Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi PolitikForumi PolitikBashkimi dhe Çështja Kombëtare (Moderatore: kreksi, Bekimi)Andallajia(shkëmbimi) Flasim për çamerine.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Andallajia(shkëmbimi) Flasim për çamerine.  (E lexuar 272 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Fiku
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin
« më: 31-10-2005, 17:50:06 »
Citojeni


 nga Isuf B.Bajrami

Kjo fjalë e huaj në jetën e popullsisë shqiptare të
çamërisë hyri dhe i solli aq shumë
shqetësime,dhimbje,gjak e lot.


Përkthyer në gjuhën shqipe do të thotë shkëmbim.Me siguri kjo nuk ka të bëjë me shkëmbime mallrash apo ekuivalentesh të tjerë,por me këmbim njerëzish.Për shovinistët grekë një lloj malli janë edhe njerëzit,mjafton t'i shkëmbente,të largonte popullsinë shqiptare nga trojet e saja autoktone për të krijuar atje,"homogjenitetin etnik"grek. Luftërat ballkanike ia kishin dyfishuar territoret
dhe popullsinë greqisë,në dëmë të fqinjëve. Orekset soviniste greke për ç'do ditë shtoheshin,drejt
gllabërimit të tokave të huaja.Koncepti ekspansionist i "megalidesë" që synonte të përfshinte në mbrendësin e kufijve të saj tokat ku banonin ortodoksët e Turqisë.Kjo aventur e çoi në Azinë e Vogël,e cila në vend që t'i sillte lavdinë që lakmonin u solli disfatën poshtëëruese.(1)Diskreditimi politik dhe
katastrofa ushtarake që pësoi atje u shoqërua me shumë shkëmbime të qindra e mijëra njerëzve.
Më 30 janar 1923 u nënshkrua në Lozanë marrëveshja e veçantë turko-greke,mbi shkëmbimin e grekërve të Anadollit,me "turqit"e Greqisë.Sipas marrëveshjes,duke filluar që nga 1 maji i vitit 1923:"...duhet të kryhet shkëmbimi,i detyrueshëm i shtetasve "turq" të besimit ortodoks.Grekët e vendosur në tokat turke,gjithashtu edhe i shtetasve grekë të besimit mysliman të vendosur në tokat greke."(2) Të shkëmbyerit duhet të linin vendin e origjinën dhe duhej të fitonin atë të vendit ku shkonin,pa të drejtë kthimi.Në këtë shkëmbim nuk përfshiheshin banorët grekë të Stambollit dhe turqit e Thrakës Përëndimore".(3)

Populli shqiptar nuk duhej të përfshihej në sferën
e shkëmbimit,sepse përveç fesë nuk kishte asgjë të
përbashkët as me turqit por as me grekërit.Edhe në
komisionin miks,të ngarkuar me zbatimin e shkëmbimit,u
vendos që të "përjashtohej popullsia e
çamërisë".(4)Këtë fakt e pranojn edhe vet çeveritarët
e Athinës.Përfaqësuesi grek,Kallamanos,në Konferencën
e Lozanës deklaron se:"Qeveria-e tij-nuk ka asnjë
qëllim që të veprojë në shkëmbimin e myslimanëve me
origjinë shqiptarë.Shqiptarët banojnë në një krahinë
të përcaktuar mirë,Epirin.Në qoftëse ata janë të një
besimi,nuk janë në asnjë mënyrë të një
kombësie."(5)"Sigurime"të tilla u kishte dhënë edhe i
ngarkuari me punë i Greqisë në
Tiranë,Kiçotaqi.Madje,edhe vet Venizelloja:"I kam
telegrafuar Qeverisë sime,për t'i hequr vërejtjen mbi
gjendjen e shtetasve grekë,myslimanë të racës
shqiptare,që nuk duhet të ngatërrohet me turqit përsa
i përket konventës së këmbimit të popullsisë".(6)
Realiteti praktik qëndron ndryshe.Të thënat me të
bërat qëndrojn shum larg.Pa u tharë ngjyra e
nënshkrimeve,qeveritarët grekë i shkelin
marrëveshjet.Nën etiketën "turq" ata vendosin ti
largojnë me mijëra shqiptarë nga trojet e tyre në
çamëri.Sa për shqiptarët e besimit të
krishterë,mendonin t'i asimilonin fare lehtë,duke i
joshur edhe me pasuritë e myslimanëve që do të
largoheshin.Në këtë mes,një rol djallëzor luan edhe
Kleri Ortodoks.Duke u përpjekur që të mbjellë përçarje
e armiqësi midis elementit mysliman dhe të atij të
krishterë. Gjendja acarohej së tepërmi,kur qarqet shoviniste
greke organizuan vrasjen e gjeneralit italian
Telini,dhe anëtarëve të Komisionit Ndërkombëtar për
përcaktimin përfundimtar të kufirit,duke dashur të
fajësojnë Shqipërinë.Disa ditë më vonë italianët e
pushtojnë Korfuzin.
Më 31 mars 1923,Konferenca e Ambasadorëve,e
deklaron fajtor të krimit qeverinë greke dhe e ngarkon
me përgjegjësi.Athina e tërheqë përkohësisht
përfaqësuesin e saj nga Tirana.Punët marrin një kthesë
me pasoja të rënda për popullsinë e
çamërisë.Autoritetet greke e intensifikojnë luftën për
shpërnguljen e çamëve për në Anadoll.Musa Demi,Ymer
Capari,Xhevat Merushi,të cilët kërkojnë ndërhyrjen e
Komisionit miks për të ndaluar dëbimin,burgosen.
Banda hajdutësh profesionistë nga autoritetet
lokale,terrorizonin popullsinë që të deklaroheshin
"turq".Ata përdornin me mjeshtëri metodat më
shkatrrimtare për të shpërngulur njerëzit.Duke i
rrëmbyer natën nga shtëpia,duke iu kërkuar shuma të
konsiderueshme parash për t'i liruar pastaj,etj.Kështu
rrëmbehet Man Ismaili dhe lirohet pasi paguan 200
napolona ari,vëllai i Murat Gjikës 300,Agako Pronja
600,etj.,hajdutët pasi bënin gjithçka natën,të
nesërmen shkonin nëpër fshatra forcat e rendit dhe i
hapnin popullsisë plagë të reja duke e akuzuar se
"strehonte"hajdutë.
Popullata e pafajshme,duke përjetuar tortura nga më
të ndryshmet nuk u gjunjëzua.Ajo i dërgoi disa herë
përfaqësuesit e saj për të protestuar pranë qeverisë
kundër dhunës e padrejtësive.Në rrugë nga më të
ndryshmet informonte rregullisht qeverinë shqiptare
për të gjith gjendjen në çamëri.Me dhjetëra telegrame
iu dërguan Lidhjes së Kombeve,ku denoncoheshin
padrejtësitë dhe kërkohej ndërhyrja e saj.Këto bënë që
në tetor të vitit 1924 të dërgohet në çamëri një
komision i kryesuar nga përfaqësues shqiptar,turq dhe
grek për të konstatuar kombësinë dhe vullnetin e
popullit.U kërkua që zërin e çamërisë t'ja
transmetonte komisionit një dërgatë e përbërë nga
Tahir Metja,Kadri Sadushi,Bido Dule,Nelo
Hamiti,etj.Detyrat e të dërguarve përcaktohen qartë në
një mbledhje që u bë në fushë të Grigohorit.
Përfaqësuesit e popullsisë së çamërisë,pa i
përfillur pasojat,jo vetëm që i parashtruan Komisionit
përkatësinë e saj shqiptare dhe këmbënguljen kundër
çdo përpjekjeje për shkëmbim,por edhe
shtypjen,padrejtësitë dhe mohimin e çdo të drejtë që u
bëhej nga autoritetet greke.Ata i sollën Komisionit
fakte tronditëse.Për shembull pyetjes:"Si shpjegohet
që persona të dryshëm janë deklaruar si turq?!Kësaj
pyetje i përgjigjet Kadri Sadushi:"- Asgjë tjetër
përveç frikës dhe pasigurisë.Një nga ata është edhe
vëllai im,Shefiku.Pyeteni nëse di qoftë edhe një fjalë
turqisht.". - Aq në rrezik e keni jetën kështu?!!"Vështirë është
t'a merrni me mend-u përgjigj Kadriu-por kur të dal
këtej,s'ka asnjë siguri se shkoj i gjallë në
shtëpi!".(7)
Ky delegacion shkoi edhe më tej duke i parashtruar
Komisionit se në çamëri nuk ishin shqiptar vetëm ata
të besimit mysliman,por edhe ata të
krishterët.Ndërkohë rrugës po kalonte një plak i
quajtur Mina Dhima,nga fshati Ledhës."-Ja ai është i
krishterë-thot Tahir Metja-pyeteni i ç'kombësie
është."Plaku pyetjes së përfaqësuesit grek,Minai iu
pëgjigj shkurt:"-Jam shqiptar,nuk di grekçe."(8)
Komisioni pasi u bind për karakterin plotësisht
shqiptar të popullsisë,pezulloi shkëmbimin,por
autoritetet greke vazhduan punën e tyre.Fshati
Petrovicë u boshatisë krejtësisht,Gardhiqi nga 400
shtëpi mbetën 80,Karbunari nga 300 në 120,Parga nga
300 në 40,Shëndielli nga 200 banorë nuk mbeti
asnjë,etj.Vetëm gjatë viteve 1912-1925 u shpërngulën
më tepër se 20,000 banorë nga çamëria.(9)
Qeveria greke e ngarkon deputetin e Trankës,
Bakallbashin të merrej me shkëmbimin dhe instalimin e
emigrantëve grek të ardhur nga Azia e Vogël.Emigrantët
vërshojnë në çamëri. Vendasit grumbulloheshin 4-5
familje në një shtëpi dhe në vend të tyre strehoheshin
të tjerët-të huaj.Kundër këtyre akteve popullsia çame
ngriti zërin e protestës.Në një letër drejtuar Lidhjes
së Kombeve,Hasan Kapoli,Sherif Rexhepi dhe 23
nënshkrues të tjerë, protestonin energjikisht "kundër
çdo tentative depërtimi në Azi duke qenë të njohur si
shqiptarë edhe prej vetë grekëve". (10) Një protestë
të tillë bënte edhe Huso Iljasi,në emër të popullsisë
së Pargës.
Duke u gjendur në këtë situatë të rëndë, populli
shqiptar shpërtheu në mitingje e protesta masive
kundër arbitraritetit të autoriteteve greke në dëm të
popullsisë çame.Duke i bërë jehon një mitingu të
zhvilluar nga studentët e Tiranës,gazeta "Dajti'',i
kërkonte qeverisë demokratike:"...të tregohej sa më
aktive në mbrojtje të popullsisë çame dhe kjo jo vetëm
në emër të solidaritetit me vëllezërit e një gjaku,
por edhe në interes të hedhjes së themeleve sa më të
shëndosha për zhvillimin e marrëdhënieve midis dy
vendeve". (11)

Në verë të vitit 1924,procesi i shkëmbimit mori
karakter masiv. Në këto kushte qeveria shqiptare
ndërmori një varg hapash serioze duke e bërë
mbrojtjen e popullsisë shqiptare të çamërisë, një
ndër objektivat kryesore të veprimtarisë së saj
diplomatike. Ajo kërkoi që çështja të shtrohej për
shqyrtim edhe një herë në Këshillin e Lidhjes së
Kombeve. Në letrën që i drejtonte sekretarit të
përgjithshëm, duke i bërë një interpretim të saktë
Marrëveshjes së Lozanës të vitit 1923, shkruante :"
Qeveria shqiptare mendon se parimi i prejardhjes që ka
adaptuar komisioni miks, mund të zbatohet edhe kjo
deri në një farë pikë,vetëm për ata shqiptarë që
banojnë në Maqedoni në mënyrë sporadike,kurse ai nuk
mund të merret fare parasysh për një krahinë si
çamëria ku popullsia është kompakte. Ajo mendon se
edhe vet fakti që kësaj popullsie i kërkohet të shfaqë
dëshirën, është në kundërshtim me frymën e
Marrëveshjes së Lozanës,e cila thotë se elementi
shqiptar do të përjashtohet nga shkëmbimi...
Qeveria shqiptare është e mendimit se është e
pamundur të merret seriozisht,një dëshirë e shprehur
nga një popullsi që është nën tmerrin e masave të
dhunës së autoriteteve helenike...". (12)
Problemi çam zuri një ndër vendet qendrore në
veprimtarinë diplomatike të qeverisë së F.Nolit, duke
ndërmarrë një varg hapash për sensibilizimin e
opinionit ndërkombëtar, përmes Lidhjes së Kombeve.
Duke denoncuar dhunën e përdorur nga autoritetet greke
për shpërnguljen e shqiptarëve; Nolit nuk i mungonte
asnjëherë përpjekja për krijimin e një klime të re
midis të dy vendeve.Ai e shikonte problemin e
minoriteteve jo si pengesë, por si një urë lidhjeje.
Në një intervistë që i kishte dhënë Noli gazetës
greke "Politika" duke dashur të krijojë një atmosferë
të re në mënyrë të veçantë midis Shqipërisë dhe
Greqisë ka
theksuar se :"Pakica kombëtare, si këtej, ashtu edhe
aty, duhej të jenë jo si një pengim, por si një lidhje
dhe si një urë për marrëveshje midis nesh".(13)
Suleman Delvina duke parë se përçapjet diplomatike për
të ndalurar shkëmbimin e popullsisë çame ishin të
pafrytshme i shkruante Ministrisë së Brendshme
:"Lutemi të keni mirësinë t'u jepni me urgjencë
urdhëra nga ajo ministri,që të varen nga autoritetet
kufitare të jugut,që mos pengojnë hyrjen dhe
instalimin në Shqipëri të atyre shqiptarëve që vinë
nga Greqia për të shpëtuar nga shkëmbimi i
popullsive". (14)
Kur nën pretekstin absurd të "hetimit për
përcaktimin e prejardhjes" dëbimi i popullsisë çame po
merrte përmasa të gjëra, qeveria shqiptare kërkoi që
çështja të shtrohej përsëri për shqyrtim në Këshillin
e Lidhjes. Në telegramin që i dërgohej sekretarit të
përgjithshëm,më 11 gusht 1924 thuhej se:"
...fizionomia etnike shqiptare e krahinës së çamërisë
është përcaktuar në mënyrë të pakundërshtueshme,për
arsye se popullsia është autoktone,ajo flet vetëm
shqip,se kultura turke është krejt e pa njohur aty dhe
se asnjë element tjetër i huaj nuk ndeshet në këtë
krahinë...".(15) Në këto kushte çdo hetim është i
tepërt dhe në kundërshtim me çdo gjë që është vendosur
më parë.

Megjithatë,në prag të hapjes së Asamblesë në
Gjenevë, autoritetet greke kishin përfshirë në
shkëmbim afro 10.000 çamë.Delegacioni shqiptar në
Asamblenë e 5-të të Lidhjes së Kombeve e bëri çështjen
e mbrojtjes së të drejtave të kësaj popullsie një nga
objektivat e tij kryesore.Në krye të delegacionit, F.
Noli,vuri të gjithë prestigjin e vet. Ai denoncoi me
forcë veprimet e paligjshme të qeverisë greke dhe të
komisionit miks që bënte punën e saj.Nëpërmjet
analizës që i bëri procedurës në përfundim se ai "e
linte derën hapur për lloj-lloj persekutimesh nga ana
e autoriteteve greke". (16)Në fjalën që mbajti më 29
shtator 1924 në sesionin e Këshillit të Lidhjes së
Kombeve,ndër të tjera tha:"Shumica e shqiptarëve
mysliman të Greqisë janë përfshirë në shërbim sepse
është një e vërtetë palisiane (që duket sheshit) se
myslimanët e Epirit nuk janë gjë tjetër veçse
shqiptarë...".(17)
Në përgjigje të një shkrimi botuar në gazetën greke
"L'Mesager d'Athenës"me të cilin ankohet se minoriteti
grek në Shqipëri keqtrajtohet,gazeta
"Bashkimi"shkruanrte:"... Autoritetet
greke,përkundrazi terrorizojnë sistematikisht
shqiptarët e çamërisë,sidomos që kur ka filluar
shkëmbimi i popullsive greko-turke,gjendja e
shqiptarëve të çamërisë është bërë e padurueshme,nga
sjelljet e këqia dhe persekutimet e autoriteteve
greke.Asnjë shkollë shqipe nuk është çelur në
çamëri... Kurse qeveria shqiptare ka në buxhetin e saj
një fond prej 100.000 franga ari për shkollat e
minoritetit. Grekofonët e Shqipërisë së Jugut gëzojnë
plotësisht të drejtat e tyre politike. Në zgjedhjet e
fundit,qeveria greke u hoqi çamëve edhe të drejtën e
votës. Qëkurse janë nën sundimin grek,çamët e ndjejnë
veten si një element i dënuar të jetë gjithnjë i
shtypur dhe i skllavëruar...".(18)Megjithatë
deklaratat solemne të kryeministrit grek,që siguronte
se është inspiruar nga dispozitat më të
mira kundrejt minoritetit shqiptar.Autoritete t
ushtarake të Filatit, sidomos kapiten Floro,komandant
i garnizonit,terrorizojnë popullsinë myslimane
shqiptare me të gjitha mjetet më çnjerëzore dhe
barbare duke i rrahur padrejtësisht e pa mëshirë, i
kërcënojnë me vdekje...".(19) Preokupimin e vet për
fatin e popullsisë shqiptare që detyrohej të
shpërngulej, qarqet zyrtare dhe shtypi i kohës nuk e
shprehu vetëm me shkresë e protestat në adresë të
organizmave ndërkombëtare, por edhe me një ndjenjë të
thellë solidariteti duke marrë çdo masë për të pritur
e sistemuar në Shqipëri të gjithë ata që nuk donin të
mbarteshin në Anadoll.

a ç'shkruante gazeta "Dajti":"Është mirë që çamët
të merren bashkërisht e të ju ipen vendpasuri (toka)
të shtetit në vend që të venë në Anadoll e të humbasin
fare". (20)
Qëndresa e popullsisë shqiptare të çamërisë kundër
shkëmbimit me grekët e Anadollit pati jehonë të madhe
në shtypin shqiptar të kohës.
Në një korrespondencë të dërguar për gazetën
"Dajti" dërguar nga çamëria ndër të tjerash thuhet:
"Grekët jo vetëm që e realizuan dëshirën e tyre për
çrrënjosjen e elementit shqiptar të çamërisë, por me
taktikën dhe metodën e tyre të zakonshme po përpiqen
të kandisin botën dhe Lidhjen e Kombeve se çamët e
duan vetë shkëmbimin dhe emigrimin në Anadoll.Grekët
kanë prurë mijëra emigrantë prej Azisë së
Vogël,viktima të megalidesë së tyre qesharake dhe i
kanë vendosur në shtëpitë e shqiptarëve të çamërisë,
duke grumbulluar 4-5 familje shqiptare në një
shtëpi... Mahagjirët e Anadollit për të ushqyer
familjet e tyre, u grabisnin çamëve tërë produktet e
arave e të vreshtave.
Ka afro një muaj që në çamëri ka ardhur komisioni
miks që do të studiojë origjinën e shqiptarëve të
çamërisë.Komisioni në fjalë do të qëndroj vetëm në
Margëlliç e në Filat se shtypi grek ka shpifur se do
t'i vrasë komitët shqiptarë.Edhe së andejmi do të
shqyrtoj origjinën dhe dëshirën e çamëve duke thirrur
disa veta nga çdo katund (të protestuar nga ana e
autoriteteve të vendit e të frikësuar me vrasje,në
qoftë se përgjigjen kundër porosisë së tyre), edhe në
bazë të dëshirës së imponuar që do të shfaqin
këta,komisioni do të veproj për të gjithë popullsinë
shqiptare të çamërisë.
Për të mbrojtur jetën e anëtarëve të komisionit
(siç,qeveria greke ka dërguar në çamëri një fuqi të
madhe ushtarake nën komanden e andantit gjakpirës
Kollovoit, i cili me radhë e ka tmerruar popullin e
mjerë të çamërisë me veprat e tij çnjrëzore si vrasje
barbare e për të shpërngulur shqiptarët e çamërisë dhe
sidomos ata të paktë që dalin para komisionit të thonë
se janë turq dhe duan të venë në Turqi".(21)
Sesioni i Lidhjes së Kombeve,që u mbajt nga fundi i
tetorit 1924 tregoi se tragjedia çame vazhdonte.
Kontigjente të reja njerëzish përgatiteshin për t'u
nisur në Anadoll,kurse organizata e Gjenevës,jo vetëm
që nuk e ndaloi,por i lavdëroi përpjekjet e qeverisë
greke për përmbushjen e zotimeve të saj.Qëndresa e
vendosur e popullsisë çame dhe puna këmbëngulëse e
qeverisë shqiptare u bënë pengesa në rrugën që kishin
nisur qeveritarët e Athinës.Megjithatë procesi i
shkëmbimit të dhunës vazhdoi edhe pas vitit 1925.Por
tashmë ai po merrte nuanca të reja.Një varg ligjesh
goditen drejtpërdrejti e tërthorazi pasurit e
patundshme të shqiptarëve, duke i shndërruar pronarët
e ligjshëm në argatë.
Në një memorandum që përfaqësuesit e çamërisë i
drejtonin kryeministrit grek, Pangallos,më 26 shkurt
1926 duke denoncuar arbitraritetin,shpronësimet e
paligjshme dhe zbatimin e mbrapsht të së
ashtuquajturës "Reformë agrare", në dobi të
emigrantëve të Azisë së Vogël theksohej se;"...ne dhe
familjet tona jemi dënuar të vdesim urie...".Dhe më
poshtëë, me një ton që nuk fshihte aspak revoltën,
shtonin se me këto akte;"...kemi të drejt të besojmë
se qeveria juaj nuk dëshiron tjetër veçse zhdukjen
tonë, ose të na detyroj të braktisim vatrën dhe tokat
tona që i kemi mbajtur për gjenerata të tëra, të cilat
çdo shtet i rrespekton ,dhe të shpërngulemi duke
kërkuar gjetkë atë që shteti grek na e
refuzon:sigurimin e jetës e të pasurisë".(22)
Po i jap lexuesit kujtimet e Gjeneralit
Pangallos,të botuara në gazetën "Akropolis të
Athinës,gazeta më e vjetër greke.Gjeneral Theodhor
Pangallos, 1878-1952,ish- kryetar i shtetit grek më
1926, ishte me origjinë shqiptare. Në një sërë
artikujsh të botuara në fletoren e përditshme
"Akropolis", ai e mbrojti me krenari kombin shqiptar.
Përveç heronjve shqiptarë në panteonin
grek,historia e Greqisë ka regjistruar edhe shumë
figura të tjera me prejardhje shqiptare që janë të
njohura për shërbimet e mëdha që i kanë sjedhë
Greqisë.

Në atë atmosferë urrejtje që ishte rrezik të
njiheshe si shqiptarë edhe në rrugë,del në fushën e
burrave një gjeneral u gjakut tonë,i cili me krenarinë
më të madhe mbron Kombin shqiptar:"-Me Bullgarët dhe
Shqiptarët jam i njohur prej shumë kohe.Marrëdhënjet e
mia me ta kanë qenë të ndryshme. Që në kohën e
Perandorit Vasilios "Bullgavrasës"të Bizantit dhe deri
më sot.Nga të gjith qeveritarët grekë,armiku më i madh
kam qenë unë.Që nga koha e Esat Pashës e sidomos Ahmet
Zogut,miku më i përzemërt dhe mirëbërës i Shqiprisë,
jamë përsëri unë.Është lehtë të binden zyrtarët
kompetent mbi këto fakte po të hedhin një vështrim në
dosjet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe se si do
të shohim më poshtëë nga zhvillimi i ngjarjeve të kohës
në fjalë që gati të kishin përfunduar në një aleancë
midis Greqisë dhe Shqipërisë.
Në foshnjërinë time flisja vetë shqip,pasi gjyshja
që më rriti, nuk dinte greqisht.Ajo ishte e bija e
aristokratit më të shquar të Magaridhës, ndon
Bilbili,në shtëpinë e të cilit vdiq miku i tij i
ngushtë,Marshalli i Rumelisë Karaiskaqi.
Në dejet e mij,pra,rrjedh gjak shqiptari dhe për
këtë jam krenar. Admirali Kundurjoti, të tre Nikoladët
(gjyshi,bir dhe nip),Admiral Saqellariu, hero i
nëndetëses "L.Kaconi",Lasko dhe shumë grekë të tjerë
të zgjedhur,janë me prejardhja shqiptarë dhe janë të
njohura shërbimet e mëdha që i kanë sjellë Greqisë.
Paparigopulos (historian i madh grek
)shkruan:"...nga të gjitha kombësitë që janë në Greqi,
përzierja me gjakun shqiptar prodhoi racën më të
shkëlqyer."Hidriotët,Speciotët,Miauli,Sahturi dhe
mijra luftëtarë që më 1821 deri sot vërtetojnë
mendimin e Paparigopullojt.
Nuk jam pra armik i Shqiprisë, përkundrazi e
simpatizoj popullin shqiptar, i cili në shumicën
dërmuese nuk është përgjegjës për pabesinë kundër
Greqisë.
Menjëherë sapo erdha në fuqi në Qershor 1926, u
ndodha para një keqësimi të vërtet në marrëdhënjet me
Shqipërinë,për shkak të problemit të çamërisë.
Përfaqësonjësi i Shqipërisë duke prezantuar në zyrën
politike më lajmëroi se autoritetet greke më përzunë e
në kundërshtim me traktatet shpërngulën popullatën
shqiptare të asaj krahine, duke e përcjellë në anën e
detit në Azinë e Vogël,dhe se protestimeve të tij u
jepet përgjigja se, këta turko-shqiptarë përmblidhen
në marrëveshjen për shkëmbimin me popullatën greke në
Turqi.
Kërkova shkresat përkatëse dhe u binda se
interpretimi i Ministrisë nuk kishte bazë, pasi në
traktatin e Lozanit shpreheshin qartës se ,
muhamedanët e Epirit konsideroheshin si minoritet dhe
nuk përfshiheshin në shkëmbim,si turqit e
Thrakës,etj.Për sqarime e më të plota të çështjes i
telefonave ministrit tonë në Londër,të ndierit
Kaklamano,që kishte përfaqësuar Greqinë në redaktimin
e traktatit.Ky u përgjegj pa hezituar se muhamedët e
Epirit nuk hyjnë në shkëmbimin dhe se mendimi i
ministrisë nuk ishte i drejtë. Thirra menjëherë
drejtorin e përgjithshëm kompetent,i cili më tha këto
fjalë habitëse :"Parimisht kanë të drejtë, por për
arsye nevojë dhe qëllimi, urdhërova shpërnguljen e
shqiptarëve për të boshatisur katundet dhe vendosjen
në to të refugjatëve tanë nga turqia, nuk vlen të
humbasim kohën për pesë gjashtë mijë shqiptarë Zoti
Kryetar!". Mezi u mbajta pa e flakur jashtë me shkelma
diplomatin monokëlmbajtës.Njëkohësisht sipas raporteve
policore një dramë e vërtet kryhej në Epir, pasi
katundarët me të qara shkëputeshin prej vatrave të
tyre ku ishin lindur dhe jetonin prej shekujsh dhe
ngarkoheshin në anijet për tu dërguar në Azinë e
Vogël.
U dhash urdhëra të shkarkoheshin dhe të ktheheshin
të lirë në katundet e tyre.Shqiptarët si çdo racë e
vjetër dhe e prapambetur kanë vese, por kanë edhe disa
virtyte të zgjedhura.Ngjarja e sipërme ka qenë shkaku
kryesor i vendosjes së marrëdhënjeve të përzemërta,
(midis dy shteteve) të cilat u zhvilluan gati deri në
arritjen e themelimit të një federate të ardhshme siç
do shohim.Presidenti i Republikës, Ahmet Zogu,me një
letër të përzemërt, më shfaqte mirënjohjen e vet, të
cilën nuk do t'e harroj kurrë.Dhe,pra, deri në ditët e
shfronëzimit të tij,sa herë vinte përfaqësonjës i ri
shqiptar në Greqi,më porosinë e tij më vizitonte në
shtëpi dhe më sillte përshëndetjet e mbretit, duke më
drejtuar fjalën shqip më thoshte "vëlla i madh".
Dhe këto kur isha vetëm një qytetar i thjeshtë si
gjeneral i shmobilizuar.Kjo është e quajtura "Besa"
shqiptare,domethënë besë dhe mirënjohje për
mirëbesim.Po të hedhim një vështrim në hartën e
Ballkanit, kuptojmë menjëherë rëndësinë e madhe të
Shqipërisë.Për shkak të ngjarjeve të fundit tani sapo
u kuptuan rrethet politike dhe ushtarake në
Greqi,rëndësinë e Shqipërisë si bazë sulmi dhe
mbrojtjeje.Ushtarakët grek në kohërat e kaluara e
dinin këtë,siç tregohet qartë prej luftrave të rrepta
dhe të përgjakshme që u zhvillua në limanet dhe
kalimet malore të Shqipërisë, sidomos në shekujt e
fundit të Perandorisë Bizantine.
Për Greqinë Shqipëria mike dhe aleate,përbënë një
fortesë kolosale dhe një kërcënim të fortë për çdo
sulmues të veriut.
Zgjuarsia e mprehtë e Venizellos e kishte kuptuar
këtë fakt,kur thoshte që duhet me çdo sakrificë që
çështja e Epirit të rregullohet miqësisht dhe të
vendoset me Shqipërinë marrëdhënjet më të përzemërta.
Besoj me patundshmëri në të drejtën e këti
mendimi.Kërkova me çdo kusht e sakrificë këtë gjë ta
vë në zbatim kur isha Kryetar i shtetit.
Pas këtyre ngjarjeve u vendosën marrëdhënjet
miqësore dhe dërgova në Tiranë si përfaqsonjës të
Greqisë Gjeneralin Aleksandër Kondulin, bashkëvendasin
tim i cili e njhte jo vetëm shqipen e Shqipërisë së
Jugut që flitet në krahinën tonë, por edhe ato idiomat
e labëve e gegëve.
Është fakt i pakundërshtueshëm për shumë arsye, se
po të zbatohej një politikë e urtë dhe e qëndrueshme
në çështjen e Shqipërisë, do të ishte e mundur që në
vend të armiqësis,do të ishte më e mira, më e
vlefshmja dhe e vetmja mike besnike e Greqisë në
Ballkan.
Si racë shqiptarët nuk janë as tartaro-mongolë, as
sllavë,por Ilirë,stërnipër të pellazgëve.Janë
historikisht të provuar, pasojë-racë motër me racat e
vjetra që zbritën nga veriu dhe përbënë banorët e parë
të Heladhës. Nuk kanë asgjë të përbashkët me
Italianët,serbët,bullgarët, kurse me popullin helen
lidhen ngusht në gjak,trashëgime dhe zakone".(23)
Traktati i Lozanës i vitit 1923, iu dha shkas
qarqeve drejtuese të Athinës që të dëbojnë me dhunë
nga trojet e tyre stërgjyshore çamët,këto ishin masa
të konsiderueshme të popullsisë shqiptare.Vitet e
mëpastajme arrihet të ndryshohet vetëm
taktika,strategjia mbetet ajo e çrrënjosjes së plotë
të popullsisë shqiptare të çamërisë,të cilën e
realizoi Gjeneral Zerva me zjarr e hekur në vitin
1944.

---------------------

1.V.Kondi :"Greece and Albanien",Selanik,1976,f.98
2.Marrëveshja e Lozanës,nënshkruar më 30.01.1923,
Artikulli i – I -, paragrafi i
parë.Shih,H.Minga: te "çamëria"Nr. 7 (26),Viti
II- të,8 maj 1992 fq.3-4.
3. Po aty.
4.Memorandumi i Sekretarit të Përgjithshëm të
Lidhjes së Kombeve,dërguar
këshillit të datës 29.ll.l924.
5.Po aty.
6.Venizelloja :"Letër drejtuarLidhjes së Kombeve"
7. H. Mingo,Po aty.
8.Po aty.
9. Po aty.
10.Po aty.
11. Gaz."Dajti",Tiranë 4 gusht 1924.
12.AQSH.Fondi251,viti 1924, dosja 84.
13.Gazeta "Politika",datë9.09.1924.
14.AQSH.Fondi 252,dosja 80,dt.30.1924,fl.38.
15.AQSH.Fondi 251,viti 1929, dosja 84.
16. H.Minga,Po aty.
17.AQSH.Fondi 251,viti 1924, dosja 85.
18.Gazeta"Bashkimi", date 30.07.1924.
19.Kurfuz më 20.02.1926,në emër të popullsisë çame
të Filatit:Musa Demi,Adem Braho.Shih edhe:
"çamëria",Nr. 7 (26),Viti II-të 8 maj 1992 fq. 4.
20.Gazeta "Dajti", date 07.07.1924.
21.Gazeta "Dajti", date 17.09.1924.
22. Hasan Minga, "çamëria", Nr. 7 (26), Viti II-të,
8 maj 1992 fq.4.
23. Gjeneral Theodhor Pangalos,kujtime,botuar tek e
përditshmja greke "Akropolis",Athinë. Përkthyer nga
shkrimtari Petraq Ktona tek revista "Krahu i
Shqiponjës",Nr.2 (14),shkurt 1978,çikago të
SHBA-së,shih edhe tek "çamëria"Nr.5 (24), e mërkur
22.04.1992,fq.8.


Gjilan
« Ndryshimi i fundit: 01-11-2005, 13:23:19 nga -Luli- » E identifikuar

Në të pyetshin si me quajnë? Thuaju - Shqiptar
Në të pyetshin a ka grua? - Thuaju - Flamurin
Në të pyetshin a ka miq?-Thuaju - Shqiponjat
Në të pyetshin a ka nënë?-Thuaju - Shqiperinë
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |