|
Berni
|
 |
« më: 21-03-2007, 02:06:57 » |
|
Shkencëtarët po hetojnë rrezikun e mundshëm që paraqesin për astronautët me thithjen e pluhurit të Hënës Një studim sugjeron se grimcat e vogla të pluhurit mund të jenë toksike nëse krahasohen me thithjen e pluhurave që ndodh në Tokë. Grupi i studiuesve shpreson që të eksperimentojë mbi minjtë për të përcaktuar nëse kjo është një rastësi ose jo. NASA ka ngritur një grup pune për të vëzhguar mbi këtë çështje deri në rikthimin e planifikuar të saj në Hënë, në vitin 2020. Një grup pune i ngritur nga Universiteti Tennessee (UT) në Knoxville, gjithashtu, po shikon mënyrat e përdorimit të magneteve për të filtruar pluhurin nga ambientet e banueshme të bazës së Hënës dhe të anijeve kozmike. Efektet shëndetësore të thithjes së pluhurit të Hënës janë kuptuar gjatë misionit të NASA-s, i quajtur Apollo. Astronauti Harrison H (Jack) Schmitt, burri i fundit që u ngjit në Hënë me anijen “Apollo 17”, u ankua se “pluhuri i Hënës më ka shkaktuar alergji” dhe se veshja e tij e hapësirës e bërë pis me këtë pluhur infektoi vendin e banimit. Agjencia hapësinore NASA po vlerëson efektet e ekspozimit të gjatë, në mënyrë që të adresojë problemet para se njerëzit të shkojnë në Hënë.
|