Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi PolitikForumi PolitikBashkimi dhe Çështja Kombëtare (Moderatore: kreksi, Bekimi)Autostrada Durrës - Morinë, Rruga që do të bashkojë dy shtetet shqiptare !


Faqe: 1 [2]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Autostrada Durrës - Morinë, Rruga që do të bashkojë dy shtetet shqiptare !  (E lexuar 5320 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
ballisty
« Përgjigjja #15 më: 23-01-2008, 10:30:04 »
Citojeni

po po duket një vepër gjigande ne sytë e një jo-profesionisti.
ne gjith gjigantizmin e asaj vepre vetëm kostoja është e tillë.
nejse, shpresoj te punoj ne kalimash sepse kam marr vesh qe esht miniere ari aty!
E identifikuar
M A X
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #16 më: 13-07-2008, 12:42:22 »
Citojeni

Projekti që po çan malet dhe bashkon shqiptarët

Rruga që bashkon shqiptarët, Durrës-Kukës, imagjinohej me këto përmasa se mund të bëhej rreth vitit 2020, por realiteti është krejt ndryshe. Në vitin 2008, sheh një punë kolosale të këtij projekti, i cili është njëkohësisht vepra më e madhe e ndërtuar në historinë e infrastrukturës shqiptare. Me ritmin e punës, për t'u patur zili nga kompanitë më prestigjioze në botë, vepra madhështore pritet të përfundojë në vitin 2009 dhe jo vetëm do të lidhë Shqipërinë me Kosovën, rajonin dhe Europën, por do të sjellë një zhvillim shumë të madh në ekonomi e turizëm, pasi lidh tregjet e Europës Juglindore me rrugët kryesore ndërkombëtare detare, nëpërmjet porteve shqiptare. Segmenti Rrëshen-Kalimash do të jetë pjesë e një autostrade prej 170 km. Ky segment përfshin 27 ura, ku ura më e gjatë arrin 360 metra, ndërsa ura më e lartë shkon deri 80 metra. Në të gjithë gjatësinë e segmentit të urave është gërmuar 20 milion metër kub pohon inxhinieri amerikan nëpërmjet Iva Zagar, që është dhe përfaqësuese e medias në firmën e njohur amerikane Bechtel-Enka. Ndërkohë, që për realizimin e tyre është hedhur 120 mijë metër kub beton. Këto shifra e bëjnë të thjeshtë dhe lehtësisht të kuptueshëm, dhe nga qytetari që ka më pak njohuri në këtë fushë, se projekti ka dashur material dhe fuqi punëtore si asnjë projekt tjetër në Shqipëri, por dhe në rajon. Kjo rrugë merr dimensione madhështore në tunelet e Kalimashit, ku falë punës 24 orë në 24, deri më sot është bërë e mundur hapja e 51 përqind e tij. Ky tunel me dy shpime paralele prej 5.5 kilometër secili, ecën me ritmin e 20 metrave shpim në ditë dhe vetëm muajin e fundit është hapur 500 metra. Ne sot jemi këtu pikërisht në pikën e 51 përqind të të gjithë gjatësisë së tunelit, siç tha edhe menaxheri i tuneleve të kësaj firmë, e cila ka bërë këtë projekt gjigand, këtë mrekulli të inxhinierisë. Çdo ditë, ata ecin me një ritëm prej 20 metrash shpim, që do të thotë që vetëm në muajin e fundit ata kanë ecur në 500 metra gjatësi. Duke vazhduar me këtë ritëm, ne shumë shpejt do të shohim të përfunduar gjithë pjesën veriore të tunelit, ashtu dhe pjesën jugore të tij. Është me të vërtetë e pabesueshme që në një vit të realizohen 27 ura që kapin një gjatësi prej 14 km, që për një vit të bëhen 2 tunele me nga 5.5 kilomentra secili. Segmenti Rrëshen-Kalimash do të jetë pjesë e një autostrade prej 170 km. Segmenti më i vështirë i rrugës Durrës-Kukës është padyshim Rrëshen-Kalimash, i cili është 61 kilometra i gjatë. Në këto 61 kilometra, 4 janë ura, ku secila nga urat ka një traversë 40 metërshe me peshë 165 ton secila.

14 km ura do të ndërtohen në të gjithë rrugën

Inxhinieri gjeolog turk shprehet kështu për tunelin:

Në një vit të realizohen 27 ura që kapin një gjatësi prej 14 km, që për një vit të bëhen 2 tunele me nga 5.5 kilomentra secili është me të vërtetë një punë shumë e devotshme. Furkan Selçuk Akbaz, që është teknik i përgjithshëm i shpimit të tuneleve tha gjatë ecjes për në brendësi të tunelit, se ky projekt është më madhori në Ballkan. Ai pohoi se, kjo punë vështirë se ndodh në Përëndim me këtë rendiment. Sipas tij, tuneli do të ecë më shpejt sa çështë parashikuar, sepse tani toka është e fortë. Kur toka është e fortë dhe çpimi me eksploziv bëhet më i lehtë dhe me një sasi më të madhe. Tani është tuneli shumë i fortë dhe punimet për të mund të mbarojnë më shpejt, kurse më parë toka ka qenë e butë dhe kishim frikë nga ndonjë shëmbje. Duhet kohë që të bësh dhe fortifikimet. Tuneli në një mal me përmasa të tilla që është ky, thotë inxhinieri turk është e vështirë të shpohet dhe të jetë i sigurtë. Tuneli ka dhe një rrugë në mes që lidh të dy tunelet. Është projektuar që të ketë një korsi emergjence dhe një zjarrfikëse. Tuneli është pjesa më e bukur e kësaj rrugë, e cila duhet thënë që ka përmasa të mëdha.

 

Menca, më shumë se një gjelltore

Menca si një mundësi për t'u ushqyer dhe ata që nuk janë punëtorë në këtë vepër madhore. Menca një nga pikat më të njohura jo vetëm për punëtorët, por dhe për fshatarët e zonës, pasi aty është pika e kuvendimit për problemet që ata kanë. Dikur, bëheshin Kuvendime në një lëndinë, po tashmë kuvendimet bëhen nga banorët e zonës, në një orë pushimi. Në mencë kishte një pastërti dhe një gatim të ndryshëm çdo ditë. Menca ishte si një lokal ku bëheshin argëtime të ndryshme dhe nuk u fliste asnjë moment për punën. Menca kishte një nga veçoritë ku bëheshin ndërmjetësime për martesa me vajza dhe djem kryesisht të një feje. Sipas Zefit, një banori të hershëm i Fanit, rruga ka sjellë një emancipim shumë herë më të madh nga sa mendonte i gjithë fshati. Para se të vinte rruga në fshat u organizonin dy ditë në vit që quhej dita e të pames. Qëllimi i kësaj ishte parja e vajzave, për t'i hyrë pastaj shkesë për martesë. Dita e kishte emrin dita që bliheshin rroba, por asnjëri nuk kishte qëllim të blinte rroba. Rroba nuk perceptohet në këtë zonë si një minitreg në kryeqytet, por rroba të bëra me dorë nga gratë dhe vajzat e asaj zone. Duke pasur një kuriozitet për këtë ditë e pyetëm Zefin, për historinë ose qëllimin. Ai pohoi se, është turp ta pranosh, por kështu funksionon, një zonë që është dhe fanatike në kulm, por dhe fanatike në besimin e saj fetar. Vajzat nuk dalin dhe nuk i sheh njeri, pasi këtu janë zona të thella dhe shumë vajza mbesin pa martuar për shkak se nuk i njeh njeri. Dita e pazarit që njihet në gjuhën e këtyre zonave, ishte dita kur vajzat kërkonin fatin. Kjo gjë sipas banorëve është zëvendësuar nga e ngrëna në mencë, ku të gjithë kanë muhabet me njëri-tjetrin dhe ëshhtë rritur shkalla e emancipimit. Meqenëse këtu punonin gra, ne vendosëm si fshat të thyenim tabutë dhe t'i kërkonim turqve që të merrnin në punë dhe disa gra nga familjet tona. Vajzat e zonës kryesisht lajnë pjata, pastrojnë, por ka dhe nga ato vajza që kanë si punë guzhinieren, pasi gatimi thuaj se është i njëjtë për të gjithë.

Ambulanca e firmës amerikane në shërbim të plotë për banorët

Një ambulancë e bërë me fondet e firmës amerikane, ka bërë që banorët e zonës të mos shkojnë deri në Rrëshen apo në Mirditë. Ambulanca nuk ka hyrë në punë asnjëherë për ndonjë rast të rëndë, pasi rregullat zbatohet pikë për pikë. Këtë pohon dhe Ismail Solak, i cili është drejtues i punimeve. Ne kemi aplikuar një sistem ndëshkimi për punëtorët si në kampionatin europian, tha ai duke qeshur. Ky sistem është me dy faza paralajmëruese dhe e treta përjashtuese nga puna. Kjo gjë me punëtorët është rënë dakord dhe në kontratat që ka firmosur firma me punonjësit. Paralajmërim i jepet një punëtori që shkel rregullat për herë të parë. Në rast se i njëjti punëtor e përsërit, apo shkel një rregull tjetër sigurie, ai merr karton dhe në rast se një gjë e tillë përsëritet, atëherë kontrata prishet dhe punëtori pushohet nga puna. Mjeku i ambulancës quhet Ermir dhe është diplomuar para 4 vitesh në Universitetin e Tiranës. Ai pohon se, deri tani nuk ka pasur ndonjë rast të rëndë tek punëtorët, por tek banorët po. Ermiri thotë se ndihmohet nga 3 infermierë dhe shërbimi është 24 orë. Eksperienca këtu është e jashtëzakonshme tha mjeku, pasi këtu je në aktivitet dhe sheh një ritëm pune të lartë. Rastet që unë kam mjekuar deri tani janë më shumë të banorëve që nuk kanë lidhje me firmën amerikane, e cila më paguan mua. Ne kemi marrë një urdhër nga drejtuesi i firmës që banorëve t'u shërbejmë njëlloj sikur të ishin punëtorë. Mua më ka rastisur që të mjekoj shumë të rinj që i ka pickuar gjarpri. Kryesisht këta të rinj janë barinj, gjë që gjarpërinjtë janë me helm jo vdekjeprurës, por janë shumë të rrezikshëm nga ana infektive.

Kryekomunari Prenga shprehet se, ambulanca është investimi më i vyer për banorët e kësaj zone. Çdo banori i janë kursyer shumë para nga vizitat që kryenin në qytet.

Durrës-Kukës po kthen shpresat në zonat e braktisura përgjatë Fanit

Projekti madhor i qeverisë shqiptare, që lidh Shqipërinë me Kosovën siç e njohin të gjithë, ka bërë të marrin jetë shumë fshatra që rruga i përshkon. Fshatra që dikur para fillimit të kësaj rrugë ishin pa perspektivë, pa vitalitet, tashmë kanë marrë një gjallëri. Duke parë që vetëm në fshatin Fan të Mirditës janë hapur 9 rrugë të reja të shtruara me zhavorr tregon zhvillimin e kësaj zone. Mikpritja që është dhe një nga traditat më të bukura të vendit tonë, ka funksionuar pothuaj në mënyrë perfekte, ku vetëm në fshatin Fan, kanë ngritur rezidencat e tyre rreth 1500 punëtorë nga i gjithë vendi, por dhe nga Turqia dhe SHBA. Rezidencat dy kate i kanë dhënë gjallëri dhe hijeshi zonës. Vënia e një gjeneratori të madh në mungesë të dritave, ka bërë që dhe banorët e zonës të furnizohen me drita sa për një televizor dhe një dritë dhome. Duke parë që zona po zhvillohet, janë marrë masa nga banorët që tokat e tyre të mos i lenë të pa punuara po t'i shfrytëzojnë për qëllime fitimi. Në fshatin Fan dhe Klos, tashmë janë vetëm 45 familje që marrin ndihmë ekonomike. Kurse para fillimit të rrugës e merrnin 500 familje ndihmën ekonomike. Banorët thonë se, epoka në këto fshatra nuk ndahet, para lindjes së Krishtit dhe pas lindjes së tij. Në këto zona ndahet, para rrugës, gjatë ndërtimit të rrugës, dhe përfundimi i rrugës. Para 5 viteve dhe tani, të kalosh në këtë rrugë është një stres i madh. Kjo sidomos kur vijnë 100 kthesa rresht. Këto kthesa janë si kthesa vdekjeje, kur çdo pasagjer mendon: shyqyr shpëtova dhe kësaj here. Nuk mund të shkojë njeri në Kosovë pa e zënë autobuzi, pasi kthesat janë me të vërtetë të frikshme dhe stresante. Humnerat që i bëjnë shoqëri çdo kthesë i shtojnë makthin çdo shoferi dhe pasagjeri. Kthesat e shumta si dhe gjatësia ka bërë që turizmi malor që është tepër i favorshëm për këtë reliev të mos zhvillohet. Sipas drejtuesve të firmës amerikane, kthesat e vdekjes nuk do t'i kemi më për një periudhë 1-vjeçare. Më pas, rruga drejt popujve vëllezër do të jetë e drejtë dhe e shpejtë.

Komuna e Fanit, më e favorizuara nga rruga

Kryetari i Komunës shprehet se Komuna ka marrë një zhvillim, duke u rritur standardi i jetësës dhe të ardhurat. Gjergj Prenga, kryetar i Komunës Fan të Mirditës, pohon se projekti më madhor në infrastrukturë në vendin tonë ka bërë që zona të zhvillohet së tepërmi. Sipas tij, territori i kësaj komune përshkohet rreth 20 kilometra nga kjo rrugë që është jetike për zonën. Kjo zonë ka pyje të shumta ku spikasin drunjt e lartë dhe zhvillon një turizëm të vakët malor për shkak të një infrastrukture tepër të amortizuar që gëzon kjo rrugë para dy-tre vitesh. Gjatë një ecje në këmbë prej disa minutash, kryekomunari i Fanit na informoi se, me këtë projekt është zhvilluar dhe buqësia dhe blektoria. Kjo ka ndodhur nga punësimi i shumtë i fshatarëve të zonës nga kompania amerikane. Në këtë fshat, i cili ka qenë mbajtur me të ardhurat e emigracionit, tanimë janë shtuar investimet e vogla nga ana e fshatarëve, të cilat kanë punuar më shumë tokat, të cilat kanë qenë djerrë, kanë blerë më shumë dhen. Kjo ka bërë që prodhimet blektorale të shtohen së tepërmi. Jo vetëm zonës së Fanit, por dhe në qytet shkojnë prodhimet tona. Duke parë rrugët e reja që janë hapur në këtë zonë, fshatarëve të kësaj zone u janë krijuar mundësitë që tokat t'i punojnë në mënyrë bashkëkohore. Një bujk na shpjegon ngritjen e menjëhershme ekonomike të zonës. Ai quhet Frrok dhe ka shtatë fëmijë. Frroku shprehet tepër i kënaqur me investimet që janë bërë në këtë zonë. Kjo është rrugë që lidh mbarë shqiptarët me njëri-tjetrin dhe na ka shpëtuar nga uria si fshat. Frroku vetë merret me rritjen i dhive dhe deleve, por kultivon patate dhe një sërë perimesh që rriten në zonë. Para se të fillonte rruga, në këtë zonë ne jetonim si familje me 150 mijë lekë të vjetra në muaj, duke llogaritur 10 vetë që përbëhet familja ime, bashkë me nuset e djemve. Nga këto 100 euro mi sillte djali nga Italia dhe 30 deri në 50 mijë lekë punonim hamall në Mirditë, Rrëshen apo ku të gjenim punë. Tani më janë punësuar dy djem tek firma amerikane, dhe marrin 700 mijë lekë të vjetra sëbashku në muaj. Kurse djali tjetër që jeton në emigracion më sjell 100 euro në muaj. Kështu, unë kam shtuar shumë dhen dhe qumështin ia shes po kompanisë amerikane dhe produktet e tjera. Fëmijët e mi e hanë një vakt në mencë përveç tri vajzave. Ne kemi pasur një fat të madh, që kjo rrugë na ra në Komunën tonë. Shkolla që është në këtë komunë, ka marrë një pamje moderne falë një investimi në vitin 2006 nga qeveria. Me kënaqësi konstatohet ndërgjegjësimi, thotë i gëzuar kryetari i komunës, se çdo familje e çon me detyrim fëmijën për të kryer arsimin e detyrueshëm, dhe në rast se është vajzë. Kjo ka sjellë dhe një kulturë të re tek banorët e zonës, përsa i përket arsimimit të fëmijëve të tyre.

Thyerja e tabuve

Thyerja e tabusë në zonë ku katolikët punojnë me muslimanët, aq më tepër që janë të sekseve të ndryshme. Disa gra nga fshati Klos, që janë të punësuara si sanitare tregojnë kushtet dhe emancipimin që i ka sjellë puna atyre. Afërdita, një 28-vjeçare tregon se, ka rreth 8 muaj që punon dhe është shumë e kënaqur. "Unë kam në punë këtu rreth 8 muaj dhe e ndjej veten tepër të vlerësuar". Afërdita ka bërë vetëm ciklin e detyrueshëm shkollor, pasi mentaliteti i zonës nuk e ka lënë atë të vazhdojë më tej arsimimin, megjithëse ka qenë nxënëse e mirë. Teksa e gjen duke ngrënë në pushimin e drekës me një nxitim, pasi puna është një faktor shumë i rëndësishëm. Ajo thotë se në zonën prej nga vjen nuk ka femër të martohet me një djalë të një feje që nuk është katolike. Por me punësimin shprehet e gëzuar ajo, kjo tabu po thyhet, pasi me turqit që kemi si përgjegjës shkojmë shumë mirë, madje na respektojnë shumë. Ne marrim një pagë të kënaqshme rreth 200 mijë lekë të vjetra në muaj. Afërdita tregon se ajo merr çdo ditë njohuri nga gjuha turke, meqënëse, firma turke ka hapur kurse për këtë gjuhë. Pastrimi i një godine që është rreth 800 metër katrorë bëhet nga tre gra, që sipas saj është e mjaftueshme. Afërdita shprehet dhe për ëndrrat e saj, të cilat janë duke u bërë të realizueshme falë punësimit dhe të tre anëtarëve të tjerë të familjes së saj këtu. Ato kanë blerë tashmë një truall, i cili është afër rrugës dhe do të bëjnë një shtëpi. Sipas saj, kjo zonë ka qenë tepër e varfër. Një tjetër punëtore sanitare që vjen nga fshati Klos, që është rreth 25 minuta në këmbë nga rruga që po ndërtohet, shprehet shumë e kënaqur që po punon në këto ambiente. Ajo quhet Pëllumbesha, dhe po bën rreth 6 muaj që punon. Puna i dedikohet një politike që ka ndjekur firma, duke punësuar shumë banorë të fshatrave përreth. Këto fjalë të bukura unë i mbaj mend se kështu na tha inxhinieri turk para se të na merrte në punë. Është shumë bukur të punosh me një rregull dhe disiplinë, ku çdokush e di detyrën që ka. Unë me këtë punë kam fituar shumë gjëra, e para që kam mundësinë që të dal nga shtëpia. Kam mundësinë që të kontribuoj në ngritjen e ekonomisë të familjes.

Burimet e ujit në malet dhe kodrat e kësaj zone janë të shumtë

Teksa shkon në këmbë i shoqëruar nga disa banorë, të cilët ishin kuriozë të dinin më shumë, se si e kuptojnë jetën e tyre banorët e qyteteve të mëdha. Burimet që vijnë nga malet në këtë zonë janë të shumtë dhe pse sipas drejtuesve të Komunës, uji është pak problem. Sipas Prengës, kryetar i Komunës Fan, mungesa e investimeve dhe mospasja e shumë bizneseve ka bërë që ujësjellësi të lihet pas dorë. Mos shtrirja e tubacione për mungesë fondesh, ka bërë që uji të jetë i pranishëm në rubinetat e fshatarëve të zonës vetëm 12 orë. Por, kryekomunari premtoi se kjo situatë do të ndryshojë se me fondet që ka tashmë në dispozicion komuna do të bëhet një ujësjellës i madh, që do të furnizojë me ujë të gjithë zonën. Fshatarët thonë se rrjedhjet e shumta nga malet kanë bërë që përroi të mos thahet asnjëherë. Zona e Fanit ka një arkitekturë interesante, ku shtëpitë buzë rrugës janë uniform dhe pothuaj të njëjtën model. Në kohën e diktaturës kjo zonë njihej si zonë që mund të internonin shkrimtarë dhe intelektualë para se ata të burgoseshin. Iva Zagar, kordinatorja për mediat e firmës amerikane Bechtel-Enka, tha se aktualisht punojnë për këtë projekt 3956 punëtorë. Numri i këtyre specialistëve ndryshon nga muaji në muaj, pasi për çdo hap të punimeve kërkohen specialistë të tjerë.

Përgatiti: Elis KUÇI
E identifikuar

Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #17 më: 16-07-2008, 00:40:21 »
Citojeni

Në Rreps, ku u ndalën makinat qeveritare dhe deputetët për të marrë autobusin, kantierin e “Bektel” e krahasonin me ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Drin. Sidoqoftë, çdo fjali, çdo fotografi dhe çdo përshkrim, sado i detajuar të jetë, është shumë larg mahnitjes që të jep syri kur shikon nga afër punimet. Në të gjitha anët e kodrave, të humbura dhe të shkreta nga Rrësheni në Kalimash shikon punëtorë dhe makineri të rënda që gërmojnë gurë, dhe.
Nisja
Deputetët nuk e kanë humbur privilegjin e makinave edhe pse Beja, nënkryetari i Kuvendit, kishte vendosur në dispozicion dy autobusë të “Joy Travel”. Në fakt të 28 parlamentarët, përveç Cekës dhe Lamajt, të gjithë të maxhorancës, ishin nisur më parë me makinat e tyre private drejt Rrëshenit. Gazetarët dhe kameramanët mbushën vetëm gjysmën e autobusit, kështu që mjeti tjetër nuk udhëtoi drejt Rrëshenit. I vetmi që udhëtoi me autobus ishte Biberaj, i cili u habit nga ikja e deputetëve të tjerë. Sidoqoftë, pavarësisht incidentit të parë, me deputetët u takuam në Rrëshen, aty ku rruga për në Kalimash nuk mund të përballohej nga makinat luksoze dhe nga aftësia e tyre si shoferë. Deri në Rrëshen rruga është e mirë, ose të paktën kështu u duk, pasi autobusit ia hapte rrugën eskorta e policisë. Policët arritën të shmangin edhe pritjen pafund te mbikalimi i Kamzës, ku qindra makina kishin orë që endeshin në trafik. Në Rrëshen, qytetarët u habitën nga pjesëmarrja e kaq shumë deputetëve, duke thyer edhe rekordet e fushatave elektorale. Pas kafesë në lokalin më të mirë të qytetit, edhe pse ishte i pakrahasueshëm me luksin e kafesë pranë Kuvendit, u nisëm për në Rreps.
Drejt Rrepsit
Shenjat e para të ndërtimit të rrugës shfaqen menjëherë pas nisjes nga Rrësheni. Në krah të rrugës së vjetër, mes dy kodrave tepër të thepisura duken këmbët e urës së parë. Nuk dihet se si mund të kenë shkuar makineritë e “Bektel-Enka” deri aty, deri sa shihje një gjarpërim në faqet e kodrës, të formuar nga gjurmët e makinës. Na tregojnë se ura do lidhë rrugën, edhe pse kjo e fundit, duket si e pamundur me sy të lirë të kalojë atje. Kjo ishte vetëm ura e parë, më tej, po në mes malesh, aty ku edhe gjelbërimi kishte pasur frikë të mbinte, duken disa mjete të rënda dhe nja 20 punëtorë, të cilët po hapin një tjetër trase. Më pas një tjetër urë, mes malesh, aq larg sa mezi duket. Pamja përsëritet disa herë. “Po rruga ku do kalojë?, pyet një nga gazetarët, duke komentuar se po shohin vetëm ura dhe kodra. Biberaj nxiton të sqarojë, se në fillim do bëhen urat, më pas do kalojë traseja. Një gjurmë e kësaj të fundit dukej nga rrotat e mjeteve të rënda, por më vonë na thanë, se rruga do të ishte e drejtë, duke shmangur të gjitha kodrat dhe malet në lartësi. Deputetët dhe gazetarët kanë ndaluar disa herë për të bërë foto. Pas rreth 90 minutash, pasi kaluam rreth 10 ura deri në 80 metra të larta, që vetëm inxhinierët e “Bektel-Enka” e dinë si i kanë bërë, nga maja e njërës prej dhjetëra kodrave që kaluam, duket një miniqytet i bardhë. “Ky është kampingu”, tregoi Biberaj, edhe pse ky i fundit i ngjante një fshati të madh mes malesh. Në shtëpitë e bardha, jetojnë rreth 2 mijë punëtorë. Shumica e fshatrave përreth kanë më pak banorë. Të parkuara ishin lloj-lloj mjetesh, të papara. Pavarësisht vizitës së deputetëve, punëtorët vazhdonin normalisht punën dhe kush nisej me makinë në një prej pjesëve të rrugës dhe dikush tjetër kthehej në kamping, pasi kishte përfunduar punën për këtë ditë.
Udhëtimi drejt Thirrës
Pasi shpjegoi të gjitha detajet e projektit, përfaqësuesja e marrëdhënieve me publikun në firmën “Bektel”, Iva Zegar, kërkoi prej të gjithë atyre që do të shikonin nga afër tunelin të pajiseshin paraprakisht me masat mbrojtëse. Kjo duket se ra papritur te deputetët, të cilët nisën të shikonin njëri-tjetrin. Për të bërë të mundur udhëtimin për në Thirrë, firma kishte vënë në dispozicion tre autobusë. Ky duket se ishte edhe mjeti i vetëm që bënte të mundur udhëtimin në atë terren të vështirë. Pak kilometra pas nisjes nga Rrepsi, deputetët kërkuan të ndaleshin në një prej vendeve ku do të kalonte rruga për te tuneli. Kjo pjesë ndoshta ishte edhe më e vështira e ndërtuar. Dikur aty kishte qenë një mal i plotë, tani ishte vetëm gjysma e tij. Mahnitëse. Por hutimin na e thyen Ceka. Ai e hoqi kapelen prej minatori, dhe kur e pyetën përse e bëri u përgjigj. “I hoqa këto, për të qenë ndryshe nga këta të tjerët (deputetët e djathtë), se pastaj do ishim të gjithë njësoj”. Pas malit të përgjysmuar, i afrohemi kantierit më të madh. Dy vrima, si sy shfaqen frikshëm përpara. Një tub i madh ngjyrë alumini dhe dhjetëra makina të rënda, që ndërhynin mes tyre. Ishte tuneli. I frikshëm. Zv/ministri i Punëve Publike, Stavri Ristani, u bë më i zellshëm me pyetjet. Por komunikimi në anglisht mes tij dhe përfaqësuesve të “Bektel” duket se e sosi në një moment durimin e zv/ministrit, deri sa arriti ta pyeste drejtoreshën, Iva Zegar, se pse nuk kishte mësuar shqip, ndërkohë që prej saj mori përgjigjen “po nuk ma keni mësuar ju...”.
Tuneli
Tunelin e hanin përditë dy makineri të stërmëdha. Në fakt nga ana tjetër ishin dy të tjera, që përpiqeshin të bashkoheshin. Inxhinierët na thanë, se gërmonin 4 metra në ditë. Deri tani ishte shpuar 1300 metra, duke e llogaritur nga të dy anët. Tuneli ishte i stërmadh, i pakrahasueshëm me ato ku kalon treni shqiptar drejt Pogradecit. Pengesa prej guri në fund të tij, të zinte frymën, por inxhinierët na sqaruan, se me këtë ritëm shpejt, do kishte dritë nga të dy krahët. Në hyrje të këtij kantieri ishin dy flamuj të vendosur në hyrje të tunelit, ku njëri ishte flamuri shqiptar dhe tjetri, një autostradë e ndërtuar nga firma “Bektel” dhe në një pjesë të saj një shqiponjë, si ajo e flamurit tonë. Tuneli ishte mahnitës edhe për njeriun e Kulturës, Pango. Ky i fundit, duke ndaluar në mes të tij, i kërkoi Gjanës të bënin nga një foto. Jo bashkë, sepse sado miq të ishin, tuneli ishte më mahnitës. Dy ministrat i shërbyen njëri-tjetri duke bërë foto me celularë. Tjetër deputet i magjepsur ishte Ceka, i cili e harroi opozicionin e tij me qeverinë duke deklaruar, se tani kishte ndryshuar mendim për rrugën. Në fakt edhe punëtorëve që hanin malin, nuk i interesonte aspak politika akuzuese e Tiranës. Ata ishin menefregistë. Dhe me ato që pamë atje i kishin të gjitha arsyet të ishin të tillë. 27 ura, vetëm gjysma e tyre dukeshin nga rruga e vjetër për në Rreps, janë të papara, si nga madhështia e tyre, ashtu edhe nga pamundësia e një njeriu të thjeshtë për të menduar si mund të jenë ndërtuar aty. Kurse tuneli është diçka tjetër. Urat mund të krahasohen, sepse ura janë ndërtuar edhe pse shumë më të ulëta se këto, por tuneli ishte i jashtëzakonshëm. Ndoshta, prandaj thith pranë vetes, aq shumë komente.

Deputetët “harrojnë” autobusin
Megjithëse organizatori i këtij inspektimi, nënkryetari i Kuvendit, Fatos Beja, kishte parashikuar që i gjithë udhëtimi të bëhej me autobus, shumë pak deputetë kanë pranuar këtë ide të tij. Një pjesë e madhe e deputetëve janë nisur gjatë mëngjesit të së shtunës me makinat e tyre në drejtim të Rrëshenit. Ndërkohë, para kryesisë së Kuvendit ishin parkuar dy autobusë “Joy Travel”, e njohur kjo si kompania e bashkëshortes së ish-kryeministrit Fatos Nano. Zgjedhjen e kësaj kompania për të bërë të mundur udhëtimin, zyrtarët e lartë të Kuvendit e justifikojnë duke qeshur me faktin se “edhe “Joy Travel” tani nuk është më opozitë”. Pasi është mësuar se të gjithë deputetët janë nisur me makinë, vetëm një autobus është nisur në drejtim të Rrëshenit.

PD-ja “pushton” Rrëshenin
Pika ku të gjithë deputetët do të takoheshin për të shkuar në kampingun e Rrepsit ishte qyteti i Rrëshenit. Rreth orës 11:00 të paradites së të shtunës, grupe deputetësh nisën të hynin në qytet dhe të drejtoheshin në një prej lokaleve më të mirë në qendër të tij. Por kjo vizitë e rrallë për nga natyra e deputetëve të Kuvendit dhe ministrave në qytetin e vogël verior nuk mundi të bëhej pa rënë në sy nga banorët vendas, të cilët, edhe për shkak se ishte ditë pushimi, ishin në numër të madh në rrugët e qytetit. Për rreth 45 minuta deputetët ishin në këtë qytet, ku pasi kanë takuar edhe ata qytetarë të cilët u kanë dalë përpara, ata janë nisur në drejtim të kampingut “Bektel”.


“Opozita e mbështet rrugën”
Gjatë vizitës dje në Korçë, kryeministri Berisha ka komentuar edhe udhëtimin e 28 deputetëve të Kuvendit për të parë nga afër ndërtimin e rrugës Rrëshen-Kalimash. Sipas tij, një pjesë e madhe e deputetëve të opozitës e mbështesin ndërtimin e kësaj rrugë. “Më informuan se kishte edhe deputetë socialistë. Pjesa dërrmuese e deputetëve socialistë e kanë mbështetur edhe më parë këtë rrugë dhe është tjetër gjë që nuk i lejonin ta nisnin, ndërsa ne e nisëm. Rruga ka një histori të thjeshtë. Ne thamë se do ta bënim rrugën dhe nuk e bëjmë për të dëmtuar askënd, por në interesin më të
mirë të shqiptarëve dhe të Shqipërisë”, theksoi Berisha.

Punë me tre turne
Firma “Bektel” duket të jetë e para kompani që punon në infrastrukturën shqiptare, që ka nisur të zbatojë urdhrin e kryeministrit Berisha për të punuar me tre turne. Megjithëse ky urdhër e shtrin zbatimin e tij nga marsi i këtij viti, kjo kompani prej disa muajsh punon 24 orë në ditë, me qëllim që të përfundojë të gjithë këtë vepër brenda afatit. Puna me tre turne ra në sy edhe gjatë kthimit për në Rreps, ku rreth orës 18:00 të ditës së shtunë, teksa ktheheshim, një autobus bënte transportimin e punëtorëve që do të nisnin punën në një prej urave të kësaj rrugë.


Nisin punimet në Korçë-Qafë Plloçë

Kryeministri Berisha përuroi dje fillimin e punimeve për rikonstruksionin e plotë të rrugës Korçë-Qafë Plloçë, 23 kilometra. Rindërtimi i këtij aksi të rëndësishëm rrugor është investim i buxhetit të shtetit, me vlerë 2.3 miliardë lekë. Rruga nisi rikonstruksionin në të 5 lotet përbërëse të saj dhe parashikohet të përfundojë brenda vitit 2008. “Dua të përgëzoj punëtorët, inxhinierët dhe sipërmarrësit për zotimin e tyre solemn për t’ia dorëzuar këtë rrugë Korçës brenda vitit. Unë i ftoj ta përfundojnë atë në ditën më të shënuar të kombit, më 28 nëntor, në këtë mënyrë festat dhe dhuratat do kenë vlerën më të madhe”, u shpreh kreu i qeverisë gjatë vizitës dje në Korçë. Kryeministri theksoi edhe një herë kërkesën për ritme të përshpejtuara të punës në mënyrë që përfundimi i veprave publike të bëhet jo vetëm brenda afatit, por edhe para tij, duke nënvizuar se qeveria do të shpërblejë firmat ndërtuese, që i përfundojnë punimet para afatit dhe me cilësi.


“Bektel”: Rruga, gati brenda qershorit 2009
Firma “Bektel” konfirmon faktin se rruga Rrëshen-Kalimash, do të jetë gati për t’u përdorur brenda afatit të përcaktuar në kontratë dhe që është pikërisht qershori i vitit të ardhshëm. Duke shpjeguar në detaje këtë projekt, që është edhe më i kushtueshmi për buxhetin e shtetit shqiptar, drejtoresha për marrëdhëniet me publikun në këtë kompani, Iza Zegar, thotë se punimet po ecin sipas parashikimeve dhe do të përfundojnë në afat. “Deri në këto momente që flasim, puna po ecën sipas asaj që ne kemi parashikuar dhe për sa i përket përfundimit të rrugës, ajo do të jetë në kohë, që i takon qershorit të vitit 2009”, shprehet drejtoresha Zegar, gjatë shpjegimit të projektit të ndërtimit të kësaj rrugë para deputetëve dhe ministrave. Rruga në të cilën do të kalojë aksi Rrëshen-Kalimash, përfshin edhe dy tunelet, ka një gjatësi prej 61 kilometrash. Sipas Zegar, ky projekt është i ndarë në tre segmente dhe që janë Rrëshen-Rreps (19.5 km), Rreps-Thirrë (26.5 km) dhe Thirrë-Kalimash (14.8 km). Segmenti i tretë, Thirrë-Kalimash përfshin një tunel me dy shpime paralele 5.5 km të gjatë, që kalon përmes malit Qafa e Kumbullës. Ky tunel parashikohet të jetë një ndër më të gjatët në rajon. Aktualisht sipas përfaqësuesve të firmës, në secilin prej tuneleve është ndërtuar rreth 2.5 km e veprës. Përsa i përket të punësuarve në këtë projekt gjigand për infrastrukturën shqiptare, drejtoresha e marrëdhënieve me publikun në firmën “Bektel” shprehet, se aktualisht në këtë projekt janë të punësuar rreth 2 mijë punëtorë shqiptarë dhe 950 punonjës të huaj. Por sipas Zegar, në momente të caktuara të projektit me qëllim që të realizohet përfundimi i tij sipas parashikimit, numri i të punësuarve do të shkojë deri në 4 mijë. Ndërtimi i kësaj vepre është kthyer në një mjet jetese jashtëzakonisht të mirë për të gjithë banorët e këtyre zonave që janë punësuar. Sipas tyre, të ardhurat për një muaj pune në këtë aks rrugor janë rreth 500 euro, ç’ka ka ndikuar dukshëm në ekonomitë e tyre. Për të bërë të mundur realizimin e këtij aksi rrugor, sipas përfaqësuesve të firmës, janë aktualisht në përdorim rreth 1200 mjete pune, që janë shpërndarë nëpër të treja segmentet.

Të dhënat e Rrëshen-Kalimash

Rruga e ndarë në 3 segmente:

Rrëshen-Rreps 19.6 km

Rreps-Thirrë 26.5 km

Thirrë-Kalimash 14.8 km

Gjatësia totale: 60.8 km

Rruga me 4 korsi

Shpejtësia 80-100 km/h

Tunelet në segmentin Thirrë- Rrëshen

Dy tunele (vajtje- ardhje), 5.5 km secili

Deri tani janë hapur 2.5 km në secilin tunel

27 ura në të gjithë rrugën

Gjatësia totale e urave, 4 km

ADI SHKEMBI, Gazeta Panorama
I lumte qeverisë ,Andi Shkembit por dhe ty qe kontribon për ti vënë ne dukje.Uroj qe ashtu siç po ndryshon vendi te ndryshojnë dhe njerzit dhe atëherë do ta kemi për nder te qenurit shqipetare
E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #18 më: 18-07-2008, 07:52:04 »
Citojeni

Paloka: Turp që opozita nuk ka vizituar ende Durrës-Kukës

Gjatë diskutimit të lirë në seancën e djeshme deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, pas një vizite që bëri në rrugën Durrës-Kukës, tha se ritmi i punimeve të saj është në nivele shumë të kënaqshme. Paloka vizitoi rrugën pak ditë më parë, së bashku me një grup deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë dhe një grup deputetësh nga Kuvendi i Kosovës, mes të cilëve një deputet serb dhe një boshnjak. Ai theksoi se tuneli i Kalimashit është një vepër arti e arrirrë. "E kuptova se nga vinte xhelozia e opozitës për këtë vepër. Kjo është një vepër që do të hyjë në historinë e Shqipërisë, jo vetëm si vepër patriotike, por si një vepër që do të bashkojë shqiptarët nga të dy krahët e vendit, por dhe një vepër inxhinierike tepër e madhe", u shpreh Paloka gjatë seancës së djeshme parlamentare. Kjo vepër, vijoi më tej ai, trajtohet me xhelozi nga opozita, sepse ata kishin shansin ta bënin këtë vepër gjatë mandatit të tyre, por nuk e bënë. "Opozita është xheloze, tha më tej Paloka, sepse nuk mundi dot të vendosë shenjën e saj në këtë rrugë, tashmë kjo rrugë mban vulën si e bërë tërësisht nga Qeveria e Partisë Demokratike. Kjo është arsyeja e histerisë së opozitës ndaj kësaj rrugë", tha Paloka. Ai komentoi edhe impresionet e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. "Kur morën vesh se asnjë deputet i opozitës nuk ka marrë pjesë në asnjë prej vizitave dhe nuk ka denjuar ta vizitojë këtë rrugë, ngelën të befasuar. Ata thanë se ky është një reagim që nuk i shkon për shtat asnjë opozite", vlerësoi më tej Paloka.

Elis KUÇI
E identifikuar

Sirio00
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« Përgjigjja #19 më: 28-07-2008, 14:30:36 »
Citojeni

e çuditshme , te gjithë këta qe i lepihen Berishës flasin po njelloj. Njerez pa personalitet....
E identifikuar

Abuzimi me nacionalizmin fals, është streha e fundit e te gjithë BATAKCINJVE
V. HAVEL.
Çdo popull meriton qeverisjen qe tashmë ka.
W. Curcill
Anesti

Shiko profilin
« Përgjigjja #20 më: 28-07-2008, 16:04:35 »
Citojeni

e çuditshme , te gjithë këta qe i lepihen Berishës flasin po njelloj. Njerez pa personalitet....
O Sirio!po pe njeri mes Tirones qe  në vend te heci drejt shkon shtremet dije se i ka hik petlla nga komunizmi.Mbas kësaj mos pretendon ti dhe ti lavderoje ne parlament?Nuk ofendohemi dhe me pase te meta,pasi kur krahasohemi me sjelljen e gjysherve tanë (ne qytet)e kuptojme se jemi degjneruar si rezultat i luftës për formimin e njeriut te Ri.-Thanks
E identifikuar
Faqe: 1 [2]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |