumë veta kanë marrë dylbitë dhe vështrojnë drejt kufirit ku ndahet toka shqiptare me trojet shqiptare dhe për ironi të fatit valëvitet një flamur grek. Më duket se aty në majë, duke hedhur sytë atje ku ndan dhimbja dhe gjaku më vjen një fllad si ai që përshkruan Elena Gjika ku flet për Çamërinë se “ në gjirin e pyjeve shekullorë avullojnë mijëra parfume, qarkullon gjatë verës një fllad i freskët që zbret nga majat me borë.” Aty vijnë njëra pas tjetrës nënat çame dhe disa vajza të vogla të veshura me tumane, për të rikujtuar ritualin e gjysheve të tyre kur u futën këtu në gjysmën tjetër të Çamërisë. Janë të bukura, me ata sy bojë qielli e jeshilë si deti në shumë stinë, aq sa të kujtonin atë këngën e bukur çame që e kam dëgjuar në fëmijërinë time nga fqinjët e mi :  “Namin ka Berati/ Çupa ka Filati/ Çish na ka Filati brënda/ Ka birbilë dhe thëllëza”. Shoh disa gra që përqafojnë deputetin e Kuvendit të Shqipërisë, zotin Shpëtim Idrizi, i cili si djalë Margëlliçi i Çamërisë, u flet atyre me dialektin e krahinës së tij. Bashkë me të është dhe deputeti i Vlorës zoti Bujar Leskaj. Kur e pyet se cili është detyrimi i tij si deputet me origjinë nga Labëria për popullsinë çame ai thotë se “për sa i përket faktit që unë jam lab me origjinë është dyfish detyrimi që si deputet i Vlorës, deputet i PD, unë të marr pjesë në ngjarje të tilla, unë të marr pjesë në biseda që zhvillohen për problemin e Çamërisë, unë të marr fjalën dhe të ngre zërin tim në poltronin e lartë të Parlamentit Shqiptar dhe më gjerë. Unë mendoj se problemi i shoqërisë shqiptare sot, në këto vite, në veçanti mbas viteve ’90 është problemi i të parit të çështjes kombëtare drejt e në sy. Në se politika shqiptare do ta shikojë çështjen shqiptare drejt e në sy , në tërësinë e saj, të inkuadruar në të gjithë ato detyrime, aspirata që ka shteti shqiptar për tu integruar në Bashkimin Europian për të ndërtuar partneritet dhe fqinjësi të mirë, por duke mos i harruar interesat e shqiptarëve, duke mos i harruar interesat kombëtare, ne të gjithë si politika shqiptare ashtu dhe qytetarët shqiptarë, historianët shqiptarë, përfaqësuesit e shoqërisë civile kemi nevojë të vijmë në Qafë Botë, për të kuptuar realitetin ashtu si është. Duke kuptuar realitetin ne do jemi më optimistë, më seriozë dhe më integralë në atë që do të kërkojmë.”     

Aty në Qafë Botë, në vendin e ngritur si podium Sekretari i Përgjithshëm i Partisë për Drejtësi dhe Integrim zoti Enver Kushi, njëkohësisht dhe shkrimtar reciton ca vargje:

“Çamëri e bukur nënë/ po të nis një dorë hënë/ dhe një lot si gur të rëndë!”   

Pas tij, e merr fjalën Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Integrim zoti Tahir Muhedini, i cili ndërmjet të tjerash tha se “ sot kemi ardhur për të përkujtuar 64 vjetorin e masakrës, e gjenocidit grek të bandave zerviste karshi popullsisë së pafajshme çame, e cila para 64 viteve mori rrugën e mërgimit nga krahina e Çamërisë, kaloi pikën kufitare dhe erdhi në Shqipëri, tek vëllezërit dhe motrat e tyre, erdhën tek bujaria shqiptare, por ju që jeni këtu, që dikur keni qenë 5 vjeç, 10 vjeç, kemi ardhur për të përkujtuar fëmijërinë tuaj, ju e dini më mirë atë vështirësi të madhe në një udhëtim të gjatë, në një udhëtim tragjik ku rrugës humbën jetën shumë fëmijë, shumë baballarë, shumë nëna, shumë motra, shumë vëllezër dhe sot vijmë këtu, për arsye se juve që keni ardhur këtu 5 vjeç, 10 vjeç, shteti grek spekulon dhe thotë që ju keni qenë bashkëpunëtorë të fashizmit. Prandaj ka ardhur koha t’i bëjmë thirrje shtetit grek të heq dorë nga spekulimet. Historianët grekë para disa kohësh i dhanë një mësim politikës së shtetit grek, ku historianë të shquar të universitetit Arpathia deklaruan që popullsia shqiptare çame është një popullsi e pafajshme, ndaj saj është ushtruar gjenocid dhe kjo popullsi nuk është bashkëpunëtore fashistësh, por bashkëpunëtorë të fashizmit kanë qenë qeveritarët grekë.” Por si kundërthënie të gënjeshtrave të politikës greke që i bie tam-tameve të kota, për gjoja bashkëpunim me gjermanët, Ali Jakupi, një çam me banim në Vlorë mbante në dorë një pankartë me fotografinë e xhaxhit të tij Kasëm Jakupi, nga Kuçi i Gumenicës, ish partizan i angazhuar me batalionin “Çamëria” në radhët e EAM-it grek. Në fund të vitit 1944 dhe në fillim të 1945 kur fituan të djathtët në Greqi, Zerva dha urdhër që të çarmatoseshin. Pasi i çarmatosi partizanët çamë, pa kaluar 1 km, forcat e Zervës i pushkatuan njëherësh 7 djem nga Gropa e Kuçit, ndërmjet tyre ishte dhe Kasëm Jakupi. Duhet thënë se batalioni “Çamëria” kishte mbi 600 djem në forcat e EAM-it grek. Çamëria i ka dhënë luftës kundër nazi-fashizmit djemtë e saj më të mirë si Thimjo Gogozoton, që luftoi në Spanjë, Ali Demin, Lame e Halim Mungën, Halit Selmanin, Triumf Idrizi, Isuf Hoxha, Sami e Mehmet Bejdo, Veli Murto, Kaso Mako, Rait e Idriz Bajo, Hyso Hyseni, Dido Hasan Didati, Qemal Kuçuku, Nazmi Taho, Sejko Gërbi, Elmaz Bejo Janjari, Zihni Shaqiri, Abedin Sejko, Veliko Rexho, Damin Koro, madje dhe motrat Ballkize e Gjylo Demi, bijat e patriotit Musa Demi nga Filati, të dyja partizane dëshmore, etj. Mu aty në Likojan, në Qafë Botë, ngrihet dhe lapidari kushtuar 7 djemve dëshmorë të Batalionit “Çamëria” që u vranë në përpjekje me nazistët gjermanë siç e thotë dhe kënga : “Nuk harrohet ajo pritë/ pesëdhjetë e tetë ditë/ Qafës Botës, Likojanit,/ në luftë kundër gjermanit/ u derdh rrëke gjak i çamit/ pa ju tundur istikamit.”

Zëvendës ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe njëkohësisht Kryetar i Partisë Lëvizja e Ilegalitetit, zoti Ekrem Spahia tha se “64 vjet më parë gjenocidi grek tregoi fytyrën e tij ndaj popullsisë së pafajshme çame, pra shqiptare. Si asnjëherë tjetër, ne sot vijmë më të gëzuar në këtë ditë përkujtimore, sepse pak muaj më parë dhe pikërisht në 17 shkurt të vitit 2008, u shpall pavarësia e Kosovës, çka do të thotë se çështja kombëtare shqiptare ka marrë rrugë të mbarë. Ne sikurse ishim të unifikuar në të drejtën e popullit shqiptar të Kosovës, ashtu duhet të jemi të bashkuar edhe për të drejtën e popullsisë çame, e cila është e nëpërkëmbur për kaq vite.” Më tej zoti Spahia tha se “ ne kemi kërkuar që ti jepet e drejta popullsisë çame të kthehet në trojet e saj, ashtu si i kemi kërkuar qeverisë greke të dëmshpërblejë të gjitha vitet që ka shfrytëzuar tokën e popullsisë çame dhe pronat e shqiptarëve. Ne duam që parlamenti të miratojë rezolutën që rrëzoi në vitin 2004, sepse është një e drejtë që bazohet në të drejtën ndërkombëtare. Ne nuk pajtohemi me qëndrimet e kryetarit të Bashkisë së Himarës dhe kemi reaguar fuqishëm sepse qarqe të caktuara greke nuk janë që ne të kemi një fqinjësi të mirë, por edhe qëndrimin e disa pushtetarëve që folën në emër të qeverisë dhe të shtetit shqiptar sigurisht që nuk i mbështesim.” Zoti Spahia shprehu bindjen se çështja çame do të fitojë, sepse ajo tashmë është ndërkombëtarizuar, diskutohet në Departamentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe në Kancelaritë e Bashkimit Europian dhe ne një ditë do të festojmë së bashku në trojet tona në Çamëri.

Aty në Qafë Botë e merr fjalën dhe deputeti Shpëtim Idrizi, i cili pasi përshëndeti të pranishmit tha se “Dua të flas edhe në emër të deputetit Leskaj edhe në emër të shumë deputetëve të Kuvendit, të cilët më kanë kërkuar të flas edhe me zërin e tyre. Sigurisht, që çdonjëri nga ne e ndjen këtu lodhjen, vapën, sepse ne erdhëm pikërisht nga ajo varrezë masive, ku prehen pikërisht të parët tanë, ku prehen ata që bashkë me dashurinë e nënës ne na dhanë dashurinë për Çamërinë. Mbas atyre homazheve që tregojnë dramën tonë njerëzore, dramën e madhe çame, ne jemi këtu jo vetëm thjesht për të bërë homazhe , por ne jemi këtu për të kërkuar të drejtat tona, unë jam i bindur se nga ajo portë nga ku erdhën këtu të parët tanë është muri i fundit i Berlinit që do rrëzuar në mes të Europës! Prania jonë këtu, prania juaj këtu tregon se çështja çame është një çështje e gjallë që vlon tek ne dhe tek gjithë shqiptarët!” më tej Deputeti Idrizi tha se “unë dua tu kujtoj grekëve se ne mburremi edhe me Pirron e Epirit, mburremi edhe me Marko Boçarin, mburremi edhe me Xhavellën, të cilët luftuan edhe për lirinë e Greqisë. Sigurisht ata luftuan dhe nuk menduan që ne do të kishim një fat si ky i joni sot. Por unë jam i bindur që ne jemi bijtë tuaj dhe bij të atyre burrave dhe çështjen çame do ta çojmë deri në fund. Ka burra plot Çamëria dhe kurrë s’kanë për ta harruar këtë çështje! Rroftë Çamëria!” I duartrokitur fort dhe i pasuar nga thirrje të fuqishme dhe nga valëvitjet e Flamurëve kombëtarë, i flamurit të Republikës së Kosovës dhe atij amerikan, ai vijon duke thënë se “Unë kisha dy karafila, të dyja për të dy pjesët e Çamërisë, një pjesë që është këtu dhe një pjesë që është në krahun tjetër, por një zotëri shumë i dashur më dha një tjetër dhe unë me këtë dua të përmend pavarësinë e Kosovës, dua ta përmend edhe për një arsye shumë të thjeshtë: ne çamët ashtu si ditëm të jemi dinjitozë në vuajtjen tonë, dimë të jemi dinjitozë edhe në kërkimin e të drejtave tona dhe ju them vëllezër se të drejtat tona janë të drejta mbi të cilat është e ndërtuar bota demokratike!”

Fjalimet mbaruan. Shihja nëna, baballarë me qirinj të ndezur dhe me karafila në duar që i hidhnin aty në gurët e Qafë Botës. Një nënë çame e dëgjoja të fliste duke qarë e duke puthur gurët tek thoshte : “Nanë të ardhç në Qafë Botë/ Nuk të takova dot/ Kam për ty lule dhe lot!”. Ndërsa një nuse e re, që mbante në krahë fëmijën, ndërsa kthehej, mundohej ta vinte në gjumë teksa i këndonte një këngë të vjetër ninullash çame: “Më rafsh qingj e m’u bëfsh dash,/ me mustaqetë një pash/ Mu bëfsh trim si Pirro-burri/ dhe si Markua ka Suli!” Gjithë ky udhëtim dhe kjo këngë më lanë bindjen se Çamëria jeton, në të dy anët dhe shumë shpejt çamët do të kthehen në trojet e të parëve, aty ku kanë lindur këngët dhe legjendat e lavdishme që e mbajnë gjallë këtë pjesë martire të kombit tim shqiptar.
E identifikuar

- S'pyet asnjëri se ç'bëri atdheu për ty, por ç'ke bër ti për atëdheun!
J.F.K
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #5 më: 06-07-2008, 23:35:28 »
Citojeni

Besnikeria dhe trimëria e Aga Pronjos se Paramithise.

Duke lexuar librin e greko-filit William Plomer “The Diamond of Janina” hasa ne disa fakte hstorike interesante për Camerine dhe heroizmin e camerve. Ky palo greko-file qe nuk e fsheh antipatine e tij kundër shqiptarve, kur flet për camerit dhe agallaret e Camerise, si për çudi atij i mbaroin komentet poshteruse për ta. Ne këto pakëz rradhë qe po shkruaj, nuk më intereson te merrem me këtë greko-file, por dua qe mes fakteve te tij te hedhe drite mbi një figure kolose te Camerise dhe Epirit. Si për çudi, ne historinë e Epirit qe lexojmë mes librave te ndryshëm te historianve greke, lufta e camerve mohohet me kaq marifet, sa ti arrine pa dashur ne një konkluzion te gabuar dhe mendon se e gjithë kjo krahine kaq e vjetër dhe e lashtë nuk ka ditur te rise trima! Nga ky qëndrim i grekve unë nuk habitem fare se, i njohe fare mirë se c’fare rrace bastardesh janë. Por megjithatë, me habit një fakte se, si historianet tanë si Godo, kur ka shkruajtur
librin e tij Ali Pashai, (sipas mendimit tim çdo fakte ne librin e tij është marrë krye keput mbi këtë libër te këtij fillo-greku) nuk ka dhënë asnjë pershkrrim te heroizmit dhe perkrahjes se camerve për suliotet?! Të jetë valle e gjithë kjo një rastesi? Mbase!!! Si thoni: a skuqen “historianet” tanë nga gjithë ky mohim i qëllimshëm qe i është bërë histories se Camerise nga ana e tyre? Ehh..hh sa fakte dhe te vërteta për Camerine tonë janë groposur për mos ta pare kurrë me dritën e diellit?!! Sa poshtersira janë bërë dhe po bëhen akoma ne kurrizin e camerve dhe historisë se tyre?! Sa përpjekje na duhet te bëjmë ne camerit për te larguar njëherë e pergjithmone mjegullen e harreses qe kanë perhapur qellimisht greko-fanariotet e ligje ne bashkëpunim me spiunet e shitur nga rradhet tona.

Gjigandi Aga Pronjua i Paramithise.

Kryengritjet e shumta te Epir, si kundër Pashait te Janines, por edhe kundër otomanve, kanë patur si promotor të tyre agallaret e Camerise. Një nga figurat me karizmatike dhe me te ndritura qe ka bërë emër ne 1790-1820 ka qenë dhe Aga Pronjua i Paramithise.
Pa mbeshtetjen, besën dhe miqesine e agallareve te Camerise, heroizmi i sulioteve nuk do të ishin ky heroizem qe është sot.
Ja se si e përshkruan fillogreku William Plomer heroin, again e Paramithise:
“85 vjeçe, një trup gjigand, me një mjeker te gjatë dhe te bardhe, mbane mbas vetes se tij 11djeme, me i vogli 30 vjeçe dhe me i madhi 60 vjeçe, te gjithë gjigande dhe te fortë si Aty i tyre” A ka pershkrim me te bukur se ky i portretit madheshtor te agait te Paramithise, Aga Pronjos? Gjenerali 85 vjeçe Aga Pronjua ishte një nga udhëheqësit me ne ze te Camerise. Ishte mbrojtesi dhe shpetimtari i suliotve kur ata ishin ne ditet e tyre me te vështira. Ishte miku familjar i familjeve suliote Xhavella dhe Bocarajve, ishte shpetimtari i tyre. Ishte gjenerali me i moshuar i Ali Pashait qe e kishte mbeshtetur atë deri sa Aliu u be Pashai i Janines. Por pangopesia për pushtet e Pashait te Janines ja kishte eresuar kaq shumë sytë Aliut sa, ai i harroi miqte dhe mbeshtetesit e tij dhe hodhi sytë nga pronat dhe kamja e camerve dhe sulioteve. Hodhi sytë nga brigjet e detit, aty ky vileshin te ardhura te majme nga tregetia. Ali Pashai, për te realizuar endren e
tij te vjetër për pushtet dhe para, ndoqi rrugën me te gabuar, armiqesine me camerit dhe suliotet.
Për realizimin e synimit te tij , Aliu duhet te hiqte qafe dy pengesat kryesore: Suliotet, qe sundonin mbi malet e Camerise dhe ne fushe Agallaret Came si Aga Pronjua dhe Caparajt. Ai e dinte mirë; me lufte nuk mund ti perulte agallaret camer, kështu ai zgjodhi rrugën e tij te preferuar dinakerine -perca e sundo-.Tek tuk, disa agallare te rënë nga vahti filluan te ngrynin krye kundër fiseve Pronjo e Caparaj, por duke mos patur mbeshtetien e popullsise çame dhe ata deshtuan ne synimin e tyre. Pashai vendosi taksa te renda, te papagueshme mbi krahinen e Camerise, kushdo qe nuk paguante detyrimet e Pashait i konfiskohej pasuria. E gjithë kjo padrejtësi dhe prerje ne bese qe ju be agallarve camer nga Pashai i Janines, zgjoi tek të gjithë camerit zemerimin dhe reagimin e tyre.
Nga agallaret çame u derguan drejt Portes se Larte disa peticione ku ankoheshin për Ali Pashain. Por dovleti i ulur kembekryq ne ciltete e buta te Stambollit, nuk i bene përshtypje ankesat e suliotve dhe camerve. Sulltanit i kishte ardhur koha te hakmerrej kundër kësaj krahine qe deri atëherë kishte ruajtur një lloje pamvaresie dhe i kishin hapur shumë telashe perandorise me miqesite e tyre te shumta me anglezet dhe francezet.
Aliu morri përkrahjen me pashë te Stambollit kundër agallarve camer dhe sulioteve, por humbi mbeshtetjen e gjeneralve te tij çame si Aga Pronjua dhe Hasan Capari. Ne vitin 1792 Ali Pashai filloi sulmin kundër sulioteve. Ai nisi drejt Sulit gjithë ushtrin, ku një pjesë te saj e drejtonte djali i madh i tij Muktari, kurse pjesa tjetër drejtohej nga gjenerali i mocem Aga Pronjua i Paramithise. Suli u rrethua si ne dare, 1.500 suliote te udhehequr nga kapedan Xhavella, babai i Foto Xhavelles filluan rezistencen kundër Aliut. Muktari si fillim pati suksese ne sulmet e tij, por me mbrapa u thye nga suliotet. Arsyeja e deshtimit te Pashait te Janinenes ne sulmin e tij kundër Sulioteve, ishte mosemaria pjesë ne sulm e Aga Pronjos dhe perkrahesve te tij, duke i dhënë mundësi sulioteve qe gjithë forcen e tyre ta drejtonin kundër Muktarit . Pronjua nuk mund te sulmonte miqte e tij dhe kështu u thye perpjekja e pare e Pashait te Janines kundër Sulit. Ne vitin 1800
Aliu filloi përpjekjen e dytë kundër Sulit, por këtë rradhë, për ta detyruar Aga Pronjon te futej ne lufte kundër Sulit, ai i merre penge djalin e vogël Islam Pronjon dhe e izolon se bashku me Noti Bocarin ne bodrumet e Janines. Sulmi filloi nën komanden e gjeneralit me te besuar te Aliut, Mustafa Zigurin qe u thye keqas nga suliotet dhe humbi jetën nga Foto Xhavella. I terbuar nga humbja, Aliu urdhëroi tjetër sulm kundër sulioteve, por këtë radhe sulmi do të udheheqej nga Aga Pronjua dhe do të fillonte qe herët ne mëngjes me agimin e ditës. I mocemi Aga Pronjua, i zënë ngushtë, fshehtas i dergone mesazh mikut te tij Foto Xhavelles dhe i sugjeron Fotos te sulmoi tre ore përpara se te sulmonte ai.
Heret ne mëngjes, tri ore përpara sulmit te Pronjos, Foto Xhavella me kapedan Dhimo Dragon, sulmuan te paret dhe kështu morri fund dhe perpjekja e dytë e Aliut për te mposhtur Sulin. Por Pashai i Janines nuk hoqi dorë nga mposhtja e Sulit. Ai e rrethoi gjithë Sulin ne një dare te hekurt ku nuk mund te hynte dhe dilte njeri. Ne Sule, shumë shpejte u c’faqe uria. E vetmia shprese për ndihm e Sulioteve, ishte ndihma e Agait te Paramithise. Suli filloi të marrte ndihmat e mbledhura nga Pronjua i Paramithise dhe kështu suliotet i bene ballë rrethimit te gjatë te Aliut. E gjithë kjo ndihmë për suliotet, nuk mund te kalonte pa rënë ne sy te Pashait te Janines. Aga Pronjua i kërkon Aliut te kthehet ne Paramithi, për te “bërë siguri” qe suliotet mos te arinin te mernin me ndihma. Kjo ishte një tjetër loje e Pronjos për ti hedhur hy sive te Pashait. Por Aliu nuk ishte nga ata qe mund ta genjehej për te dytën here. Kur Pronjua u shfaq ne Paramithi, ai pa se
te gjithë ushtarët e tij te garnizonit ishin zëvendësuar me besniket e Aliut, kështu Pronjos si ngeli me gjë tjetër, vetëm ti shpallte lufte Pashait te Janines. Aga Pronjua i Paramithise kishte filluar prej kohësh tentativat për një lufte te perbashket kundër Aliut jo vetëm me suliotet, por dhe me dy pashallaret e kercenuar nga Aliu, me Mustafane e Beratit dhe Ibrahimin e Delvines. Ne Korrik te 1804, kundër Pashait te Janines u formua një lige e fuqishme.
Kur Aliu morri veshe ngritjen e kësaj Lige, filloi menjehere intrigat kundër kokës udheheqse te Liges. Aliu filloi te ngrinte kundër Ibrahimit dhe Mustafai vasalet e tyre dhe te dy këta pashallare kur e pane se ju rrezikoheshin cifligjet dhe haremet e braktisen marrveshjen dhe u bashkuan me Aliun. Të vetmit qe i qendruan besnik marrveshjes ishin suliotet dhe agallaret Came. Aga Pronjua i Paramithise, pamvarsisht se Aliu po i mbante penge djalin e vogël, nuk i braktisi suliotet dhe i qendroi besnik deri ne funde marrveshjes. Aliu, duke pare qëndrimin e pa lekundur te Pronjos dhe mbeshtetjen e tij për suliotet, Pashai sulmoi Paramithine. Camerit nën udheheqien e Aga Pronjos dhe te mbeshtetur nga 300 suliote, me ne krye të tyre kapedanet Foto Xhavella dhe Dhimo Draku e thyen sulmin e Pashait te Janines. Pas18 muajsh lufte te ashper e intrigash te shumta kundër Liges, Pashai i Janines arriti ti mposhte camerit dhe suliotet . Këtu mbaron dhe rezistenca e
fundit e Camerise kundër Ali Pashait te Janines. Çamëria dhe Suli rane përfundimisht nën sundimin e Aliut. Jo shumë kohe me vonë, kur Sulltani e pa qartë qëllimin final te Ali Tepelenes qe luftonte për një Epir te pavarur dhe shqiptar, i shpalli lufte Kara Aliut te Janines dhe filloi luftën kundër tij. Ali Tepelenes i duhej mbështetja dhe trimëria e cameve dhe sulioteve, për këtë ai u ktheu atyre gjite zoterimet e tyre. Suliotet u kthyen përsëri ne Sul, kurse agallaret çame u bene përsëri zoter te tokave të tyre. Ata, duke pare qartë qëllimin final te Ali Tepelenes, mbështeten fuqimisht luftën e tij kundër osmanve. Aga Pronjua u be përsëri Gjeneral i Aliut dhe me 11 djemtë e tij vazhdoi luftën kundër osmanve deri ne ditën e fundit. Gjenerali tjetër i Aliut, cami Hasan Capari u be dipllomat për mardheniet me jashtë i Ali Tepelenes. Mencuria dhe besnikëria e këtij cami e ngriti lartë ne sytë e te huajve Ali Pashain e Janines. Kurse suliotet me ne krye
Noti Bocarin dhe Foto Xhavellen u lidhen fuqimisht me Ali Tepelenen deri ditën e fundit te tij. Kjo miqesi e re dhe e fuqishme mes Ali Pashait dhe Sulioteve u celebrua ne Janine dhe me martesen e dytë te mamas se Foto Xhavelles, Moskos, ku dor-zenes u be Luani i Janines.
Kjo është e vërteta e heroizmin te Aga Pronjos se Paramithise dhe mbeshteies se tij për suliotet .

Nga Arber Thesproti
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
Prodigious
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #6 më: 29-07-2008, 09:28:59 »
Citojeni

Maqedonia e hap çështjen e te drejtave te pakicës maqedone ne Greqi si dhe te debuarit pas luftës se dytë,
Shqipetaret heshtin,
Shqipetaret kanë humbur aq shumë ndaj greqise, aj shumë padrejtësi por ende heshtin...
Heshtja e arte apo, ju lumte shqiptare,
O sa mir me qen shqiptar,
Ne Maqedoni!
E identifikuar

snowmen fall from heaven, unassembled
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #7 më: 29-07-2008, 13:01:59 »
Citojeni

Kush do ta beje spiuni serb Berisha?
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
Prodigious
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #8 më: 29-07-2008, 15:46:55 »
Citojeni

Sigurisht Berish jo,
Po mua shumë me habit se cdoher qe përmendet çështja e jugut lidhur me greqine, shumica e shqiptarve vetëm largohen nga tema me paranoje, sikur kemi fitu ndonjë fobi ndaj kësaj çështje dhe nuk guxojm as te miremi me këtë, jo se te bejm diçka te ndalojm manipulimet greke, apo te kërkojmë të drejtat për vllezrit tanë ne greqi.
Ndërsa ata qe veprojnë besnikerisht nuk ndigjohen askund!!!
E identifikuar

snowmen fall from heaven, unassembled
Ruzhdi Orana
Profesor i gjuhës frenge
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #9 më: 30-07-2008, 08:13:14 »
Citojeni

Kosova ende nuk ka fituar. Mos ta harrojmë veriun e Kosoves, pastaj Kosovën lindore , ku përveç Komunave: Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, kemi edhe Toplicen legjendare ku më 1877/78 Kosovës iu moren 10.000km. pra shqiptarë kudo qe jeni bashkohuni në një dhe luftoni me diplomaci për bashkimin e trojeve etnike!
E identifikuar
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #10 më: 31-07-2008, 04:31:05 »
Citojeni

po...

E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë

Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |