Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.
Forumi PolitikForumi PolitikBashkimi dhe Çështja Kombëtare (Moderatore: kreksi, Bekimi)31 janari 1997 dita e dhimbjes dhe e krenaris Komtare.


Faqe: [1]   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: 31 janari 1997 dita e dhimbjes dhe e krenaris Komtare.  (E lexuar 292 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
arbias
Urime pavarsija
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« më: 07-11-2006, 22:18:00 »
Citojeni


31 JANARI 1997 DITË E DHEMBJES DHE E KRENARISË KOMBËTARE Shkruan: Sejdi Veseli
Në historinë e njerëzimit, vështirë se gjendet një popull i tillë si ne shqiptarët, që të ketë luftuar kaq shumë, që të ketë guxuar kaq shumë, që të ketë treguar kaq trimëri e mençuri, që t'i ketë thyer të gjithë armiqtë dhe të ketë dalë kryelartë përpara historisë, ta ketë rrëmbyer fuqinë me armët e tij, asnjëherë në luftëra pushtuese dhe duke qenë çdoherë në aleancë me të drejtën, siç ishte edhe UÇK-ja me NATO-në. Armiq nga më të egërit janë sulur drejt nesh, me qëllim të na shfarosin, jo vetëm nga trojet tona etnike, por edhe nga faqja e dheut. Synimi kryesor i të gjithë armiqve që na u sulën ishte ta fshinin Atëmëmëdheun tonë nga harta e Ballkanit, ta copëtonin dha ta ndanin ndërmjet veti. Por më kot. Ne luftuam e fituam. Ne ishim, jemi dhe do të jemi të pavdekshëm! Për këto qëllime, armiq të shumtë kanë shkelur mbi tokën tonë amtare, romakët e Cezarit e të Markë Antonit, osmanët, hordhitë serbo-sllave që nga Stefan Dushani, Karagjorgjeviqët e gjerë te ato të Millosheviqëve, etj. Por populli ynë u bëri ballë tërë këtyre invaduesve, duke dalë pas çdo pushtuesi më i bashkuar, më i përtërirë dhe më i vendosur për të mos ulur kokën kurrë përpara askujt. Arkivat e kancelarive të huaja janë të mbushura me dokumente që dëshmojnë për luftën, trimëritë, sakrificat dhe aspiratat e ligjshme dhe të zjarrta të popullit tonë, për të jetuar i lirë dhe dinjitoz në trojet e tij, trashëgim prej të parëve. Por, këto arkiva nuk u hapën deri më sot. Të mbyllura mbetën arkivat e Stambollit, Beligradit, Athinës, Moskës, Romës, Berlinit, Parisit dhe të Londrës. Por, më mirë e më qartë, se sa në shkresat e kancelarive të huaja, historia jonë e madhërishme është shkruar me djersën dhe gjakun e vetë popullit tonë liridashës. Ajo është kënduar dhe do të këndohet brez pas brezi, nga vetë populli. Pak popuj në botë e patën fatin e shqiptarëve, që të gjitha ditët e motmotit t'i kenë Ditë të Dhembjes dhe Krenarisë Kombëtare. E tillë është edhe dita e 31 janarit. Kjo ditë është përvjetori i një Epopeje të historisë të lavdishme shqiptare, të cilën ia dhuruan tre bijtë e tyre besnik: Zahir Qerim Pajaziti ( 1 nëntor 1962-31 janar 1997), Edmond Hysni Hoxha ( 10 tetor 1975 - 31 janar 1997) dhe Hakif Sabit Zejnullahu ( 22 qershor 1962 - 31 janar 1997). Siç dihet, në muzgun e mbrëmjes së 31 janarit 1997, si pasojë e përcjelljes speciale ("japoneze") të sigurimit armik, këta tre kuadro të larta drejtuese të Famëmadhes Ushtria Çlirimtare e Kosovës, gjatë rrugëtimit të tyre drejt Vushtrrisë, ranë në një pritë të forcave të mëdha policore-ushtarake të okupuesit serbo-çetnik, pikërisht në vendin e quajtur Pestovë. Përnjëherë drejt automobilit me të cilin po udhëtonin luftëtarët e lirisë u hap zjarr i furishëm dhe i kryqëzuar nga armatimet më të sofistikuara. Atë mbrëmje u dha lajmi i zi, se ranë tre dëshmorët e kombit! Ranë dëshmorë për çlirimin e trojeve shqiptare nga thundra e pushtuesit barbar serbo-sllav dhe për ribashkimin e tyre në një shtet të vetëm shqiptar-Shqipërinë. Zahiri, Edmondi dhe Hakifi gjatë tërë veprimtarisë së tyre i qëndruan me besnikëri Betimit para Flamurit Kombëtar Shqiptar: Cit. "Si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, betohem se do të luftoj për çlirimin e tokave të pushtuara të Shqipërisë dhe bashkimin e tyre, do të jem përherë besnik, luftëtar i denjë i lirisë, vigjilent, guximtar dhe i disiplinuar, i gatshëm, që në çdo kohë, pa kursyer as jetën time të luftoj për t'i mbrojtur interesat e shenjta të ATDHEUT. Nëse shkeli këtë betim, le të ndëshkohem me ligjet më të ashpra të luftës, dhe nëse tradhtoj qoftë i humbur gjaku im. BETOHEM!" ( Citim nga: "RREGULLORE E PËRKOHSHME E USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS -ORGANIZIMI I JETËS SË BRENDSHME NË USHTRI", e cila u ndryshua më vonë pa u pyetur fare ata që ishin betuar më parë dhe pa u mërzitur fare, se te shumë shqiptarë nga diaspora, teksti i këtij dokumenti kishte ndikuar që të përcaktoheshin dhe të vendosnin për të lënë punën dhe familjet në mërgim dhe për t'iu bashkuar radhëve të UÇK-së). Jeta edhe e këtyre dëshmorëve të kombit ishte një luftë e vazhdueshme, të cilën e kurorëzuan me lavdi. Dëshmorët jetuan dhe ranë ashtu si u ka hije vetëm bijve të vërtetë të popullit shqiptar që i lindi dhe Truallit Atëmëmëdhetar që i rriti! Komandant Zahir Pajaziti, i lindur nga babë Qerimi dhe nën Fatimja, bir besnik i Turanës galabiote-vendlindjes edhe të Justinianit, djalë trim, i palodhur, i afërt me popullin, ndër themeluesit e UÇK-së, njeri i aksioneve, tmerr për pushtuesit dhe tradhtarët e popullit, por i prenë hovin plumbat e armikut, të ndihmuar nga të pabesët, që nuk do të falen nga gjykatësi popull! Komandant Edmond Hoxha, i lindur nga babë Hysniu dhe nënë Nurija, birë besnik i Junikut kreshnik, me dell trimërie të ngjashëm me atë të Sylë Vokshit, i afërt me popullin dhe i ashpër me shkelësit e truallit atëmëmëdhetar, e shkriu jetën në fillet e saj, për të mirën e popullit që e lindi! Komandant Hakif Zejnullahu, i lindur nga babë Sabiti dhe nënë Qamilja, birë besnik i Llabit burrëror dhe liridashës, i gatshëm ku e lypte detyra, me tërë qenien në shërbim të çlirimit dhe të ribashkimit kombëtar. Për realizimin e aspiratave shekullore të popullit që e lindi, ishte i gatshëm që të futej në zjarr! Edhe këta tre dëshmorë, me qëndresën e tyre heroike që bënë ditën kritikë, në përballje me qindra e qindra efektiva represive të pushtuesit, të cilët ishin të armatosur gjer në dhëmb, me mitralozë, snajper, autoblinda e helikopter, trasuan itinerarin që duhet të ndjekin shqiptarët, drejt realizimit të plotë të aspiratave të tyre shekullore, për të jetuar të ribashkuar, të lirë dhe me dinjitet në Atëmëmëdheun e tyre - Shqipërinë! Edhe këtyre tre dëshmorëve populli ua ka borxh, jo vetëm për t'ua marrë hakun, por për të jetësuar idealin e tyre, e ideali i tyre është çlirimi i plotë i trojeve shqiptare dhe ribashkimi i tyre në një shtet të vetëm - Shqipërinë! Me 31 janar 2006, familja e Qerim Pajazitit nga Turana përbri Galabit (Orllanit), Besianë, familja e Hysni Hoxhës nga Juniku, Deçan dhe ajo e Sabit Zejnullahut nga Gurashi (Lladovc) Besianë, i kanë portat e shtëpive më të hapura se zakonisht. Ato presin bashkëluftëtarët e më të dashurve të tyre: Zahirit, Edmondit dhe Hakifit, por edhe të gjithë ata që ndjejnë dhembje për rënien e parakohshme të tyre. Edhe në këtë përvjetor të dhembjes dhe të krenarisë kombëtare, familjet e dëshmorëve, do t'i presin ballëhapur vizitorët nga të gjitha viset shqiptare . Me këtë rast, vetëm familjet e dëshmorëve, nuk e kanë konsumuar të drejtën e plotë për t'u krenuar me veprën heroike të bijve të tyre dëshmorë. Një soj i vizitorëve të këtyre familjeve, përkundër dhembjes dhe mallit që "ndiejnë" për dëshmorët, me plotë të drejtë janë të privuar nga e drejta për t'u krenuar me veprën Madhore të tyre. Ngase, jo vetëm se nuk e kanë quar deri në fund veprën për të cilën u flijuan dëshmorët, jo vetëm se lejojnë që të shkelet mbi gjakun e tyre, por edhe janë shndërruar në përfitues të luftës, duke e shfrytëzuar gjakun e dëshmorëve dhe sakrificat sublime të popullit për interesat e tyre karrieriste, përfituese dhe skajshmërisht meskine. Prishtinë, me 30 janar 2006

E identifikuar

Lirin nuk u a solla un atè e gjeta mes jush !
arbias
Urime pavarsija
Gjinia: Mashkull

Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #1 më: 07-11-2006, 22:19:57 »
Citojeni



LUFTA E USHTRISË ÇLIRIMTARE E KA PËRCAKTUAR STATUSIN FINAL TË KOSOVËS!
Shkruan Sejdi Veseli

Nuk ka forcë e cila do të jetë e aftë për të shtypur rezistencën e popullit shqiptar, kur është në pyetje mbrojtja e interesave të tij të ligjshme, njerëzore dhe kombëtare! Paralajmërimet në rritje, se po afron momenti i fillimit të mësymjes përfundimtare për zgjidhjen e statusit politik të Kosovës, kanë ndikuar që të thellohet shqetësimi kolektiv i shqiptarëve. Në thellimin e këtij shqetësimi kolektiv të shqiptarëve ka ndikuar edhe droja e arsyeshme e tyre, se mos gjatë procesit të zgjidhjes së statusit politik të Kosovës, edhe në këtë etapë të historisë, si dhe në të kaluarën, do të ripërballen me skenarët e njohur të Evropës njerkë, aspak të këndshëm për ta. Vërtetë nga shumica e deklarimeve të shumicës së atyre, të cilët imponohen si përfaqësues të atyre faktorëve, të cilët pashmangshëm do të marrin pjesë aktive në procesin e “zgjidhjes” të statusit politik të Kosovës, mund të nxirren përfundime të qëndrueshme, se në një kohë të afërt, shqiptarët do të detyrohen të përballen me sfida shumë të rrezikshme, e që epilogu i tyre do të ndikoj fuqishëm në të ardhmen e tyre në përgjithësi! Kur dihet kaçiku intelektual, virtytet morale dhe shkalla e gatishmërisë së atyre, të cilët do të përballen drejtpërdrejti me këto sfida dhe që janë të mandatuar në bazë të verdiktit të votës së popullit ( mjerisht të mashtruar ) për të përfaqësuar me devotshmëri interesat legjitime të Kosovës, duhet konstatuar me dhembje në shpirt se nuk mund të parashikohet një epilog i favorshëm për shqiptarët. I tillë është edhe deklarimi i para pakë ditësh i PSSP të OKB-së, z. Soren Jessen-Petersen në një konferencë për shtyp, në Prishtinë, me 23 gusht 2005, cit: “...Bisedimet për statusin politik nënkuptojnë arritjen e kompromisit në mes dy palëve...Se cili do të jetë statusi apo cili do të jetë kompromisi, kjo nuk është punë e imja. Puna ime është që ta drejtoj Kosovën në rrugën që do të shpie deri te bisedimet...”, mbaron citati. Kjo deklaratë e njeriut të parë të administratës neo-kolonialiste ndërkombëtare në Kosovë, z. Petersen, nuk mund të kuptohet ndryshe, pos si një paralajmërim ogurzi për të ardhmen e popullit shqiptar të Kosovës. Shkalla e rrezikshmërisë së këtij paralajmërimi të publikuar nga ky finok i diplomacisë fiton në peshë, kur atij i shtohen edhe paralajmërimet kërcënuese të KFOR-it, se do të krijojë zona të mbrojtura dhe rreptësishtë të ndaluara për civilët. Këto paralajmërime kërcënuese të KFOR-it emetohen në vazhdimësi, jo vetëm në shumicën e mjeteve informative kosovare, por edhe në ato ndërkombëtare, siç ndodhi me 17 gusht 2005, kur zëdhënësi i KFOR-it, Koloneli De Kersabje, në Ditarin shqip të “Zërit të Amerikës”, pa hezitimin më të vogël e paralajmëroi popullin e Kosovës, se në gjashtë vjetorin e përfundimit të luftës së tyre të armatosur çlirimtare, do të krijohen dofar zona të “sigurisë”, të koduara me “blu” dhe “të kuqe”, të cilat do të mbrohen nga policia dhe KFOR-i. Sipas paralajmërimit edhe të këtij zëdhënësi të KFOR-it, në këto zona do të ndalohet rreptësishtë hyrja e civilëve (lexo: e shqiptarëve). Ndërsa, ne rastet e trazirave eventuale, personat që do të përpiqen të hyjnë në këto zona të ndaluara, do të përballen me pasoja. Paqeruajtësit” do të jenë të autorizuar për të përdorur edhe armët e zjarrit, ndaj atyre që tentojnë të futen në këto zona. “Çka duket për diell kallauz nuk do” – thotë një thënie e urtë popullore. Duke u bazuar në këtë kërcënim të forcave paqeruajtëse (lexo: forcave kolonizuese), mund të nxirret përfundimi, se nga disa qarqe të njohura ndërkombëtare, po përgatitet një lloj “zgjidhje” e statusit politik të Kosovës, shumë e dëmshme për interesat njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve, përkundër faktit se ata përbëjnë 90% të popullatës të kësaj krahine shqiptare, të ndarë dhunshëm po nga këto qarqe, nga tërësia e saj e natyrshme - Shqipëria. “Historia është mësuesja e jetës” do të thoshin filozofët. Në bazë të sjelljeve të ndërkombëtarëve, sidomos pas përfundimit të luftës së armatosur çlirimtare të Kosovës, të Luginës së Preshevës dhe të Luginës së Vardarit, përjashtuar disa klane të politikanëve të korruptuar dhe zaptit e tyre të dëgjueshëm shqipfolës, nga shumica e popullit shqiptar janë nxjerrë përfundime të qarta. Diçka e tillë mund të pritet, sidomos nga bijtë dhe nipërit e atyre që e patën fjalën kryesore, gjatë arritjes së Marrëveshjes së Shën Stefanit (1878), në Kongresin e Berlinit (1878), në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1913), gjatë përpilimit dhe nënshkrimit të Traktatit të fshehtë të Londrës (1915), si dhe të Traktatit të Versajës ( 1918). Me siguri, nga diplomat të disa qarqeve ndërkombëtare edhe kësaj radhe, do të tentohet ashtu si në kohën e gjyshërve dhe baballarëve të tyre, që për zgjidhjen e statusit politik të Kosovës, të përdoren modalitetet e sajuara në përputhje me direktivat e Beogradit zyrtar, pa u brengosur fare se me një veprim të tillë do të shkeleshin paragrafët e dokumenteve ndërkombëtare, në mënyrën më flagrante, siç janë: 1. Rezoluta Nr. 637 (VII), e miratuar nga OKB, me 16. 12. 1952 : “E drejta për vetëvendosje e popujve dhe e kombeve është parakusht për respektimin e plotë të të drejtave dhe lirive të njeriut” 2. Rezoluta Nr. 2625 (XXV), e miratuar nga OKB, me 24. 12. 1970, e cila ndër shtatë parimet e saj kryesore, në pikën 5 përmban edhe parimin e barazisë dhe të vetëvendosjes të popujve: "Krijimi i shteteve të pavarura dhe sovrane, bashkimi i lirë me ndonjë shtet tjetër të pavarur, varet nga vendimi i miratuar politik i atij populli, i cili mbështetet në të drejtën e tij universale për vetëvendosje . Prandaj, çfarëdo formë tjetër shtetërore e cila i imponohet me forcë...përbën shkelje flagrante të së drejtës së tij për vetëvendosje...”, dhe se me një veprim të tillë, do t'i përdhosnin edhe institucionet ndërkombëtare të cilat i kanë aprovuar këto dokumente! Andaj, edhe përgjegjësia për zhvillimet të cilat do të pasonin, shumë të rrezikshme për paqen edhe ashtu të brishtë, në Ballkanin e mbarsur me shumë probleme të pazgjidhura kombëtare, do t'u adresohet jo vetëm këtyre qarqeve, por Bashkësisë Ndërkombëtare në përgjithësi! Kërcënimet e KFOR-it lakuriqësojnë edhe një të vërtetë, se si për UNMIK-un, ashtu dhe për instruktorët e tij, se është më se qartë, se shqiptarët nuk do të pranojnë që t'u përsëritet historia e hidhur, duke u futur edhe njëherë nën tutelën e Serbisë gjakatare. Andaj edhe është urdhëruar Komanda e KFOR-it, që të ndërmerr masat përgatitore operative, që në bashkëveprim me policinë unmikistaneze dhe të ashtuquajturën SHPK, të shtypë pa mëshirë revoltën edhe pse shumë të arsyeshme të shqiptarëve, e cila me siguri do të pasojë, nëse nga kushdoçoftë tentohet të nëpërkëmben interesat e tyre të ligjshme, njerëzore dhe kombëtare! Në bazë të sjelljeve të deritanishme të UNMIK-ut, KFOR-it dhe të instruktorëve të tyre politik, ushtarak dhe policor, mund të arrihet në përfundimin, se nga ana e tyre është krijuar një bindje e gabuar për shqiptarët. Si duket kontaktet e tyre, kryesisht me politikan të korruptuar dhe karrierist, si dhe me shoqërues e përkthyes me të kaluar të dyshimtë, për fatkeqësinë e tyre, nuk kanë arritur të kuptojnë karakterin e vërtet të shqiptarit. Po të mos ishte kështu, me siguri, jo vetëm se do të silleshin krejt ndryshe, por as nuk do të përgatisnin veprime të tilla diletante, siç është krijimi i zonave të ashtuquajtura të sigurisë, në kuadër të masave përgatitore për të shtypur revoltën e drejtë të shqiptarëve. Kështu diçka u përpoqën ta bëjnë edhe pushtuesit serbo-çetnik, në fund të shekullit të kaluar. Epilogu dihet! Është momenti i fundit që Bashkësia Ndërkombëtare ta kuptoj drejt, mirë dhe përfundimisht, se shqiptarët nuk i dorëzuan armët dhe as nuk e demobilizuan UÇK-në si pasojë e qyqarësisë së tyre. Jo! Shqiptarët, si popull i civilizuar që janë, këtë veprim të urtë e bënë nga bindja, se mos më në fund ajo çka përjetuan para syve të Bashkësisë Ndërkombëtare, do të kishte zgjuar ndërgjegjen e saj njerëzore dhe, më në fund do të shfrytëzonte rastin për t'i korrigjuar gabimet që u kishte bërë shqiptarëve në të kaluarën, duke e copëtuar Truallin etnik të tyre, për një qëllim të vetëm: kënaqjen e orekseve grabitqare të fqinjëve të tyre sllavo-grek. Por çfarë ndodhi? Njëkohësisht me invadimin e Kosovës nga forcat e KFOR-it, filloi të instalohet edhe administrimi ndërkombëtar-UNMIK-u. Nuk vonoi dhe pushteti civil i drejtuar nga vendorët dhe UÇK-ja, me një urdhëresë administrative u shpërbën. Përfundimisht tërë pushteti civil dhe ushtarak në Kosovën e porsaçliruar, kaloi në duart e ndërkombëtarëve. Me vendosjen përfundimtare të UNMIK-ut i tërë pushteti u koncentrua në duart e PSSP-së, ndërsa populli u nda në dy shtresa: Në atë të favorizuarën dhe në atë të diskriminuarën. Shtresa e parë përbëhej nga minoritarët serbo-malazias, të cilët realisht nuk përbëjnë as 5% të popullatës së Kosovës. Ndërsa shtresa e dytë përbëhej nga populli shqiptar i cili përben afro 90% të popullatës së Kosovës dhe grupet etnike jo serbe të cilat përbëjnë afro 5% të popullatës të saj.

Aktualizimi i procedurës për finalizimin e statusit të Kosovës, në përputhje me kërkesat e Beogradit zyrtar, lakuriqëson përfundimisht pafytyrësinë e disa qarqeve ndërkombëtare të instaluara në kuadër të UNMIK-ut e KFOR-it, si dhe atë të servilëve të tyre vendor. Thënë me dashamirësi, sa nuk është bërë tepër vonë, do të duhej ta kuptojnë përfundimisht, si Serbia, ashtu dhe aleatët tradicional të saj: -se kanë përënduar në pakthim ato kohëra kur bëheshin pazarllëqe me të drejtat kombëtare dhe trojet etnike të shqiptarëve, sikur ato të ishin plaçka të thjeshta të tregut; - se për këtë etapë të rrugëtimit të sigurt të shqiptarëve drejt realizimit të aspiratës së tyre legjitime, për të jetuar të lirë dhe të ribashkuar në një shtet të vetëm, çështja e statusit politik të Kosovës është punë e kryer. -se shqiptarët e Kosovës janë të vendosur për ta shfrytëzuar të drejtën e tyre të natyrshme për të vetëvendosur për të ardhmen e tyre; - se ky është vullneti i popullit shqiptar të Kosovës; - se këtë vullnet të dy milionë shqiptarëve të Kosovës e ka vulosur lufta e tyre e armatosur çlirimtare, të cilën u detyruan ta bëjnë, jo pse kishin pretendime territoriale ndaj trojeve etnike të popujve me të cilët kufizohen, por për t'u çliruar nga terrori i organizuar shtetëror i përmasave të gjenocidit, i cili ushtrohej mbi ta nga pushtuesi serbo-çetnik. Kjo është një e vërtetë e pakontestueshme, e cila nuk mund të kontestohet as nga Bashkësia Ndërkombëtare, sepse ky terror i shtetit serbijanë u ushtrua ndaj shqiptarëve, para syve të saj. Është momenti i fundit që, si Bashkësia Ndërkombëtare, ashtu dhe servilët e saj vendor, t'ia vënë gishtin kokës dhe të rishikojnë sjelljet e tyre në raport me shqiptarët, para se t'i kalojnë kufijtë e durimit të tyre, sepse po u kaluan këta kufij, pasojat do të jenë, jo vetëm të paparashikueshme, por edhe shumë vështirë të riparueshme! Pra, do të ishte në shërbim të interesit të përgjithshëm, që UNMIK-u, KFOR-i dhe instruktorët e tyre, të mos e sjellin punën, për t'u bindur përfundimisht: -se nuk ka forcë e cila do të jetë e aftë për ta shtypur rezistencën e popullit shqiptar në mbrojtje të interesave të tij legjitime, njerëzore dhe kombëtare; -se rezistenca e shqiptarëve nuk do të ndalet, për derisa nuk krijohen kushtet optimale për të shfrytëzuar të drejtën e tyre të pa tjetërsueshme, për t'u vetë përcaktuar dhe vetëvendosur për të ardhmen e tyre dhe atë, vetëm në bazë të vullnetit të tyre të lirë!
E identifikuar

Lirin nuk u a solla un atè e gjeta mes jush !
Faqe: [1]   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |