E bukur e?
Të dashures nga një matematikan
--------------------------------------------------------------------------- -----
Ty po të drejtohem,vajzë moj syzeze
me do a sme do,kjo është hipoteze
Pamja jote e ëmbël,posi teoreme
kur te shoh përpara,sikur zgjidh probleme
Ti je elegante si ekuacion
mesi yt i holle posi ypsilon
Supet delikate,pika infenksioni
qafa si cilinder,koka si trung koni
hunda si segment,posi reze drite
veshet simetrike balli si orbite
Buzet si elips,mjekra si kupole
sytë si dy vatra,vetull parabole
Cmi ke ndare aq bukur floket si spirale
oj tu thafte dora si me simetrale
reze rezatojne syt e tu te qeta
njeri reze alfa,tjetri reze beta
për ty psheretimat qe dalin rethore
hapen vale-vale si rathe bashkqendrore
unë e ti një thyese lidhur ne një bosht
ti numerusi sipër,unë emerusi poshte
po s'të bëra jetën diell si pranvera
cvite me janë taksur mi shumezofte zerua
dashurisë për ty mos ti shuhet vapa
çdo fjale qe të thuash do ta fus ne kllapa
dhe oh si do ritet me hapa ritmike
sot fuqi katrore mot fuqi kubike
bukuria jote bukuri limit
mi perndau mende gjer ne infinit.
me tretë formule,me shkrive te gjallë
si një copez akull ne plus njeqind shkalle
folme shpirti im,shpirt ne maximum'
se pa ty skam gjume as ne minimum
