Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 ... 33 34 35 36 37 [38] 39 40   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Barsaleta!  (E lexuar 31178 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Hektori
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #555 më: 21-01-2008, 23:32:05 »
Citojeni




    Hyn njani ne dyqan dhe e pyet shitsin sa kushtojn pulat ai i thot këto knej kushtojn 5 euro ndërsa këto 1 euro por jan me sid(aids)ok mi jep nja 5 copa t`ktyne nga 1 euro.Po a sdegjove ti a këto jan me sid o jaran! Ska gajle si kam për mi asish po mi hanger
    Hektori
E identifikuar

Për batakgjinjët, patriotizmi është streha e fundit
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #556 më: 24-01-2008, 14:07:50 »
Citojeni

Nxënësi dhe mësuesi

Një ditë, një nxënës i thotë mësuesit:
- Mësues, a mund të dënohet njeriu për një gjë që nuk e ka bërë?
- Kurrën e kurrës, – ia kthen mësuesi gjithë pasion.
- Kështu, edhe ti nuk do të më dënosh mua që nuk i kam bërë sot detyrat – thotë nxënësi.
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #557 më: 25-01-2008, 14:05:57 »
Citojeni

Shtatzënia

Kthehet vajza në shtëpi dhe e shqetësuar i tregon nënës dhe babës se kishte pasur marrëdhënie me një djalë dhe dyshonte që kishte mbetur shtatzënë. “Unë do të të vras, – i thotë babai. “Si mund ta çnderosh kështu familjen me dashuri e fëmijë të jashtëligjshëm?”.
Vajza i thotë se djali po priste jashtë për të biseduar. Del plaku jashtë dhe shikon një djalosh me makinë “Ferrari”, i cili sakaq i thotë: “Nëse vajza jote bën gocë, do të të jap 20 milionë lekë, nëse bën djalë, do të jap 40 milionë, nëse s’bën fare...”.
“Nëse s’bën fare ti prapë mund ta rregullosh atë punë...”, – ia kthen plaku.
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #558 më: 18-02-2008, 13:54:01 »
Citojeni

Kanuni

Një shoqatë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut vjen në Shqipëri për të vëzhguar nga afër të drejtat e grave. Shkon në Malësinë e Pukës dhe vë re burrin me mustaqe hipur mbi një kalë dhe gruan e tij teksa vinte e ngarkuar rëndë me dru nga prapa në këmbë. E ndalin burrin dhe e pyesin:
- Përse ti në kalë dhe gruaja mbrapa teje e ngarkuar me dru?
- Kanuni thotë se gruaja nuk bën të ecë përpara burrit dhe duhet vetëm ajo të punojë..., – përgjigjet burri.
Shoqata vazhdon vëzhgimin e saj në vende të tjera derisa arrin në një fshat të Kukësit, në kufi me Kosovën. Atje shohin sërish një burrë me mustaqe mbi kalë dhe gruan e ngarkuar me dru, por kësaj here gruaja ecte para. Të ekzaltuar e pyesin burrin:
- Si ka mundësi që gruaja ecën para kur Kanuni thotë ndryshe?
- Keni të drejtë, por po ecim në zonë të minuar, – ia kthen ai.
E identifikuar

Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #559 më: 24-02-2008, 13:20:34 »
Citojeni

Shpëtimtarja
 Në ditarin e një gruaje që kishte udhëtuar me anije shkruante...
-E martë, është dita e tretë e udhëtimit në anije. Sot mu afrua kapiteni i anijes dhe po më vardiset...
-E mërkurë, kapiteni i anijes më ftoi për drek në kabinën e tij...
-E enjte, kapiteni i anijes kërkon që ta kaloj natën me mua....
-E premte, Kapiteni i anijes m'u kërcënua se nëse nuk pranoj të flej me të do ta fundos anijen me gjithë 387 pasangjerët....
-E shtunë, i shpëtova 387 pasangjerët nga anija jonë!!!
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #560 më: 24-02-2008, 13:21:19 »
Citojeni

Prizrenalia
 -"Prej nga jeni" - pyet një udhëtar prizrenalinë në autobus.
-"Nga Prizreni" - i përgjigjet ky
-"Po ti?"
-"Edhe unë jam nga Prizreni" - i përgjigjet tjetri
-"Je nga Prizreni çdo ditë të javës apo vetëm të mërkureve" - ia kthen prizrenalia
 
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #561 më: 24-02-2008, 13:21:56 »
Citojeni

Nusja e vjehrra
 -"Ç'është kjo punë moj nuse, shoqet e tua zgjohen në ora 8 e ti në 12 dhe atë çdo ditë" -i ankohet vjehra nusës.
-"Po shoqet e tua? Të gjitha shoqet e tua i kanë letrat në banderë e ti ç'ka po pret!?" -ia kthenë nusja.
 
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #562 më: 24-02-2008, 13:22:26 »
Citojeni

 
Hajni i shkathtë
 Hajnit të dënuar me vdekje, i thotë prifti:
-"Rrëfehu, dhe të gjitha dyert e parajsës do të happen për ty…"
-"S'ka nevojë, nuk ekziston derë që s'mund ta hap unë" - ia kthen hajni.
 
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #563 më: 24-02-2008, 13:23:06 »
Citojeni

Gënjeshtra  I lavdërohet shoku – shokut;
-“Femra ime e re gjithnjë më thotë se jam tepër inteligjent dhe i bukur”
-“Diçka nuk është në rregull me juve” – ia kthen tjetri.
-“Pse?” – pyetet i habitur i pari.
-“Prej ditës së parë paska filluar të të gënjej” – përgjigjet ky.
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Belinaa
Cause all I think about you
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #564 më: 24-02-2008, 13:25:13 »
Citojeni

Emri grua Në një tubim ligjëruesi i thotë të pranishmive në sallë:
-"Le të ngiten në këmbë gjith ata që frikohen nga gruaja e vet!"
Të gjithë meshkujt u ngritën në këmbë përveq një njeriu me mustaqe që ndodhej ulur.
-"Po ju, nuk frikoheni nga gruaja?" - pyet ligjëruesi nga bina.
-"U dheva në brekë kur e përmendët emrin grua, dhe tash nuk mund të ngritem në këmbë..." - tha njeriu i ulur!?

Të shkojmë papa
 Për të ikur nga vdekja, plaka ishte fshehur në mes të foshnjeve, nipa dhe mbesa të saj. Pas disa kohe vjenë Xhebraili dhe e kërkon plakën e nuk e gjen dot. Duke e shikuar përreth, e sheh një foshnje të shëmtuar plotë rrudha. Ndalet dhe e shikon. Pastaj e pyet:
-"Çka po bënë këtu". Plaka që ishte maskuar në foshnje ia kthenë:
-"Po ha moka (lexo smoki)"
-"Ani, mirë, ha moka dhe ec të shkojmë papa" - ia kthenë Xhebraili
E identifikuar

All these days I spent away,I'll make up for this I swear,I need your LOVE to hold me up,when it's all to much to bear!
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #565 më: 26-02-2008, 17:30:06 »
Citojeni

Ëndrra e Policit

Një polic duke fjetur shikon në ëndërr sikur kap dikë në kundërvajtje:
Polici:
-Hap krahun! Hape krahun, të thashë! Ke 100 mijë lekë gjobë për shkelje të rëndë.
Shoferi:
-O shef, po nuk kam aq lekë...
Polici:
-Mos e zgjat, 100 mijë lekë gjobë të dhashë.
Shoferi:
-Kam vetëm 80 mijë lekë shef.
Polici:
-100 mijë në dorë të thashë, ose do të të bllokoj makinën dhe do të shtoj gjobën!
Në këtë kohë polici zgjohet dhe e kupton që ishte në ëndërr. Pasi kthehet në anën tjetër e merr sërish gjumi dhe kthehet te ëndrra ku e kishe lënë.
-Ore ti, m’i bjer shpejt ato 80 mijë lekët dhe mos të shoh më këtej! – i thotë shoferit.
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #566 më: 26-02-2008, 17:30:58 »
Citojeni

Ferri pa zjarr

Vdesin dy shokë. Njëri shkon në parajsë, ndërsa tjetri në ferr. Pas disa kohësh ky që ishte në parajsë mendon të shkojë e ta shohë shokun e tij se si po ia kalon në ferr. Kur shkon, hyn në ferr dhe shikon një errësirë të madhe dhe asnjë zjarr, ashtu siç e priste. Pasi takon shokun, e pyet i habitur:
-Ore, po çfarë ka ndodhur këtu që nuk shikoj asnjë zjarr?!
-Po ku të lë njeri këtu që të ulesh e të mbledhësh shkarpa...

Si kam lindur?

Fëmija i vogël një ditë shkon dhe pyet të atin:
-O ba, si kam lindur unë?
-Po ja, – i thotë ai, - unë me mamin iu lutëm shumë Zotit që të na jepte një djalë të mirë dhe të nesërmen të gjetëm ty mbi një trëndafil.
-O ba, o ba, po ti si ke lindur?
-Mua, të keqen baja, më gjeti gjyshja mbi një borzilok.
-O ba, po gjyshi si ka lindur?
-Gjyshin e gjeti stërgjyshja mbi një karafil.
Dhe fëmija që ia kthen i irrituar:
-O ba, a bën kush seks në këtë shtëpi?!...

E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #567 më: 29-02-2008, 15:44:30 »
Citojeni

Dy shokët

Vdesin dy shokë dhe takohen në botën tjetër.
I pari:
-Si vdiqe ti?
-Disa herë e gjeta gruan në shtëpi të zhveshur dhe nga xhelozia më iku truri, ku nuk kërkova nëpër shtëpi dy orë: poshtëë krevatit, në dollap, ballkon, poshtëë tavolinës, në banjë, pas perdeve, në bodrum e mbi çati, deri dhe në oxhak.
-Po pastaj?
-Më hipi tensioni dhe më pushoi zemra. Po ti si vdiqe?
-Unë, një ditë, si zakonisht, isha te dashnorja. Kur papritur i vjen burri dhe ajo më fshehu në frigorifer...
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #568 më: 04-03-2008, 17:11:07 »
Citojeni

Plaku i moçëm

Në fshat një i metë nga mendtë hipën majë pemës dhe qëndron aty për dy ditë pa lëvizur fare. U mblodhën të gjithë, i madh e i vogël, për t’i folur dhe për t’ia mbushur mendjen budallait, por ai, siç duket, ishte i vendosur që të mos zbriste prej andej. Pasi diskutuan mirë e shtruar se si ta zgjidhnin këtë problem, fshatarët panë që çdo zgjidhje dukej e dështuar. Atë moment dikush thotë:
-Po sikur të thërrasim plakun më të vjetër të fshatit që të na tregojë me mençurinë e tij si të dalim nga ky problem?
Të tjerët miratojnë me kokë dhe dikush shkon e lajmëron plakun. Pas 20 minutash duket plaku i thinjur, me mjekër e me mustaqe të bardha dhe me bastun.
-Si është puna që më keni kërkuar, djema?
-Xhaxha, ka hipur ai budalli në pemë dhe kemi dy ditë nuk e zbresim dot. Po e premë pemën do të vdesë, po qëndroi aty edhe pak, prapë do të vdesë. Si t’ia bëjmë?
- E thjeshtë fare, djema. Hidhini një litar dhe lidheni mirë, pastaj tërhiqeni me forcë.
Fshatarët e lidhin me litar dhe e tërheqin. Budallai bie poshtëë dhe vdes.
-Po ç’na bëre kështu, more xhaxho? – i thotë ata plakut.
-More djema, unë mbaj mend në ’44-n... kur ra njëri në pus, kështu e nxorëm.
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #569 më: 13-03-2008, 14:34:55 »
Citojeni

Pulat

Takohen në një stacion treni një plak gjirokastrit dhe një plak vlonjat. Pasi ishin në një moshë, zënë muhabet me njëri-tjetrin.
Natyrisht, që dashur pa dashur, biseda do të kalonte te puna e përditshme e fshatarit, bujqësia, blegtoria, të mbjellat, të korrat, sëmundjet, humbjet e fitimet...
-Unë kam një racë pule që po nuk e bëri vezën që të kushtojë 15 lekë, ia heq kokën fare..., – thotë gjirokastriti.
- Ndërsa unë i kam pulat që e bëjnë vezën 12 lekë, – përgjigjet vlonjati.
-Po pse nuk e zhvillon racën e pulave e ta zgjedhësh racën si e imja? – i thotë gjirokastriti si pa të keq, por duke ndier krenari në vetvete.
Dhe plaku lab ia kthen:
-Ik ore vëlla, më lër rehat se nuk e gris b... për 3 lekë më tepër pula ime...
E identifikuar

Faqe: 1 ... 33 34 35 36 37 [38] 39 40   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin | Qindra Mijera Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Faqe Interesante | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Euro 2008 Photo | MuzikaWeb |