Another great RocketTheme Joomla Template brought to you by the RocketTheme Joomla Template Club.


Faqe: 1 ... 34 35 36 37 38 [39] 40 41   Shko poshtë
PërgjigjjaDërgojeni këtë temëPrintojeni faqen
Autori Temë: Barsaleta!  (E lexuar 34145 herë)
0 anëtarë dhe 1 Vizitor po shikojnë këtë temë.
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #570 më: 19-03-2008, 15:48:28 »
Citojeni

Futboll në burg

Të burgosurit kishin kohë që kishin dalë në orën e ajrimit dhe po luanin futboll në oborrin e burgut, në prani të rojeve. Një çast loja ndërpritet, pasi topi kishte dalë jashtë mureve dhe një i burgosur kishte kapërcyer murin për të marrë topin. Një nga rojet thotë:
-Mos i ka ndodhur ndonjë gjë atij që kapërceu murin? Është e vërtetë që iku për të marrë topin, por kanë kaluar tri orë që atëherë...  zgerdhihet
E identifikuar

eurogina
F&J
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #571 më: 22-03-2008, 03:26:06 »
Citojeni

Një turist belg në Nju Jork ...

Një turist belg në Nju Jork ,
shkon në dyqan për të blerë një televizor.
Ju lutem paketojeni mirë
, sepse dua ta çoj në shtëpi.
Shitësi i çuditur i thotë :
- Pse nuk shiten televizorë në Belgjikë
- Po Po shiten ...
po mua më duken më të larmishëm programet amerikane .
E identifikuar

The future belongs to those who believe in the beauty of their dreams
-------------------

eurogina@zeriyt.com
eurogina
F&J
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #572 më: 22-03-2008, 03:32:14 »
Citojeni

Katunari n'kinema


Na ishte një here një fshatar qe nuk kishte qenë asiher ne kinema.
Nji dit vendos te shkoji dhe blen një bilet.Katunari kthehet i mërzitur dhe blen një tjetër. E bo ket pun 4-5 her pastaj e pyet biletashitesi:
-Pse mer kaq shum bileta mer ti?

-PO se ç'është një trap tek dera qe mi gris-pergigjet fshatari.
E identifikuar

The future belongs to those who believe in the beauty of their dreams
-------------------

eurogina@zeriyt.com
eurogina
F&J
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #573 më: 22-03-2008, 03:45:56 »
Citojeni

Një burrë nga një fshat i humbur shkon ne qytet te beje pazar dhe për here të parë shikon ne vitrinen e një dyqani një pasqyrë.
- Ç’ne fotografia e babait tim ne këtë dyqan? -thotë me vete dhe vendos ta bleje.
Kthehet fshatari ne shtepi dhe nusja i merr thesin për te nxjerre gjërat qe i kishte sjelle i shoqi. Kur papritur dëgjohet një britme:
- Uuuuu…! Ç’është kjo kuçke qe i ke sjelle edhe fotografine ne shtepi, o ditezi!?
Vjehrra qe degjon poteren vjen sakaq dhe ia rremben nuses pasqyren nga duart.
- Ç’ke moj qe merakosesh? - i thotë. - Kuçke plake qenka e shkreta, s’ta merr dot burrin.



e bukur kjooooooo
E identifikuar

The future belongs to those who believe in the beauty of their dreams
-------------------

eurogina@zeriyt.com
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #574 më: 28-03-2008, 12:12:02 »
Citojeni

Piratët

Ishin tre piratë që po udhëtonin në një anije. Anija përplaset me një shkëmb të madh dhe fundoset. Të tre piratët me not arrijnë në një ishull. Atje takojnë disa indianë. Indianët e inatosur i çojnë piratët te mbreti i madh. Të tre piratët nisën t’i luteshin e t’i përgjëroheshin mbretit që të mos i vriste.
-Mirë, - u thotë ai, - po ju jap dy rrugëzgjidhje dhe vendoseni vetë se çfarë do të bëni. Zgjidhni, nëse doni që t’ju vrasim duke ju qëlluar me gurë, ose pranoni që të bëni seks me 30 burrat e fisit tonë, të cilëve u kanë vdekur gratë vitet e fundit.
Pasi mendohen mirë piratët vendosën se jeta ishte e shtrenjtë.
- Në djall të vejë nderi, se mos do ta marrë vesh njeri, - thotë njëri prej tyre.
Shokët pohojnë me kokë.
Të tre i çojnë sërish te mbreti dhe ai që prapë i pyet:
- Hë, a vendosët se çfarë do të bëjmë me ju?
- Po, - i thonë piratët. – Nuk duam të na vrisni me gurë. Pranojmë që të bëjmë seks me 30 burrat e fisit tuaj.
- Mirë, - thotë mbreti. - Trima, përdhunojini derisa të vdesin...  zgerdhihet
E identifikuar

Oqeani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin
« Përgjigjja #575 më: 02-04-2008, 15:17:28 »
Citojeni

Shqipetari ne perëndim

Një shqiptar shkon ne një vend peredimor me makine,,pasi futet ne një metropol,gabon dejtimin dhe futet ne një rrugë njekaheshe por ne drejtim te kundërt.

Sheh veturat e tjera qe i vijnë perball dhe i lirojne rrugë,,dikush e lajmeron policin e qytiteti për këtë,policia nderhyn ne valet e një radiostacioni dhe i njofton ngasesit e makinave se ne filan rrugë njeri ka hyrë ne drejtim te kundërt,,nderkoh ku shqiptari e degjon këtë ne radio,sheh veturat qe i vijnë perball the thotë,,jo more nuk ka hyrë vetëm një gabim por nja 7 a 8 a,,.
E identifikuar

17 shkurti,dita ku buzeqeshja dhe loti kishin te njëjtin kuptim..!
kengaime
e pakenduar
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #576 më: 02-04-2008, 15:31:24 »
Citojeni

Hahhahahha........e mirë kjo buzeqeshje
E identifikuar

Të nesërmën duhet kërkuar në gabimet e së djeshmës, duke i permirësuar në të sotmën
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #577 më: 09-04-2008, 17:35:45 »
Citojeni

Pacienti dhe dentisti

Një Pacient shkon te dentisti pasi kishte një muaj që nuk flinte nga një dhëmballë e prishur. Dentisti nuk ndodhej aty për momentin dhe asistenti i tij merr guximin dhe e ul Klientin për t’i shërbyer vetë. Në vend që t’i hiqte dhëmballën e prishur, asistenti i dentistit i heq gabimisht edhe një dhëmb të mirë. Pacienti i revoltuar dhe indinjuar në kulm i kthehet asistentit të dentistit:
-Si ma hoqe dhëmbin e mirë?!...
-Pusho, - ia kthen ai, se mos të dëgjon ustai dhe pastaj do paguash për të dyja që t’i hoqa.
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #578 më: 08-05-2008, 16:00:00 »
Citojeni

SALE 70%

Gjatë një vizite në Nju Jork, Sali Berisha po udhëtonte me limuzinë prej aeroportit drejt hotelit. Në aeroport disa dhjetra fanatikë kishin dalë ta prisnin dhe ky fakt nuk e kënaqi Gonin, shoqëruesin e tij. Por kur makina po kalonte në Manhatan Goni shikon vitrinat e dyqaneve ku shkruhej: “SALE 70%”, “SALE 60%”, e kështu me radhë... “Sa kodoshë këta amerikanët, -tha me vete Goni, le që i kanë shkruajtur emrin me të madhe Salës, për t’i bërë qejfin, po kanë vënë edhe se sa përqind do fitojë zgjedhjet”.

Akuariumi

Dy shokë takohen pas disa kohësh dhe i pari e pyet të dytin:
-Po ku ke qenë o burrë i dheut gjithë këto kohë?
-Isha për studime jashtë shtetit.
-Ashtu! Po për çfarë ke studiuar?
-Për logjikë.
-Çfarë është logjika - pyet i çuditur i pari.
-Po ja, a ke akuarium në shtëpi?
-Po kam.
-Pra të pëlqejnë peshqit?
-Po, më pelqejnë shumë.
-Pra të pëlqen edhe deti?
-Më pëlqen.
-Kjo do të thotë se të pëlqen plazhi, të pëlqejnë edhe vajzat me rroba banjo.
-Pooo.
-E shikon, kjo është logjika, nga peshqit shkuam te vajzat me rroba banjo.
Pasi u ndanë, shoku i parë që tashmë mësoi se çfarë ishte logjika, takon gjithë qejf një tjetër shok të vetin dhe i thotë:
-Hej, a e di ti se çfarë është logjika?
-Jo mo plako nuk e di. –ia kthen tjetri.
-Hajt se ta kallëzoj unë; A ke akuarium në shtëpi?
-Jo nuk kam. –përgjigjet tjetri.
-Ah më fal, nuk e dija që ishe homo...

Çifti në tren

Burri me gruan dhe djalin e vogël ishin ulur në një tren me të cilin po udhëtonin për t’u kthyer në shtëpi. Një moment, babai i thotë djalit të vogël me përkëdheli:
-Buçi, buçi i babit, ha pak rrush, që të rritet bibilushi...
Gruaja në anën tjetër që ia kthen të shoqit:
-Merr dhe ti ndonjë kokërr rrush more burrë.
E identifikuar

Babyygirll
Shpirt i embel...
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #579 më: 08-05-2008, 16:09:05 »
Citojeni

Nice hahahahahah (kjo e fundit sidomos) Tani e pas do ta bëj burin te haje rrush me kg çdo ditë.
E identifikuar

**..ILoveYou..**
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #580 më: 09-05-2008, 17:12:01 »
Citojeni

Xhaja

Një ditë xhaja kishte harruar letrat e duhanit në shtëpi dhe nga halli këput në një shtyllë një lajmërim vdekje dhe me të dredh një cigare. Teksa po e pinte cigaren, plakut i kalon fare pranë me shpejtësi skëterre një djalë me motorr.
-Ec ashtu ec, të keqen xhaja, se dhe ty do të të pi cigare një nga këto ditë... qesh me te madhe

Psikologu

Njëri kishte fituar lotari por vetë nuk e dinte këtë gjë, ndërsa familja nuk i tregonte pasi ai ishte i sëmurë me zemër. Vendosën që ta çojnë fituesin te psikologu për të bërë disa terapi dhe për ta marrë vesh me stil fitimin e shumës së madhe.
-Si jeni me shëndet? –e pyet psikologu pacientin.
-Mirë, po ju?
-Mirë, mirë. Pa më thoni, çfarë do të bënit nëse papritur do të fitonit një lotari shumë milionëshe? – e pyet psikologu.
-Do t’ua falja juve gjysmën e shumës. – ia kthen ai.
Psikologu sa e dëgjon pëson infrakt kardiak.  zgerdhihet
E identifikuar

Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #581 më: 14-05-2008, 17:37:12 »
Citojeni

Shqiptari dhe çifuti

Një shqiptar dhe një çifut ishin bashkëpronarë të shumë firmave. Një ditë, të lodhur nga biznesi, ata shesin gjithçka dhe vendosin që të udhëtojnë nëpër botë. Blejnë të dy një avion dhe nisin udhëtimin. Për fatin e tyre të keq, teksa po fluturonin mbi shkretëtirë avioni pëson difekt e rrëzohet. Ata humbin gjithçka kishin fituar pasi e kishin marrë me vete. Dy të mbijetuarit vazhdojnë të ecin në mes të shkretëtirës. Kur papritur, çifuti gjen një qyp plot me florinj.
-Jemi ortakë, gjysmat i kam unë. – thotë shqiptari.
-Jo, ky është fati im, nuk të jap gjë. –ia kthen çifuti.
Të dy vazhdojnë ecjen. Pas pak edhe shqiptari gjen diçka me vlerë. Një pagure me ujë. Çifuti i kërkon ujë dhe shqiptari ia kthen përgjigjen me të njëjtën monedhë siç bëri çifuti për qypin me florinj.
Çifuti:
-Si thua sikur të bëjmë Pazar me ujin?
-Shumë mirë. – ia kthen shqiptari.
Çifuti:
-Sa e shet paguren me ujë?
-Një qyp me florinj. – përgjigjet shqiptari.
Çifuti:
-Shumë shtrenjtë e mban mor’ burrë.
Shqiptari:
-Bjeri pazarit, po e gjete më lirë ta jap falas.
E identifikuar

xooxa
« Përgjigjja #582 më: 30-05-2008, 21:41:15 »
Citojeni

Papagalli dhe Majmuni...zgerdhihet

-Të lutem ma sjellë një pije, i thotë majmuni stjuardesës në aeroplanë.
-Pusho o Majmun - ia kthen ajo.
-Një pije oj 'rospi - i thotë papagalli.
-Urdhëroni pijen - ia kthen ajo duke i dhënë pijen papagallit
Pas disa çastesh majmuni sërish me kulturë e lutë stjuardesën
-Ju lutem a ka mundësi një pije.
-Pusho o majmun -ia kthen ajo.
Majmuni e shikon papagallin që bëhej gati të kërkonte pije.
-Një pije ma sjell shpejt oj shtrigë - thotë papagalli dhe stjuardesa ia sjellë pijen.
Majmuni habitet dhe gati sa nuk plas nga inati. Vendos të bëhet më arrogant.
-Ma sjellë edhe mua një pije oj lavire e ndyrë - bërtet majmuni
-Edhe mua o e poshtëëër - flet papagalli.
Stjuardesa më nuk duron dhe që të dy i hudh jashtë dritareve të aeroplanit.
Duke rënë poshtëëë, papagalli e shikon majmunin tek bie i pafuqishëm dhe e pyet:
-O majmun, a din ti të fluturosh?
-Jo - ia kthen ai.
-Po mirë ty kur nuk dinje çfarë tu desh më folë - i thotë papagalli.

E identifikuar
Berni
Forca Elbasani
Gjinia: Mashkull


Shiko profilin WWW
« Përgjigjja #583 më: 17-07-2008, 17:03:23 »
Citojeni

Fatimja

Mbledh kapteri ushtarët një mëngjes për t’u kërkuar llogari pasi ishin hapur fjalë kohët e fundit se në repartin e tij disiplina mungonte dhe kryeshin edhe akte jo fort të këndshme moralisht. Në rresht mungonin katër ushtarë.
-Ku janë katër ushtarët? –bërtet kapteri.
-Ja tani po vijnë. –përgjigjet dikush nga ushtarët e pranishëm.
Vjen ushtari i parë më vrap dhe hyn në radhë.
-Ku ishte ti, pse me vonesë? –e pyet kapteri.
-Më fal shef, po ashtu e kisha hallin dhe sa mbarova një shërbim të vogël me Fatimen.
-Ore ti, ç’janë këto që thua, do disiplinoheni me të mirë a me të keq ju?
Vjen ushtari i dytë dhe shefi e pyet:
-Po ti ku ishte?
-Më fal shef, ti e kupton, burra jemi dhe kemi ca nevoja. Isha te Fatimja...
-Po ti ku ishe? - pyet shefi ushtarin e tretë që kishte ardhur ndërkohë bashkë me të katërtin.
-Edhe unë te Fatimja shef...
I nervozuar në kulm, kapteri i drejtohet ushtarit të katërt:
-Hë, edhe ti te Fatimja ishe?
-Jo shef, Fatimja jam unë... qesh me te madhe zgerdhihet
E identifikuar

eurogina
F&J
Gjinia: Femër


Shiko profilin
« Përgjigjja #584 më: 20-07-2008, 17:14:19 »
Citojeni

Me takt


Një grua qe ishte me sherbim,
i telefonon te shoqit:

  - Si e kam macen time te dashur?

- Macja jote i ngriti kembet përpjetë,ngordhi...

Ajo, nga ana tjetër e telefonit, i flet e terbuar:

- Sa harbut qe je, ore burrë!
Po thuaje pak me takt! Me thoshje, për shembull se ajo është ngjitur mbi çati dhe s'leviz nga vendi...Pastaj, mund te thoshe
se ra qe andej dhe...Me kupton?

  - Të kuptoj, si s'te kuptokam?! Ke te drejtë.

Të nesërmen, gruaja telefonon përsëri:

  -Alo, si është mamaja?
  -Është ngjitur ne çati dhe....
Po ti, sidoqoftë, eja....
E identifikuar

The future belongs to those who believe in the beauty of their dreams
-------------------

eurogina@zeriyt.com
Faqe: 1 ... 34 35 36 37 38 [39] 40 41   Shko lart
Përgjigjja Dërgojeni këtë temë Printojeni faqen

Forumi:  
Shko te:  

+ Përgjigje e shpejtë


Radio Live | Sfonde per Kompjuterin Wallpapers | Filmime Videoklipe | Lajme | Vip-at Shqiptar | Muzike, Filma, Sport, Humor | Direktoria | Mp3 Shqip | Galeria | Shqiptaret | Info Sporti | Money Online | Big Brother Albania | Lojra | Video Shqip | Muzik Shqip | Kenge Shqip | Filma Shqiptare | Humor Shqip | Yasnw | MuzikaWeb LinksMoz | Balkan | Shqiperia | Albania | Shtypi Shqiptar PDF | Blogu Shqiptar | MSN Avatars |