Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi PolitikForumi PolitikBashkimi dhe Çështja Kombëtare (Moderatore: kreksi, Bekimi)çfarë ke bërë për Shqipëri të Bashkuar?


Faqe: 1 2 3 4 5 [6] 7   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: çfarë ke bërë për Shqipëri të Bashkuar?  (E lexuar 5159 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
ibraim
...edhe mbarim ka...
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #75 më: 12-01-2007, 18:31:43 »
Citojeni

Perqafim
Djerse dhe ...ore pa gjum pa masë dhe numer.Gjak s`kam derdhur ende ne front...vetëm pak nga "perkedheljet" e pakontrolluara  te pushtuesve!
Shqipëri  e pandare Perqafim Perqafim te  Perqafim  

albnobody...qenke perkedhelur edhe ti...
te paskam shok ore... se edhe mua me kan perkedhelur si goxha këta maqedonasit...
respekte
E identifikuar

PetritKola

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #76 më: 24-02-2007, 00:37:51 »
Citojeni

Unitet midis nesh dhe bashkim kombëtar, kjo është feja jonë.
E identifikuar

Porosit e serbit dhe grekut për te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarët janë realizuar me fanatizëm nga veglat e tyre shqiptare.

http://vErtEt.blogspot.com/
PetritKola

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #77 më: 24-02-2007, 04:24:03 »
Citojeni

Shqipëria!

Bota qe kur është zënë,
Shqipëria gjallë ka qenë,
pellazge u thoshin me pare,
me së fundi shqipetare...
Shqipetari trim me flete
ka rrojtur ne këtë jetë!
O vëllezër shqipetare,
lereni kohën e pare!
Ejani të mësojmë,
pasketaj te trashegojme,
se ne ndejcim te pamesuar
kështu kemi për te vuar.
Është turp për faren tene
të mos nxjerrim fare zënë,
po të rroje e pa ndjere,
e shkrete, e varfer, e mjerë!
Pse te mbetet Shqipëria,
ta mbuloje babezia?
Duke pasur burra trima,
te humbet si vetetima.

Naim Frasheri
E identifikuar

Porosit e serbit dhe grekut për te gjunjezuar dhe poshteruar shqiptarët janë realizuar me fanatizëm nga veglat e tyre shqiptare.

http://vErtEt.blogspot.com/
Veleshta1
Gangsta
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #78 më: 05-03-2007, 19:23:58 »
Citojeni

wais


Edhe mua nuk me pëlqen vetja kur populli im perfaqsohet nga ismail kadare.. një ish komunist qe ka bërë ose i ka zbatuar urdherat e enverit (pra del frikacak qe nuk i është kundervu te keqes )... ama nji gjë duhet ta dish se perëndimi dhe amerika nuk jan qafira .....  edhe unë kam gjith familjaret ne amerike dhe perëndim kam 2 dajet me gjith familje ne amerike dy daje ne zvicer një ne gjermani po ashtu me gjith familje dhe një daje ne austri  kam edhe dy Mixha ne zvicer po ashtu me gjith familje .. pra jam familje e madhe dhe ata vërtetë jetojne ne perëndim mirëpo asnjëri prej tyre ose femijve të tyre nuk VRET NJEREZ (FMI GRA PLEQ TE PAFAJSHEM) ME BOMBE NE PAZAR (TREG) QE VRITET VLLA ME VLLA ... QE THOT Allahu EKber dhe vret njerëz ne emër te allahut (fmi gra etj etj) ...


ZOTI TA JEP JETEN DHE VETEM AJI E GEZON TE DREJTEN PER TA MARR ATE ...


ore njeri edhe unë besoj ne islam ... mirëpo nuk i marr si shembull ARABET dhe nuk shaj perendimin ... po qe se MArrim shembull tek arabet shqiptarët do të ishin vrarë ndermjet veti sepse kemi shqiptar musliman , katolik, ortodoks , bektashi, etj etj pra do të kishim vrar njëri-tjetrin dhe do ishim zhdukur ...


dhe sa për dijeni ne perëndim njerëzitë i bëjnë mëkatet nga qejfi i tyre dhe si pasoj e qefit të tyre do të ndeshkohen ne botën tjetër...
kurse ne vendet arabe ato mëkatet i bëjnë sipas qejfit te bin laden saddam ose ahmedinejad e tjer  komunist te mbetur ne fuqi ne ket botë...


pra gjërat duhet te analizohen mirë e holle se si ne mund te bashkohemi dhe ju them diçka  se populli shqiptar nuk do të bashkohet asnjëherë ...sepse ne momentet me te vështira te çeshtjeve të tyre ato tradhetohen nga kryesori i tyre (Dhimiter Fari e tradhtoji Teuten ....  Berisha+Nano Tradhtuan KOSOVEN Menduh Thaci TASH Po I TRADHTON SHQIPTARET NE MAQEDONI PER BIZNES... etj etje
E identifikuar

Jam Krenar që jam SHQIPTAR - jam Krenar që jam VELESHTAR.
Veleshta1
Gangsta
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #79 më: 05-03-2007, 19:35:23 »
Citojeni

o prijes  ..
mos sha zotin  ..se diçka te ka kriju ty  dhe aji diçka te ka dasht dhe te ka kriju .. dhe ajo diçka është zoti ...

për këtë gjë edhe tek postimi pak me lart e kam kritiku wais për ket arsye sepse ato besojnë ne zot vetëm për lavderesa sikurse jehudit dhe kujtojnë se zoti i do me shumë ato ... edhe ne vendin tim ka disa njerëz te kti lloji qe nuk e kuptojnë fenë por vetëm i lexojnë shkronjat (feja është Filozofi..Duhet me u kuptu)   ... Dhe një gjë po të jetë puna se zoti do të na bashkoje mos e pritni atë gjë se zoti nuk do të na kap për dorë dhe te na çoje ne një vend bashk ose nuk do të na ndryshoje mendjen po qe se nuk e ndryshuam vet ......

a e dini ju se sa njerëz ka përpara shqiptareve zoti për ti ndihmu .. qe nuk kan te han buke e i kan gjith te keqijat e ksaj botë ...
E identifikuar

Jam Krenar që jam SHQIPTAR - jam Krenar që jam VELESHTAR.
Leke Dugagjini

Shiko profilin
« Përgjigjja #80 më: 08-09-2007, 18:03:24 »
Citojeni

Për te arritur bashkimin kombtare,së pari duhet ti bashkojm mendimet,pastaj forcat dhe veprimet.Ashtu sikur punohet për te mbijetuar,ashtu duhet punuar edhe për atdhe,pa nderprerje.Sa me shpejt ta kuptojm qe jemi vetëm aq me te fortë duhet te bëhemi.Për mua si Skivjani ,si Saranda,si Prespa ,si Tivari,si Presheva etj, jan njajte.Kure ne ta pranojm bashkimin ne zemrat tona ather nuk ka force qe munde te na ndale.............. ................... ..............
E identifikuar
kreksi
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #81 më: 08-09-2007, 21:39:50 »
Citojeni

Për te arritur bashkimin kombtare,së pari duhet ti bashkojm mendimet,pastaj forcat dhe veprimet.Ashtu sikur punohet për te mbijetuar,ashtu duhet punuar edhe për atdhe,pa nderprerje.Sa me shpejt ta kuptojm qe jemi vetëm aq me te fortë duhet te bëhemi.Për mua si Skivjani ,si Saranda,si Prespa ,si Tivari,si Presheva etj, jan njajte.Kure ne ta pranojm bashkimin ne zemrat tona ather nuk ka force qe munde te na ndale.............. ................... ..............
E keni dhënë një spjegim te duhur. Armiqet tanë na kanë bashkuar por edhe bota(disa vende tjera) kështuqë kemi ra ne përfundim se neve Bashkimin Europian e kemi mu ne trojet shqiptare. Pa u bashkuar e solidariizuar me rrethet e krahinat tona çfarë bashkimi europian kerkojmi ne ?
E identifikuar

- S'pyet asnjëri se ç'bëri atdheu për ty, por ç'ke bër ti për atëdheun!
J.F.K
Leke Dugagjini

Shiko profilin
« Përgjigjja #82 më: 09-09-2007, 06:13:48 »
Citojeni

Ne jemi ata qe  i frigohemi te vërtetës.I frigohemi asaj se c'ka thonë tjerët.Kurr nuk nisemi nga ajo se c'ka është reale por vetëm nga ajo se c'ka pranohet nga bota.Edihet Europa nuk pranon asgjë me dëshirë.Pa pikenisje nuk ka drejtim.Një kob mbijeton nga veqorit dhe traditat qe ika ,si:gjuha,kultura,muzika,vallzimi,tradita e darsmes,e vdekjes,etj.Kur ne këto i humbim ather kemi humbur edhe si komb.
Me Eupen edhe nëse bashkohemi, duhet te bashkohemi si shqiptare.
Nderin dhe lavdin ushtrise c'lirimtare e kryesisht pergamerit te shqiptareve legjendarit: Adem Jasharit e tegjithe deshmorve dhe luftareve tjerë.Lavdi!
E identifikuar
Dalber
Future Diktator
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #83 më: 15-10-2007, 17:51:50 »
Citojeni

atdhetari nuk është llafuritje,
ashtu si nuk është turp për origjinen.
atdhetari është kur vret baben tradhetar,
atdhetari është kur baba shkel kufomen e te birit
qe tu hidhet armiqve ne gryke,
ashtu si është nëna qe nuk qan për djalë
por qan për dhe,
qan për flamur.

atdhetaria nuk është europ e as amerik.
ajo është thjesht shqiptari,
e kush nuk e pranon mos te me flasi ne shqip.
athdetari nuk është rini ne pube,
por është pleqeri ne qoshe
e rini ne dere.
E identifikuar

Krenar me injorancë time
Jo mendjemadh me hipokrizinë e tjetrit

dalber@zeriyt.com
shefket kroni

Shiko profilin
« Përgjigjja #84 më: 25-12-2007, 13:53:09 »
Citojeni

Shumë  luj syun
Si shumica Shqiptare ... ASGJ
E identifikuar
Qeta

Shiko profilin
« Përgjigjja #85 më: 18-01-2008, 05:07:17 »
Citojeni

O zot mbajena gojen te mbyllur kur nuk kemi gjë për te then.
E identifikuar
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #86 më: 21-01-2008, 01:49:54 »
Citojeni

Gezuar 28 Nentorin !

Dërguar të Wednesday, 21 November @ 15:08:50 GMT nga tan 

 ezherka Shkruan "
Ne këtë pervjetor te shpalljes se pavarsise gjithë shqiptarët, anë e mbane botës te bashkuar rreth flamurit, gjuhës, zakoneve, tradites, historisë,i gëzohen faktit se nuk u zhduken si komb dhe krenar zotohen se do të bëjnë me shumë për flamurin, gjuhën… Atdheun e tyre, ashtu siç kanë bërë nder shekuj paraardhesit e tyre te lavdishem.
Ishte pena, puna, pushka e te pareve tanë qe bene te mundur mbijetesen dhe do të jetë pena, puna, pushka jonë ajo qe do të siguroje jo vetëm mbijetesen por edhe lulezimin dhe begatimin e Shqipërisë.

z. Edmond Zherka - Sekretar për Mardheniet me Jashte ne Partine Shpresa Demokrate
 
Krenar, kudo qe te jemi do të brohorasim me koken lartë dhe shpirtin plotë; Jemi shqiptare! Ndaj sot ne ditën e shenjtë te 28 Nentorit te gjithë te bashkuar rreth flamurit dhe idealit tonë te perbashket betohemi; Gjithmonë gati! Gati për tu perballur me realitetin e trishtuar shqiptar, për ta ndryshuar atë dhe vënë para përgjegjësisë shkaketaret. Gati për ta bërë Shqipërinë “Një Zonje te rande”.
Shqiptar kudo qe jeni, sipas mundesive vendosni gurin e themelit te dinjitetit dhe shpreses kombëtare.

Protestoni politikanet dhe zyrtaret kolaboracionista shqiptar. Kundershtoni realitetin e sotëm poshterues, rroberues kolonial.



 Kundershtoni këtë realitet ku çdo gjë kontrollohet dhe zoterohet nga te huajt ne dem te interesave dhe dinjitetit shqiptar. Kundershtoni faktin e te qenit qytetare te dores se dytë ne tokat tuaja stergjyshore. Kundershtoni realitetin e veglave shqiptare  pavarsisht nga maskat qe janë urdhëruar te veshin.
Cojeni zërin dhe pyesni se përse ndodhemi ne këtë gjendje deshperuese. Cili do të qe ndryshimi ne se Shqipëria do të drejtohej hapur nga një ekip serbo-ruso-grek ne krahasim me veglat e tyre te sotme? Përse presidenti nuk betohet për flamurin shqiptar ?

Përse është e pranueshme cizmja e ushtarit grek ne trojet tona? Kush e bëri te mundur grabitjen e kishes Noliane? Përse 75% e ekonomise kontrollohet nga greku? Përse ne mënyrë rituale ekzekutohen nga greket qytetar te pafajshem shqiptar? Kush i shiti eshtrat e te pareve ne Permet? Përse një pjesë  e Europes hesht ndaj genocidit çame, përse atyre nuk i pëlqen pavarsia e Kosoves? Përse …? Përse…? Përse…?
Shqiptare kudo qe jeni, sipas mundesive qe keni, mbeshtesni Kosovën e pavarur. C’do ditë teme e bisedave tuaja te jenë edhe të drejtat e shqiptareve ne Maqedoni, Mal te Zi, Presheve…bisedoni dhe ndjehuni krenar për arbereshet dhe arvanitasit qe se humben gjuhën, zakonet, karakterin dhe dashurinë për tokën arbenore.

Çdo ditë të flasim me gjuhën dhe për gjuhën tonë, historinë tonë te vërtetë te cilën na i kanë mohuar.

Jemi krenar qe jemi shqiptar. Botes i kemi dhënë gjuhe, kulturë, qyteterim,  shembuj dhe figura te shkelqyera. Figura te ndritura qe ashtu si historinë kërkojnë te na i mohojne dhe grabisin.
Shqiptar kudo qe ndodhesh, Zoti ju ka pajisur me potenciale te pakufishme. Kudo qe ndodhesh., mëso me shumë, puno me shumë, shkelqe me shumë, suksesi yt personal është sukses për te gjithë shqiptarët te cilët ta urojne me gjithë shpirt.
Shqiptare kudo qe jeni, ne ditën tonë te shenjet, ne ditën qe na bëri dhe do të beje ne perjetesi brezat te jenë shqiptar, ne ditën e shenjtë te 28 Nentorit, Partia Shpresa Demokrate ju uron gezuar festen, suksese dhe lumturi.

Të bashkuar ne çdo moment dhe për çdo moment, te gatshëm për te sfiduar sfidat qe na presin. Të bashkuar, se shpejti ne do ti rrezojme muret artificiale te Berlinit ngritur nga te tjerët mbi eshtrat tona duke ndare vellain shqiptar nga vellai shqiptar me synim zhdukjen përfundimtare te te dyve.
E sotmja është e jona, të ardhmën do ta ndertojme vete edhe me ndihmën e miqeve dhe aleateve tanë historik, Amerikes…
Të bashkuar rreth idealit kombëtar e ardhmja është e sigurt dhe e ndritur.
 
 
Gezuar 28 Nentorin!
Zoti i bekofte shqiptarët dhe aleatët e tyre!
 
Partia Shpresa Demokrate.


21 Nentor 2007
"

Marrë nga tanmarket.com
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #87 më: 21-01-2008, 01:50:58 »
Citojeni

Të gjithë për Shqipërinë !

Dërguar të Thursday, 13 December @ 19:38:20 GMT nga tan 

 ezherka Shkruan "
Shqiptar !
Të gjithë ne shesh me fshesen e madhe sipas mundesive te pastrojme shtepine tonë te perbashket, Shqipërinë, qe lakejte me qëllim sipas porosive dhe pagesave e kanë bërë te kuterboje ne te katër anet e botës.
 
z. Edmond Zherka

Me fshese dhe me shkop ti tregojme vendin shkaktareve te gjendjes se qellimshme deshperuese te Nenes tonë, Shqipëri. Ne shesh te gjithë për te gjithë, si vellai për vellane dhe jo te gjithë kundra te gjithëve siç ju kanë katandisur te huajt nëpërmjet veglave të tyre shqiptare. Ashtu te gjunjezuar nga terrori i urise dhe mungesa e shpreses rezistoni sepse nuk jeni vetëm dhe e sotmja shumë shpejt do të ndryshoje ne favor te legjendareve shqiptar. Ashtu te urritur ndihmoni sipas mundesive qe keni, perqafoni individet atdhetare dhe progresist, perqafoni Partine Shpresa Demokrate. Flisni hapur kundër gjendjes mjeruese dhe shkaktareve te saj. Perbuzni me gjithë shpirt ata dhe politikën e tyre qe ju sakatuan dhe terrorizuan, ata qe ju bene të merrni arrratine ne te katër anet e botës, ashtu te lemerisur duke u ndare me te dashurit e zemrës me lot ne sy dhe zemër te plasur, praktikisht te debuar nga tokat tuaja stergjyshore. Perbuzni me gjithë shpirt atë pakice te shiturish, shkaktare te tragjedise kombëtare ne se nuk keni mundësi te tjera kundershtimi. Rezistoni! E sotmja dhe e ardhmja janë tuajat. Shumë shpejt gjërat do të ndryshojnë.



Anetare te thjesht dhe simpatizant te partive politike shkaktare te mjerimit shqiptar!

Braktisini dhe perbuzni tradhetaret. Bashkohuni me Partine Shpresa Demokrate si alternativa e vetme e permiresimit rrenjesor te mireqenies dhe dinjitetit shqiptar.
Nuk ka bese me te pabesin. Ju u bashkuat me ta , sinqerisht për një Shqipëri Zonje. Ju bashkuat forcat për te begatuar Shqipërinë por u prete ne bese dhe ashtu me thiken te ngulur pas shpine si gjithë te tjerët juve lotoni dhe kulloni gjak, ndaj braktisini tradhetaret. Perbuzini dhe i urreni ata.Verini shkaktaret para përgjegjësisë. E natyrshme është evolucioni i bindjeve politike, ndaj me guxim braktisni partite "shqiptare". Bindjet dhe ndjenjat tuaja kombëtare janë te shenjta dhe te pandryshueshme ne jetë te jeteve, janë ato qe na bashkojne te gjithëve ne ditë dimri dhe vere. Ato bindje dhe ndjenja kombëtare si gjithë shqiptarët i mbani ne piedistal, ndaj bashkohuni Partise Shpresa Demokrate. Të gjithë se bashku për te ndryshuar fatin e Nenes Shqipëri. Të gjithë për te gjithë. Mirqenie dhe dinjitet. Ejani me ne!
Lakej, politikane dhe qeveritare "shqiptar"!
Kolaboracionista! Stop mjerimit te shqiptareve dhe shitjes se interesave shqiptare! Mos ja shtoni fajet vetes. Juve e keni shtyre kombin shqiptar ne kufijte e mbijeteses. Kjo është një lufte e imponuar për jetë a vdekje dhe juve jeni pergjegjes. Dita e llogarise për gjymtimin e Atdheut tonë te dashur po afron. Llogarite tuaja për tu larguar një ditë nga Shqipëria me pasurinë qe keni grabitur janë te gabuara.

Pasuria e vënë ne mënyrë te paligjshme ne kurriz te shqiptareve dhe interesave te Shqipërisë do t'ju konfiskohet kudo qe ta keni fshehur dhe do ti kthehet pronarit te ligjshem, popullit shqiptar. Juve do të pergjigjeni për katastrofen e qellimshme.

Diaspore shqiptare!
Diaspore e traditave dhe inicitivave kombëtare. Faktore kryesor i mbijeteses se shqiptareve, Atdheu ju thërret. Të gjithë atje për te marrë ne dorë fatet e rrezikuara te Vendit tonë. Kthejeni shqetesimin dhe indinjaten tuaj për gjendjen e mjerrueshme te shqiptareve dhe Shqipërisë ne aksion kombëtar. Mundësitë dhe aftësitë tuaja janë te pakufijshme ne krahasim me bashkatdhetaret tuaj ne Shqipëri te cilët janë te poshteruar, terrorizuar, rrezikuar nga klikat kolaboracioniste. Fatkeqet shqiptare atje po thërrasin, ndihmë!

Nën gjurmet e Isamil Qemalit, Mitat Frasherit, Ali Kelcyra, Stavro Skendo, Isuf Luzi, Bahri Omari, Sami Frasherit, Isa Boletinit, Fan Nolit, Muharrem Rushitit, Ded Gjoluli, Adem Jashari... merrini ne dorë fatet e Atdheut tuaj. Beni histori ne dobi te shqiptareve. Mundësitë tuaja janë detyrë kombëtare ndaj Nëna Shqipëri po ju thërret, mblidhuni këtu. Mblidhuni këtu për te ndezur shkendijen e shpreses dhe udhehequr vendin dhe shqiptarët e terrorizuar drejt brigjeve te dinjitetit dhe mirqenies. Filloni dhe do të shihni se si populli do tu ndjek juve dhe shembullin tuaj dhe ashtu te bashkuar si uragan do të vini përpara gjembacet kolaboracionist.

Shqiptaro-amerikanet pozicionuan fuqine me te madhe ne botë ne anën e tyre. Vizita e Presidenit Amerikan, Zotit Xhorxh Bush ne Shqipëri, ne Fushe Krujë, ne datën e caktuar, i pashoqeruar nga politikane dhe zyrtare "shqiptar" është një mezash i qartë për te gjithë. Amerika është me shqiptarët kudo qe ndodhen dhe jo me plackitesat qe fatkeqsisht i ka mbi krye. Pozicioni i qartë amerikan për Kosovën e pavarur nuk ka nevojë për komente.

Diaspore shqiptare! Ndihmoni me se te mundni! Kthehuni ne Atdhe! Me ju ç'do gjë është e mundur. Të bashkuar ne do të bëjmë histori.

Zoti i bekofte shqiptarët dhe aleatët e tyre amerikane....!


Partia Shpresa Demokrate
Vila Nr 155/1
Rruga Hoxha Tasim
Tiranë

Telefoni: 04224560
E-mail:partiashpresa@aol

13 Dhjetor 2007
"

Marrë nga tanmarket.com
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
Rust

Shiko profilin
« Përgjigjja #88 më: 02-03-2008, 21:46:48 »
Citojeni

Betimi i ushtarëve të UÇK-së

“Unë , ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave shqiptare dhe bashkimin e tyre .Do të jem përherë ushtarë besnik, luftëtarë i denjë i lirisë,vigjilent, guximtar dhe i diciplinuar, i gatshëm që në çdo kohë pa kursyer as jetën time të luftoj për t`i mbrojtur interesat e shenjta të atdheut. Nëse shkel këtë betim , le të ndëshkohem me ligjet më të ashpëra të luftës dhe nëse tradhtoj , qoftë i humbur gjaku im . Betohem, betohem , betohem.”
E identifikuar

Genci Pollo e krijoi partine e tij ne ambasaden greke menjehere pas vrrasjes se Azem Hajdarit. Genci Pollo se bashku me Tritan Shehun u strehuan ne ambasaden greke për 48 ore rresht.
kreksi
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #89 më: 18-06-2008, 21:20:28 »
Citojeni

Në Durrës, në tubim shqiptarësh si në gji të zotit

Reportazh nga Laureta Petoshati

Do të mblidheshin, nën po atë diell, në po atë tokë që flet shqip qëkurse e krijoi Zoti, me kushtrimin e të parëve, me respektin e tyre dhe po nga ato vise si 130 vjet më parë në Prizren. Durrësi, qyteti i lashtë dhe i ri, më datat 14 e 15 qershor, u bë qendra e shqiptarisë, sepse atje u zhvillua tubimi paraprak i Kuvendit Mbarëkombëtar, që shumëkush e quajti Lidhja Shqiptare e Prizrenit Nr 3. Hotel “Bujtina Romana” që ndodhet në afërsi të detit me pronar atdhetarin Zef Çupi, i mblodhi si në gji të Zotit, bijtë e Nënës Shqipëri Etnike nga të gjitha trojet e saj, sepse ata janë bijtë e Shqipes dhe jo të qyqes! Janë nga Presheva, Medvegja, Mitrovica, Drenica, Prishtina, Gjakova, nga Ilirida, Shkupi, Tetova, nga Konica,nga Çamëria, nga Mali i Zi! Nga Tirana, Fieri, Himara, Durrësi, Vlora, Tepelena, Tropoja e të gjitha trevat e trungut amë! Të katër vilajetet si katër drejtimet e horizontit bashkoheshin jo vetëm me gjakun dhe zjarrin e zemrës, por edhe me sloganin: “Një komb, një flamur, një shtet!” Askush nuk na i lidh dot ëndrrat, askush nuk na e vret dot amanetin e të parëve tanë për të qenë të bashkuar, se amanetin si thotë populli ynë nuk e tret as dheu! A nuk lanë këtë amanet tre heronjtë tanë kombëtarë që si një emblemë e përjetësisë, e ciklit të pranveror të hënës dhe riprodhimit të jetës, formojnë një trini, si një përllogaritje hyjnore, me datën 28 dhe muajin nëntor! A nuk lanë këtë amanet Skënderbeu dhe Ismail Qemali, në dy Nëntorët e parë!? A nuk la këtë amanet Adem Jashari që lindi po në 28 Nëntor dhe shkoi në përjetësi duke kënduar himnin kombëtar : “Rreth Flamurit të Përbashkuar/ Me një dëshirë më një qëllim/ të gjithë atje duke u betuar/ të lidhim besën për shpëtim!” Shpëtimi ynë është bashkimi, ndaj në këtë tubim, ku u mblodhën e kuvenduan shqip rreth 200 burra e gra, që në çelje të tij nga Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Atdhetare për Identitet dhe Bashkim .Kombëtar, (SH.A.I.B.K)Genc Llakaj, u këndua po ky himn kombëtar dhe u mbajt një minutë heshtje për të rënët e Atdheut që ranë me të në gojë e u mbuluan me Flamurin Kombëtar!

Më pas fjalën e mori Prof. Dr. Hulusi Hako, Kryetar i Shoqatës Atdhetare Mbarëkombëtare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar, i cili përveç përshëndetjes së tij për këtë tubim që i rrit nderin Durrësit, Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që ndodhen, lexoi dhe fjalën përshëndetëse të Pr.Dr. Sulejman Mademi nga Durrësi, i cili në pamundësi për të ardhur personalisht, shkruante se “organizimi i këtij tubimi është vetë shëndeti i qytetit të Durrësit.” Më pas fjalën në emër të kryesisë së Kuvendit Mbarëkombëtar, me porosi të kryetarit të saj Gjeneral Kudusi Lama, e mori Sekretari i Përgjithshëm i saj z. Gafurr Adili, i cili dhe e drejtoi atë në të dy ditët. Ai falënderoi të pranishmit dhe bëri të ditur se mbledhja ishte e ndarë në tre seanca plenare. Në emër të Kryesisë së Këshillit Organizativ të Kuvendit Mbarëkombëtar, zoti Adili lexoi Raportin e Punës së këtij Këshilli, që nga themelimi i tij më 25 Nëntor 2006 te Hotel “Tirana” në kryeqytetin shqiptar ose në “Piemontin e çështjes kombëtare shqiptare” siç e quante Tiranën, i pavdekshmi, maja e vetëdijës historike mbarëshqiptare Ukshin Hoti, deri në Mbledhjen Parakuvendore të Kuvendit Mbarëkombëtar. I madhi Ismail Kadare thotë se “më fort se kurrë, kombi shqiptar ka nevojë për njerëz të aftë e me nivel të lartë. Njerëzit e zotë janë princat e vërtetë të një kombi” prandaj dhe zoti Adili, përshëndeti në mënyrë të veçantë për praninë e tyre zotërinjtë: Prof. Dr. Hava Ismajli, dekan në Fakultetin Juridik-Prishtinë, Prof. Dr. Musa Limani rektor në Universitetin UNIVERSUM –Prishtinë, Prof. Dr. Sabri Kadriu po në Prishtinë, albanologe Sabrie Prekaj, Pr. Xhavit Dalloshi nga Kaçaniku me banim në Gjermani, Pr. Dr. Adem Hajdaraj deputet në Kuvendin e Kosovës, Ali Lajçi – Deputet i Kuvendit të Kosovës, Hasan Muja – Deputet i Kuvendit të Kosovës, Pr.Hysni Shaqiri (BDK-Maqedoni); Osman Musliu, Nasër Shatri, Hamit Ademi, Pertit Kodra, Emil Kastrioti, etj si veprimtarë të përkushtuar të çështjes së ribashkimit kombëtar, si dhe përfaqësuesit e familjeve të dëshmorëve si Hysni Elshani, Ramadan Berisha i familjes së Tahir e Rifat Berishës nga Drenica. Në përshëndetjet me këtë rast, nisjen e bëri zoti Ibush Hetemi, kryetari i degës SH.A.I.B.K në Kosovë i cili ndër të tjera tha se “mendova se do të fillonte nga Tirana, por Shqipëria është një. Një Shqipëri andej, një Shqipëri këtej” duke vijuar se “shqiptarët e Kosovës duan të jenë të bashkuar me Shqipërinë. Po ju kujtoj një ngjarje të viteve të shtatëdhjeta, ku një gazetë franceze kishte botuar një shkrim për shqiptarët dhe kishte vendosur të pikturuar Flamurin Shqiptar me shqiponjën me dy koka, ku njëra kokë godiste tjetrën kokë. Prandaj ne kemi marrë një vendim : Mjaft më, me dy koka që hahen, mjaft më me dy rrugë, mjaft më me dy alternativa, një alternativë ka dhe kjo është ribashkimi i të gjitha trojeve shqiptare në një shtet ! Një komb, një flamur, një shtet!”

Kolonele Shyhrete Gosalci nga Prishtina ndër të tjera tha se “që të arrihet bashkimi duhet të emancipohemi në një Akademi Kombëtare Shqiptare, sepse kanë ndodhur ndryshime të mëdha akademike dhe përpjekjet tona kanë qenë në relacion të fshehtë” ndaj vijoi ajo “më mirë do të ishte se për Ribashkimin e Shqipërisë duhet të vëmë në dispozicion virtytet dhe të gjithë potencialin tonë ekonomik, diplomatik, kulturor etj.”

Nga Himara kishin ardhur si përfaqësues vëllezërit Lefter e Kristo Çipa, studiuesi nga Dhërmiu Foto Bixhili dhe fjalën nga kjo krahinë e mori Kristo Çipa kryetari i degës SH.A.I.B.K në Himarë, i cili tha se “Duke marrë rrugën nga Himara për në Durrës, së bashku me vlonjatë të tjerë, kujtuam faktin se në vitin 1389, përfaqësuesi i Himarës Gjergj Stresi me luftëtarët e tij, ishte në betejën e Fushë-Kosovës, betejë që serbët kanë dashur ta bëjnë të tyre, por ishim ne shqiptarët që mbrojtëm Ballkanin dhe trojet tona. Më vonë, në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, krahina e Himarës u përfaqësua nga Odise Nesturi mik i Abdyl Frashërit dhe shokëve të tij që ishin në parinë e kësaj lëvizjeje. Për pesë shekuj robëri, Ballkani ishte nën Turqinë, ndërsa kjo pjesë ishte shqiptare. Himarjotët si shqiptarë të vërtetë u dalluan si mbrojtësit kryesorë të trojeve të tyre shqiptare, ishin ndër të vetmit që ruajtën të drejtën e shqiptarëve. Në këto momente dhe më pak dhimbje them se kemi edhe ujëra të turbullta që do t’i pastrojmë nga gjaku ynë, ka njerëz që e mohojnë gjakun e tyre shqiptar, por do të ngelen si pjesë e errët e historisë. Himara së bashku me Vlorën është në linjën e bashkimit të trojeve shqiptare. Të gjitha tezave që duan ta quajnë këtë bashkim “Shqipëri të madhe” dhe me emra të tjerë ne u përgjigjemi me këngën tonë të Himarës : “Ne s’kemi ëndërr të madhe/ Aq, sa ka folenë Shqiponja / Shqipëria natyrale/ Katër vilajetet tona!”

E gjithë salla shpërtheu në duartrokitje të forta, të cilat vazhduan edhe kur e mori fjalën

përfaqësuesi i Tepelenës, z. Qemal Danaj, i cili ndër të tjera tha se “Tepelena ka qenë për sloganin “Një komb, një flamur, një shtet” dhe se nga ky qytet kanë rrjedhur lumenjtë e lirisë ndër kohëra.” Ndërsa kryetari i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Shpiragu”, z. Ahmet Velçani në fjalën e tij  tha se “ Unë vij nga zona ku Rrapo Hekali i hapi luftë Turqisë, kësaj perandorie të madhe. Shoqata jonë ka për objektiv bashkimin e kombit në një të vetëm dhe ky tubim sot është një takim i mirëpritur nga shqiptarët gjithandej sepse gjithçka është e mundur po të jemi bashkë në qëllimin tonë.”

Mulla Osman Musliu nga Drenica tha se “shpesh herë slogani “Mos shikoni kisha e xhamia se feja e shqiptarit është shqiptaria” na është dukur shumë i bukur, mirëpo ne jemi të krishterë e myslimanë, festojmë Bajram e Pashkë veç e veç, por Shqipërinë e kemi bashkë. Kjo është vendlindja jonë. Shqiptarët kanë tri fe, por kanë një Atdhe.”

Në të njëjtën linjë me të ishte në përshëndetjen e tij edhe zoti Ali Lajçi, deputet në Kuvendin e Kosovës kur tha se “Ne duhet të vazhdojmë atë që anatomia e shpirtit të Skënderbeut thoshte, se po të jemi të bashkuar është bërë Shqipëria.”

Veprimtari i devotshëm i çështjes shqiptare z. Emil Kastrioti tha se “vjen prej vendit ku ruhen të pacenueshme doket, zakonet shqiptare, pasardhësit e Skënderbeut ku të mirës, i thonë të mirë dhe të keqes i thonë të keqe. Aty doli legjendari Adem Jashari e sot Kosova jeton pa shkjaun. Po punojnë e veprojnë për Bashkim Kombëtar. Rroftë Shqipëria Etnike!” Z. Ramiz Shabani, me origjinë nga Çamëria martire përfaqësues i Shoqatës Ardhmëria Shqiptare-dega Vlorë, pasi uroi që punimet e këtij Kuvendi të kalonin me sukses, recitoi disa vargje të Naim Frashërit: “Gjuha e përëndive le të na bashkojë të gjithëve për një Komb, një Shqipëri, një Atdhe.” Mona Agrigoriaei, publicistja dhe veprimtarja e shquar shqiptare nga Rumania, e cila për shkak të shkrimeve të saj realiste mbi çështjen shqiptare e veçanërisht për pavarësinë e Kosovës ka rrezikuar edhe burgun në Rumani tha se: “Kam lindur në Rumani, por më kanë bërë të ditur origjinën time shqiptare shtatë breza dhe kjo më detyron të jem shqiptare. Jam krenare që jam shqiptare!” Mona Agrigoriaei me një mjeshtëri të fjalës së shkruar, emocionin dhe lotët e saj, ndërsa përmendte të gjitha vlerat e Shqipërisë, Pirros dhe Teutës, u a përçoi gjithë të pranishmëve duke thënë se “e dua Shqipërinë me gjithë zemër e zjarr të pashuar, kam për detyrë që jetën t’ia përkushtoj Atdheut të dashur, Shqipërisë. Një trup pa këmbë e duar, s’mund të lëvizë i lirë. Potenciali i gjithë shqiptarëve është në Shqipërinë Etnike. Ne shqiptarët nuk duhet të rrimë të përçarë se s’duhet të na humbë potenciali ynë. Të gjithë zotërinjtë duhet t’i rikthejnë sytë Kombit dhe aspiratave të tij, siç edhe e ka shkruar Kushtetuta e Shqipërisë. Rroftë Kombi Shqiptar dhe Shqipëria Natyrale!”

Ndërsa Tom Coli, sekretar i Ballit Kombëtar për Diasporën përshëndeti Kuvendin dhe të pranishmit me sloganin: “Pa Kosovë e Çamëri, nuk do të ketë as Shqipëri!”

Dr. Sali Bytyçi nga Prizreni theksin e vuri  tek bashkimi shpirtëror i shqiptarëve duke thënë se “Sa më parë tu themi jo ndarjeve lokale. Jemi vëllezër në Shqipërinë e Bashkuar Etnike. Prizreni legjendar para katër ditësh ju përshëndeti me motivin që sa më parë të jemi një Shtet i Bashkuar. Gëzuar në bashkimin shqiptar që nga sot”

Mbas poezisë së Naim Frashërit që thotë se “që kur lindi diell e hënë/ Shqipëria këtu ka qënë/ Nga e gjithë bota mbarë/ neve jemi më të parë” të recituar nga Simon Njekaj, fjalën e mori Prof. Dr. Sabri Kadriu, i cili me gjykimin e shëndoshë dhe racional të një ekonomisti iu drejtua të pranishmëve me pyetjet : “Pse të jemi viktima të Lindjes, eksperiment i Evropës, simboli sakrifikues i botës? Operacionalizimi i detyrave tona është i vlefshëm ndaj dhe duhet të konkretizojmë planet tona mbarëkombëtare. Si mund ta realizojmë këtë? Nuk mund të justifikohet e të tolerohet kjo situatë. Ec përpara nëse dëshiron, por ku po shkon? A e dimë ku shkojmë? SH.B.A rrezaton me demokraci dhe me ekonomi sepse ka vënë në punë potencialin intelektual, por edhe ne do të angazhojmë inteligjencën e shqiptarëve se ajo ekziston. Duhet ta mbledhim inteligjencën shqiptare në një kongres në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. A jemi ne këtu dhe ju të kryesisë ata që do mobilizojnë gjithë këtë forcë për një vizion dhe ecje përpara? Jam i bindur se me të gjitha resurset shqiptare që i kemi, me një program të mirë, me këtë rini dhe mobilizimin e inteligjencës dhe me program të qartë operativ, do të jemi në rrugë të drejtë në se angazhohemi të gjithë dhe ne shqiptarët do të kontribuojnë në prodhimin e të mirave materiale jo vetëm kombëtare por edhe ndërkombëtare.”

Dhe si për ta ndryshuar paksa këtë atmosferë akademikësh, Lefter Çipa nga Himara tha se “për këtë kuvend kam si përshëndetje një poezi me flakërimën e gjakut tim shqiptar. Unë do ta quaja këtë shenjtërim të sotëm si Kuvend të kuvendimit të shqiptarizmit. Sot është dita e kombit dhe e këngës së tij. “Ne të gjallët që të tërë, /pranë flamurit të shenjtëruar,/ ti rrimë kombit në këmbë,/ të pavdekshmit për të nderuar/ të pavdekshmit e këtij kombi / nga dheu ngrihen e flasin/ prandaj zogjtë e zinj të korbit/njëri tjetrin le të vrasin” 

Zonja Sabrie Prekaj, albanologe, tha se “ju përshëndes me fjalët e këtij slogani : Një komb, një flamur, një shtet!” Adem Jashari para se të vdiste tha vetëm këtë fjalë : Më mirë të vdes unë se sa Kosova!” Ndërsa Prof. Dr. Musa Limani me origjinë nga Presheva, vendin për të cilin i madhi Çabej thotë se e flet përsosur Shqipen e pastër, përshëndeti kryesinë duke thënë se “kam nderin të jem në mesin tuaj në një tubim të madh historik ku flitet për bashkimin gjithëkombëtar. Unë nuk mund të gjej fjalë mbas asaj që foli motra jonë nga Rumania. Është e vërtetë që historia për kombin tonë ishte e hidhur, na ndau dhe i vetmi shtet në botë, i cili nga katër anët e horizontit kufizohet me elementin e saj etnik. Edhe ne po na troket liria, edhe ne pasardhësit e ilirëve kemi të drejtën e vetëvendosjes siç e kanë edhe të tjerët. Ata, të cilët na copëtuan, gradualisht duhet të na bashkojnë. Unë me këtë rast do të citoja rilindësin tonë Faik Konicën, i cili ndër të tjera thotë: “Në qoftë se jemi të ndarë, e mundura bëhet e pamundur, nëse jemi të bashkuar, e pamundura bëhet e mundur”. Edhe për një term ju kisha lut, nuk duhet përdorur termi “Shqipëri e madhe”. Koncepti dhe teza “Shqipëri e madhe”, vëllezër është sllave, prandaj ne nuk duhet ta përdorim. Ne kemi Shqipërinë etnike që tha zotëria nga Himara, që tokat tona shqiptare janë aty ku bukës i thuhet bukë, e ujit i thuhet ujë. Nuk ka as term “Shqipëri e madhe” as “Shqipëri të vogël” ka vetëm Shqipëri etnike. Rroftë Shqipëria Etnike!”

Nevzat Bozhani, pilot, kolonel në rezervë, nga Dukati i Vlorës e mori fjalën dhe në emër të sloganit “Një komb, një flamur, një shtet” përshëndeti duke thënë se “ky është një slogan i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Shqipëria ka bërë shumë për ne të gjithë, po çfarë do bëjmë ne për Shqipërinë që ajo të mos jetë më e copëtuar. Prandaj ky tubim është tubim fisnikësh.”

Shyhrete Gosalci në përfundim të seancës filloi të këndojë këngën “Të thërret Prizreni mori Shkodër” dhe salla pushtohet nga duartrokitje të shumta nga të gjithë të pranishmit që e shoqërojnë atë në këngë.

Adem Lipa nga Burimi në seancën e dytë tha se “Jemi një komb, një flamur jemi, por, një shtet nuk jemi. Ky kuvend të merret me mbrojtjen e çdo shqiptari përmes organeve ku ndodhen dhe ti ketë parasysh këto gjëra. Tu themi mjaft më gjakderdhjeve vëlla me vëlla për pozita dhe interesa me njëri-tjetrin. Tu bëhet me dije se ai që bën kështu, nuk do të quhet as shqiptar.” Më pas Pr.Hysni Shaqiri, (BDK-Maqedoni), i cili la karrigen e tij si deputet në Kuvendin e Maqedonisë dhe mori armët për t’iu bashkuar UÇK-së tha se “ kjo rrugë është shumë e rëndësishme dhe kërkon konsulta në nivel të qendrave gjithëkombëtare në Tiranë, Prishtinë, Shkup, etj, dhe këtë ide, një ditë prej ditëve do e bëjmë realitet. Maqedonia dhe shqiptarët e saj kanë nevojë që të jenë në bashkëpunim me strukturat më të denja e të përgatitura në rrafshin kombëtar. Kjo kërkon sakrificë dhe ne duhet të mobilizohemi të gjithë. Unë propozoj hartimin e një programi në një kuvend mbarëkombëtar dhe se kjo strukturë do të ketë përgjegjësinë më të madhe për një çështje që po rrezikohet dita ditës. Tokat tona fatkeqësisht vazhdojnë të tkurren. Ne duhet të vazhdojmë rrugën e idealit që kanë pasur e na kanë lënë trashëgim dëshmorët e Luftës së Kosovës, Preshevës, Bujanocit , Medvegjës e të UÇK . Duhet të hartojmë një program për të gjithë Maqedoninë dhe Kumanovën ku ka shumë shqetësime, sidomos në vendet ku kjo çështje është e rrezikuar. Përkrahjen do e keni tonën, shqiptarët do të jenë të mobilizuar, në Maqedoni, në Preshevë e në Bujanovc. Nuk duhet vetëm ti qajmë tokat tona, por janë bërë gabime që ne na kushtojnë. Ky kuvend duhet të mbartë një detyrë që nesër ti bëj punë se do të na gjykojë e do të na dënojë historia. Gjeneratat që do të vijnë do të na gjykojnë ne edhe punën tonë. Programi duhet të trajtojë me ekspertizë të saktë. Lidhja e Prizrenit u organizua nga pak intelektualë dhe ka shërbyer shumë për çështjet e fateve të Shqipërisë. Punë të mbarë Kuvendit. Unë jam shumë optimist që do të punojmë deri në vdekje, se vetëm kështu mund të ecim përpara.”

Semal Veseli, nga Prizren tha se “Detyrat që ngarkohen duhet të kryhen.” Edhe nëse nuk marrim detyra për të punuar për çështjen e Shqipërisë Natyrore. Obligim i joni me e mbrojt, me e rujt dhe me i’a lënë pasardhësve të saj.”

Përfaqësuesi i Shoqatës Çamëria z. Servet Mehmeti tha se “Populli shqiptar i Çamërisë është popull martir. Padrejtësitë në njërën hapësirë e në tjetrën duhet të korrigjohen. Shqiptarin e kanë sulmuar, grabitur, e kanë përzënë. Baza e punës duhet të jetë e studiuar, e sistemuar, kush kemi qenë, çfarë na u bë, ç’pësuam dhe ç’kërkojmë? Të drejtën e trojeve tona, Shqipërinë që ka ekzistuar t’ia kërkojmë faktorit ndërkombëtar. Strukturat e këtij funksioni duhet të bëhen të fuqishme me një platformë mbarë-shqiptare.”

Si qendër të mbajtjes së Kuvendit Mbarëkombëtar, pati shumë diskutime disa thanë për Shkupin, disa Prizrenin, disa Pejën dhe disa vende të tjera të Shqipërisë. Hajdar Hoxha nga Kruja propozoi Lezhën, Besnik Velaj, nga Vlora tha se “ne kemi mundësi që edhe në Himarë ta bëjmë se shoqata i ka të gjitha të drejtat ligjore.”

Datat e mbajtjes së Kuvendit Mbarëkombëtar do të jenë  25, 26, 27 Nëntor 2008.

Vendin e mbajtjes së Kuvendit Mbarëkombëtar ta caktojë Këshilli Organizativ i Kuvendit Mbarëkombëtar.

Z. Halil Katana, kolonel rezervë tha se “Sikur në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të ishte vetëm gjysma e këtyre intelektualëve që janë sot në sallë, çdo të ishte bërë atje? Sot duhet të ishin politikanë, diplomatë, intelektualë, etj. shumë më tepër, edhe nga ata që janë betuar para flamurit kombëtar mbi gjakun e dëshmorëve. Harrëm buka atyre që e shkelin këtë betim!”

Prof. dr. Agim Koçollari, përfaqësues i Shoqatës Kosturë-Konicë tha se “Sot po flitet shumë për çështjen shqiptare. Maqedonia kërkon fshatrat tona. Ne kemi trojet tona dhe nuk po i kërkojmë. Në këtë platformë mbarëkombëtare nuk synohet për gllabërim territoresh, por të rikthehemi në trojet tona. Krahina e Toplicës përbën territorin sa territori i Kosovës aktuale, përfaqësuesit e tyre do të jenë në Kuvendin Mbarëkombëtar. Këtu flitet shqip, mendoj të ndërpresim luftën brenda llojit.”

Prof. Dr. Hasan Muja, dekan i Fakultetit të Gjakovës tha se “është me rëndësi të dihen edhe faktet historike, pa deformime nga ekipet punonjëse që do të formojë Këshilli Organizativ mbi baza profesionale, shkencore dhe që do të bashkëpunojë edhe në relacione ndërkombëtare për një politikë globale që zhvillohet në rajon e në botë e më gjerë në konsultat e ndryshme mbi baza shkencore.”

Riza Jonuzi nga Kumanova e Iliridës, ish luftëtar i UÇK tha se “Vij për të mbështetur mbajtjen e kuvendit dhe ky takim do të jetë në kujtesën time dhe kjo vjen me plagën time të dytë për idealin e bashkimit kombëtar.”

Luljeta Hetemi, mjekja nga Drenica që është shkolluar dhe punon po në Tiranë thotë se “përfaqësoj një pjesë të emocioneve të Drenicës, të mos ekzistojnë kufijtë dhe të jemi bashkë. Në pushkën e Adem Jasharit gjithmonë ka pasur një refren për Shqipërinë etnike.” Diskutimet vazhduan gjatë në të tre seancat, për të arritur një akademi të përbashkët mbarëshqiptare, një abetare të përbashkët, një platformë me mision të përbashkët: Minimizimi i përçarjes shqiptare, të formojmë organizma gjithëkombëtarë, ekonomistë, juristë, specialistë gjithëpërfshirës etj, për të bërë një komision të përbashkët të ekspertëve me strategji të zhvillimit, për të fuqizuar kombin tonë. Të gjithëve u takon kjo përgjegjësi historike për çlshtjen tonë kombëtare. Z. Limani tha se “duhet të fillojmë të konkretizojmë proceset integruese. Objekti më madhor: Autostrada Durrës-Prishtinë, paraqet aksin që ndodhen të gjithë shqiptarët. Të sakrifikojmë për të kontribuar për këtë çështje se është shumë kryesore.”

Ramadan Berisha që vinte për herë të parë në Shqipëri tha “ se tani që pash Shqipërinë, dhe sa e bukur e sa ndryshe nga gënjeshtrat e propagandës është, thashë se Shqipëria është bërë Evropë. Jam i kënaqur që e pashë kështu ndaj s’ka problem në se vdes se do vdes i kënaqur që ia arritëm kësaj ditë. Kur e kalova kufirin shqiptaro-shqiptar me një dokument që i ka skaduar afati, u binda se ka filluar procesi i bashkimit. Ja ky është bashkimi.”

Ky është bashkimi vërtet de facto por për ta bërë de-jure u shtuan dhe radhët e kryesisë me njerëz të përzgjedhur, talente në fushat e tyre dhe heronj të shqiptarizmës. Në krye qëndron gjen. Kudusi Lamaj dhe mbas tij vijnë një sërë akademikësh, rilindësit e rinj që zbatojnë amanetin e rilindësve të parë: “Për mëmëdhenë me pushkë dhe penë.” UÇK-ja e përdori pushkën dhe qëlloi në shenjë, tani është radha e penës.

Autore; Laureta Petoshati
E identifikuar

- S'pyet asnjëri se ç'bëri atdheu për ty, por ç'ke bër ti për atëdheun!
J.F.K
Faqe: 1 2 3 4 5 [6] 7   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |