
Një ekip shkencëtarësh nga Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja ka gjetur fakte të reja shqetësuese lidhur me shkrirjen e shpejtë të akullit në Arktik.
Faktet e prezantuara në mbledhjen e unionit Unionit Amerikan për Gjeofizikën në San Francisco, sugjeruan se sipërfaqja e akullit që qëndron e ngrirë gjatë të gjithë vitit, mund të zhduket deri në 2040.
Zvogëlimi i akullit të Arktikut në vitet e fundit është shoqëruar me paralajmërimet se ai shpejt do të arrijë një pikë pa kthim.
Dy informacionet e reja të prezantuara gjatë takimit i bëjnë shkencëtarët më të sigurt se moementi kulmor për akullin e Arktikut është shumë i qartë në horizont.
Në muajin nëntor të këtij viti, Arktiku kishte 2 milion kilometra katror akull më pak se ç'duhet të kishte mesatarish dhe modeli i ri i asaj që mund të ngjasë me oqeanin në dekadat e ardhshme është se oqeani mund të jetë pa akull deri në vitin 2040.
Disa shkencëtarë besojnë se kjo mund të ndodhë më shpejt.
Problemet e Arktikut janë theksuar nga ai që njihet si mekanizimi kundërpërgjegjës.
Kjo do të thotë se ndërsa temperatura në rritje shkrin më shumë akull, atëherë më shumë rreze dielli përpihen nga sipërfaqja me ujë, dhe ujrat e ngrohta shkrijnë më tepër akull.
A.P