Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi PolitikForumi PolitikBashkimi dhe Çështja Kombëtare (Moderatore: kreksi, Bekimi)çfarë ke bërë për Shqipëri të Bashkuar?


Faqe: 1 [2] 3 4 5 6 7   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: çfarë ke bërë për Shqipëri të Bashkuar?  (E lexuar 5243 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Lefter

Shiko profilin
« Përgjigjja #15 më: 18-10-2005, 17:43:10 »
Citojeni

Jo mor jo ...mbahem unë fort bile... luj syun...Po qe e pata fjalën jo për politikanet po për shumicen e popullit qe na i sjellin mbi krye këta ,,politikanet,, dhe qe i lavderojne dhe madje vriten për ata ,,plehrat,,.
Se unë për vete mbahem dhe shyqyr zotit jam i ,,fortë,, por j kam hallin e shokeve dhe familjeve te ,,madherishmeve,,(dëshmorëve) qe dhanë jetë për këtë vend dhe lane gjymtyre për këtë toke,e sot janë klasa e fundit ne sy te ,,plehrave,,(politikaneve).
Edhe asyeja pse po them se për ,,asgjë,, kam dhënë pjesen e jetës është se  këto ditë kam ndigju qe shokut tim te luftës (deshmorit) Iliaz Javorit, familja po i ri ne Australi(vetëm gruaja e dy fëmijët).Po të kishte një status me te mirë atëherë me siguri nuk do të  rinin ne shtet të huaj po do të ktheheshin ne tokën për te cilën ,,kryefamiljari,, e ka fliju jetën...Kshtu qe s'ka gjo nga ky popull.
E identifikuar

Don't trouble trouble,until trouble troubles YOU.
Ashley3
Gjinia: Femër

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #16 më: 08-11-2005, 09:53:52 »
Citojeni

për mendimin tim, shqiperia mirë është ashtu siç është, se po u bashkua do bëhet me keq akoma, se kushedi ca konflikte hapen pastaj. pak halle kan ata, jan pa drita, dhe një bashkim i duhet.
E identifikuar

"La brutezza e 'na virtu; la bellezza e schiavitu"
xhavo
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #17 më: 08-11-2005, 12:55:24 »
Citojeni

për mendimin tim, shqiperia mirë është ashtu siç është, se po u bashkua do bëhet me keq akoma, se kushedi ca konflikte hapen pastaj. pak halle kan ata, jan pa drita, dhe një bashkim i duhet.

Bashkimi kombtar nuk varet nga dritat.

A do rrish ti pa u martu deri sa t'i rregullosh gjitha punët?
E identifikuar

Sikur Azem Bejta me Kaqak të vet!
EmaAbazi
Gjinia: Femër

Shiko profilin
« Përgjigjja #18 më: 09-11-2005, 08:39:36 »
Citojeni

D.m.th. te ndërtohet një statuje shqiponje gjigante do të thotë te bëhet diçka për Shqipërinë e bashkuar?

Për mendimin tim me mirë do ishte te paguheshin (stimuloheshin) një grup historianesh dhe kerkuesish (researchers) qe te saktesonin një here e mirë (përtej çdo dyshimi) prejardhjen e shqiptareve.
Kështu do bëhej e mundur qe te mesohej një Histori e saktë në shkollë te paktën deri ne kohën e Skenderbeut e shqiptarët të mos e thonin me gjysëm zëri "Jemi populli me i vjetër ne Europe" po ta thonin me plot gojen.
Sepse po nuk qe se nuk di nga ke ardhur e ke te pamundur te gjesh nga do shkosh....
Prandaj kembengulin serbet përsa i përket Kosoves...etj etj...


E identifikuar
kreksi
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #19 më: 19-11-2005, 08:53:41 »
Citojeni

...tek e fundit ne jemi aty përpara serbve, por nuke qëndron problemi aty por për derisa ne trojet tona do të mbretroje feja islame gjithenje do të jemi te padeshiruar ne europe, këtë duhet ta dini.

[attachment deleted by admin]
E identifikuar

- S'pyet asnjëri se ç'bëri atdheu për ty, por ç'ke bër ti për atëdheun!
J.F.K
Lefter

Shiko profilin
« Përgjigjja #20 më: 26-11-2005, 22:47:10 »
Citojeni

E c'duhet bërë Kreksi ne?!!! habitem fare...Të konvertohemi apo?!!!Nëse do na pranojnë kështu mirë jo jo as ne nuk e dua Evropen.Nuk duhet te kushtoj çmimi i Evropes edhe aq lartë se qe t'i bjen morali i një njeriu aq poshte sa qe pretendojnë ,,disa,,  shqipuleca....


Ku e dim ndoshta nëse e mbasneser fillon e zhvillohet ajo ,,pedofillia,, e tyre me shum e me shum , c'duhet bërë ne???!!!Të bëhemi pedo apo?.... luj syun...haj zoti ju dhasht(për mend e kam).....


Urime festen e madhe kombëtare 28 Nentorin te Gjithëve
E identifikuar

Don't trouble trouble,until trouble troubles YOU.
xhavo
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #21 më: 26-11-2005, 23:04:20 »
Citojeni

Në një Europë ku besimi fetar i ndryshëm është i padeshiruar as nuk kemi çka të lypim. Besimi ishte ajo që shpesh e kemi ruajt me gjak e fanatizëm, e nuk e shesim tash në liri, pikë en teren, për teke të t'huajve.
E identifikuar

Sikur Azem Bejta me Kaqak të vet!
Odise

Shiko profilin
« Përgjigjja #22 më: 27-11-2005, 02:06:26 »
Citojeni

D.m.th. te ndërtohet një statuje shqiponje gjigante do të thotë te bëhet diçka për Shqipërinë e bashkuar?

Për mendimin tim me mirë do ishte te paguheshin (stimuloheshin) një grup historianesh dhe kerkuesish (researchers) qe te saktesonin një here e mirë (përtej çdo dyshimi) prejardhjen e shqiptareve.
Kështu do bëhej e mundur qe te mesohej një Histori e saktë në shkollë te paktën deri ne kohën e Skenderbeut e shqiptarët të mos e thonin me gjysëm zëri "Jemi populli me i vjetër ne Europe" po ta thonin me plot gojen.
Sepse po nuk qe se nuk di nga ke ardhur e ke te pamundur te gjesh nga do shkosh....
Prandaj kembengulin serbet përsa i përket Kosoves...etj etj...




kjo është ideja ma e vlefshme! Shqipërisë i vyejne shqiponja te gjalla - Shqipëria don Shqiponja!

Pergjegjen ne këtë theme e ke ne vepren e Samiut: Shqipëria, çka qenë - ç'është, e ç'do të bëhet!

Ke bërë, bën e do të beshe për bashkimin e kombit - kur mbi të gjitha e ke kombin, se jo duke e mashtruar kombn e atdheun me dokrra politike, fetare e duke u bërë zogj shtegtare!

Shqipëria don shqiponja!
E identifikuar

Mbushe një vrimë të hojeve
- të mjaltit në vojshtina -
Me nektar lulesh të Trojeve,
nga Shkupi Tirana Janina
Preveza Tivari e Prishtina!

NM
Lundrentari
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #23 më: 27-11-2005, 02:10:46 »
Citojeni

çfare kam bërë për Shqipëri te Bashkuar ?

Kam emigruar pergjithmone.  Fati i shqiptarit ???
E identifikuar

turp është burri me vdek n'shpi
arbias
Urime pavarsija
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #24 më: 27-11-2005, 15:54:02 »
Citojeni

Për shqiprin e bashkuar kam bajt libra kam bajt ndihma kam bajt pushk....
Po sa her qe do të ket nevoj Shqiprija e bashkuar unë do të jem ''Atje,,
Pa kursye asgjë- :alb: perqafoj
E identifikuar

Lirin nuk u a solla un atè e gjeta mes jush !
volluna

Shiko profilin
« Përgjigjja #25 më: 03-12-2005, 05:50:57 »
Citojeni

ne kemi lënë politikanet te bëjnë ç'të duan dhe vet bejm sehir nga larg
E identifikuar
Odise

Shiko profilin
« Përgjigjja #26 më: 03-12-2005, 05:58:52 »
Citojeni

...edhe mbaruan fjalët? hmm

Shqipëria don shqiponja te gjalla!


ku
janë
shqiponjat?
E identifikuar

Mbushe një vrimë të hojeve
- të mjaltit në vojshtina -
Me nektar lulesh të Trojeve,
nga Shkupi Tirana Janina
Preveza Tivari e Prishtina!

NM
Antagonisti
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #27 më: 03-12-2005, 13:09:16 »
Citojeni

Cituar nga: RoniNY
çfare është depresionuese nuk është fakti se shqiptarët kanë bërë apo nuk kanë bërë për vendin e tyre, por është fakti se shiptaret sdine ç'te bejene për Atdheun e tyre.
Pra ky është një realitet i pergjithshem për shqiptarët si brenda vendit dhe jashtë vendit.
Por ne NY një grup studentesh po mendojnë te fillojnë te bëjnë diçka. Po mendohet te mblidhen fonde nga shqiptarët qe jetojne ne SHBA, dhe qëllimi i këtyre fondeve do të jetë nderimi i një shqiponje gjigande ne dalje te kryeqytetit te Tiranës, dhe ne trupin e kësaj shqiponje do të shkruhen të gjitha emrat e qyteteve shqiptare duke filluar nga Kosovë e deri ne Cameri.
dhe te gjithë emrat e donatoreve do të shkruhen me shkronja bronxi ne një pllake te mermerte falënderimi
Ndihmë do të thotë t'i ndihmosh realitetit, e jo legjendës. A është më me rëndësi ta ndërtosh një shqiponjë apo të bësh që zogjët e shqipes të mos vuajnë nga uria? E ke idenë sa do të kushtoj ajo pllaka e mermerit ku do të vendoseshi emrat e donatorëve? Nëse 1 kg miell kushton 0,18 € ndërsa një familje 4 anëtarësh mund të kaloj muajin me një thes 25 kg, llogarite sa familje do të ushqeheshin me bukë sikur mos të bëhej ajo pllakë. Pastaj, llogarite të njëjtën gjë edhe për atë shqiponjën e madhe. Në Kosovë, Shoqatat arabe kanë ndërtuar pa numër xhamish, edhe aty ku tashmë ka pasur një apo më tepër sosh. Në asnjë fshatë nuk kam dëgjuar që të kenë ndërtuar një shkollë apo rrugë, apo kanalizim. Ata i kanë synimet e veta për të cilat nuk ia vlen të debatohet këtu, por, "djemt e shqipes në Amerikë" apo gjetiu? Cili është qëllimi i tyre? Të rrisin emrin e vet apo, vërtetë ta ndihmojnë tokën e shqiponjave?

Cituar nga: sorelina
do  doja te bëja gjithçka te mirë për Shqipërinë,  por  nuk kam asgjë n dorë e kështu  për Shqiperin  kam vetëm dashuri,  mall të madh për te  dhe jam krenare qe jam Shqiptare.
Sipas fjalorit të shqipes së sotme, krenar do të thotë të kënaqesh me të drejt me fitoret e arritura. Nëse nuk ke bërë asgjë për Shqipërinë, me çka duhesh të krenohesh?

Cituar nga: Lefter
këto ditë kam ndigju qe shokut tim te luftës (deshmorit) Iliaz Javorit, familja po i ri ne Australi(vetëm gruaja e dy fëmijët).Po të kishte një status me te mirë atëherë me siguri nuk do të  rinin ne shtet të huaj po do të ktheheshin ne tokën për te cilën ,,kryefamiljari,, e ka fliju jetën...Kshtu qe s'ka gjo nga ky popull.
Familja e dëshmorit Agim Ramadani në Zvicër merr pension, të cilin shteti zviceran ia ka ndarë pas rënies së tij në betejën e Koshares, në Dukagjin. Ndonëse ai ishte larguar nga Zvicra në mënyrë ilegale dhe kishte luftuar në një luftë e cila nuk ka të bëjë me Zvicrën fare. Kjo familje, ende nuk arrinë të kthehet në Kosovë sepse askush në Kosovë nuk denjon të merret me çështjen e tyre dhe t'ua rregulloj jetësën. Unë di edhe disa fëmijë të cilët kanë lindur në Kosovën "e lirë" pasi prindërit e tyre ishin vrarë në fushë betejë. Përveç të afërmive të tyre dhe disa shokëve të luftës, askush nuk denjon së paku t'ua pranoj statusin e fëmijës së dëshmorit dhe të kujdeset nëse kanë të vishen apo të hanë.
Mirëpo, kjo nuk është arsyetim për të hequr dorë nga puna. Në fakt, mua kjo më shtynë që edhe më me zell të punoj për përmirësimin e kësaj gjendjeje.

Cituar nga: kreksi
për derisa ne trojet tona do të mbretroje feja islame gjithenje do të jemi te padeshiruar ne europe, këtë duhet ta dini.
E para: E ke gabim nëse mendon se në trojet tona mbretëron feja islame. E dyta: nëse ti je i dashuruar me një femër të bukur, të pasur, me pozitë të lakmueshme në shoqëri,.... Në fakt, edhe ajo është e dashuruar në ty sepse, je djalë i ndershëm, punëtor, i bukur,.... por, për t'u martuar me ty, kërkon që ti të heqësh dorë nga kombësia jote shqiptare dhe që nga dita e nesërme, të flasësh, të sillesh, të besosh, të mendosh,.... si pjesëtar i kombit x. Do të pranosh? Dhe nëse pranon, ta merr mendja se ajo grua do të ketë besim tek ti? Se nesër apo pasnesër, nuk do t'ia kthesh shpinën asaj dhe të pranosh përkatësinë e një kombi tjetër y apo z apo cilitdo tjetër? Dhe si mendon se do të sillej ajo në ndërkohë me ty? Ja një skenar i mundshëm: "unë të kam shpëtuar ty dhe gjithë fisin tënd të ardhshëm. Sikur të mos isha unë, ti ende do të ishe një barbar i pashkollë, i pa edukatë,..... Nëse nuk më bindesh mua, unë që nesër do të ta heq përkatësinë kombëtare dhe ti do të mbetesh një person pa komb, pa identitet,....."
Mua personalisht, nuk më pëlqen një tregim i tillë.

Cituar nga: xhaviti
çfare kam bërë për Shqipëri te Bashkuar ?

Kam emigruar pergjithmone.  Fati i shqiptarit ???
Emigrantë kanë qenë edhe Naimi e Samiu, emigrant ka qenë edhe Nëna Terezë, emigrant është edhe Ferid Murati,.... Arsyetime gjinden edhe kur arsyetimet nuk ekzistojnë.

Cituar nga: volluna
ne kemi lënë politikanet te bëjnë ç'të duan dhe vet bejm sehir nga larg
Pajtohem. Një proverb popullor thotë: populli ka qeverinë çfarë e meriton.

Dhe përfundimisht, tema ishte çka për bashkimin e jo çka për Shqipërinë apo shqiptarët?
Gurë, gurë, bëhet muri
Pika, pika, bëhet lumi.
Për bashkim punojnë ata që shkojnë në Shqipëri për pushime, përkundër faktit se më lehtë arrinë në Slloveni e tutje se sa në Durrës (e mos të flasim për Vlorë e Sarandë), përkundër faktit se janë gjasat se do të ndërpresësh pushimin për shkak të sëmundjeve të barkut që paraqiten për shkak të ndotjes së ujit dhe (mos)kujdesit për higjienë publike. Për bashkim punojnë ata që lidhin miqësinë (martohen) dhe shoqërinë anëpërtej kufirit.
Për bashkim punojnë ata të cilët në vend të ujit "Heba" apo "Zagori", blejnë ujin "Selita" apo "Bonita".
çfarë kam bërë unë? Të gjitha sa më sipër.

Mirëpo, përderisa në Kosovë ka plotë afarist nga Shqipëria të cilët bëjnë biznes me sukses të madh, unë di fare pak afarist kosovar që të kenë arritur suksese të tilla (në numër dhe vëllim) në Shqipëri.
Bashkimi nënkupton që e imja dhe e ytja janë tonat e jo çka është e jotja është edhe e imja, ndërsa çka është e imja – është vetëm e imja. Kështu nuk shkohet dot përpara.
Përderisa në Kosovë ka parti që predikojnë bashkimin, në Shqipëri nuk di nëse ekzistojnë parti të tilla.
Në fakt, i vetmi "produkt" kosovar që kalon kufijtë është estrada dhe atë sidomos muzika.
"Elita" shqiptare ende kanë mendim "të ulët" për "elitën" kosovare. Megjithëse këta të fundit shpesh e meritojnë qortimin, kjo është nga fakti se nuk kanë pasur (dhe me fajin e Shqipërisë ende nuk kanë) prej kujt të mësojnë. Shqipëria ende sillet si palë asnjanëse në trajtimin e çështjes së Kosovës. Me këtë rast nuk po them se duhet të "ngulmoj" në pavarësinë e Kosovës me fjalë, por, të punoj për këtë me vepra.
I takon opinionit publik të ndikoj tek politikanët që këta të fundit të ndërrojnë qëndrimin. Edhe nëse për asgjë tjetër, Kosova është "ante portas", qoftë në trajtën e Hanibalit apo të një vëllau (të barabartë apo më të vogël) që kërkon mbështetje në rast nevojë. Nëse kjo mbështetje mungon tash, me çfarë të drejtë do t'i qaset politika shqiptare Kosovës pas zgjedhjes së statusit, pavarësisht cili do të jetë ai?
Përshëndetje.
E identifikuar
xhavo
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #28 më: 03-12-2005, 13:33:52 »
Citojeni

për derisa ne trojet tona do të mbretroje feja islame gjithenje do të jemi te padeshiruar ne europe, këtë duhet ta dini.

Kreksi është hera e X-t me radhë që po ulëron me ketë parull. More burrë i dheut kjo propagand ka pare (money), mos e le pa u lajmru ndokund, se del naj san edhe për ty.
E identifikuar

Sikur Azem Bejta me Kaqak të vet!
Era e Dashnis

Shiko profilin
« Përgjigjja #29 më: 05-12-2005, 07:13:50 »
Citojeni

aktualisht nuk kam mundur te bëj ndonjë vepër te madhe!
megjithatë kam krijuare lidhje dhe miqesi te ngushtë me njerëz nga Tirana e Korça e nga e mbarë "Shqipëria e cunguare"!mendoje se është një gjë e mirë, si fillim!e kur të vij dita për me shumë, sigurisht aty do jem! buzeqeshje
E identifikuar
Faqe: 1 [2] 3 4 5 6 7   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |