Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi PolitikForumi PolitikBashkimi dhe Çështja Kombëtare (Moderatore: kreksi, Bekimi)INJORANCA E SHQIPFOLSËVE - FATKEQËSIA KOMBËTARE


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: INJORANCA E SHQIPFOLSËVE - FATKEQËSIA KOMBËTARE  (E lexuar 43 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
bilderberg

Shiko profilin WWW
« më: 14-10-2008, 16:13:42 »
Citojeni

INJORANCA E SHQIPFOLSËVE - FATKEQËSIA KOMBËTARE
Nga Selim Hasanaj


Do trajtojë si zakonisht, edhe këtë herë fatkeqësinë tonë e cila na vjen nga njerzit injorant, [përmirësoje fjalorin!] dhe analfabet.
Me 22.05.2008 , ngritem dhe derisa pijë kafen e mengjesit, në shoqëri me zonjen time si zakonisht i lëshojë nji sy TV -Tekstit të Tv kanalit NRK të Norvegjisë dhe lexojë se në Sandefjord nji 25 vjeçar i therun me thikë vdes nga plagët e marra. Dyshohet vrasësi të jetë nji 19 vjeçar. Ku dhemb dhambi shkon gjuha thotë populli. Në mbrendinë time ndjeva nji trishtim dhe nuk e dij pse por njeja se të involvuemit në këtë tragjedi mund të jenë shqiptarë. Menjiherë thirra mikun tim M. B. që jetonë në Sandefjord dhe ai posa mori ndegjuesen e telefonit u binda se ****a do të ketë ndodh ose me te dhe larg kjoftë me të afermit e tij ose intuita ime ja ka qellue edhe këtë herë, tragjedia e Sandefjordit duhet të jetë në mes shqiptarve. Ky miku im është për së tepermi emotiv dhe i merr shumë afër zemrës ngjarjet dhe ndodhitë që i ndodhin jo vetëm atij por edhe të tjerve, andaj nga zani i tij i shterrun që dridhej kuptova se ****a paska ndodhë.
Derisa M.B. më tregojë se kush ishin akteret e kësaj tragjedie ai qante , por ai asgja nuk dinte për motivet e vrasjes. Pra shqiptari pret shqiptarin me thikë në fyt në Sandefjord të Norvegjisë. Mos Zot ma keq. Mëshirona o i Madhi Zot. Do shkruej pak për rastin por jo edhe për motivin e rastit sepse atë nuk e dij dhe as nuk më intereson.
Vendosa të shkojë sipas zakonit në ngushllime.
Thërras dje me 25.05.2008 kunatin tim Muharrem Hoxhen dhe së bashku shkojmë në Sandefjord për ngushllime tek familja e viktimes. Kaluem 100 km. rrugë me veturë dhe gjysëm ore me trajekt nga Sarpsborg deri në Sandefjord. Në këtë qytet kamë jetue nga 1995-1998 dhe kamë shumë miq dhe dashamirë shqiptarë me të cilët mbajmë kontakte dhe kemi respekt reciprok. Por ka edhe mjaft të tjerë që nuk i njof. Sikur se ka edhe të tillë që nuk due ti njof.
Në hymje të lagjes Vardenlia pran disa garazhave pash buqeta lulesh dhe qirinj të ndezun. Kuptova se aty është vendi ku shqiptari kishte therë shqiptarin. Disi u ligshtova. Unë nuk i nifsha as viktimen as dorasin, por nifsha prindet e tyne. Parkova veturen dhe thirra me celular njeriun që unë e quej shqiptarë BRILJANT , zotni Sami Imeri dhe ai erdhi e na priu për në oden e kryeshnoshjes. Jashta ishin nji grumbull burrash, mbrenda poashtu kishte shumë. Lokali i pritjes ishte i vogël dhe njerzit rrinin mbrend sikur peshqit sardina në konzervë. Tymi i duhanit shkojke shtllunga shtllunga nëpër odë. Ishte ambijent i padurueshem, dhe kur kësaj i shton edhe muhabetet primitive që injorantet i quejn TRADITÊ, atëherë kuptohet se njeriu normal nuk mund rrijë aty. Unë shpreha ngushllimet sipas zakonit dhe posa pash se si ishte atmosfera i dhash shenjë kunatit tim Muharremit që të ngritemi dhe dalim. Primitivizem, banalitet, antikulturë edhe në fatkeqësi dhe rast tragjik tregojnë shqiptarët. Përshëndetjet baheshin me SELAMALEJKUM dhe MERRHABA. Flitej rend e pa rend po sikur në pazar, bile edhe babai i viktimes menjiherë deshti të futet në muhabet dhe replikë me mue kur unë reagova pak në fjalët e nji ZORRAGJIE nga Peja që jeton në Larvik ( qytet komshi i Sandefjordit) i cili ndjehet se është turk dhe unë si të tillë nuk mund e durova në propaganden e tij turkomuslimane dhe e luta të ndalet sepse neve kemi fjalët e bukura në gjuhën e bukur shqipe dhe duhet të flasim shqip, si dhe dhash disa mendime në lidhje me organizimet shqiptaro-muslimane në Norvegji, temë kjo për të cilën kamë shkrue disa herë.
Vitin e kaluem derisa isha në pushime verore në Kosovë unë nuk u pajtova me vendimet që kishin marr në Rrafshin e Dukagjinit për të mos mbajtë ceremoninë e ngushllimeve. Por nga ky rast i djeshem po ju jap të drejtë. Nuk mbahen traditat as edhe ato mortore nëse nuk dinë ti mbash ato. Po fillove nji rit ose ceremoni pa pas njohuni për te , e bastardon atë dhe i jep antikuptim. Andaj ma mirë ti nderpresim fare. Ka kalue koha e baballarve tanë kur sado analfabet dhe të pashkolluem ata mbanin ritet e ceremonitë mortore në të cilat ishte kënaqësi dhe bukuri të ishe prezent. Ata mbanin ceremonitë martesore ku njeriu kënaqej dhe mbante ato kujtime për gjatë , gjatë jetës. Neve sot nuk dijmë të bajmë as njanen as tjetrën.
Veren e vitit të kaluem gadi kesh cmend kur shkova tek varret e fshatit tim Lubozhdës dhe pash se ato ishin djegë e ba shkrumb.U ndjeva i prekshëm sepse aty kamë varret e Babë Mustafës, gjyshes Hylë, gjyshit Hajdin, hallës Dinores, axhes Selimit, motres Fatmires si dhe vëllaut Qazimit. Në vend sikur gjithmonë ma parë, që të gjindet dikush e ta kositë barin e vorreve MUSLIMANET e "menqem" kishin kallë at barë të thatë dhe as që i kishte shkue kujt mendja se zjarri dhe flaket i demtojnë pllakat e varreve. Ose ndoshta ky edhe mund të jet kjen qëllimi i ndonji MUSLIMANi shqipfolës. Rruges së asfaltueme nga Istogu deri në Radavc pash se edhe në varret e lagjes së Shales kishin kallë barin, në varrete Orroberdes, Novosellës dhe edhe nëpër shumë vende tjera nëpër Kosovë. Trishtim ndjen gjithkush që është normal nga ky vandalizëm i qëllimshëm.
Sot isha me zonjen time në Spitalin e Sarpsborgut në laboratorin e gjakut ku ajo duhej ti bante disa analiza për shkak të dyshimit se i është paraqitë sheqeri në gjak. Derisa laborantja e re i bante analizat mue nga dritarja e laboratorit më shkuen sytë tutje tek varrezat e qytetit që janë pothuej ngjitas me spitalin, dhe syni im nuk mund ngihej nga hjeshia e rregullimit të varreve të norvegjezve të krishten. Plakat e varreve me bukurinë e tyne tregonin se kush prehet dhe pushon aty. Anash vazot me lule dhe qirinjet anash tyne, bukuri tjetër prekse. Bari i kositun po sikur në stadiumet e futbollit nji bukuri mahnitse që mue më çojë me trunin tim të varret e djeguna të "shqiptarve" musliman që i pash veren e kalueme nëpër Kosovë. Andaj a mund të na dojë ZOTI neve kur neve as për të vdekunit tonë , të dashtunit tonë të deridjeshem nuk tregojmë respekt, neve barit mbi trupin e tyne ja futim flaken!!! Varret e tyne nuk i vizitojmë kurr. U ndalojmë( në emen të njifar pedofil pejgameri të muslimanve) femnave të shkojnë ti vizitojnë varret e prindve, vëllaznive, fëmijve, të dashtunve etj,etj. Zoti i donë ata që e dojnë Zotin. Zoti nuk i donë injorantet, debilet dhe vandalet. Neve si popull nuk jemi fort larg nga grupacionet e këtyne që i shkrova. Andaj dyshojë se mund të presim ditë të mira. Dhasht Zoti e u permirsofshim, u mbushëshim mend.
Duhet thanë NDAL injorances së shqipfolsave. Këta janë fatkeqësia e kombit.
Selim Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji

link: http://www.zemrashqiptare.net/article/Komente/3383/
E identifikuar
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |